Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga Hylli
    Nuk jemi ka diskutojm ketu per individ, parti politike, perqindje te votave etj. etj. Ketu kemi te bejme me diçka shume me te madhe dhe me serioze. Ketu eshte ne pytje interesi kombetare.

    Nese vertet e duam kete vend, duhet te shofim pertej interesava tona te ngushta, pertej individeve e partive politike.

    Tani edhe disave qe jane ne partit qe ju permendet, ka filluar te iu dale gjumi. Nese e keni percjell mbledhjen e asamblese (nuk them parlament, sepse ne realitet, fatekeqesisht nuk e ka legjitimitetin e parlamentit) keni mund te shifni reagimet ndaj negociatave, si nga ana e LDK-se ashtu edhe nga ana e PDK-se AAK-se, pakicave e partive tjera te vogla.
    Mirë, por politika është korelative ë ?
    Ajo qfarë bën Kurti është vazhdimësi e 'mastrubimeve politike' të Demaçit dhe këtë nuk ka njeri që mund ta hedhë posht...Them se ka një lidhshmëri në tërë këtë konstelacion. 'Line Demaçi - Kurti, unfortunately exist' !

    edhe një gjë...
    Skenari i asaj se gjërat do të vinë deri në këtë stad është ditur nga të gjithë ! Përfshirë këtu edhe paralamentarët, prandaj hipotetizmi i tanishëm nuk është kurfare tjetër përpos se HIPOKRITIK dhe PERQARES, ngase pikërisht ky parlament deri dje 'ka bekuar' punën e grupit negociator...

    Mjaft bukur e shtroi më lart antari 'kiniku' - E bërëm bërllog një herë me kisha e manastire qe i rujatëm me shekuj e tani ngriten disa tipa ngrejnë zërin : 'Përse zona të sigurisë përreth kishave' e andej e këndej...Ndoshta është konstatim kuturu por personalisht jam me themel i bindur se po të mos ishte pikërisht marsi ne sot do të ishim të PAVARUR...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fatlumi18 : 14-09-2006 më 17:51

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2006
    Postime
    10
    Citim Postuar më parë nga fatlumi18
    Mirë, por politika është korelative ë ?
    Ajo qfarë bën Kurti është vazhdimësi e 'mastrubimeve politike' të Demaçit dhe këtë nuk ka njeri që mund ta hedhë posht...Them se ka një lidhshmëri në tërë këtë konstelacion. 'Line Demaçi - Kurti, unfortunately exist' !

    edhe një gjë...
    Skenari i asaj se gjërat do të vinë deri në këtë stad është ditur nga të gjithë ! Përfshirë këtu edhe paralamentarët, prandaj hipotetizmi i tanishëm nuk është kurfare tjetër përpos se HIPOKRITIK dhe PERQARES, ngase pikërisht ky parlament deri dje 'ka bekuar' punën e grupit negociator...

    Mjaft bukur e shtroi më lart antari 'kiniku' - E bërëm bërllog një herë me kisha e manastire qe i rujatëm me shekuj e tani ngriten disa tipa ngrejnë zërin : 'Përse zona të sigurisë përreth kishave' e andej e këndej...Ndoshta është konstatim kuturu por personalisht jam me themel i bindur se po të mos ishte pikërisht marsi ne sot do të ishim të PAVARUR...
    Kjo politike e sotshme nuk eshte ne asnje menyre korelative me interesin tone kombetare. Ketu eshte edhe krejt arsyeja e problemeve. Si duket nuk me paskeni kuptuar asgje çfare kam shkruar me heret. Eshte pikrisht kjo politike e gabuar qe po e zhyte popullin ne humnere

    Shume mire keni thene, me te vertet eshte konstatim kuturu se "po të mos ishte pikërisht marsi ne sot do të ishim të PAVARUR..."

    Siç po e shof une, ti ushqehesh me fjalime te servuara nga idolet e tu politikuaj. Vleresimet, jo vetem ne Kosove, por edhe nga analiste te huaj eshte se marsi e ka shpejtuar zgjidhjen e çeshtjes se Kosoves. Po e perseris se ato çfare ndodhen ne mars nuk ishin te mira dhe te dobishme per ne, por ato ndodhi ishin friga e bashkesise nderkombetare dhe arsyeja e fillimit dhe pershpejtimit te negociatave. Sa per mendimin tim ato negociata as qe do te duhej te fillonin, por vete populli te vendose per fatin e tije, nje e drejte elementare e siguruar nga konventat e Kombeve te Bashkuara.

    Kur diçka e keqe ndodhe ne detyrimisht duhet te analizojme detajisht arsyet se pse ka ndodhut ajo. Keto arsye jane te qarta, eshte paknaqesia e popullit ne Kosove me jeten e tyre dhe me drejtimin e proceseve qe po zhvillohen ketu. Kjo paknaqesi eshte duke u rritur edhe me shume dhe nuk eshte qudi nese ndodhe nje mars i ardhshem, kur genjeshtrat e politikuajve tane ta godasin ne fytyre popullin e thjesht dhe te shumevuajtur te Kosoves.

    Eshte mire qe ju dhe disa te tjere si ju te shifni realitetin me heret, eshte ne te miren tuaj dhe te rrethit tuaj. Jam i bindur se ka djem dhe vajza me zemer te vertet shqiptare, qe nuk do te lejoje qe askush te neperkemb identitetin e tyre.

    Ata qe kane mundesine dhe aftesine qe ti kundershtojne dhe t'i ndalojne krimet qe i behen kombit, jane te obliguar qe ta bejne ate.

    Ata qe rrine indiferent ndaj krimit jane bashkpjesemarres te tije.

    RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!

  3. #23

    Pazari pa Hangjine

    Eshte interesante po te behej nje permbledhje e negociatave qe jane zhvilluar deri me tani. Gjithashtu eshte mire te shikohet se cfare kane pasur nje element te perbashket.

    Permbledhja eshte se jane mbajtur me duket 12 raunde negociatash dhe ne te gjitha keto raunde palet eshte dashur vetem te paraqesin qendrimet e tyre.

    Elementi i vetem qe kane pasur te perbashket eshte se ne te gjitha keto takime pala Kosovare ne secilin takim te ri ka ardhur me dicka te re. Ka ardhur me leshime te reja. Ka ardhur me territore te reja te ofruara per tu falur. Ne mesin e takimeve vinin gjithmone expertet ne Prishtine dhe ne Beograd per te shikuar cka munde te ofrohet mes paleve. Ne te gjitha keto raste, ne te gjitha keto takime pala Kosovare ka bere leshime.

    Eshte fare interesant se asnje leshim te vetem nuk ka bere pala serbe. Edhe disa leshime qe eshte dukur se jane bere me heret i ka hedhur poshte ne takimin e fundit dhe eshte kthyer ne pozicionin fillestare.

    Me ne fund meqe te gjithe kufijte e vijat e kuqe nga pala Kosovare u tejkaluan dhe populli filloj te behej gjithnje e me agresiv, besa edhe parlamenti, duke ju thene qe HEJ KALUAT FARE MANDATIN, atehere filluan te hapin syte grupi Kosovar. Dhe cte shihnin. Pane qe kishin coptuar faqe Kosoven, pane qe kishin Bosnjezuar Kosoven, Pane qe Beogradi ska bere asnje leshim te vetem. Pane qe dolen te humbur nga keto negociata.

    Dhe kur te gjitha dolen sheshit, dhe te gjitha qe thoshte Vetevendosja nuk dolen perralla por te verteta, u mobilizuan edhe disa kuvende komunala qe pesuan me se shumti si gjilani e vitia dhe u deklaruan se nuk pranojne ato vendime.

    Ne fund fare keta tanet thane: Neve skemi cfare leshojme pe me te teper. Pastaj u mbajt edhe takimi i 11, asgje nuk ndryshoi, pastaj edhe takimi i 12 asgje nuk ndryshoi. Pastaj nderkombetaret thane. Duhet te perfundojne keto negociata sepse ska me teper leshime te paleve (dmth Kosovaret spo leshojne me shume, sepse serbet skishin leshuar asnjehere).

    Cfare shihet ketu. Se po te tregoheshin te menqur tanet ne fillim propozimin e pare me 3 komuna serbe duhet ta mbanin dhe asnje leshim me teper dhe duhet te zhvilloheshin disa takime pa rezultat dhe negociatat do te perfundonin ne qershor apo me heret. Gjithashtu nese do te vazhdonin te leshonin territore keto negociata nuk do te perfundonin kurre.

    Pastaj cfare ndodhi. Ende asgje nuk dihet, vetem qe Rusia ka deklaruar se do te perdore veton ne rast pavaresie dhe ne kete menyre shihet se deshira e popullit zor te realizohet, vetem disa territore u falen.

    Ne fund nje gje dihet. Nese sdo te jete pavaresia e plote do te ndodhe ajo qe tha Albin Kurti ne mes te Prishtines, Komunat e falura do te jene betejat e ardhshme te luftes.

    Shpresoj te kete dikush optimizem dhe fakte per te ndryshuar kete qe thash

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •