Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Plotesisht dakort. Me kujtohet para dy vitesh isha ne shqiperi dhe takova disa nga miqte e mi. Ra muhabeti te puna dhe te gjithe po ankoheshin se nuk ka pune; ne ate kohe duke ecur ne bulevardin kryesor te qytetit pame nje te njohur tjeter qe ishte duke shtruar pllakat e bulevardit dhe pastruar rrugen. I thash njerit nga miqve te mi pse nuk i thua atij te gjej nje pune edhe ty.

    Pse tullaxhi dhe fshesaxhi do punoj une? - mu pergjigj. Interesante eshte se po keta tipa sapo shkojne jashte pranojne te be bejne cdo lloj pune por ne vendit e tyre nuk pranojne se ju ulet hunda.
    Fjale te shenjta! Papunesia reale ne Shqiperi ( njerez qe realisht pranojne cdo pune, por nuk gjejne fare) veshtire te jete mbi 5%.

  2. #32
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Atyre qe shesin kepuce te vjetra"hajde kepuce qineze lol 500 leke" mire tu behet se idiota jane,pa shkolle,pa zanat.
    E cfare shpreson?Ia ka gjetur vendin zoti ne kete dynjallek.
    Te vjen keq per te rinjte qe mbarojne universitetet dhe ngelen pa pune.

    Ka ardhur koha qe 1 zanat nuk mjafton.Je inxhinjer elektrik dhe nuk gjen dot pune si inxhinjer elektrik,ke hunde dhe nuk pranon te punosh si banakier lokali,fshesazhi etj.Futu ne nje kurs 9 muaj per ekonomist,ose per administrator rrjeti kompjuterash ose kurs per aplikacione biznesi.I rrit shume shancet te gjesh pune.
    Shume vete ngelen pa pune aty sepse kane vetem nje zanat.....
    Puno part time ne nje pune whatever sa per te hequr shpenzimet e dites dhe futu ne nje kurs dhe gjen pune me vone.Dikush mund te thote,une jam34 vjec tashti,sjam per shkolle me.Arsimimi nuk njeh moshe.Koha kerkon kualifikim profesional qe te tjeret te te kene nevojen dhe te kerkojne per njohurite qe ke.

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Komuniteti rom më i varfëri në Shqipëri

    Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Tregu u rrobave të përdorura në Tiranë - Të ardhurat nga tregëtia e mallrave të përdorura nuk janë të qëndrueshmePapunësia dhe diskriminimi social e ka bërë komunitetin rom të jetë më i varfëri në Shqipëri. Në Tiranë komuniteti rom arrin në 25 mijë vetë. Rreth 45% e tij është e papunë dhe nomade. Disa prej tyre i vizitoi Ani Ruci.

    “Hajde, sandale, këpucë me dy mijë lekë, triko me tre mije , bluza, funde të lira, hajde, mall firmato…..”




    Kujtimi, një rom rreth të 40 -ve fton kështu çdo ditë klientë të blejnë në tezgat e tij, në tregun më të madh të mallrave të përdorura të Tiranës. Tregu shtrihet në të dyja anët e një rrugice të gjatë, disa qindra metra, paralel me shinat në stacionin e trenit dhe atje ku mbaron Bulevardi “Zogu I-rë. Ai njihet si tregu “GABI”, emër nga varianti i shkurtuar i fjalës ”gabel”, që në Shqipëri përdoret me të njëtin kuptim si fjala “rom/e ” Tezgat në konfidencë, gjysëm me shaka e gjysëm seriozisht quhen edhe butikët” GABI” pasi mallrat jane të firmave më me emër të Europës Perëndimore: Christian Dior, Armani, Espri, etj. Bashkë me gruan e tij, Bukurien, Kujtimi i tregëton ato pasi i merr me kg në magazine të mëdha, në periferi të Tiranës.




    “I marrim me thasë tek firmat që i sjellin nga jashtë, nga Gjermania, Italia, Franca Greqia. Një thes kushton 800 mijë lekë të vjetra. Dimër dhe verë këtu rrimë. Kur kapin ndonjë pesë lekësh hamë, kur nuk fitojmë asgjë rrimë, futemi në borxhe tek dyqani” thotë Bukuria.

    Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Një studim i Bankës Botërorë dhe PNUD-it vlerëson se 80% e romëve jetojnë në varfëri ekstreme, krahasuar me 20% të pjesës tjetër, jo rome të popullsisë


    Çmimet me të cilat Kujtimi dhe Bukuria shesin mallrat e përdorura janë rreth 40 herë më të ulta se ato në dyqanet e Tiranës. Megjithatë klientët e shtresave më të varfëra, në këto kohë krize, kërkojnë përsëri ulje.




    “Sa i shet këto moj motër? A nuk më bën pak ulje?” pyet një grua e moshuar.

    “Pesë mijë. Për ty .. 1 mijë lekë më pak” bën kompromisin Bukuria.




    Klientët e tregut”GABI” nuk vijnë vetëm nga shtresat më të varfëra të Tiranës. por edhe nga ato të mesme.




    “ Janë gjëra të mira dhe të lira. Janë firmato edhe pse të përdorura. Gjithmonë këtu vij të blej”thotë një grua e re, e mbajtur mirë.




    Romët - komuniteti më i varfër dhe i prapambetur




    Me paratë që fitojnë nga shitja e mallrave të përdorura Kujtimi dhe Bukuria mbajnë 7 fëmijët e tyre. Më i madhi është 22 vjeç, me i vogli shtatë.




    “ Janë në shtëpi, pa shkollë, pa punë“ thotë Bukuria.




    Por të ardhurat nga tregëtia e mallrave të përdorura nuk janë të qëndrueshme. Burrë e grua nuk shohin asnjë shans për të gjetur një punë tjetër.




    “Për ne, romët, vetëm kjo punë është.Të shesim ndonjë leckë, të hamë një kafshatë. Vetëm këtë zanat kemi, ne romët” thotë me trishtim Kujtimi.




    Papunësia dhe diskriminimi social e ka bërë komunitetin rom të jetë më i varfëri në Shqipëri. Një studim i Bankës Botërorë dhe PNUD-it vlerëson se 80% e romëve jetojnë në varfëri ekstreme, krahasuar me 20% të pjesës tjetër, jo rome të popullsisë. Në Shqipëri nuk ka një regjistrim zyrtar të komunitetit rom. Sipas Atllasit Gjeografik të viti 2001, numri i romëve arrin diku në 109 mijë vetë, shifër që përbën 2,8 përqind të gjithë popullsisë prej 3,5 milion banorësh që ka vendi. Në Tiranë komuniteti rom arrin në 25 mijë vetë. Më shumë se 45% e tij është e papunë dhe nomade. Barakat e tij të përkohshme i shoh të shtrihen atje ku mbaron tregu “GABI”, në një lëndinë mes pallatesh të reja, në ndërtim e sipër dhe hedhurinash. Një peisazhi tipik i i mjedisevee rome: baraka të mbuluara me plastmas, tela me rroba të ndera, fëmijë, kuaj..

    Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Një familje roma në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë


    Profesioni tjetër: Lypja




    Një vajzë e re rome qëndron e ulur në sheshin para këtyre barakave me djalin e saj të mitur. Përbri saj , një burrë po merr një sy gjumë, në diellin e ngrohtë të Prillit. Kur e pyes kush është dhe çfarë bën ajo më përgjigjet




    “ Quhem Dallëndyshe Sinani. Lyp rrugëve, mbledh kanaçe, ja çfarë bëj. Nganjëherë punoj edhe në treg, tek “GABI”. Edhe burri im - ajo tregon me dorë romin e ri që dremit - edhe ai lyp. Nuk kemi asistencë, asgje nuk kemi. Kemi tre fëmijë pë r të ushqyer”.




    Qeveria, politika dhe ndërkombëtarët




    Të djathtët në pushtet i premtojnë komunitetit rom, tani në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, se kjo situatë do të ndryshojë. Një strategji kombëtare për zhvillimin dhe integrimin e këtj komuniteti synon të zbusë përjashtimin e tyre social, burimin e varfërisë së tij ekstreme. Ndërkohë, Shqipëria është pjesëmarrëse e një nisme të vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore, të mbështetur nga Banka Botërore ,UNDP dhe Fondacioni Shoqërisë së Hapur ”SOROS” për të përmirësuar gjendjen sociale, punësimin, arsimimin dhe strehimin e romëve. Një parti politike rome e sapokrijuar po tenton të ketë përfaqësues të komunitetit rom në Parlamention e ardhshëm. A beson Kujtimi tek politika,tek partite?




    “ Deri tani, asnjë parti, asnjëherë nuk ka ndihmuar. Parti rome..?? Nuk e di.”thotë ai duke u lëkundur mes shpresës dhë zhgënjimeve.




    Në fillim të Prillit, në Ditën Botërore të Romëve edhe romët e Shqipërisë dëgjuan shumë premtime nga politikëbërësit dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. Premtime …që presin të mos mbeten në letër por të shndrrohen në veprim, në konkrete për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.

    Autor: Ani Ruci
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #33
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    si te zbutet ... duke punuar ?lol

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Si të luftohet papunësia në Europën Juglindore?
    Nga Davius në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2006, 17:13
  2. Sa eshte papunesia ne Shqiperi
    Nga Isomer937 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 03-05-2005, 20:12
  3. Papunësia
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-08-2003, 08:36
  4. Pertej mjerimit dhe deshperimit te popullit
    Nga Enri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-07-2003, 07:42
  5. Papunësia 85% apo...
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-06-2003, 10:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •