Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    Ky eshte nje testim publik qe i behet manovres se fundit Nano-Berisha per te mbajtur ne kontrol politiken dhe shtetin shqiptar.

    Ky test eshte i vlefshem per te "shoshitur" planet perpara se te behen zgjedhjet vendore, sepse deri tani ata ia kane dale qe te manovrojne per te menaxhuar politiken e vendit sipas interesave e lojrave te tyre, ne radhe te pare vetjake.

    Pas zgjedhjeve vendore, do te dale ne plan te pare zgjedhja e presidentit. Se si do te behet pazari nuk i dihet, por synimi i Nano-Berishes eshte ruajtja e status-quo-se ne mbajtjen e pushtetit qe ata e konsiderojne vetem te tyre, per nga dimensionet e pislleqeve, si brenda, vecanerisht te politikes se jashtme vasale, gjithmone ne sherbim te te tjereve, por jo te Shqiptareve.

    Per me teper qe Kosova po i afrohet pavarsimit, te dy ata do ta shfrytezojne situaten per mbijetesen e tyre, ne kurriz te ceshtjes Kosovare, e ne teresi te asaj kombetare.

    Kjo te kujton politiken Shqiptare pas LIBot shekullin e kaluar.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuku ke qënur krokodil sa duhet.. o edvin..

    kjo eshte vrejtja qe vjen nga nga nenrrogozi kanibal "socialist"..por qe me mir u shkon "krokodilist"

    ---



    KJ

    E Diele, 10 Shtator 2006


    OPOZITA PO IDEOHET KEQ NGA RAMA

    FRESH ne Mbledhjen e Drejtuesve ka mbeshtetur platformen dhe alternativen Nano.Sipas tyre opozita ka qene e cunguar dhe kaotike per nje vit

    Drejtuesit e FRESH kane kundershtuar plotesisht drejtimin e opozites nga Rama dhe kane mbeshtetur levizjen e kryer nga Fatos Nano duke pare kete si nje alternative dhe platforme te arrire. Sipas tyre vetem keto jane mundesite reale per Partine Socialiste per te fituar zgjedhjet vendore dhe jo politizimi qe i beri Rama, Zogut te Zi

    Sonila Isaku

    Partia Socialiste po ideohet keq nga Edi Rama, kjo ka qene deklarata e Kryetarit te FRESH it, Gjergj Koja gjate mbledhjes se komitetit te Pergjithshem Drejtues. Sipas tij

    reformimi dhe ridimensionimi i PS sot eshte bere i nevojshem, madje urgjent per çdo socialist qe aspiron fitoren e zgjedhjeve te aferta lokale. Po keshtu ai ka theksuar se Partia Socialiste gjate nje viti qe ka qene ne opozite ka bere rolin e nje opozite te cunguar dhe kaotike dhe kjo per shkak te drejtimit te keq dhe luftes brenga llojit. Po keshtu drejtuesit e FRESH it kane deklaruar se mbeshtesin alternativen dhe Platformen Nano, sepse kjo i permbahet moralit politik.

    Ne takimin e zhvilluar diten e djeshme me anetaret e FRESH, kryetari i saj Koja ka deklaruar se kryetari i PS se eshte marre vetem me çeshtjen e Zogut te zi dhe problemet qe kane shqetesuar elektoratin e majte kane kaluar ne çeshtje dytesore per te.

    “Gjate ketij viti politika opozitare e PS dhe e opozites u “ngujua” per muaj te tere ne nje objekt te deshtuar si Zogu i Zi, duke anashkaluar thuajse fare problemet madhore te elektoratit si: largimet masive nga puna per motive politike nga regjimi i Berishes, shtrenjtimi i kostos te jeteses, problemet e agravuara sociale ne shendetesi arsim, rikthimi ne pozicione kyçe te pushtetit njerezve me te rrezikshem te regjimit te Berishes se vitit 97 etj. Pra opozite per probleme sekondare“ eshte shprehur gjate fjales se tij Koja.

    Po keshtu drejtuesit e FRSH kane akuzuar kryetarin e Partise Socialiste se nuk ka kryer reformen e kerkuar ne partine me te madhe te majte opozitare, dhe se ai aktualisht eshte duke qeverisur se bashku me xhaketat e vjetra te cilat duhet te largoheshin me ardhjen e Rames ne krye te partise.

    “Nje vit kohe ishte i mjaftueshem per te kuptuar se deklaratat e Rames ne momentin e zgjedhjet Kryetar i Partise Socialiste per Reformim e saj dhe pastrimin nga xhaketat e vjetra dhe elementet e korrptuar, rezultuan krejtesisht bllof dhe se Rama ne fakt po e qeveris PS ne sot ne bashkefajesi te plote pikerisht me keta elemente te diskretituar dhe te korruptuar, nami i te cileve na kushtoi jo pak ne humbjen e tre korrikut.

    Nje vit ishte i mjaftueshem per ta ndjere se nuk ishte Fatos Nano e keqja e PS se, doreheqja e te cilit ne fakt nuk e zgjidhi aspak krizen e Partise Socialiste. PS ka nevoje per nje 12 qershor tjeter“ eshte shprehur drejtuesi aktual i FRESH it.

    Pakenaqesite ndaj Rames
    Duke i'u referuar politikave te ndjekura brenda PS se, zoti Koja u shpreh se "gjate ketij viti ne u perballem me nje model diktatorial te te mbyllurit te gojes dhe te çensures per cilindo qe mendonte ndryshe nga Edi Rama, me pretendimin se keshtu cenohej uniteti ne parti. Ta harroje Edi Rama se do te kete privilegjin te perdhunoje politikisht FRESH, pasi ne deklarojme se nuk njohim asnje organizate ne asnje rreth qe dhunon dhe del mbi statutin e FRESH dhe se nuk po i denoncojme sot keto fenomene te rrezikshme ne PS qe ndokush te na akuzoje se po perçajme PS dhe po rrezikojme fitoren e PS ne zgjedhjet vendore", deklaroi Koja.

    FRESH pranon alternativen Nano
    Ne mbledhjen e Komitetit te Pergjithshem Drejtues te FRESH it, Koja u shpreh se "vetem tani ka nje shperthim te energjive pozitive reformuese nga brenda PS, dhe ne kete drejtim FRESH nuk po bene tifozllek per emrin e perveçem Fatos Nano, por mbeshtet alternativen dhe platformen Nano, sepse keshtu ne vazhdojme t'i permbahemi moralit tone politik se nuk merremi me emrin, por me fenomenin. Vetem keshtu ne shikojme nje mundesi reale per PS te fitoje zgjedhjet vendore, te cilat vetem tre jave me pare Edi Rama i impononte PS t'i bojkotonte, ashtu sikurse bllokimi i Kuvendit, kur nderkombetaret i kerkonin te kunderten", tha Koja.

    FRESH: Koja nuk eshte drejtues i yni

    Menjehere pas mbledhjes dhe deklaratave te leshuara nga drejtuesit e FRESH it ka reaguar Kordinatori i saj Bledar Doracajt eshte shprehur se prej nje viti Koja, as sekretari i Pergjithshem dhe ar KPD nuk kane mandat per te perfaqesuar te rinjte eurosocialiste ne te gjithe vendin pasi mandati i tyre ka perfunduar.

    “Ne jemi ne valen e punes per ti ofruar jo vetem partise socialiste por edhe opozites shqiptare nje rini aktive, larg interesave dhe keq perdorjes nga individe te cilet nuk ishin ne gjendje te mbronin as voten e tyre pergjate fushates elektorale te korrikut 2005 jo me te mbajne peng eurosocialistet’ eshte shprehur Kordiantori i FRESH it, Bledar Doracaj duke kundershtuar deklaratat e bera nga Koja.

    Sipas tij kjo eshte nje situate e erret ne FRESH qe eshte krijuar nga Ish kryetari Koja dhe po keshtu kordinatori i FRESH i ka derguar neper mjet medias nje pyetje Kojes duke i thene se“kujt i sherben ti z.Koja, pasi je shume larg programit dhe axhendes politike te PPSH se dhe te opozites se bashkuar?“

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    237
    kam mendimin se po te hiki nano nga politika hikin dhe leket hikin dhe bizneset e xhoit, hikin luxi dhe siguria sociale ...dhe te gjitha ...ato biznese ( ne tirane, dubai, greqi, itali, liban france e me shume te tjera si keto ) nuk mbahen dot pa politiken ........dhe gaz demat sot per sot jane bere te zgjuar nuk punojne me per shoqeri e pa leke ......ai tani nuk gje dot as ferexhe per te hikur prap ne maqedoni pa leke .....dhe ne shqiperi behen leket ne politike qyl fare ........
    fatkeqisa eshte se kete e kane mesuar dhe bibilushat e nejhereshem te ps qe sot jane bere si bisha dhe kane mprehur dhembet per te luftuar me nonon salen dhe me cilin do qe i del para ..pra per kete te rinjte te markes edvin rama nje penel dhe telaje eshte shume pak ju rrit oreksi atyre nga nja fasade nje blokk pastaj nje lagje pastaj nje rruge tani kane nje qytet sic duket prap eshte pak tani duan nje shtet te terin ..sic thone njerzit oreksi vjen duke ngrene por se ku do ti nxjerri kjo politike nje zot e di vetem se per dicka jam i sigurte se disa nga keta ne video celularesh do te perfundojne

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH-Balkan webi..

    Ja cthote nje nga keta misteriozet e Nanos.. qe ka lujt filma dhe neper Kosove me pojataxhijt e Kup thaq halit prel qoses....



    ----

    PSE-te e Fatos Nanos



    -Ilir Kulla


    Levizja e nisur nje jave me pare nga Fatos Nano ish kryeminister i vendit dhe kryetari i Partise Socialiste per 15 vjet me radhe, nuk eshte aspak e rastit dhe as e improvizuar dhe per me teper e pamenduar.
    Si cdo levizje tjeter e z Nano edhe kjo e fundit ka arsyet dhe qellimet e veta. Natyrisht qe z Nano ka qellime shume me fisnike ne kete levizje sesa ato qe i mveshin kundershtaret e tij te sotem te partise dhe ish miqte e tij te djeshem dhe se vete keta te fundit karshi z Nano. Lind pyetja po perse z Nano e filloi pikerisht tani kete levizje dhe ku synon te mberrije ai me kete levizje te re?
    Eshte e kuptueshme qe ka nje lloj skepticizmi karshi levizjes se tij per shkak se akuzuohet se e la katarsisin per gjysem dhe se u ul ne tavoline dhe qeverisi me ata qe kishte akuzuar. Por te gjithe harrojne qe per tu perfunduar si duhej procesi katharsist i 2001 ne 2002 vendi duhej te shkonte ne zgjedhje te parakohshme. Eshte e kuptueshme qe ato zgjedhje te parakohshme do ti kishte fituar z Berisha dhe PS do te kishte dale ne opozite qe ne 2002. Le te imagjinojme sesi do te ishte lincuar z Nano nese kjo gje do te kishte ndodhur atehere nga vete “shoket” e PS-se te cilet do ta akuzonin se do ti kishte nxjerre ne opozite me katharsisin e tij. Ata pas tete vjet pushtet, privilegje dhe pasuri, jane te nxehur me te dhe nuk e duan me as ne politike duke e fajesuar per nje dalje normale ne opozite, e jo me te imagjinojme nese kjo gje do te kishte ndodhur tre vjet me pare. Pra PSE-ja e madhe e z Nano eshte borxhi moral qe ai ka me qytetaret, me te majten dhe me ish perkrahesit e tij te asaj kohe per pastrimin radikal te marciumit qe ka kapluar te majten.

    Se dyti z Nano qe nga largimi i tij nje vit me pare nga kreu i PS-se ka ngelur praktikisht i paperfaqsuar ne te gjitha strukturat drejtuese te PS-se. Madje dhe titullin Kryetar nderi pas renies se “Platformes Rama” ne kongresin e tetorit 2005, kreret aktuale vendosen te mos ia jepnin, nen thojza ata thone “na ngelet neper kembe ai burri”. Debatet e fundit ne grupin parlamentar socialist te degjeneruara ne mes z Rama dhe deputeteve perkrahes te z Nano per ceshtje celulari, te lene te kuptosh ne cilen derexhe ka perfunduar demokracia e brendeshme ne PS. Kjo ndodh nderkohe qe u bene tashme muaj te gjate qe ne gazeta dhe televizione flasin ne emer te PS-se njerez te cilet nuk kane asnje mandat perfaqesimi pervec miqesise dhe punes ne staf si keshilltare te z Rama.

    Se treti duke qene se zgjedhjet vendore jane tek porta dhe PS-ja eshte shume vone me pergatitjet per to eshte normale qe ish kryetari i PS te shprehe nje platforme te tijen politike per te fituar zgjedhjet e ardhshme vendore. Z Nano ndoshta nuk do te shprehe platformen me te mire te mundshme, por me siguri ai po vepron si nje politikan i pergjegjshem dhe liberaldemokrat, po pergatit nje pakete propozimesh te cilen eshte i gatshem ta konkuroje brenda PS-se, problemi qendron tek fakti se Nanon, ne emer te partizanizmit dhe solidaritetit fals, nuk deshirojne ta lejojne te paraqese dhe te konkuroje me platformen e tij. Sipas tyre, z Nano duhet te heshte perjetesisht dhe te mos merret me me politike!!!

    Ne emer te justifkimit ata e akuzojne z Nano se ka bere pazar me Berishen per t’u bere President. E verteta eshte pak me ndryshe dhe thelbi qendron diku tjeter. Z Berisha nje vit me pare, kur mori detyren e kryeministrit, deklaroi se me te djathten ne pushtet Presidenti do te jete i majte dhe se ai deshiron qe kjo gje tashme te kthehet ne nje standart qe do te ekuilibroje institucionet. Nese nje dite e majta do te propozoje nje President, kujt me shume se Fatos Nanos i takon te propozohet, mos valle z Gjinushi, z Milo, z Ceka apo mos valle dhe z Legisi sic ka thene z Meta? Natyrisht qe e mira do te ishte qe PS-ja te fitonte zgjedhjet vendore, me pas ta detyronte PD-ne te shkonte ne zgjedhje te parakohshme, t’i fitonte ato me 70% dhe me pas te bente nje president te majte. Kuptohet qe keto shifra dhe ky parashikim eshte me te vertete utopik. Duke i thene njerezve cdo tre muaj se edhe pak do te vijme ne pushtet dhe duke vazhduar te ngelen ne opozite, kreret e PS-se rrezikojne te perfundojne si Berisha ta sjellin PS-ne ne pushtet vetem mbas tete vjetesh, dmth ne 2013.
    Z Nano ka nisur nje levizje politike te brendeshme ne te majten shqiptare dhe me siguri ai kete levizje e konturuar dhe do ta perfaqsoje denjesisht sic ka bere gjithmone deri tani.

    ---



    di llafe..





    pra keta nen-rrogozoistet e bodrumeve te errta te mafies nuku e harrojne ish bosin e tyre..
    akoma ska ngjitur edvini nder keta..

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e bledarz
    Anëtarësuar
    02-01-2005
    Postime
    27
    Citim Postuar më parë nga oliinter
    mire se erdhe zoti NANO



    Cfare "zoti" thua,"SHOKU" eshte me adapte.
    Edhe Nano-n e mori uria...................

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryetari i PS-së zbardh thelbin e strategjisë obstruksioniste


    Rama: Bëmë mirë që bllokuam


    Artur KOPANI


    Edi Rama zbuloi dje një arsye më shumë të dështimeve të përsëritura të politikave të tij dritëshkurtëra. Duke imituar mentorët e tij, që në çdo tribunë "i tregonin vendin" armikut të jashtëm, ai shfaqi karakterin e tij të pagdhendur si burim të budallallëqeve që thotë dhe bën gjithë ditën e ditës. I ndeshur në mënyrë të përsëritur me ndëshkimin që oponioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar i bën praktikave të tij ekstremiste, antidemokratike dhe konfliktuale, ai këmbëngul të punojë kundër interesave të qytetarëve, pavarësisht "shuplakave" që i fluturojnë para syve herë nga Brukseli dhe herë nga Tirana.

    "Bëmë mirë që bllokuam", ishte deklarata e Ramës para një grushti militantësh socialistë, që prej muajsh e shohin kryetarin si njeriu që nuk drejton, por si njeriun që këmbëngul të mos ikë nga drejtimi i partisë, pavarësisht kostove të rënda që po i shkakton PS-së dhe opozitës. Por, provokimi që Rama po i bën institucioneve perëndimore, i shton rreziqet për të ardhmen e tij politike, shumë më tepër nga rrëmujat dhe konfliktet që ka tentuar të mbjellë në institucionet shqiptare.

    Rama nuk heziton që 'i identifikojë perëndimorët dhe vlerat që ata po ndihmojnë që të instalohen me sukses në Shqipëri, si burimi i fatkeqësisë për karrierën e tij politike. Në këtë zgjatje të gjuhës drejt atyre që e detyruan të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të nënshkruajë marrëveshjen për të mos cënuar stabilitetin politik në Shqipëri, Rama nuk kujdeset aspak që të fshehë planet e tij për të bllokuar procesin e ardhshëm elektoral në Shqipëri. Kërkesat për shtyrjen e ditëve të tij në karrigen e kryetarit të Bashkisë, si dhe të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, është e qartë se ai e bën për të mos humbur edhe karrigen e kryetarit të Partisë Socialiste. Por, ky kalkulim ngjan me të atij lundërtarit, që kur po i mbytej varka, shpoi edhe komerdaren se mos lehtësonte pak peshën.

    Në këtë mentalitet anarkist prej të pagdhenduri mund të gjenden edhe përgjigjet e vonesave të pakuptueshme që Partia Socialiste po shkakton në implementimin e marrëveshjes për çështje të rëndësishme që do të shpejtojnë realizimin e reformave dhe integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Rama thotë "Bëmë mirë që bllokuam", pasi po bën ende të njëjtën gjë dhe nuk ka ndërmend të lejojë opozitën që të marrë përgjegjësitë e saj për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Komisioni për Reformën Zgjedhore po bllokohet që në shqyrtimin e çështjeve të para të tij, pasi axhenda e tij, si edhe axhenda e shumicës së institucioneve dhe të qytetarëve të këtij vendi, ka kohë që nuk lejon Ramën dhe të pagdhendurit e tjerë si ai të interferojnë në rrugën e progresit dhe të integrimit. Me kërcënimet e tij, Rama, veçse po ngushton izolimin rreth vetes dhe po zgjat agoninë e krizës së rëndë që mban të mbërthyer të majtën, qysh prej largimit të saj nga pushteti korrikun e vitit të kaluar.





    rd

  7. #47

    Apologji per patericen Nano

    Sot, 7 Shtator 2006

    Binomi Nano-Berisha zot i politikës shqiptare
    Nga Adrian DULE

    Duam apo s’duam është e qartë se politika e këtij vendi është ngërthyer në emrat e dy njerëzve që quhen Fatos Nano dhe Sali Berisha, duam apo s’duam edhe vetë potencialet politike të dy krahëve janë të ngërthyer tek këta dy emra, për të krijuar apo kompozuar politikën e tyre të tashme dhe të ardhshme.

    Duam apo s’duam edhe faktori ndërkombëtar është i ngërthyer tek këto dy emra për të qetësuar rrokopujën e tashme dhe për të kompozuar të ardhmen e këtij vendi. Si rezultat i kësaj, rëndom shtrohet pyetja, të jenë apo të mos jenë në politikë këta dy udhëheqës karizmatik të forcave analoge politike dhe njëkohësisht edhe të këtij vendi? Një pjesë thonë të shporren e një pjesë thonë se janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm.

    Pavarësisht nga dëshirat apo argumentet pohues apo kundërshtues, fakti është që ata janë dominues dhe përcaktues në shtjellën e fateve të këtij vendi dhe duhen trajtuar në këtë kontekst. Sharjet, anatemimet apo munxat ndaj tyre nuk ndryshojnë asgjë në atë që quhet dhe duhet pranuar si realitet i Shqipërisë, aq më tepër kur duket qartë se potencialet intelektualo/politike në partitë respektive akoma nuk kanë treguar se mund të mbahen vetë në këmbë pa patericat(në mund ti quajmë kështu) Berisha dhe Nano.

    Qarjet ndaj këtyre patericave vinë më së shumti nga e majta, megjithëse edhe nga e djathta po përvijohen disa shenja qarjeje kohët e fundit. Megjithatë nuk arrimë të kuptojmë arsyen thelbësore të ankimeve dhe qarjeve të bëra nga gjymtyrë të këtyre forcave politike ndaj këtyre patericave të quajtur Berisha dhe Nano. Ankohen dhe qahen se janë të gjymtuara nga patericat apo se mund të ecin edhe vetë pa paterica. Pra vetë patericat kanë gjymtuar trupin që i mban, me qëllim që trupi të mos mund të bëjë dot pa to, apo trupi i gjymtuar nga paaftësia e të rinjve arrivistë dhe kandidatë për udhëheqës janë të gjymtuar dhe nuk mund të ecin pa paterica? Duket si lojë fjalësh dhe sofizëm, por përmban një dilemë të madhe në brendësi. Gjymtyrët akuzojnë patericat, apo patericat ju bëjnë presion gjymtyrëve që pa to nuk ecin dot ?! Njëra nga patericat që u vetshkëput nga e majta e trupit përpara një viti ishte Fatos Nano. Ishte shkëputja e disatë e tij, për ti lënë të kuptojë gjymtyrëve që ecni vetë dhe po këto gjymtyrë sapo ai shfaqej sërish mbështeteshin tek ai duke marrë frymë të lehtësuar. Edi Rama e pati shansin e mirë të ecë pa patericë një vit të tërë, por kushdo e pa qartë që çaloi dhe vazhdon të çalojë, për të mos thënë që po zhgarravitet e tërhiqet këmbadoras me vullnet të hekurt si “Din Hyka”( tepër i respektuar për kurajon dhe vullnetin individual), personazhi pa këmbë i një romani të realizmit socialist dhe i dekoruar “Hero i Punës Socialiste” në atë kohë.

    Ka ikur koha e “Din Hykës” së shkretë që mblidhte copat e mbetura të hekurit në metalurgjik për ti ricikluar dhe partia e dekoronte. Po të kishte këmbë Din Hyka dhe të bënte atë që bëri, rrezik partia e punës e fuste në burg si mashtrues që i shmangej punës me normë e jo më ta bënte Hero të Punës Socialiste. Jo vetëm kaq, por Edi i bën thirrje edhe anës së djathtë të trupit të heqë patericën Berisha, megjithëse ana e tij e majtë nën drejtimin e tij po zvarritet për ibreti halem. – Të shporret paterica Berisha e të dalë një Din Hyka i djathtë që të zvarritemi pa këmbë njësoj, me qëllim që unë të fitoj zgjedhjet – ulëret Edi i shkretë. Sipas tij i tërë trupi politik i këtij vendi duhet të jetë pa paterica, pavarësisht se është pa gjymtyrë, ose me gjymtyrë të pa zhvilluara mire, ose gjymtyrë që janë zhvilluar me hormonet e korrupsionit brenda një nate, siç është ai vetë dhe disa eksponentë të rinj të së djathtës në pushtet. Gjymtyrët fizike në fakt i kanë në rregull, por sistemin nervor të jashtëm që komandon këto gjymtyrë e kanë me defekt dhe shembull më të mirë se Edi Rama në këtë rast nuk ka, pa llogaritur Ilir Metën që sistemi nervor i jashtëm i jep urdhër të vetsakatohet e të dalë gjymtyrë më vete si dora në filmin e famshëm “Familja Adams”. Në mënyrë figurative i bie të imagjinosh Din Hykën(Edi Rama) që zvarritet duke u mbështetur tek dora e “Familjes Adams”( Ilir Meta), sepse nuk pranon patericën Nano. Madje në këtë lojë futet edhe media(ajo pjesë e blerë prej tyre) që akuzon se patericat po ndihmojnë njera – tjetrën, për të mos ë lënë trupin të ecë. Kur gjymtyrët nuk funksionojnë më vete natyrshëm, sepse janë të korruptuara që në lindje( populli e di se ç’farë ushunjëzash janë ata që duan të zëvendësojnë patericat) në të dyja krahët e trupit edhe patericat nuk mund të funksionojnë vetëm në njërin krah. Paterica mban natyrshëm patericën, sepse e tërë pesha në mungesë të njërës prej tyre i bie tjetrës.

    Në rast se krahu i majtë i trupit do të ishte mbi këmbën e vet, atëhere paterica Berisha do të dilte jashtë loje shumë shpejt sepse sistemi nervor qëndror që është elektorati do të gjeneronte këmbën tjetër dhe automatikisht e djathta nuk do të kishte nevojë për patericë. Por si ta hedhi tej patericën krahu i djathtë kur sheh që krahu i majtë zvarriset dhe se tek paterica Berisha gjen pikën e ekuilibrit për të ecur?!

    Ndërkaq sherri është akoma në pikën se patericat na gjymtuan që të ecim vetëm mbi to, ndërsa patericat thonë se pa ne nuk ecni dot, se përndryshe do të zvarriteni. A ka rëndësi për trupin ky sherr patericash dhe gjymtyrësh? Aspak, përderisa nuk janë rritur akoma ai brez gjymtyrësh që do të flakë gjymtyrët e korruptura dhe patericat që mbështeten tek to. Në këto kushte është më se normale që paterica Nano të rivendoset në vendin e vet, qoftë si President apo kryetar i PS –së, në mënyrë që trupi të mos zvarriset nga njëra anë por të ecë mbi dy paterica deri ditën që të atrofizohen gjymtyrët e të dalin gjymtyrë të reja që nuk kanë nevojë për patericat e quajtura Berisha dhe Nano.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Nga Manastiri filloj Pranverë e re me Demokracinë e Re
    Nga Progres në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 13:28
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Top Channel ne Amerikë!
    Nga Mjellma në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 16-10-2005, 14:08
  4. Kur një zog filloj të cicëroj
    Nga drini_në_TR në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-02-2004, 07:39
  5. Filloj zbatimi i Marrveshjes se Ohrit ne Maqedoni
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-09-2003, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •