Heroina ne makinat e Kryqit te Kuq, perfaqesia e organizates ne Maqedoni mohon perfshirjen ne trafikun e droges
Ora 16:15
Nga Elona Mamushi
SHKUP/TIRANE (5 Tetor)- Kryqi i Kuq i Maqedonise hedh poshte lajmin e publikuar dje nga autoritetet dhe mediat shqiptare se eshte perfshire ne trafikimin e heroines. Perfaqesues te kesaj organizate ne Shkup kane deklaruar se i perfshire ne trafikun e heroines nga Maqedonia drejt Shqiperise, i zbuluar dje nga specialistet e Antikrimit ne Ministrine e Brendshme shqiptare, eshte Kryqi i Kuq nderkombetar dhe jo maqedonas
Sipas perfaqesuesve maqedonas te Kryqit te Kuq personi qe ka drejtuar makinen tip Tojota Land Kruizer ne te cilen u kap sasia e droges se sekuestruar, e ardhur nga Maqedonia me destinacion Shqiperine nuk ka punuar nė Kryqin e Kuq tė Maqedonisė.
Tre shqiptaro- maqedonas jane arrestuar dje per trafik lendesh narkotike nga Maqedonia drejt Shqiperise. Arrestimi i tyre eshte kryer ne kushtet e flagrances, ndersa eshte bllokuar sasia prej 6,2 kilogramesh heroine e paster, qe gjendej ne nje cante sportive, brenda makines me te cilen udhetonin, nje "Toyota Land Cruiser", me targa 84 CMD- 01. Te arrestuarit jane shoferi dhe njekohesisht perkthyes i Kryqit te Kuq maqedonas, Blerim Fejzullahu 38 vjec dhe dy miqte e tij, Habib Rexhepi 36 vjec, me Naser Tahirin, 43 vjec, qe te tre nga Shkupi. Heroina, sipas hetimit, ėshtė blerė nė Turqi, prej ku pėrmes Maqedonisė dhe Shqipėrisė, dhe kishte si destinacion Italine.
(Makfaks/Balkanweb)
Krijoni Kontakt