Rama: lëvizja e Nanos? Nuk kemi asnjë minutë për të humbur
Denion Ndrenika
TIRANË- Kryetari i PS-së, Edi Rama tha mbrëmë pas një mbledhje kryesie se forca kryesore e opozitës po përgatitet për të mundur atë që e quajti „armik të votë së lirë“, kryeministrin Sali Berisha. Rama i bëri komentet pas lajmit se ish-kryetari Fatos Nano do të iniciojë një lëvizje të re brenda PS-së. Këtë lajm e konfirmoi mbrëmë për mediat Taulant Balla, deputet i PS-së, sipas të cilit Nano do të mbështetet nga disa të zgjedhur të tjerë në 3 korrikun 2005, por nuk do të largohet nga PS. Kryetari Rama ka vlerësuar se kjo nuk ishte çështje parësore në këto kohë. “Ne jemi në kulmin e një përgatitjeje për të mundur armikun e madh të demokracisë, të votës së lirë dhe të zhvillimit, i cili për ne ka vetëm një emër, quhet Sali Berisha dhe nuk kemi asnjë minutë për të humbur duke u marrë me çështje, të cilat praktikisht nuk na mundësojnë që frytet e kësaj beteje të jenë maksimale”,-ka deklaruar Rama pas mbledhjes së kryesisë, vazhdim i një dite më parë.
Shekulli
Krijoni Kontakt