Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Fatos Nano: Nuk jam vasal i Edi Ramës, do filloj katharistin II në bazë

    Si gjithnje i paparashikueshem Fatos Nano vendosi dje te rikthehet zhurmshem ne politiken e dites, ndonese pritej nga analistet qe po heshte per t’u bere President Republike dhe mund te dilte ne skene vetem ne fillim te vitit te ardhshem. Tani qe filloi sesioni i ri parlamentar e ku detyrimisht deklarohet anetarsia ne grupet parlamentare deputeti Nano, lideri historik i PS se, beri goditjen fatale per Edi Ramen dhe ata qe mendonin se “ ai kishte mbaruar”.

    Hodhi ne tregun e dites nepermjet deputeteve socialiste Andis Harasani dhe Shpetim Idrizi, deputete krejtesisht nanoiste, formulen e re te mosfirmosjes se tij dhe te nje grupi deputetesh ne listen e deputeteve te PS se, çka nenkupton se nje Levizje e re Socialiste me protagonist Fatos Nanon do te jete ne skene shume shpejt, mundet qe seancen e javes se ardhshme.

    Dalja ne skene e zotit Nano ne kete fillim sesioni parlamentar duket se ka turbulluar krejt seline roze te Edi Rames, seli e cila per 15 vite kishte ne krye Fatos Nanon, porse konfiguron ne menyre te habitshme gjithe skenen politike parlamentare e veçanerisht te majten, ku tashme kryetari i PS se nuk eshte ne Kuvend dhe ku ish lideri i se majtes zoti Nano ngrihet ne Kuvend. Interesant duhet fakti se perse kaq shpejt doli zoti Nano ne skenen e politikes se dites, nderkohe qe per afro nje vit ka ndenjur urte dhe ne pergjim te politikes.

    Ne te vertete Edi Rama ia mori drejtimin e PS se vjedhurazi dhe papritur e pa mirekuptim me liderin historik te PS. Fatos Nano mund te kete nje mije e nje gabime, porse mbetet i vetmi kryetar partie qe e modernizoi partine e tij, ku futi debatin, kompromisin, por edhe luften.

    Gjithsesi mbetet lider reformator, pavaresisht se ka gabime e faje per te cilat edhe u ndeshkua me 3 korrik 2005. Fakti qe kryeministri Berisha prej nje viti te ardhjes ne pushtet nuk e ka sulmuar apo nuk ka gjendur asnje fakt per akuzat te cilat ai i beri para 3 korrikut 2005 tregon qe ose Sali Berisha ka mashtruar ose ka marreveshje te fshehte me Fatos Nanon per zgjedhjen e emrit te Presidentit. Nese ka marreveshje atehere Nano nuk mirepritet ne te majten shqiptare.

    Mazhoranca, ndonese eshte zgjeruar me demokristianet, perseri nuk e zgjedh dot vetem Presidentin e Republikes, pasi jo vetem qe nuk ben numrat prej 84 deputetesh, por nuk mund te pranohet nga komuniteti nderkombetar nje President salist apo i varur prej tij. Detyrimisht duhet te propozohet nga e majta.

    Por e majta e kryesuar nga Edi Rama dha shenja kuptimplote se nuk ka ndermend qe te hyje ne bisedime me mazhorancen per gjetjen e Presidentit, ndaj do te kerkoje krize presidenciale per ta cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme parlamentare. E perkthyer edhe me shqip asnje force politike e majte nuk do te propozonte Fatos Nanon si kandidatur per President Republike, keshtu qe edhe zoti Berisha nuk mund te hidhte ne treg nje emer qe nuk e do e majta e sotme qe kryesohet nga Edi Rama.

    Pra me kete formule Nano ishte i djegur, por ai vete e ndjeu dhe doli dje ne skenen e lojes se politikes, loje te cilen e njeh jashtezakonisht mire dhe e luan mjaft mire sidomos kur eshte ne opozite. Fatkeqesisht PS e sotme nuk e ka ne parlament kryetarin e saj, keshtu qe piket mund te shkojne ne koshin e Levizjes se Nanos.

    Pak rendesi ka nese Nano krijon Levizje apo parti politike, pasi ne thelb e njejta gje mbetet tashme qe ai doli ne loje, bile u fut qe ne pjesen e pare te lojes per President. Vrulli me te cilin do te futet ne loje Nano ka premisa per te shpartalluar krejt skemen Rama and Co, por mundet qe te dale edhe ajo qe Nano nuk e ka menduar mire kete radhe : qe nga rikthim i zhurmshem e shkaterimtar te kthehet ne nje kthim komik e talles.

    Koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    mire se erdhe zoti NANO
    vari leshte

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Postime
    117
    Humbje te njepasnjeshme per shqiperine.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Levizje interesante por jo e befasishme.Me gjithe qe nuk kam rrespekt per Nanon, them se ai eshte shume me i mire se injoranti Rama per PS dhe te majten ne pergjithesi.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga beni67
    Levizje interesante por jo e befasishme.Me gjithe qe nuk kam rrespekt per Nanon, them se ai eshte shume me i mire se injoranti Rama per PS dhe te majten ne pergjithesi.
    Kujtova se ishe anti-PS, por qenkam gabuar....
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 06-09-2006 më 11:31
    E drejta vonon, por nuk harron!

  6. #6
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    nano o liberal ene i moderum. perfect ska mo. ka ene ai huqet e veta. po ma mire huqet e i liberali se sa huqet e i katnari
    no glove no love

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    erdhi , po do ja fusi vetes nano

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Nano nuk mund te pranonte, qe ai te ishte kurbani i vetem i humbjes se 3 Korrikut.
    Ai nuk mund ta imagjinoj, qe nje shtangist skrapari, nje bojaxhi psikopat dhe nje kriminel me doktoratur ne matematike, te shijojne lluksin prej multimilioneri te vene ne kohen e Nanos dhe nderkohe ta denojne Nanon si Enver Hoxhen.

    Qellimet e Nanos:

    - Nano rikthehet ne rradhe te pare, per tu hakmarre me "tradhtaret".
    - Per ti dhene tapine e partise socialiste Blushit, Majkos, Balles edhe Malajt.
    - Per te hyre ne zgjedhjet e 2009 me qellim per ti fituar.
    - Per tu ber President ne 2012 ose me vone.

    --------

    Berisha i ben numrat ne 2007 per presidentin (pse jo Paskal Milo, apo Farudin Hoxha mbeshtetur nga LSI?!)

    Po edhe po nuk i beri, nuk e ka problem qe te futet ne zgjedhje te parakohshme me dy opozitat (e Nanos dhe e karrigethyersve)
    Nano e di kete, prandaj edhe nuk i ve dot Sales kushte.
    Tek e fundit Nano sot eshte 52 vjec. Ka kohe edhe 5-10 vjet per tu bere President.
    Ama nuk ka asnje minute kohe, per te mos bere gje kunder karrigethyersve, qe po e nxjerrin ne pension me 52 vjec.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2006 më 07:49

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Hajde Shqiperi hajde ...

    Kjo eshte vetem ne interes te Sales
    larguar forever

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nano, mocion kundër kryesisë së PS-së

    Denion Ndrenika

    TIRANË- Ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano dhe disa deputetë përgatisin një mocion drejtuar kryesisë, grupit kuvendar, forumeve të partisë për të marrë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve në 3 korrik 2005 dhe për ballafaqimin joefikas në opozitë. Taulant Balla, deputet i PS-së në krah të ish-kryeministrit tha mbrëmë se Nano nuk është larguar nga PS dhe as nga grupi kuvendar, ndërsa saktësoi se “mocioni nuk është luftë individësh, por idesh” dhe se “nuk po flasim për “Katarsis II”, por për më shumë se kaq, një lëvizje brenda PS-së për të marrë përgjegjësitë e humbjes në zgjedhje dhe për të bërë një opozitë më të mirë”. Balla përjashtoi mundësinë që “rikthimi” i Nanos të jetë synim drejt presidencës. Ai u shpreh se “flasim për lëvizje tjetër, pasi momenti i presidentit është shumë larg dhe nuk më shkon ndërmend se është lëvizje për çështjen e presidentit”. “Kryesia e PS-së,-ka vijuar Balla,- nuk e di nëse ka reaguar. Mocioni i drejtohet kryesisë për të marrë përgjegjësitë e saj, sepse aty ka pjesëmarrës që kanë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve. Kjo është lëvizje për marrje përgjegjësish për 3 korrikun dhe ballafaqimit poltik. Ne kërkojmë që të bëhet riformatimi i opozicionit tonë ndaj qeverisë”-ka thënë Balla mbrëmë në TV “Vizion +”.

    Shekulli

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nga Manastiri filloj Pranverë e re me Demokracinë e Re
    Nga Progres në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 13:28
  2. HISTORIA E QYTETEVE SHQIPTARE (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 14:28
  3. Top Channel ne Amerikë!
    Nga Mjellma në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 16-10-2005, 14:08
  4. Kur një zog filloj të cicëroj
    Nga drini_në_TR në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-02-2004, 07:39
  5. Filloj zbatimi i Marrveshjes se Ohrit ne Maqedoni
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-09-2003, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •