
Postuar mė parė nga
NoName
Ikona e Nėnė Terezės: Nėnė nė emėr tė Atit
Njė sari, njė palė sandale, njė kryq i vogėl. Kjo ėshtė ikona e Nėnė Terezės sė Kalkutės tė cilėn Papa Gjon Pali II e spalli tė Lume vetėm gjashtė vjet pas vdekjes , duke pėrmbushur kėshtu dėshirėn e miliona burrave e grave nga tė katėr anėt e botės, qė e patėn konsideruar shenjte qė mė tė gjallė. E quajtėn shenjte pėr bamirėsinė e saj, sepse e kishin parė duke u shėrbyer me dashuri tė pakufishme njerėzve mė tė papėrfillur tė botės, nė Indi e gjetiu. Por gjithsesi figura e Nėnė Terezės nuk mund tė krahasohet me figurėn, sado heroike, tė njė pėrfaqėsueseje tė Kryqit tė Kuq, ose tė "Mjekėve pa kufij". Pikėrisht procesi i lumnimit sqaron pse nuk duhen bėrė thjeshtėzime e as paralelizma tė tilla.
Procesi dioqezan i kryeipeshkvisė sė Kalkutės nxori nė dritė, pėrmes dėshmive dhe letrave, tė cilat ajo vetė ia pati drejtuar atit shpirtėror dhe kryeipeshkvit tė Kalkutės, mė shumė pėrmasėn mistike, se sa atė bamirėse, theksimi i sė cilės ndonjėherė edhe ėshtė tepruar. Motra shqiptare, fėtyra e rrudhur e sė cilės tė kujtonte gjeografinė e vuajtjes nė botė, nuk jetoi si e varfėr ndėrmjet tė varfėrve thjeshtė pėr t'u shėrbyer njerėzve tė braktisur nga shoqėria: kishte njė qėllim mė tė lartė: tė ndiqte varfėrinė e kryqit, tė zbatonte njė pėr njė planin hyjnor. "Shpirti im ėshtė pėrplot me dashuri, me gėzimin e papėshkrueshėm tė bashkimit tė pandėrprerė me dashurinė e Krishtit. Jezusi nuk mė kėrkon gjė tjetėr, veēse t'i dhuroj atij vetveten, varfėrinė time, hiēin tim" - shkruante.
Pėr ta kuptuar mė mirė ē'u tha mė sipėr, tregohet kjo anekdotė: " Njė gazetari amerikan, i cili, duke e parė tė pėrkulur, tek mjekonte plagėt e njė tė gėrbuluri, qė kullonin gjak e qelb, i pati thėnė se ai nuk do ta kishte bėrė kėtė as pėr njė milion dollarė, Nėnė Tereza i qe pėrgjigjur aty pėr aty: "As unė nuk do ta bėja kurrė pėr aq para. Por e bėj falas pėr Krishtin!".
Diēka tė ngjashme i pati thėnė Nėnė Terezės dhe motrave tė saj njė ministėr indian: "Bėjmė tė njėjtėn punė, por me njė ndryshim tė vetėm: ne e bėjmė pėr diēka, ju pėr Dikė".
Megjithatė, duhet theksuar se misticizmi i saj nuk ėshtė ishull izolimi: pėrkundrazi, ajo nuk mbyllet kurrė nė vetvete, ia hapė portėn kujtdo, e gatshme pėr t'i shėrbyer me tė gjitha forcat, siē ishte mėsuar qė nė moshė ende tė njomė. "Nė se nuk e kryen njė gjest bamirėsie me dashuri, tė lutem, mė mirė mos e bėj fare" - i thosh e ėma. E akoma: "Ti duhet tė jeshė dora e Provanisė Hyjnore kur nuk tė shikon askush, nė mėnyrė qė ata tė cilėt marrin, t'i jenė mirėnjohės Zotit e jo ty". Kėshtu krahėt e saj u bėnė krahėt e vetė Zotit e ajo, simbol i dukshėm i dashurisė sė tij. Mori mbi supet e brishta barrėn e stėr-rėndė tė tė gjithė varfanjakėve tė botės, duke e ditur se kėshtu kėnaqte Zotin e vet. Ky ėshtė thelbi i pėrshpirtėrisė sė saj, qė i ka themelet nė dashurinė e pakufishme tė Atit pėr tė varfrit e tė braktisurit, e cila gjen shprehjen mė tė lartė nė misterin e Kryqit e tė ringjalljes sė Krishtit. E kjo ėshtė edhe forca e vėrtetė mistike e mėsimit qė na lė trashėgim Nėnė Tereza. Nėnė nė emėr tė Atit!
Krijoni Kontakt