Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Ikona e Nene Terezes

    Ikona e Nėnė Terezės: Nėnė nė emėr tė Atit


    Njė sari, njė palė sandale, njė kryq i vogėl. Kjo ėshtė ikona e Nėnė Terezės sė Kalkutės tė cilėn Papa Gjon Pali II e spalli tė Lume vetėm gjashtė vjet pas vdekjes , duke pėrmbushur kėshtu dėshirėn e miliona burrave e grave nga tė katėr anėt e botės, qė e patėn konsideruar shenjte qė mė tė gjallė. E quajtėn shenjte pėr bamirėsinė e saj, sepse e kishin parė duke u shėrbyer me dashuri tė pakufishme njerėzve mė tė papėrfillur tė botės, nė Indi e gjetiu. Por gjithsesi figura e Nėnė Terezės nuk mund tė krahasohet me figurėn, sado heroike, tė njė pėrfaqėsueseje tė Kryqit tė Kuq, ose tė "Mjekėve pa kufij". Pikėrisht procesi i lumnimit sqaron pse nuk duhen bėrė thjeshtėzime e as paralelizma tė tilla.

    Procesi dioqezan i kryeipeshkvisė sė Kalkutės nxori nė dritė, pėrmes dėshmive dhe letrave, tė cilat ajo vetė ia pati drejtuar atit shpirtėror dhe kryeipeshkvit tė Kalkutės, mė shumė pėrmasėn mistike, se sa atė bamirėse, theksimi i sė cilės ndonjėherė edhe ėshtė tepruar. Motra shqiptare, fėtyra e rrudhur e sė cilės tė kujtonte gjeografinė e vuajtjes nė botė, nuk jetoi si e varfėr ndėrmjet tė varfėrve thjeshtė pėr t'u shėrbyer njerėzve tė braktisur nga shoqėria: kishte njė qėllim mė tė lartė: tė ndiqte varfėrinė e kryqit, tė zbatonte njė pėr njė planin hyjnor. "Shpirti im ėshtė pėrplot me dashuri, me gėzimin e papėshkrueshėm tė bashkimit tė pandėrprerė me dashurinė e Krishtit. Jezusi nuk mė kėrkon gjė tjetėr, veēse t'i dhuroj atij vetveten, varfėrinė time, hiēin tim" - shkruante.

    Pėr ta kuptuar mė mirė ē'u tha mė sipėr, tregohet kjo anekdotė: " Njė gazetari amerikan, i cili, duke e parė tė pėrkulur, tek mjekonte plagėt e njė tė gėrbuluri, qė kullonin gjak e qelb, i pati thėnė se ai nuk do ta kishte bėrė kėtė as pėr njė milion dollarė, Nėnė Tereza i qe pėrgjigjur aty pėr aty: "As unė nuk do ta bėja kurrė pėr aq para. Por e bėj falas pėr Krishtin!".

    Diēka tė ngjashme i pati thėnė Nėnė Terezės dhe motrave tė saj njė ministėr indian: "Bėjmė tė njėjtėn punė, por me njė ndryshim tė vetėm: ne e bėjmė pėr diēka, ju pėr Dikė".

    Megjithatė, duhet theksuar se misticizmi i saj nuk ėshtė ishull izolimi: pėrkundrazi, ajo nuk mbyllet kurrė nė vetvete, ia hapė portėn kujtdo, e gatshme pėr t'i shėrbyer me tė gjitha forcat, siē ishte mėsuar qė nė moshė ende tė njomė. "Nė se nuk e kryen njė gjest bamirėsie me dashuri, tė lutem, mė mirė mos e bėj fare" - i thosh e ėma. E akoma: "Ti duhet tė jeshė dora e Provanisė Hyjnore kur nuk tė shikon askush, nė mėnyrė qė ata tė cilėt marrin, t'i jenė mirėnjohės Zotit e jo ty". Kėshtu krahėt e saj u bėnė krahėt e vetė Zotit e ajo, simbol i dukshėm i dashurisė sė tij. Mori mbi supet e brishta barrėn e stėr-rėndė tė tė gjithė varfanjakėve tė botės, duke e ditur se kėshtu kėnaqte Zotin e vet. Ky ėshtė thelbi i pėrshpirtėrisė sė saj, qė i ka themelet nė dashurinė e pakufishme tė Atit pėr tė varfrit e tė braktisurit, e cila gjen shprehjen mė tė lartė nė misterin e Kryqit e tė ringjalljes sė Krishtit. E kjo ėshtė edhe forca e vėrtetė mistike e mėsimit qė na lė trashėgim Nėnė Tereza. Nėnė nė emėr tė Atit!

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Nėntė vjet mė parė nė Kalkutė ndėrroi jetė Lumja Nėnė Terezė


    Kanė kaluar nėntė vjet nga 5 shtatori i vitit 1997, kur Themeluesja e Motrave dhe Vėllezėrve tė Bamirėsisė, e Lumja Nėnė Terezė, u nis drejt shtėpisė sė Atit. Edhe salikimet e saj, qė bashkuan rreth trupit tė njė gruaje tė vdekur pėrfaqėsues tė tė gjitha feve, personalitete botėrore tė tė gjitha fushave, tė varfėr e tė pasur nga mbarė planeti, qenė njė dėshmi e gjallė e admirimit qė gėzonte rregulltarja e bamirėsisė, e cila u pėrcoll pėr nė banesėn e fundme me njė kremtim qė la gjurmė nė historinė e shekullit. Planeti mbarė nderonte gruan, qė ia kishte mjekuar plagėt, duke shkelur personalisht nė tė katėr skajet e globit, me sandalet e vjetra tė rregulltares e me moton e pamort tė Krishtit: "Nė se i jepni njė pikė ujė njėrit prej kėtyre tė vegjėlve tė mi, ma keni dhėnė mua!" Kudo shkoi, ajo u pėrpoq tė shuante pikėrisht etjen e Krishtit, etjen pėr Krishtin!

    Papa Gjon Pali II, qė e admiroi dhe e ndihmoi vazhdimisht, e quajti "dhuratė e Zotit pėr Kishėn e pėr botėn", pėr t'u kujtuar kėshtu tė gjithėve se dashuria ungjillore qėndron mbi tė gjitha vlerat, posaēėrisht kur gjen shprehjen e vet nė shėrbimin qė i bėhet mė tė poshtruarit ndėrmjet vėllezėrve e motrave tona. Sot , nė nėntė vjetorin e kthimit nė shtėpinė e Atit, pa u ndaluar tek imtėsitė e jetėshkrimit tė saj, qė sot rikujtohet nė mbarė botėn, duke u nisur nga data 26 gusht 1910 kur lindi nė Shkup, po e kujtojmė me fjalėt e Gjon Palit II:
    "Nėnė Tereza e Kalkutės ėshtė shembull i jashtzakonshėm i misionit tė heshur tė bamirėsisė, qė lind nga kundrimi i pėrhershėm i Krishtit nė kryq, dėshmitare e paharrueshme e dashurisė, qė gjeti shprehjen e vet konkrete nė shėrbimin e vazhdueshėm ndaj vėllezėrve mė tė varfėr e mė tė braktisur.

    Nė fytyrat e tė mjerėve, pa fytyrėn e Jezu Krishtit i cili, nga lartėsia e kryqit, vijon tė dihasė: "Kam etje!".

    E ajo iu pėrgjigj kėsaj dihame, qė dilte prej buzėve tė shkrumbuara nga etja tė Zotit, duke ia dhuruar vetveten njerėzve tė varfėr, tė braktisurve, tė vuajturve, tė vetmuarve, atyre qė vdisnin rrugash.

    Duke ecur, pa u lodhur kurrė, nėpėr rrugėt e botės, Nėnė Tereza la gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e shekullit kur jetoi: mbrojti gjthnjė e kudo, me njė guxim tė pashoq, jetėn e dinjitetin e njeriut; u dha atyre, qė shtypeshin nėn barrėn e rėndė tė padrejtėsisė e tė harresės nga bota, vetėdijėn se nuk ishin tė tepėrt, se ishin tė zgjedhurit e Zotit, Atit tė gjthėpushtetshėm, plot dashuri e mėshirė pėr tė gjitha krijesat e veta.

    Dėshmoi Ungjillin e dashurisė, qė ushqehet me dhurimin pa asnjė kusht tė vetvetes - deri nė grahmėn e fundit.

    Kėshtu do ta kujtojmė gjithmonė, duke u lutur qė ta marrė shpėrblimin e merituar nė mbretėrinė e Hyjit e duke i kėrkuar tė ndėrmjetėsojė pėr ne pranė Atit qiellor.
    Sot shembulli i shkėlqyer i shėrbimit tė saj bamirės ėshtė bėrė burim frymėzimi pėr familjene saj shpirtėrore, pėr Atdheun e saj, pėr Kishėn e mbarė njerėzimin!”.
    Kėshtu ėshtė shprehur Papa qė e lartoi nė nderimet e leterit Nėnė Terezėn, tė cilėn sot e shikojmė me emocion tė thellė tė nderuar nga e gjithė bota nė elter, prej nga na porosit: “Duajeni njėri-tjetrin, ashtu si Zoti do secilin prej jush dhe lutuni… lutuni e silleni lutjen brenda familjes, sepse familjet qė luten sė bashku, qėndrojnė tė bashkuara. E nėse njerėzit qėndrojnė bashkė, ato do ta duan njėri-tjetrin, ashtu si Zoti e do secilin.

    Ja ē’shkruhet nė motivacionin e lumnimit tė Gonxha Bojaxhit:

    "Murgesha imcake shqiptare, Nėnė Tereza e Kalkutės - Gonxha Bojaxhiu (1910 - 1997) nė shekullin e kaluar qe simbol botėror i dashurisė sė krishterė. Pa i mbushur mirė 18 vjetėt, duke iu pėrgjigjur thirrjes pėr veprimtari misionare, hyri ndėr motrat e Loretos, qė e dėrguan si mėsuese nė Indķ. Nė Kalkutė zbuloi fytyrėn e Krishtit tė vuajtur nė fytyrėn e tė varfėrve mė tė braktisur. Kėtu nė jetėn e saj filloi kthesa e madhe. Themeloi pėr tė varfrit Misionaret e Misionarėt e Bamirėsisė. Sipas shembullit tė saj, lindi njė lėvizje e gjėrė impenjimi bamirės e shoqėror nė dobķ tė njerėzve mė tė lėnė mbas dore, mė tė mjerė, mė tė harruar". Veē asaj qė u tha mė sipėr, shtohet edhe se gėzon famė shenjtėrie nė shkallė botėrore. Radhitet kėshtu ndėr shenjtorėt, tė cilėt u lartuan nė elter nė njė kohė tepėr tė shkurtėr.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Lutje tё Nёnё Terezёs


    Nёnё Tereza ishte njeri fjalёpak. Si motёr nderi, mёnyra mё e rёndёsishme e shprehjes pёr tё ishin lutjet, nga tё cilat kemi pёrmbledhur vetёm disa:

    O At, ti na ke thёnё se Ati ynё nё qiell do tё kujdeset pёr ne, ashtu siē kujdeset pёr vijat nё fushё dhe zogjtё nё qiell. Ti qё nuk kishe tё paktėn njё vend pёr ta shtrirё kokёn tёnde tё lodhur, bёhu mёsuesi ynё. Na mёso tё kemi besim nё parashikimin e Zotit dhe na ndihmo ta mundim lakminё tonё njerёzore. Lakmia nuk ka bёrё . Na jep fuqi tё tё falemi tё tёrё, duke u bёrё mjet pёr plotёsimin e vullnetit Tёnd. Bekoje pёrdorimin e parasё nё botё, nё mёnyrё qё tё varfёrit tё kenё pёr tё ngrёnё, tё zhveshurit pёr t'u veshur, qė tё varfёrit tё mund tё strehohen dhe tё sёmurёt tё shėrohen. Dhe Zot, na jep shpirtin Tёnd tё shenjtё, nё mёnyrё qё ne tё njohim qartё pёrmes besimit qё ti na jep se para teje jemi mё tё vlefshёm se ēdo zambak i bukur apo ēdo laureshё qė kėndon.

    I dashur Zot, ti mё ke dhёnё guxim pёrmes besimit qё merr nga unё. Mё lejo t'i dua tё gjithё tё padёshiruarit, ashtu siē mё do Ti mua. Na lėr tė bėhemi pjesё nё pasurinё e dashurisё tёnde.Atёherё edhe ne do ta pranojmё njёri-tjetrin.

    Mё i dashuri Zot. Ty do tё tё shoh sot dhe ēdo ditё, tё mishёruar te tё sёmurit e tu, dhe deri sa unё kujdesem pёr ta, unё do t'i pakёsoj dhimbjet e tua. Nёse ti fshihesh edhe nё mantelin e shqyer tё tё neveriturit, tё atij qё kёrkon, tё tё paarsyeshmit, duhet tё tё zbuloj dhe tё them: "Jesu Krishti, pacienti im, sa ёmbёl ёshtё tё tė shёrbesh Ty."

    Zot, mė jep njё besim tё dukshёm, atёherё puna ime kurrё nuk do tё jetё mundim dhe unё do tё gjej shokё tё rinj, nё pёrfilljen e trilleve, nё pёrmbushjen e dёshirave tё tё gjithё tё varfёrve tё pёrvuajtur. Ju tё dashur tё sёmurё, ju mё jeni dyfish tё shtrenjtё, sepse te ju shoh mishёrimin e Jezu Krishtit; dhe ēfarё mёshire e madhe ёshtё pёr mua tё kujdesem pёr ju. Mё i dashur Zot, mё ndihmo ta kuptoj dinjitetitn e thirrjes sime tё lartё, me tё gjitha detyrimet e saj. Mos lejo kurrё qё tё bёhem e padenjė kundrejt saj, duke rёnё nё tё ftohtё, nё pahare apo nё padurim. Dhe, o Zot, meqё ti Jezu Krisht je pacienti im, bёhu i mёshirshёm edhe ti, Jezu Krishti im i durueshёm, mё fal pёr gabimet e mia dhe shiko vetёm nё vullnetin tim, i cili pёrpiqet tё tё dojё Ty, tё tė shёrbejė nё personin e ēdo tё sёmuri. Zot, forcoje besimin tim, beko veprimin dhe punёn time, tani e pёrgjithmonё.

    Bekuar qofsh o Zot! Ti qё jetёs sime i solle aq shumё gёzim. Unё qesh kur shoh pasurinё e bekimeve tė tua. Sytё e mi qeshin kur shohin se ngopen fёmijёt e uritur. Buzёt e mia tё plakura qeshin kur shohin se si njerёzit kuptojnё se si pёrdoren prej Teje. Shpesh, Zot, unё qesh me gjithė shpirt sё bashku me motrat, kur shohim se ēfarё je Ti nё tё vёrtetё. Dhe ēdo ditё qeshim me gёzimin qё na jep kur ne tё kёndojmё kёngё lavdёrimi. Tё falenderoj pёr kёtё qeshje tё mrekullueshme dhe tё hareshme, o Zot. Amen.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Rruga mё e lehtё!

    Fryti i qetёsisё ёshtё lutja.
    Fryti i lutjes ёshtё besimi.
    Fryti i besimit ёshtё dashuria.
    Fryti i dashurisё ёshtё shёrbimi.
    Fryti i shёrbimit ёshtё paqja!



    "Megjithatё-ja" e Nёnё Terezёs

    Njerёzit janё tё paarsyeshёm, tё palogjikshёm dhe egoistё,
    duaji megjithatё.

    Nёse bёn mirё, do tё tё akuzojnё pёr motive dhe prapavijё egoiste,
    bёj mirё megjithatё.

    Nёse je i suksesshёm, do tё fitosh miq tё rremё dhe armiq tё vёrtetё,
    bёhu megjithatё i suksesshёm.

    E mira qё bёn ti do tё harrohet nesёr,
    bёj mirё megjithatё.

    Sinqeriteti dhe ndershmёria tё lёndojnё,
    bёhu megjithatё i sinqertё dhe i ndershёm.

    Ajo qё ke ndёrtuar me punёn tёnde shumёvjeēare mund tё shkatёrrohet gjatё natёs,
    ndёrto megjithatё.

    Ndihma jote nevojitet me tё vёrtetё, por njerёzit tё sulmojnё kur i ndihmon,
    ndihmo megjithatё.

    Ti i jep botёs mё tё mirёn tėnde dhe ata t'i thyejnё dhёmbёt,
    jepi botёs megjithatё mё tё mirёn tėnde.


    Citate


    Zemra e hareshme lind normalisht vetёm nga zemra qė nxjerr zjarr nga dashuria.

    Vetmia dhe ndjenja e tё qenit i padёshirueshёm janė varfёria mё e keqe.

    Ēdo fёmijё ёshtё i shtrenjtё. Secili ёshtё krijesё e Zotit.

    Tė japėsh veten ёshtё mё mirё se sa vetёm tё japėsh.

    Vetёm gruaja mund ta krijojė familjen. Por familja mund edhe tё prishet prej saj.

    Kurrё mos lejo qё ta takosh dikё, i cili pas takimit me ty nuk ёshtё mё i lumtur.

    Kujdesu qё askush tё mos vij tek ti pa shkuar mё mirё dhe mё i gёzuar.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kalkuta - qytet i mjerimit dhe gёzimit


    Nёnė Tereza ndihmoi mё tё varfёrit e tё varfёrve. Tё tillё kishte dhe ka mjaft nё Kalkutё. Ky qytet sa magjepsės aq edhe tmerrues pёrbёn sfondin e veprёs sё Nёnёs Terezё tё dashurisё pėr tё afёrmin.

    Kalkuta - njё metropol nё krizё

    "Pse tё mos shkruhet njё vjershё pёr njё grumbull muti qё Zoti e lёshoi nga lart dhe e quajti Kalkutё. Siē gёlon, kundёrmon dhe jeton dhe bёhet gjithnjё e mё shumё." Gynter Gras, i cili tha kёto fjalё, nuk ёshtё i vetmi, tё cilin ish-kryeqyteti i Indisё britanike e ēoi nё kufijtё e tij estetikė, moralė dhe fizikė. Madje edhe guvernatori i parё i pёrgjithshёm i Kalkutёs, Robert Clive, e pa si vendin mё tё prishur nё botё. Mahatma Gandi e quajti qytet nё vdekje, ndёrsa edhe pёr shkrimtarin indiano-karaibik V.S. Naipaul, Kalkuta ёshtё qytet pa tё ardhme. Ai shkruan: "Tё gjitha vuajtjet e tij janё vuajtje tё vdekjes. Unё nё fakt nuk njoh asnjё qytet tjetёr mё tё pashpresё."

    Pothuajse ēdo qytet i madh disamilionёsh i tё ashtuquajturёs "Bota e Tretё" mund tė mbajė nёntitullin "Njё metropol nė krizё". Megjithatė, varfёrisё, sёmundjes, mjerimit, vdekjes, rёnies dhe dėshpёrimit nuk ёshtё i lidhur aq ngushtė me asnjё qytet tjetёr tё botёs si me Kalkutёn, kryeqytetin e shtetit federal indian tė Bengalit Perёndimor. Shoku kulturor qё pёrjeton vizitori perёndimor, ёshtё jashtёzakonisht i madh - nё tёrё kuptimin e fjalёs, sepse mjerimi dhe kaosi i Kalkutёs pёrfshijnё ēdo kuptim. Ky mund tё jetё shkaku qė i ka shtyrё stacionet televizive, shkrimtarёt apo gazetarёt tё raportojnё mё shumё pёr Kalkutёn se sa pёr qytetet tjera, duke zgjuar pakёnaqёsinё e indianёve, tё cilёt ankohen pёr faktin se nё perёndim tregohen kryesisht anėt negative tё vendit tё tyre. Me me ndjenja tё pёrziera e panё edhe dhėnien e Ēmimit Nobel pёr Paqe Nёnё Terezёs, e cila deri atёherё nё Indi ishte krejtėsisht e panjohur, dhe tёrhoqi vёmendjen e botёs me anёt e shёmtuara tё Kalkutёs dhe publikimin e njё bestselleri francez, i cili pёrshkruan jetёn nё mjerim nё Kalkutё. Ky libėr u ndalua nё fillim nga qeveria, pёr tё kёrkuar mё pas ndryshime tё shumta, tё cilat bёnё qё tё mos mbetet pothuajse asgjё nga libri origjinal.

    Edhe mё ashpėr reaguan kalkutasit vetё - kalkutas quhet kёtu shtresa e mesme bengale dhe intelektualёt. Nё momentin kur Rajiv Gandi e quajti Kalkutёn qytet nё vdekje, duke shprehur nё kёtё mёnyrё atё qё mendojnё shumё indianё, qytetin u pėrfshi nga njё valё zemёrimi dhe debatesh disaditore nё parlamentin e Bengalit Perёndimor. Kalkutasit e duan me tё vёrtetё qytetin e tyre dhe vazhdojnё tё jetojnё tё nёnshtruar ndaj fatit, pavarėsisht nga shtёpitė tё prishura, ngushtёsia shtypёse, furnizimi i mangёt me ujё, pisllёku, ndёrprerja e pёrditshme e energjisė elektrike, mjetet e stёrmbushura tё transportit. Pёr ta Kalkuta ёshtё mё indiania nga tё gjitha qytetet e Indisё.

    Kjo Kalkutё, e cila sot demonstron problemet e pazgjidhshme tё zhvillimit tё qyteteve nё Botёn e Tretё, deri nё pavarёsinё dhe ndarjen e Indisё ishte britanike, qyteti mё i madh dhe mё i pasur i Indoisё, porti i saj mё i rёndёsishёm dhe pika mё e rёndёsishme industriale. Kalkuta ishte qyteti kolonial par excellence, ura mё e rёndёsishme e britanikёve me Indinё, nga e cila u shfrytёzua pjesa e tjetёr e vendit, edhe nё dobi tё elitave indiane nё Kalkutё.

    Varfёrimi i prapatokёs dhe migrimi i popullsisё sollёn nё qytet popullsinё e mjeruar fshatare. Vala e tė ardhurve u rrit pas ndarjes sё Indisё me vendosjen e refugjatёve nga pjesёt lindore tё Bengalit. Nga ana tjetėr, dhe nuk ofroi vende tё reja pune, ekuilibri edhe ashtu i luhatshėm mes numrit tё banorёve dhe mundёsisė pėr tё jetuar nё qytet, u shkatёrrua. E planifikuar nga britanikёt pёr maksimalisht njё milionė banorё, ankthi Kalkutё zjen sot nga tё gjitha anёt. Brenda 30 vjetёve numri i banorёve u rrit nga 4,4 milionė nё vitin 1961 nё 12 milionė, sa ka sot qyteti. Njёsoj si deti qė nuk mund tё pranojė mё shumё materie tё huaja, deri tek fundosja e Kalkutёs.

    Pasojat dramatike tё kёsaj pёrzierjeje brizante nga vėrshimi i popullsisё dhe tatėpjeta ekonomike duken gjithandej. Bashkё me Delhin, Kalkuta ёshtė njė ndėr shtatё qytetet me ndotjen mё tё madhe tё ajrit. Klima e rёndё mbytėse dhe e nxehtё bashkё me ajrin e ndotur nga dioksidet bёjnё qё gati gjysma e banorёve tё vuajnё nga bronkitisi, infeksionet e mushkёrive, tuberkulozi dhe sėmundje tё tjera tё rrugėve tė frymёmarrjes. I pasur me plumb si ajri ёshtё edhe uji i pijshėm, sepse tubat e rrjetit tё ujёsjellёsit janё tё shekullit tё kaluar. Vetёm gjysma e banorёve furnizohen nga ky rrjet. Kanalizime ka vetёm nё qendёr tё qytetit, kёshtu qё ēdo vit nё kohёn e reshjeve tё mёdha, rrugёt pėrmbyten nga ujёrat e zeza. Nё kushte tё tilla, ndёrprerjeve tё shpeshta tё energjisė elektrike nuk ua vё veshin askush.

    Mё tё rёndat janё ndёrkohė pasojat nga mbipopullimi i pashpresё. Nё njё kilometёr katror jetojnё mbi 30.000 banorё. Dy tё tretat e popullsisё sё Kalkutёs jetojnё nё lagjet e mjerimit, tё njohura zyrtarisht nga qeveria, tё ashtuquajturat bustees. Nė kėto lagje, njerёzit jetojnё pёr rreth 5 marka nё muaj nё kasolle primitive dheu, llamarine dhe druri. Fakti qė nё kёto lagje ekziston njё rrjet i ngushtё lidhjesh sociale dhe tё paktėn disa objekte sanitare bёnё qё banorёt e tyre tё konsiderohen si tё privilegjuar. Nёn ta vijnё tё ashtuquajturit squatters, tё cilёt jetojnё si kolonё tё egёr nё rrethana tё mjerueshme nё kasolle tekstili dhe mushama, tё ngritura pёr tё kaluar natёn nёn muret e shtёpive. Por nё gjendje mё mjerueshme nga tё gjithё jetojnё rreth njё milion vetё, tё cilёt pёrveē njё tasi alumin kanė e shumta edhe njė batanije tё hirnosur nga pisllėku, duke kaluar jetёn nё trotuarё, nё hyrjet e shtёpive, nёn karrocat e demave, afёr grumbujve tё mbeturinave dhe kanaleve tё hapura, mes mijve dhe qenve endacakė.

    Zhurma, kundёrmimi, varfёria masive dhe temperamenti i njohur kokёfortё i bengalёve e kanё shndёrruar Kalkutёn nё njё kazan shtrigash qё vlon. Disponimi askund nuk ёshtё mё agresiv se kёtu. Megjithatё! Kalkuta, ky qytet i ankthit, duket se gumėzhin nga jeta. Optimizmi, vitaliteti, humori, krijueshmėria karakterizojnё filozofinё e bengalёve. Duke pasur parasysh katastrofёn, kjo dёshirё pёr jetё duket se ndjehet fizikisht. Askund nё Indi nuk festohet dhe qeshet apo debatohet aq intensivisht dhe nё mёnyrё aq kontradiktore si nё Kalkutё. "Atё qё Bengali, bёn nesёr gjithё India" thotё njё shprehje indiane. Vendlindja e nobelistit tё parё indian, Rabindranath Tagore, qytetit i filozofёve Ramakrishna, Vivekananda dhe Sri Aurobindo, qendёr e intelektualёve dhe revolucionarёve indianё, konsiderohet metropol kulturor dhe artistik i subkontinentit. Askund tjetёr nuk xhirohen mё shumё filma artistik, qindra revista letrare, tё cilat edhe lexohen, qindra teatro, nё shumicёn e rasteve me aktorё amatorё, njё panair i pėrvitshėm libri me dy milionё vizitorё, shumica prej tyre nga Kalkuta dhe shumё prej tyre pa mundёsi pёr tё blerё njё libёr. Shkurt: njё jetё kulturore si nё nё asnjё qytet tjetёr indian. Pa marrё parasysh parashikimet e dekadave tё fundit pėr rrėnimin e Kalkutёs, bengalёt mburren me kryeqytetin e tyre.

  6. #6
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Kalkuta - qyteti i mjerimit dhe i gёzimit


    Gratё ziejnё oriz mbi soba me qymyr nė tasa llamarine, fёmijёt kёrkojnё nёpёr kosha plehrash mbeturina perimesh, qentё endacakė dhe shpendё tё mёdhenj e tё zinj presin pёr pjesёn e tyre. Nё rrugё lёvizin nё ajrin qё tė zё frymёn veturat, motoēikletat dhe biēikletat.

    Kalkuta, kryeqyteti i shtetit federal Bengalit Perёndimor, ёshtё det mjerimi. Dhe valёt e tё varfёrve nga viset fshatare drejt qytetetit nuk kanё tё ndalur. Askush s'e di me saktёsi numrin e banorёve tё metropolit mё tё madh dhe mё tё ri tё Indisё. Tё paktė 12 milionė duhet t'i ketё ndёrkohё, e kёtij numri i shtohen pёr ēdo ditё rreth 2000 vetё tė tjerё. Tё gjithё kёta kёrkojnё vend nёpёr trotuaret e stёrmbushura tё qytetit.

    Nё vitin 1949, Nёnё Tereza hapi Shtёpinё e Urdhėrit "Misionaret e Dashurisё". Murgesha u jepte tё uriturve vakte tё nxehta, njerёzve para vdekjes njё shtrat dhe, e kjo ishte mё e rёndёsishme pёr tё, ajo iu dha ndjenjёn e tė qenit pjesё e fatit tė tyre.

    Shtёpia e Urdhėrit ndodhet nё njё ndёrtesё tё hirtё guri afёr tempullit tё perёndeshёs Kali. Pёrpara, pёr tё flijoheshin njerёz; sot, para tempullit buzё Huglit, njё degё e lumit tё shenjtё Gang, hindutė djegin kufomat e tё vdekurve tё tyre.

    Nga Kali rrjedh emri i fshatit tё peshkatarёve Kalikata, i pёrmendur pёr herё tё parё nga njё poet bengal nё vitin 1495. Ky fshat u shndėrrua nё metropolin bregdetar Kalkuta, themeluar nё vitin 1690 nga Anglezёt si degė e kompanisё tregtare tё Indisё Jugore. Nga viti 1773-1912 Kalkuta ishte kryeqytet i Indisё Britanike. Gjatё kohёs sё kolonializmit filloi zhvillimi ekonomik i qytetit. Filloi ndёrtimi i obekjeve tipike angleze me elemente indiane si monumenti Victoria. Shumica e vilave tё dikurshme tani janё prishur. Me shpresё se do tё gjejnё punё, qё nga viti 1914 nё Kalkutё u dyndėn gjithnjё e mё shumё banorё tё zonave fshatare. Nё vitin 1947, pas ndarjes nё konflikt tё Pakistanit mysliman (Pakistani jugor ёshtё Bangladeshi i sotёm), drejt Kalkutёs vёrshoi njё valё e madhe refugjatёsh.

    Kalkuta nuk ёshtё vetёm "qytet nё vdekje", siē e quajiti atё dikur Rajiv Gandi, kryeministri i fundit i dinastisё sё Nehrus. Kalkuta ёshtё njёkohёsisht edhe qendёr e intelektualёve indianё dhe e avangardёs artistike. Nё "qytetin e gёzimit" jetoi edhe shkrimtari francez Dominik Lapier, i cili nё romanin e tij kryesor shkroi, se si nė asnjė vend tjetёr nё botё, kishte gjetur nё lagjet e mjerimit tё Kalkutёs dashuri, mirėkuptim dhe lumturi.

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    NĖNĖ TEREZA – HAPNA SYTĖ TANĖ

    Hans-Joachim Lanksch


    Marrėdhanien e Shqipnisė me Nanė Terezėn e randėson nji hipotekė e randė: qėndrimi i Shqipnisė zyrtarisht ateiste ndaj Nanės sė Kalkutės. Doemos nė prag tė lumnimit tė Nanė Terezės, Shqipnia tranzicionale ia nisi me shlye borxhin nga era komuniste: nė botėn shqiptare kishte gjithnduersh pagėzimesh me emnin e Nanė Terezės, spektaklesh, ekspozitash, botimesh, fjalimesh, deklaratash solemne. Nanė Tereza, ish-persona non grata, u bā heroinė kombėtare. Qeveria e Republikės sė Shqipnisė vendosi me e shpallė ditėn e lumnimit tė Nanė Terezės ditė festė kombėtare.
    Tani, nė prag tė njivjetorit tė lumnimit tė Nanė Terezės, prapė flitet shumė rreth Motrės sė beatifikueme shqiptare. Flitet pėr shtatoren e saj. Mė 12 shtator 2004, gazeta "Panorama" na informon pėr vlerėsimin e shtetit shqiptar pėr figurėn e Nanė Terezės: »Shenjtėrimi i Nėnė Terezės do tė festohet nga tė gjithė shqiptarėt, me njė mbėshtetje nga organet mė tė larta tė shtetit. Njė vit mė parė, gazeta ”Panorama” botoi vendimin e nxjerrė nga qeveria pėr organizimin e festės nė ditėn e shenjtėrimit tė Nėnė Terezės. 19 tetori, dita e lumturimit tė Nėnė Terezės ėshtė shpallur festė kombėtare. Qeveria miratoi projektligjin qė e zyrtarizonte propozimin e mbėrritur vetėm pak ditė mė parė, nė Kėshillin e Ministrave, nė vazhdim tė nderimit tė figurės sė shquar tė popullit shqiptar, Nėnė Terezės. Ka qenė grupi ndėrinstitucional i punės pėr organizimin dhe ndjekjen e veprimtarive, me rastin e shenjtėrimit tė Nėnė Terezės qė e ka propozuar shpalljen e ditės sė shenjtėrimit tė Anjeze Gonxhe Bojaxhi, Nėnė Terezės, ditė festė kombėtare. ”Vlerėsimi i shtetit shqiptar pėr figurėn e Nėnė Terezės, nuk ka filluar kohėt e fundit, por ėshtė ai njė vlerėsim i hershėm, qė nis me vizitėn e saj nė tokėn mėmė”, thuhet nė deklaratėn e Kėshillit tė Ministrave.«
    A mund tė bāhet mā shumė pėr Nanė Terezėn?
    Nė fillim tė kėtij vjeti, mė 30 janar 2004, vetėm tre muej mbas lumnimit tė Nanė Terezės, gazeta "Koha Jonė" na informoi pėr ikjen e Motrave tė Nanė Terezės nga qyteti i Korēės: »Korēė - Mbyllet shtėpia e bamirėsive tė Motrave tė Nėnė Terezės nė qytetin e Korēės. Janė larguar dje pesė motrat qė shėrbenin deri tani nė ambjentet e saj, diku pranė shtėpisė sė fėmijėve tė braktisur, ose nė afėrsi tė spitalit civil tė qytėtit. Motrat e Nėnė Terezės, midis tė cilave 4 indiane, pas njė takimi me kryebashkiakun e Korēės, Robert Damo, duket se nuk kanė parė mė shpresa pėr ta vazhduar aktivitetin e tyre nė qytetin juglindor. Arsyet e largimit tė paralajmėruar tė Motrave tė Nėnė Terezės mendohet se janė disa por mė kryesorja mbetet indiferenca e pushtetit lokal pėr tė mos ua falur shtėpinė ku ato kryenin aktivitetin dhe mungesa e njė prifti katolik nė qytetin e Korēės, ku ndodhet njė komunitet i vogėl i besimtarėve katolikė. Qė pas vendosjes sė tyre nė vitin 1991 nė qytetin e Korēės, Motrat e Nėnė Terezės i kėrkuan kryetarit tė bashkisė sė asaj kohe si dhe prefektit tė qytetit qė t'u falej shtėpia ku kryenin veprimtarinė e tyre bamirėse. Kjo kėrkesė nuk u realizua asnjėherė, dhe kjo mendohet tė ketė qenė shkaku kryesor i largimit tė Motrave. Vetė e madhėrishmja Nėnė Tereza e ka vizituar dy herė qytetin e Korēės gjatė ardhjes sė saj nė Shqipėri, por edhe prania e saj duket se nuk ka ndikuar nė vendimmarrjet e drejtuesve tė bashkisė apo kėshillit bashkiak. Nuk dihet saktėsisht, por njė lloj pakėnaqėsie e Motrave tė Nėnė Terezės, qė shėrbeu si shkak pėr ikjen e tyre nga Korēa, ka qenė edhe mungesa e njė prifti katolik nė kėtė qytet. Pas largimit tė kanadezit Geriy Wash, nė kishėn katolike tė qytetit tė Korēės kanė kryėr shėrbesa tė pėrkohshme edhe priftėrinj tė tjerė, por kėta janė larguar shpejt dhė nuk kanė qenė aspak jetėgjatė, madje edhe nė raportet e bashkėpunimit me Motrat e Nėnė Terezės. Sidoqoftė, largimi disi ndjellakėq i 5 Motravė ka ardhur pasi asnjė drejtues i pushtetit lokal nuk qe nė gjendjė tu siguronte pronėsinė e shtėpisė ku ato kryenin aktivitetin, edhe pse pėr gati 13 vjet kryen bamirėsi tė shumta dhe tė ndryshme nė dobi tė njerėzve nė nevojė tė rajonit tė Korēės.«
    A āsht ky vlerėsimi i shtetit shqiptar pėr Nanė Terezėn? Mund tė tė duket se shteti dhe pjesa e madhe e opinionit shqiptar e vlerėson figurėn e Nanė Terezės si figurė, dmth. si figurė famėmadhe shqiptare, tue injorue totalisht veprėn e saj fetaro-bāmirėse. Kundėrshtia mes fjalėve tė mėdha dhe aktiviteteve mburramane si vjet ashtu dhe sot, nga nji anė, dhe realitetit tė mjerueshėm nga tjetra anė, mund tė tė pezmatojė edhe mā shumė kur dihet qė po mė 30 janar tė kėtij vjeti u botue (nė faqet e gazetės "Korrieri") lajmi se qeveria shqiptare miratoi vendimin "Pėr shpronėsimin, pėr interes publik, tė pasurive tė paluajtshme, qė preken nga ndėrtimi i Qendrės Kombėtare Stėrvitore Baze (QKSB) tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrise, nė Bunavi tė Vlorės". U miratuen, pra, troje pėr stėrvitje ushtarake ku kompensimi i tė shpronėsuemve u parashikue me 12,1 milionė lekė. Koincidencė e ēuditshme!?
    Rreth ikjes sė Motrave tė Nanė Terezės nuk u revoltue asnji penė shkrimtari a intelektuali. Nuk u ndigjue dhe as nji nga ata qė iu vėrsulen me replika Aurel Plasarit kur ky e mori guximin me shkrue se Nanė Tereza, simbas tij, ishte me prejardhje arumune. E sulmuen Dr. Plasarin me nji argument tė vetėm – indinjata! – tue e trajtue si anmik tė popullit shqiptar dhe denigrues tė kulturės shqiptare. Nė kėtė mes, āsht interesante me shikue se qysh e shpjegon termin "arumun" Fjalori i Shqipes sė Sotme (2002): »Arumun,~i, shih Vllah,~u. Vllah,~u. Pjesėtar i njė popullsie qė ka si gjuhė amtare njė dialekt rumun dhe qė ėshtė marrė kryesisht me blegtori.« Kuptohet, prandej, deri diku "indinjata" e njerėzve tė angazhuem rreth promovimit tė Nanė Terezės si figurė e shquar e popullit shqiptar, mbasi aso figure nuk mund ta ketė nji entitet i cili dhe as nuk āsht komb.
    Nė kjoftė se e paska mirė poeti Ali Podrimja i cili tha se nderimi i Nanė Terezės i nderon tė gjithė nanat shqiptare, largimi i Motrave tė Nanė Terezės nga Korēa i turpnon tė gjithė bijtė shqiptarė.
    Mā nė fund due me citue nji nga tekstet e Nanė Terezės nga libri tė cilin, vjet, e kisha nderin e madh me e pėrkthye gjermanisht:


    HAPNA SYTĖ TANĖ

    Hapna sytė tanė, o Zot,
    qė tė mund tė shohim ty
    te vėllezėrit dhe motrat tona.
    Hapna veshėt tanė, o Zot,
    qė tė mund tė dėgjojmė thirrjet
    e atij qė ka uri, tė ftohtė, frikė,
    dhe tė atij qė ėshtė i shtypur.
    Hapna zemrėn tonė, o Zot,
    qė tė mėsojmė pėr t'u dashuruar njėri me tjetrin
    ashtu si na do ti.
    Falna pėrsėri, Shpirtin tėnd, o Zot,
    qė tė bėhemi njė zemėr e njė shpirt i vetėm,
    me emrin tėnd Ashtu qoftė.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga NoName
    Ikona e Nėnė Terezės: Nėnė nė emėr tė Atit


    Njė sari, njė palė sandale, njė kryq i vogėl. Kjo ėshtė ikona e Nėnė Terezės sė Kalkutės tė cilėn Papa Gjon Pali II e spalli tė Lume vetėm gjashtė vjet pas vdekjes , duke pėrmbushur kėshtu dėshirėn e miliona burrave e grave nga tė katėr anėt e botės, qė e patėn konsideruar shenjte qė mė tė gjallė. E quajtėn shenjte pėr bamirėsinė e saj, sepse e kishin parė duke u shėrbyer me dashuri tė pakufishme njerėzve mė tė papėrfillur tė botės, nė Indi e gjetiu. Por gjithsesi figura e Nėnė Terezės nuk mund tė krahasohet me figurėn, sado heroike, tė njė pėrfaqėsueseje tė Kryqit tė Kuq, ose tė "Mjekėve pa kufij". Pikėrisht procesi i lumnimit sqaron pse nuk duhen bėrė thjeshtėzime e as paralelizma tė tilla.

    Procesi dioqezan i kryeipeshkvisė sė Kalkutės nxori nė dritė, pėrmes dėshmive dhe letrave, tė cilat ajo vetė ia pati drejtuar atit shpirtėror dhe kryeipeshkvit tė Kalkutės, mė shumė pėrmasėn mistike, se sa atė bamirėse, theksimi i sė cilės ndonjėherė edhe ėshtė tepruar. Motra shqiptare, fėtyra e rrudhur e sė cilės tė kujtonte gjeografinė e vuajtjes nė botė, nuk jetoi si e varfėr ndėrmjet tė varfėrve thjeshtė pėr t'u shėrbyer njerėzve tė braktisur nga shoqėria: kishte njė qėllim mė tė lartė: tė ndiqte varfėrinė e kryqit, tė zbatonte njė pėr njė planin hyjnor. "Shpirti im ėshtė pėrplot me dashuri, me gėzimin e papėshkrueshėm tė bashkimit tė pandėrprerė me dashurinė e Krishtit. Jezusi nuk mė kėrkon gjė tjetėr, veēse t'i dhuroj atij vetveten, varfėrinė time, hiēin tim" - shkruante.

    Pėr ta kuptuar mė mirė ē'u tha mė sipėr, tregohet kjo anekdotė: " Njė gazetari amerikan, i cili, duke e parė tė pėrkulur, tek mjekonte plagėt e njė tė gėrbuluri, qė kullonin gjak e qelb, i pati thėnė se ai nuk do ta kishte bėrė kėtė as pėr njė milion dollarė, Nėnė Tereza i qe pėrgjigjur aty pėr aty: "As unė nuk do ta bėja kurrė pėr aq para. Por e bėj falas pėr Krishtin!".

    Diēka tė ngjashme i pati thėnė Nėnė Terezės dhe motrave tė saj njė ministėr indian: "Bėjmė tė njėjtėn punė, por me njė ndryshim tė vetėm: ne e bėjmė pėr diēka, ju pėr Dikė".

    Megjithatė, duhet theksuar se misticizmi i saj nuk ėshtė ishull izolimi: pėrkundrazi, ajo nuk mbyllet kurrė nė vetvete, ia hapė portėn kujtdo, e gatshme pėr t'i shėrbyer me tė gjitha forcat, siē ishte mėsuar qė nė moshė ende tė njomė. "Nė se nuk e kryen njė gjest bamirėsie me dashuri, tė lutem, mė mirė mos e bėj fare" - i thosh e ėma. E akoma: "Ti duhet tė jeshė dora e Provanisė Hyjnore kur nuk tė shikon askush, nė mėnyrė qė ata tė cilėt marrin, t'i jenė mirėnjohės Zotit e jo ty". Kėshtu krahėt e saj u bėnė krahėt e vetė Zotit e ajo, simbol i dukshėm i dashurisė sė tij. Mori mbi supet e brishta barrėn e stėr-rėndė tė tė gjithė varfanjakėve tė botės, duke e ditur se kėshtu kėnaqte Zotin e vet. Ky ėshtė thelbi i pėrshpirtėrisė sė saj, qė i ka themelet nė dashurinė e pakufishme tė Atit pėr tė varfrit e tė braktisurit, e cila gjen shprehjen mė tė lartė nė misterin e Kryqit e tė ringjalljes sė Krishtit. E kjo ėshtė edhe forca e vėrtetė mistike e mėsimit qė na lė trashėgim Nėnė Tereza. Nėnė nė emėr tė Atit!
    Pse nuk e postove ikonen?
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #9
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anėtarėsuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    mire e ka: pse nuk e postove ikonen?
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    ..........
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 13-09-2006 mė 11:15
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Tema tė Ngjashme

  1. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  2. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  3. Eshtrat e Nėnė Terezės, kthim nė Shqipėri
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 18:02
  4. Shenjtėrimi i Nėnė Terezės - Gonxhe Bojaxhiut
    Nga dodoni nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 18-01-2004, 06:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •