Gjene mire....mire e keni...po per drita si do ja bejme?
Gjene mire....mire e keni...po per drita si do ja bejme?
Summertime baby!
ornament keshtu e mendoj edhe une.
po ndoqem rrugene te medhenjve tere kohen pas do ngelena keshtu qe duhet te mos ta cajme koken e te ndjekim nje rruge tonen
po mu ktheve ne shqiperi do te te bej kryeminister
PAUCA SED MATURA
Ihti, shko e pyt zviceranet si ja bejne ata derezinj, eh si thua ti?
Shqiptaret ngopen me lugen bosh, dhe besoj se lajmi qe "na dhane nje shans per asocim ne BE" i gezon te gjithe. Kjo eshte "FITORJA E PIRROS" qe politika shqiptare u servir shqiptareve.
Egziston nje teme tek problematika shqiptare ne lidhje me kete teme, dhe nuk dua te perserit te njejtat fjale. Dua te them qe asocimi ne BE nuk i zgjidh problemet e shqiptareve, perkundrazi i demton ato, qe nga ceshtja kombetare, qe nga ekonomia e vendit e deri tek statusi gjeo-strategjik i Shqiperise ne Ballkan. Asocimi i Shqiperise ne BE e zbeh partneritetin e Shqiperise me USA.
I vetmi zhvillim pozitiv qe une mund te mendoj nga ky lajm eshte fakti se klasa politike shqiptare do te jete nen monitorimin e ngushte te Perendimit, pra nuk do te kene mundesi ta dredhin shume bishtin sic kane bere deri me sot. Le te shpresojme qe ky hap te pakten te emancipoje klasen politike shqiptare, megjithe une perseri kam rezervat e mia edhe ne kete pike.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Ornament vlajo,
Zvicrra nuk ka qene 500 vjet nder turqit
Ishte pjese e austro-hungarise (edhe nuk pa lufte ne truall te vet)
qe krejtesisht jashte luftes se dyte boterore
nuk vuajti asnje dite komunizem, edhe i ka patur gjithmone shpatullat e ngrohta, ka qene e hapur per te gjithe, dhe e kane perkedhelur mire superfuqite qe ka anash.
tashi une nuk e di si e zgjidhi zvicrra punen e dritave n kohe te vet...edhe desha te them qe eshte nje krahasim qe nuk mund te behet, po te merren parasysh faktoret historike.
Sidoqofte une e kisha fjalen, qe me standartet e jetes ne shqiperi, e me te ardhurat per capita qe kemi, nuk e shoh se si mund te konsiderohet kandidate per BE.
Jam dakort me Albon qe shqipot ngopen me lugen bosh, sic u ngopen me firmat.
po po e pi edhe une i gote me shpresen qe Shqipria do hyje ne BE, (sic pij me shpresen per te fitu lotarine)
hajt n dasem cuna!
Summertime baby!
Firma me Ameriken, prish negociatat
Shqiperia rrezikon marredheniet me Bashkimin Europian ne rast se ajo nenshkruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes nje marreveshje dypaleshe qe i perjashton ushtaraket amerikane nga juridiksioni i Gjykates Nderkombetare Penale. Ky paralajmerim vjen as me shume dhe as me pak por nga Parlamenti Europian. Europarlamentaret jane te mendimit se ndaj 5 vendeve te Europes juglindore, Keshilli i Ministrave i BE-se si dhe Komisioni Europian duhet te mbajne nje qendrim me te prere, ne rast se vihet re se keto vende nuk plotesojne jo vetem disa kritere te politikes se brendshme, por po ashtu edhe ne rast se nuk i permbahen politikes se BE ne aspektin nderkombetar. Keto opinione u bene te ditura gjate nje sence plenare te organizuar ne Bruksel, ku europarlamentaret shqyrtuan edhe procesin e asocimit dhe stabilizimit me vendet e Europes juglindore.
Me kete rast ata kerkuan qe ndihma ekonomike e BE-se si dhe marredheniet e saj me vendet ballkanike te nderpriteshin, ne qofte se vendet e sipermendura nuk permbushnin angazhimet e tyre ndaj Bashkimit Europian. Nder kushtet qe duhet te plotesojne vendet ballkanike renditen bashkepunimi i plote me Gjykaten nderkombetare te Hages, pranimi i kthimit te refugjateve ne trevat e tyre si dhe nje politike me aktive ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit, kontrabandes dhe trafiqeve me qeniet njerezore, droge etj. Keto kondita u jane bere te njohur qe me pare udheheqesve te Shqiperise, Maqedonise, Jugosllavise, Bosnjes dhe Kroacise, por e vecanesia e rezolutes se fundit te Parlamentit Europian ishte se ajo e vinte theksin edhe ne nje aspekt te ri: ne plotesimine detyrimeve ndaj Gjykates Nderkombetare Penale. Parlamenti Europian ben thirrje per nderprerjen e cdo ndihme dhe ngrirjen e procesit te asocim - stabilitetit me ato vende qe nenshkruajne marreveshje te vecanta me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sic dihet ndermjet BE-se dhe SHBA-se ziejne kontradikta te thella ndaj rolit dhe juridiksionit te kesaj gjykate te re nderkombetare. Europianet jane te mendimit se kjo instance e Kombeve te bashkuara duhet te kete juridiksion te plote ndaj te gjitha krimeve qe ngjasin ne bote, por amerikanet mendojne ndryeshe. Ata nuk duan dhe nuk pranojne qe nje gjykate e huaj, qofte kjo edhe nderkombetare apo e OKB-se, te kete te drejten te gjykoje ushtaraket e saj qe ndodhen ne mision jashte kufijve. Per te shmangur keto probleme Shtepia e Bardhe ka filluar te nenshkruaje marreveshje dypaleshe me vende te ndryshme te globit, ne te cilat ushtaraket amerikane perjashtohen nga juridiksioni i Gjykates penale nderkombetare.
E para nga vendet europiane qe e nenshkruajti nje marreveshje te tille ishte Rumania, e cila se bashku me Bullgarine nuk bejne me pjese ne 10 vendet e reja europiane, qe ne vitin 2004 do t'i bashkengjiten BE-se. Por sikur te mos mjaftohej me kaq, europarlamentaret u kerkojne edhe vendeve ballkanike qe ato te mos nenshkruajne marreveshje dypaleshe me Uashingtonin, pa u keshilluar me pare me Brukselin. Ndryshe nuk ka me ndihma dhe as integrim te shpejte ne BE. Se cfare pune i prish Europes nenshkrimi i marreveshjeve dypaleshe me SHBA-ne kjo nuk eshte shume e qarte. Por nga ana tjeter eshte shume e qarte qe europianet nuk e shohin fare me sy te mire nenshkrimin e nje marreveshjeje qe perjshton ushtaraket amerikane nga juridiksioni i Gjykates penale.
Si kunderpeshe e ketyre shtrengimeve Parlamenti Europian ben thirrje per lehtesimin e shkembimeve njerezore, tregtare dhe kulturore ndermjet BE-se dhe vendeve ballkanike. "Nuk duhet te krijojme barriera te reja kufitare ne Europe, prandaj duhet te nxisim dhe lehtesojme te gjitha format e shkembimeve legale ndermjet BE-se dhe Ballkanit", - shkruhej ne rezoluten e Parlamentit Europian. Megjithese eurodeputetet jane te mendimit qe regjimi i vizave ndaj qytetareve ballkanike duhet te lehtesohet, ne rezolute nuk behej fjale per heqje te plote te tyre. Heqja e plote e vizave ndaj qytetareve te shteteve ballkanike duhet te behet vetem pasi keto vende te kene pushuar se qeni burim emigrantesh ilegale dhe krimi te organizuar, - theksohet ne rezoluten e Parlamentit Europian kushtuar procesit te asocim - stabilitetit me vendet e Europes Juglindore.
Just God Can Judge Me
ne hame me luge bosh e ju ngopeni z ihti dhe z albo.
sa per punen e amerikes mos u tremb se nuk i prishim mardheniet prandaj akoma skane per tju kthyer ne shqiperi.
bashkimi evropjan veret
PAUCA SED MATURA
ne hame me luge bosh e ju ngopeni z ihti dhe z albo.
sa per punen e amerikes mos u tremb se nuk i prishim mardheniet prandaj akoma skane per tju kthyer ne shqiperi.
bashkimi evropjan veret qe nuk eshte parajse por ama me shume se cdo humbim do fitojme dhe do shuhet edhe problemi i emigrimit te shqiptareve nga malet e fushat.evropa plake eshte ei tejmbushur nga kapitali dhe nje pjese e mire firmave te fuqishme qe se perballojne dot koston ne vendet e tyre do shikojne nga vende si shqiperia.pa shiko vendet lindore kandidate per ne EU po mbushen me ofertat per te prodhuar makina. vetem para nje muaji cekise ju kerkua leje per pegout dhe citroen ndersa ne sllovaki ka marre leje volswagwen.
me hyrjen ne evrope turizmi shqiptar do te kete nje gjallerim me evropiane qe paguajne mijra euro per te kaluar 5 dite ne greqi e turqi ndersa ne shqiperi me te njejtat shpenzime kalojne 15 dite.
por nga ana Shqiperia nuk duhet te jete e gatshme vetem te pranoje kushtet e Europes, por t'i beje te ditura dhe kushtet e saj.
PAUCA SED MATURA
Shqiperia vetem lyp ndihma ne Evrope e ne keto pozicione ske se si ve kushte! E dyta turizmi eshte shume me i lire ne Turqi dhe Greqi se sa ne Shqiperi pa folur per infrastrukturen, sigurine e ushqimit, shkallen e profesionalizmit, cilesine e hoteleve....
Ato qe kerkon Evropa nuk jane asapk absurditete por gjera te domosdoshme per te zhvilluar nje shtet normal
Just God Can Judge Me
Priebe i BE: Negociatat, kur tė plotėsoni kushtet
TIRANE (14 Nėntor) - Kryetari i delegacionit tėTask Force tė BE Reinhard Priebe, nė pėrfundim tė takimit tė Task Force tė BE me Grupin Konsultativ, ka bėrė njė pėrmbledhje tė takimit, duke theksuar se marveshja e asociim-stabilizmit do tė nėnshkruhet vetėm atėherė kur tė plotėsohen kushtet qė i janė vendosur Shqipėrisė. anjo/mr (BalkanWeb
-------------------------
-------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Jam martuar002
Krijoni Kontakt