Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 46
  1. #21
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shqiperia ne europe eshte "fut" me kohe, s'ka familje mos ta kete nje emigrant diku. E gjitha kjo "loje" e asocim-manovrimit-vellazerimit s'behet veē per qellime politike, per marrje votash nga partite e ndryshme qe e kane bere kalin e tyre te luftes, ngaqe mbrenda vendit ato i kane mundesite e pakta te bejne "ēudira".
    Gjithashtu SHBA nuk KANE ME INTERESA STRATEGJIKE NE EUROPE, ket syleshet shqiptare do ta marrin vesh diten kur te largohen marinsat nga kosova.
    Neve s'na ngelet veē ti qajme hallet tona vete, sa me shpejt aq me mire.

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Mariglenora...ke qene nanjihere ne Shqiperi ti apo je rrite ne Ceki?
    Se kshu is flet ti, si patriot i zjarrte po na e bo Shqiperine Zvicerr!
    NUk i kane mungu inverstitoret Shqiprise, i kane munguar trute dhe deshira per tu hapur rruge ketyre investitoreve.
    Per cfare turizmi flet ti mer vlla, qe per te shku nga Tirana ne Vlore duhet me udhetu 4 ore...per te shku ne Sarande te duhet gjithe dita.
    UNe them ishallah pranohet ne BE, edhe te verteta qofshin gjithe fjalet e tua, po gjithashtu te them hapi syt e shif realitetin.
    Summertime baby!

  3. #23
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    sa per informacionet e tua tirane-vlore eshte 2 30 ndersa tirane sarande eshte 5 ore.nuk e di mbase ka dale ndonje grope e madhe se uen kam qene ne shtator dhe shkoj 2 here ne vit nga nje muaj dhe kjo do te thote qe jam me shume se ty ne kontakt me shqiperine . po te kesh qene ne shqiperi keto tre vjetet e fundit duhet ta kesh pare qe ne sarande turistet shtohen nga viti ne vit dhe investimet po ashtu. vetem kete vere ne sarande ishin bo tre investime prej 10-tra milionash dollare. kurse ne tirane shifje ndryshimet nga dita ne dite si ne invrastrukture ashtu edhe te njerezit ska me te forte ne shqiperi te gjithe ne tirane dhe sarande ishin per qejf te palles. per mua shqiperise i duhet vetem qetesia vella se te tjerat vijne me kohen ceshtja eshte ti bejme sa me shpejte se kena ngele pas
    po ke nanjigjo tjeter me thuaj .
    te pershendes
    PAUCA SED MATURA

  4. #24
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Fjala jote qofte. Mbase ke te drejte qe une i shoh gjerat nga larg, qofsha gabuar.
    Une ca them e them nga ato qe lexoj e nga ato qe me thone njerezit qe jane atje.
    Mua shifrat dhe numrat nuk me bejme me pershtypje, se jam der ne maje te hundes me shifra investimesh... po po e them edhe njehere, qofte fjala jote.
    Summertime baby!

  5. #25
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Ne vitin 1996 Shqiperia ishte me afer se kurre Evropes.Per fat te keq revolucioni fshataro-enverist i 1997-es e largoi ate pergjithmone nga Evropa

    Shqiperia eshte sot vendi me i varfer i Evropes,komplet jashte standarteve.Ajo kurre nuk do te hyje me gjithe llumin qe mbart ne Evrope
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet nė Bllog
    22
    Jeffrey: "Vonesat ne BE, se jeni muslimane"

    Erl Murati/ "Ka pasur hezitime nga mjaft vende perendimore per te afruar Shqiperine apo Maqedonine, ose per te anetaresuar Turqine ne Bashkimin Europian, sepse keto vende shihen me rezerva pasi jane muslimane". Kete deklarate ka artikuluar dy dite me pare ambasadori amerikan, James Jeffrey ne mbledhjen e komisionit te Jashtem parlamentar. Burime nga kjo mbledhje thane per "KJ" se ambasadori Jeffrey ka pranuar se nje pjese e vendeve te BE-se kane rezerva ndaj Shqiperise, sepse ky eshte nje vend, kryesisht i besimit islam, dhe mendohet se ne momente te caktuara ka mbeshtetur terrorizmin. Por, Jeffrey ka shtuar se SHBA-te kane nje vizion krejt tjeter per Ballkanin dhe per keto vende qe jane muslimane. "Ekzistojne qarqe europiane, te cilet kane shfaqur rezerva edhe per anetaresimin e Turqise ne BE, por SHBA-te kane nje vizion tjeter sepse Turqia megjithese muslimane ka deshmuar se ka nje vokacion perendimor dhe kete e ka deshmuar edhe gjate luftes se NATO-s ne Kosove", ka thene Jeffrey.

    Pasi kane degjuar fjalen e ambasadorit amerikan, anetaret e komisionit te Jashtem parlamentar i jane ankuar atij per faktin se nje pjese e vendeve te BE-se, kerkojne te mbajne larg vetes disa vende te Ballkanit perendimor me arsyetimin se "keto jane vende muslimane, mund te jene vatra te terrorizmit dhe perbejne rrezik per Europen dhe perendimin". Ne samitin e fundit te BE-se ne Kopenhagen te Danimarkes, disa parlamentare te vendeve te ndryshme kerkuan qe me vende te tilla ku popullsia eshte kryesisht muslimane si Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina por edhe Maqedonia, te behet kujdes pasi ato kane qene vazhdimisht te dyshuara si mbeshtetese te organizatave terroriste. Deputeti i PDr-se ne komisionin e Jashtem, Qazim Tepshi ka reaguar menjehere pas deklaratave te Kopenhagenit. Ai kerkuar ndihmen e SHBA-ve qe nje koncept i tille te mos ekzistoje me ne qarqet europerendimore. Nga ana e tij, James Jeffrey e ka mbeshtetur reagimin e deputeteve te opozites ne komisionin e Jashtem. Ai ka deklaruar se i gjithe Ballkani duhet te integrohet ne strukturat euroatlantike ne nje proces qe do te shkoje shkalle-shkalle gjate viteve te ardhshme. Ambasadori Jeffrey e ka mbeshtetur reagimin e deputeteve dhe eshte shprehur kunder deklarimeve te tilla qe e ndajne popullsine per nga religjioni. Sipas tij, Bashkimi Europian duhet te beje kujdes edhe me Turqine, dhe nese ajo tregon se po ben hapa konkrete ne drejtim te reformave dhe permiresimit te standartit te te drejtave te njeriut, ky vend duhet te jete pjese e Europes se Bashkuar. "Ne kemi mbeshtetur fuqimisht Turqine dhe kjo ka rezultuar jo pa sukses. Ky vend po deshmon se po perpiqet te respektoje standartin e te drejtave te njeriut, te zgjidhe ceshtjen e kurdeve dhe te Qipros. Ne vitin 2004 Turqia do te filloje zyrtarisht bisedimet per anetaresim te plote ne Bashkimin Europian", ka deklaruar ambasadori Jeffrey.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Romani Prodi ne nje deklarim te vetin pardje tha se se shpejti do te ju jepet nje pergjigjje vendeve tjera te Europes Juglindore duke perfshire ketu edhe Shqiperine per kerkesen e tyre per pershpejtim te procedurave te pranimit dhe per dhenien e me shume fondeve per reformat.
    Kurse sa i perket deklarates se ambasadorit amerikan (per te cilin shume respekt) eshte thellesisht e gabuar sepse se pari nuk ka kriter feje per pranim ne BE dhe se dyti ai gabohet kur thote se Shqiperia dhe shqiptaret jane nje komb mysliman sepse kjo gje eshte e ditur nga te gjithe e vecmas nga politikanet europiane qe shqiptaret jane nje komb laik dhe jo njefetar.
    Gjithmone para ecet vetem me optimizem dhe jo me pesimizem, pesimizmi nuk eshte i mire fare ne jete ne asgje. Keshtu qe shikoni gjerat me me optimizem. Shqiperia fakt qe akoma nuk eshte Zvicer por ka filluar te behet (dhe kete mund ta vesh re edhe nga zhvillimet qe ka pasur gjate ketyre dymbedhjete vendeve, pra nuk krahasohet fare me ate Shqiperine e para dymbedhjete vitesh) dhe do te behet shume shpejt per kete e keni edhe garancen time. Sepse pike se pari ne jemi ne Europe, pra vendi yne gjendet ne Europe dhe tani Europa eshte bere nje shtet i madh dhe sikur cdo shtet tjeter do qe rajonet brenda saj te zhvillohen njesoj, gje te cilen kane filluar ta bejne duke dhene fonde dhe duke ndihmuar reformat, por qe shpresojme dhe besojme shume se do ta rrisin ndihmen dhe me kete edhe pranimin me te shpejte ne BE. Kjo gje eshte fare e padiskutueshme dhe nuk duhet shikuar me pesimizem sepse ne jemi brenda kufijve natyror te BE.
    Pershendetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    jetoj ne londer angli
    Postime
    15
    ne rradhe te pare dua te them se ka shume shqipetar sic jam dhe vete qe nuk kane deshire qe shqiperia te integrohet ne europe.kur them europe kam parasysh anen politike se sa per europe jemi te paret qe kemi vene kembe.ne te ardhmen priten shtete si qipro qe te antaresohen me te gjitha te drejtat ne BE.Dhe po te shohim pozicionin gjeografik te qipros mund te thuash se eshte ne azi dhe jo ne europe.mos valle edhe iraku po te ishte nje shtet me popullsi te krishtere do te lejohej ne BE?mos valle eshte vetem rastesi dhe nje jovemendje e hartes qe sa here qe shohe ne shtypin europian te flitet per statistika te cfaredolloji mbi shtetet europiane nuk bene pjese shqiperia?kohet e fundit anetare te rinj nga e gjithe europa lindore si shtetet balltike dhe polonia moren te drejten e anetaresimit dhe u la jashte vetem turqia.Eshte e ditur qe turqia ka me te vertete nje histori te madhe te shkeljes te te drejtave te njeriut sidomos mbi popullsine kurde,dhe me te drejte ky do te ishte preteksi qe franca dhe gjermania nuk do ta lejonin ne familjen e tyre engjellore.por gjermania nuk duhet te harroj kure qe eshte shkaktare e hapjes te dy luftrave ne zemer te evropes dhe e holokaustit,kurse franca qe bashke me angline jane krijuesit e imperializmit dhe kolonianizmit,por dikush do te thosh qe eshte vec nje njolle e zeze nga e kaluara.atehere le te hedhim nje sy nga gjermania sot qe eshte furnizuesi me i madh me arem i irakut dhe engjellori Shirak qe hiqet sikur eshte nj luftetar i zjarte i te drejtave te njeriut dhe bene reforma agrare ne nje kohe kur afrika po vdes nga uria.pra themelet e shtepise te enjgjujve jane te kuqe nga gjaku i lufterave anembane botes per te cilat ata jane shkaktare.keto vende i kan nje borxh te madh moral dhe material botes te cilen ata e quajne te trete(perfshi ketu dhe shqiperine).pra ne rradhe te pare nuk kan te drejte morale ata qe skan moral ti kerkojne llogari nje shqiperie per te cilen ata vete jane shkaktare per copetimin e saj dikur dhe varferine e korupsionin sot.pra une nuk e dua vendin tim te behet anetare i familjes te enjgjujve hipokrit e gjakatar.atdheu yne nuk i ka borxh kujt.
    buzeqesh

  9. #29
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Duhet pare me realizem gjerat.
    Eshte fakt i gjalle qe europianet ne vend qe te mos lejonin copetimin tone, ata edhe vet paten kontribuar ne te. Po ajo ka qene para njeqind viteve. Kurse tashme gjerat kane ndryshuar, dhe ne europe i kemi pothuajse te gjithe miq. Per kete duhet te bindemi te gjithe. Dhe poashtu nuk kemi asnje arsye qe te kundershtojme pranimin tone ne BE.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #30
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Raporti "Sekret " i B-E- se

    Njė ditė prara takimit me zyrtarėt e lartė tė BE-sė, kreu i Komisionit tė Integrimit komenton reformat
    Kontroll politik mbi gjyqėsorin dhe problme me krimin e korrupsionin.

    Nano po e tepron me korrupsionin nė drejtėsi!

    Raporti konfidencial tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė, ku flitet pėr reformat institucionale, luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, ka disa ditė qė ka mbėrritur pranė qeverisė shqipare, por kjo e fundit nuk ka vėnė nė dijeni as parlamentin, si institucioni mė i lartė nga ku burojnė tė gjitha pushtetet e tjera. Mediu shton se nė raport theksohet se “nė Shqipėri mbetet shumė pėr tė bėrė nė sistemin e drejtėsisė, ku vihet re njė kontroll politik mbi gjyqėsorin, ka probleme tė krimit tė organizuar dhe luftės kundėr korrupsionit. Gjithashtu, ka mangėsi nė ngritjen e struktuarave kundėr krimit tė organizuar”. Ndėrkaq, burime nga parlamenti dhe ekzekutivi thanė dje se ai ėshtė njė raport paraprak i BE-sė, qė hartohet si ēdo vit para publikimit tė raportit vjetor, qė del nga Komisioni Evropian nė prill, mbi vitin paraardhės. Sipas kėtyre burimeve, nė kėtė raport nuk ka vetėm kritika, por edhe vlerėsime pozitive, si zgjedhja konsensuale e Presidentit. “Raporti paraprak normalisht pėrfshin qėndrime pozitive dhe kritike”,- shtuan tė njėjtat burime. Nga ana tjetėr, kryeministri Nano, nė mbledhjen e fundit tė komisionit ndėrministror tė integrimit, ka tėrhequr vėmendjen pėr rastet e korrupsionit nė sitemin e drejtėsisė dhe ka marrė si shembull rastin e lirimit tė kryedoganierit tė Durrėsit, pasi shoferi i tij u kap me 90 celularė tė pazhdoganuar.
    Ēėshtjet e mėsipėrme: drejtėsia, krimi dhe korrupsioni pritet qė edhe sot, gjatė takimeve tė ngjeshura tė zyrtarėve tė lartė shqiptarė me ata evropianė, tė jenė nė qendėr tė vėmendjes. Raporti, edhe pse i konsideruar konfidencial, ėshtė pėrfolur nė shtyp si shumė kritik pėr qeverinė nė drejtim pėrmbushjes sė kushteve tė komunitarėve. Kreu i republikanėve shprehet se “parlamenti duhej tė vihej nė dijeni, por qeveria jo vetėm qė nuk e ka shpėrndarė pėr institucionin mė tė lartė nė vend, por nuk ka lajmėruar as mazhorancėn e vet, duke mos pasur besim te kjo e fundit”.
    Reformat
    Kryetari i komisionit tė posaēėm parlamentar, Mediu, ėshtė i mendimit se reformat kryesore janė ngadalėsuar shumė. “Dy nga kėrkesat kryesore tė BE-sė, garantimi i zgjedhjeve tė lira dhe tė barabarta sipas vėrejtjeve tė OSBE/ODHIR-it dhe zgjidhja e problemit tė pronės sipas Kushtetutės, janė tė bllokura”,- tha ai. Sipas Mediut, kjo vjen nga qė nuk ka vullnet nga ana e qeverisė dhe e mazhorancės socialiste. Po kėshtu, tronditjen dhe ndėrprerjen kohėt e fundit tė bashkėpunimit mes pozitės dhe opozitės ai e sheh si njė tjetėr pikė jo tė favorshme nė rrugėn e asociimit tė Shqipėrisė nė strukturat e Bashkimit Evropian. “Nė takimet e ditės sė sotme me funksionarėt e lartė tė Bashkimit Evropian do tė diskutohet mbi axhenda konkrete dhe nga qeveria shqiptare nuk mund tė kalohet duke bėrė premtime”,- tha ai, duke theksuar se marrėdhėniet mes vendit tonė dhe BE-sė kėrkojnė realizimin e detyrave tė dhėna kohė mė parė.
    Nga ana tjetėr, sot kryeministri Nano nė mbrėmje do tė ketė njė takim kokė mė kokė me Sekretarin e Lartė tė BE-sė pėr Sigurinė dhe Politikėn e Jashtme, ku priten tė theksohen ēėshtjet qė shqetėsojnė mė shumė marrėdhėniet dhe tė ardhmen e Shqipėrisė me BE-nė. Nė mbledhjen e para pak ditėve tė komitetit ndėrministror, Nano kėrkoi ngritjen e “task-force”-s shqiptare, qė do tė monitorojė ēdo ministri dhe do tė raportojė ēdo dy muaj nė komitetin ndėrministror. Pėrfundimet e bisedimeve tė sotme pritet tė jenė vendimtare pėr hapjen e bisedimeve, edhe pse nga BE-ja ėshtė caktuar fundi i janarit si datė e firmosjes sė tyre nė Tiranė, mes kryeministrit shqiptar dhe Presidentit tė Komisionit Evropian, Romano Prodi.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  3. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •