Pershendetje,
Si shume prej jush ne kete forum dhe une jam nje bashkeatdhetare qe jetoj ne Hollande.
Ne vjeshten e ketij viti kam planifikuar te shkoj me pushime ne Shqiperi, kete here kam planifikuar te shkoj me makine nga Gjermania, Austria,Slovenia, Kroacia, Bosnia Hercegovina, Mal i Zi, por nuk jam e sigurt nese kam nevoje per transit visa.
A di ndonjeri pre jush nese duhet trasi visa, pra une kam leje qendrimi ne hollande qe mund te udhetoj ne shtete e EU, por nuk e di nese ne Kroaci, Bosnia, kam nevoje per vize.
Do te ishte ndihmese per mua nese ju do te kishit ndonje informacion ne lidhje me kete pyetje, ose qofte dhe ndonje koment ne lidhje me udhetimin me makine ne shqiperi, pra nese keni eksperienca te tilla do te ishit te mirepritur ti tregonit.
Me respekt lela
Krijoni Kontakt