Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Arrestohet në Itali vrasësi i Eva Vishës, nënës së Elsa Lila

    Shekulli

    --


    Pas katër muaj hetimesh intensive, prokuroria e Tiranës identifikon autorët e implikuar në vrasjen e nënës së këngëtares Lila

    "Dimë vrasësin e nënës së Elsës"

    Prokuroria, disa fletë- arreste për vrasjen e Eva Vishajt

    Lindita Çela

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës është drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së Eva Vishajt, nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila, madje sipas burimeve janë prerë disa fletë- arreste. Burime të Prokurorisë thanë për gazetën se për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj, janë të dyshuar disa persona. “Hetimet nuk kanë përfunduar, por në ekzekutimin e gruas 39- veçare janë implikuar disa persona”,- thanë për gazetën burime të prokurorisë. Për efekt hetimi nuk bëhen të ditura emrat e personave të implikuar në këtë vrasje, por konfirmohet prerja e disa fletë arresteve. Sipas burimeve, të implikuarit në vrasjen e Eva Vishajt pritet të arrestohen shumë shpejt dhe dëshmia e tyre do të çojë në zbardhjen e motivit të ekzekutimit të nënës së dy fëmijëve, në maj të vitit 1997. Plot katër muaj i është dashur të punojë grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës për të shkuar drejt zbardhjes së një prej vrasjeve më misterioze të tetë viteve të fundit. Megjithëse grupi hetimor është përballur me një mungesë të theksuar provash, ai ka arritur të zbulojë personat e dyshuar në këtë vrasje. Ndërkohë, të afërmit e viktimës, nga ana e tyre, kanë thënë se e dinë kush e ka vrarë Evën. Sipas tyre, ai është një person me inicialet A.A dhe që pas vrasjes së Evës është larguar në Itali. Emri i tij i plotë ndodhet në dosjet e hetimit të prokurorisë.

    Vrasja pa dosje
    Deri katër muaj më parë, për vrasjen e Eva Vishaj nuk ekzistonte asnjë dosje, qoftë dhe me të dhënat elementare të ekspertizës në vendin e ngjares. Një mungesë e tillë provash ka vështirësuar së tepërmi punën e grupit hetimor të prokurorisë së Tiranës, që menjëherë pas kërkesës së babait të viktimës, nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur për gazetën se për këtë vrasje nuk ka ekzistuar asnjë e dhënë në Ministrinë e Rendit Publik. Grupit të hetimit i është dashur ta nisë gjithçka nga e para. Nga ana e tyre, të afërmit e viktimës kanë thënë për gazetën se një grup punonjësish të komisariatit nr. 4 në kryeqytet kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, (në kilometrin 31 ku u gjet e vrarë Eva Vishaj) dhe se hetimet paraprake lidhur me vrasjen e saj u dërguan në prokurorinë e Tiranës. Por dosja me këto të dhëna, sipas familjarëve të gruas së vrarë, i është përcjellë në atë kohë komisariatit të policisë së Elbasanit, për shkak se trupi pajetë i Eva Vishajt u gjet në territorin që mbulon ky komisariat. Por edhe në komisariatin e policisë së Elbasanit, nuk ekziston një dosje për këtë vrasje. Madje mësohet se as prokuroria e këtij qyteti nuk është marrë me hetimin për zbardhjen e ekzekutimit të Eva Vishajt.
    Hetimi
    Hetimet për vrasjen në rrethana misterioze të 39-vjeçares Eva Vishaj, në 23 maj të vitit ’97, kanë nisur dhe po vazhdojnë nën drejtimin e prokurorit të rrethit të Tiranës, Vexhi Muçmata. Nga hetimet e deritanishme, sipas burimeve për gazetën, ka rezultuar se vrasja e Eva Vishajt është kryer me paramendim. Në trupin e viktimës nuk është ushtruar asnjë llojë dhune as edhe nuk është përdhunuar. Vdekja e Eva Vishës është shkaktuar vetëm nga një plumb në kokë, kjo e vërtetuar edhe nga ekspertiza e mjekëve ligjorë. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se Eva Vishaj ka qenë duke udhëtuar me autorin e krimit, i cili gjatë rrugës Tiranë-Elbasan e ka ekzekutuar me armë zjarri. Hetuesit këmbëngulin se vrasja e 39-vjeçares është kryer me paramendim, pasi mbi viktimën nuk është ushtruar asnjë lloj dhune.

    Familjarët
    Familjarët e viktimës, krahas shumë të dhënave që i kanë dhënë grupit të hetimit, kanë treguar dhe emrin e personit që sipas tyre është vrasësi i Eva Vishajt. Sipas tyre, autor i vrasjes së Evës është një person me inicialet A. A., i cili aktualisht jeton në Itali. Sipas këtij burimi, thuhet se personi i dyshuar për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj ka qenë i martuar dhe se ai është larguar nga Shqipëria pas ekzekutimit të saj. Sipas burimeve, ndaj personit të denoncuar nga të afërmit e viktimës është prerë një fletë- arresti ndërkohë që pritet ekstradimi i tij nga Italia. Gjithsesi grupi i hetimit mbetet i rezervuar lidhur me detajet e hollësishme rreth personave të implikuar në ekzekutimin në rrethana enigmatike të Eva Vishajt, në maj të vitit 1997.

    Tetë vjet mister
    Pas tetë vitesh, prokuroria e Tiranës është në prag të zbardhjes së plotë të vrasjes së Eva Vishajt, lindur në Vlorë dhe banuese në Tiranës. Për vite me radhë, vrasja e ndodhur në maj të vitit 1997 ka qenë krejtësisht e mistershme. Askush nuk ka kryer hetime mbi motivet dhe autorët e kësaj vrasjeje. Madje misteri i vrasjes së gruas 39-vjeçare shoqërohej dhe me “legjenda” të cilat sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë, janë shumë larg së vërtetës. Përgjatë kësaj është folur se 39- vjeçarja Eva Vishaj është vrarë në shtëpinë e saj dhe më pas është hedhur në Qafë-Krrabë. Trazirat që shoqëruan vitin ‘97 duket se kanë ndikuar në moskryerjen e hetimeve të plota për zbardhjen e ngjarjes. Por një letër e mbërritur pak muaj më parë, në Prokurorinë e Përgjithshme, nga babai i viktimës, duket se ka nxjerrë nga sirtaret një nga krimet më të rënda.
    Lindita Çela

    23 maj ‘97
    Kjo është dita kur Eva Vishaj u gjet e vrarë në kilometrin 31, në rrugën nacionale Tiranë- Elbasan. Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët më pas lajmëruan menjëherë në polici. Policia që atëherë kreu hetime nuk dalloi shenja dhunë në trupin e viktimës, përveçse një plumb në kokë që i kishte marrë jetën 39-vjeçares

    Dhjetor 2004
    Deri në këtë kohë nuk ekzistonte asnjë dosje për vrasjen e Eva Vishajt. Familjarët e saj kanë pritur më kot nga policia apo prokuroria për gjetjen e autorëve të vrasjes së vajzës së tyre. Dhe pritja e tyre ka sosur. Ata kanë shkuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku dhe kanë kërkuar me insistim nisjen e hetimet për vrasjen në rrethana misterioze të vajzës së tyre

    Pas 4 muajsh
    Katër muaj pas kërkesës së nisjes së hetimeve për vrasjen e Eva Vishajt nga familjarët e saj, këta të fundit kanë marrë njoftimin se autorët e implikuar në këtë krim janë identifikuar dhe shumë shpejt do të arrestohen. Ky lajm ka mundur të zbusë paksa plagën e të afërmëve të Evës, sidomos të babait të saj, që u shpreh se tani do të prehem i qetë

    Familjarët: A.A është vrasësi
    Familjarët e Eva Vishajt kanë dhënë për grupin e hetimit emrin e një personi për të cilin ata dyshojnë se është autor i ekzekutimit të vajzës së tyre. Sipas familjarëve, personi me inicialet A.A është larguar në Itali, pas ekzekutimit të Evës. Thuhet se dhe ndaj personit të denoncuar nga familjarët, prokuroria ka prerë fletë arrestin



    Hetimet
    Katër muaj më parë, një grup prokurorësh të Prokurorisë së Tiranës kanë nisur hetimet intensive për vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila. Hetimet nisën pas një letre që babai i gruas së vrarë i dërgoi Prokurorit të Përgjithshëm, ku i kërkonte gjetjen e autorëve të vrasjes së vajzës së tij. “Kanë kaluar shumë vite nga vrasja e vajzës sime dhe prokuroria nuk ka mundur të gjejë autorët dhe motivet e kësaj ngjarjeje”,- thuhej në letrën që babai i viktimës i drejtonte Prokurorit të Përgjithshëm

    Fletë- arrestet
    Pas katër muaj hetime intensive prokuroria e Tiranës ka mundur të identifikojë autorët e implikuar në vrasjen e nënës së këngëtares së njohur. Megjithëse hetimet nuk kanë përfunduar, sipas burimeve nga prokuroria e Tiranë, janë prerë disa fletë arreste dhe shumë shpejt personat e dyshuar do të arrestohen. Prokuroria nuk i bëri të ditur emrat e personave të identifikuar, për arsye hetimi. Burime nga grupi i hetimit thanë se arrestimi i tyre do të sjellë dhe dëshmi, të cilat do të zbardhin rrethanat dhe motivet e vrasjes së Eva Vishajt



    14/04/2005

    -----------------







    di llafe..

    8 vjet kan fjetur prokuroret e Nanos.. e skan ven ujet ne zjarr te gjejne vrasesin e Eves..
    Keshtu ja shperblen Nano mikeshave te veta..
    Per te fjetur hoteleve me te ndjeren sa ishte me trajnim ne Bence ja kish qejfi.. e sapo u lirua e u be krieminister nuk begenisi me te merret me mantenutat e vjetra..
    i braktisi "plakat " sikurse te shoqen e ca te tjera se helbete i duket vetja bill klinton e berluskon e Sheik Dubai e i duhet Harem me te Njoma..sikurse mikut te tij Thaqit ..

    Po Ps-ja si nuk cau koke per te mjeren Eva..
    Ajo i sillte pusull-direktivat Partise nga Benca..
    Apo sic duket mesoi shum gjera e nuk duhej te shihte me driten e diellit.. hajt nje plumb kokes e hiqe qafe.. coje ne te semes..
    Jan mesuar keta soji Bllokmeneve te cojne "ne te semes".. ata qe prishin pune..
    Biseda Nano-Abdi eshte thesar..
    Sallaku i shkrete i trembur nga Altin edvinat.. kerkon te mbrohet nen sqetullat e Nanos e i ngrati .. tash i duhet te zbardhe biografine e erret te Shefit.. per te gjetur pak strehe nen mullaqet e tije..
    Po per Shkallnurin te shohim se ke do kapi.. se Shefi Madh duhet lare me sapun e finje nga mekatet..
    Nikoll Lesi e ka radhen tani .. te shtypet nga Sallaku qe Nanosit ti dale fjala e "nderit" se ai asnje mize nuk ka shtypur..



    ....

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Një ministër dëshmitar për vrasjen e Eva Vishës, nënës së Elsa Lila

    Flet Saimir Visha: Vetëm Sollaku pranoi të hapte dosjen


    Vëllai: Një ministër dëshmitar për vrasjen e Eva Vishës


    Keti Banushi

    Saimir Visha nga shumica e njerëzve njihet si një avokat i suksesshëm, por pakkush e di se ai është vëllai i Eva Vishës, mamasë së vrarë të këngëtares Elsa Lila.

    Familjes së ish-prokurorit të dikurshëm i janë dashur 8 vjet pritjeje që hetuesit të hapnin më në fund një dosje për të gjetur të vërtetën e vrasjes, mbytur prej kohësh në misterin e malit të Krrabës. Dy ditë pas rishfaqjes në skenë të ngjarjes së 23 majit 1997 në kilometrin 29 ku u gjet e vrarë motra e tij, Visha shprehet gjatë një interviste për gazetën “Panorama” se pas shumë betejash më në fund Prokuroria ka vendosur të hetojë. “Kemi provuar disa herë, por ka qenë e pamundur që të rihapet kjo çështje, derisa familja vendosi t’i dërgonte një letër kryeprokurorit Sollaku”. Visha akuzon edhe policinë për mosveprim, ndërkohë që tashmë ai thotë se presin vetëm arrestimin e vrasësit që për ta ka qenë një emër i njohur me kohë. “Prokuroria na ka thënë emrin e autorit dhe ky emër përputhet me dyshimet tona fill pas ngjarjes”, shprehet avokat Visha. “Në letër janë dërguar të gjitha të dhënat e familjes dhe një gjë e tillë është marrë në konsideratë nga zoti Sollaku, i cili hapi dosjen që nuk ishte hetuar asnjëherë më parë”. Visha thotë se për këtë çështje “Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar edhe një ministër, por ky i fundit ka refuzuar dy herë të paraqitet”. Megjithatë avokati shpreson se kjo histori të zbardhet më në fund dhe fajtorët të marrin atë që meritojnë, edhe pse pas kaq shumë vjetësh.

    Zoti Visha ju keni dërguar një letër për hapjen e hetimeve rreth vrasjes së motrës suaj, a është e vërtetë kjo?

    Po është e vërtetë, por jo unë personalisht. Familja ime ka vendosur për t’i dërguar një letër prokurorit të përgjithshëm, Theodhori Sollaku, të cilin e falenderoj së bashku me prokurorin e rrethit, Vexhi Muçmata se menjëherë janë treguar të gatshëm për të ngritur grupin e punës, i cili për pesë muaj ka bërë një punë të madhe deri në zbulimin e autorit. Letra është dërguar në dhjetor të 2004-ës

    Çfarë përmban kjo letër?

    Në letër, e cila është shkruar nga babai janë dëshmitë e gjithë pjesëtarëve të familjes, ku secili ka treguar gjithë atë që di për këtë ngjarje. Janë të dhëna në formë dëshmie, të cilat hedhin dritë lidhur me vrasjen. Ndërsa letra e dytë është një falenderim për zotin Sollaku dhe zotin Muçmata.

    Sa e gjatë është letra?

    Letra e parë është shumë e gjatë dhe ka të gjitha detajet që familja di. Nuk di me saktësi se sa është, por ka qenë goxha e gjatë dhe i është dërguar direkt kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

    Sa prokurorë kanë punuar për zbardhjen e ngjarjes?

    Me sa di unë kanë qenë pesë prokurorë që kanë punuar me dosjen, katër prej të cilëve janë nga Prokuroria e Tiranës dhe një nga Prokuroria e Përgjithshme.

    E dini ju kush është autori i vrasjes së motrës tuaj?

    Po, sigurisht. Jam vënë në dijeni nga Prokuroria për këtë gjë. Së shpejti presim arrestimin dhe ekstradimin e tij, pasi është vënë në lëvizje edhe Interpoli.

    Keni marrë vesh më parë se kush ishte autori apo e mësuat emrin e tij nga Prokuroria?

    Ne kishim dyshimet tona për autorin e vrasjes, por kur këto ishin të njëjta edhe me rezultatet që nxori Prokuroria, atëherë u bindëm plotësisht.

    A e njihni ju personin në fjalë?

    Sigurisht. Por ne në këtë moment nuk mund të themi asgjë për këtë, pasi ai është person në kërkim dhe nuk duhet të nxjerrim sekretin hetimor. Me këtë punë po merret drejtësia tashmë.

    A keni kërkuar më parë rihapjen e hetimeve dhe nëse jo, pse vendosët ta bëni pikërisht tani?

    Po kemi kërkuar edhe më parë që të rihapen hetimet por sa ishte prokuror i përgjithshëm, Arben Rakipi kjo gjë ishte pothuajse e pamundur. Kërkesat tona të herëpashershme janë kthyer mbrapsht dhe asgjë nuk është bërë për të hetuar. Me ardhjen në këtë post të Theodhori Sollakut ndryshoi situata dhe ne kërkuam sërish që këto hetime të hapen për t’u zbardhur e vërteta. Ndërkohë që jemi të pakënaqur dhe të fyer nga drejtori i përgjithshëm i policisë së Tiranës, Albert Dervishi, i cili jo vetëm nuk ka vepruar, por edhe ka penguar në zbardhjen e vrasjes. Për këtë veprim të tij ne do të kërkojmë që të procedohet penalisht.

    Në ç’mënyrë ju ka penguar zoti Dervishi?

    Me mosveprimin e tij. Për të madje kjo vrasje rezulton sikur nuk ka ndodhur fare. Ndërkohë që është vërtetuar që ngjarja ka ndodhur në 23 maj të vitit 1997 dhe ajo është regjistruar fillimisht në komisariatin numër 4 në Tiranë, i cili ka kryer veprimet e para. Ndërkohë që Dervishi ka deklaruar se kjo çështje nuk është kompetencë e policisë së Tiranës, pasi ngjarja ka ndodhur në zonën e Elbasanit dhe i janë transferuar veprimet komisariatit të Elbasanit

    A ka dëshmitarë për këtë vrasje?

    Po ka, por familja ime është pak e shqetësuar se edhe një ministër, i cili ka dijeni për vrasjen heziton të jetë dëshmitar. Ai është thirrur dy herë nga Prokuroria për të dëshmuar, por nuk është paraqitur.



    Drejtori i policisë së shtetit mohon akuzat e vëllait të viktimës

    Dervishi: Ngjarja po hetohet me shumë seriozitet

    “Ka ndodhur në një kohë kur ishte e vështirë të merreshin prova”

    Drejtori i policisë së shtetit, Albert Derbishi menjëherë pas akuzave të lëshuara në adresë të tij nga vëllai i viktimës, Saimir Visha është shprehur se ngjarja është duke u hetuar me mjaft seriozitet nga policia dhe Prokuroria. I kontaktuar nga “Panorama” drejtori i policisë së kryeqytetit, Albert Dervishi, ka mohuar akuzat që janë bërë në drejtim të tij për këtë çështje. Ai është shprehur se si në çdo ngjarje të vjetër të rëndë, edhe në këtë ngjarje policia e Tiranës e ka vlerësuar dhe e ka patur në vëmendje pikëpamjen e ndërtimit të punës operative për zbulimin e autorëve. “Ne kemi vënë në dispozicion të gjithë informacionin që kemi patur për këtë ngjarje”, është shprehuar kreu i bluve kryeqytetas, duke mos pranuar kurrsesi deklarimet e bëra për gazetën nga zoti Visha. “Ky është një krim që ka ndodhur në 1997, ku këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e tjera janë bërë në ato rrethana që ua ka lejuar situata, duke mos u gjetur provat e duhura në vendin e ngjarjes”. Një tjetër pengesë në këtë ngjarje, sipas policisë, është edhe koha në të cilën ka ndodhur ky krim, kur situata ishte shumë e vështirë dhe mungonte pothuajse edhe shteti. Ndërsa në atë kohë është menduar se ngjarja ka ndodhur në zonën e Elbasanit, pasi kufoma është gjetur pak përtej kilometrit 29, ku është edhe vija ndarëse mes dy qyteteve. “Edhe tani po punojmë me shume seriozitet për të përmbushur detyrimet tona”, është shprehur Dervishi, i cili ka deklaruar seriozitetin me të cilin është duke u punuar aktualisht për zbardhjen e kësaj historie.





    Dosja u hap me urdhër të kryeprokurorit Sollaku, në fund të dhjetorit, 8 vjet pas vrasjes

    “Pesë muaj për të zbuluar vrasësin”
    Anëtarët e grupit siguruan prova për zbardhjen e krimit



    Një letër ka ndryshuar rrjedhën e një ngjarjeje, që ndoshta do të kishte mbetur përgjithmonë e pazbardhur.

    Kryeprokurori Sollaku pesë muaj më parë urdhëroi personalisht fillimin e hetimit dhe një gjë të tillë ua ngarkoi 5 anëtarëve të një grupi hetimi. Burime nga organi i akuzës bënë të ditur se dosja është hapur në fund të dhjetorit dhe gjatë këtyre muajve është arritur që të zbardhet në shumë pika si histori, përfshirë autorin që ka qenë një nga pikat më të fshehta të dosjes. Grupi i hetuesve, një prej të cilëve nga Prokuroria e Përgjithshme ka mundur që të rindërtojë pas tetë vjetësh, dëshmi që mendoheshin të harruara, dëshmi të cilat në një farë mënyrë kanë identifikuar autorin e vrasjes, i cili tashmë është një person që kërkohet nga policitë e të gjithë Evropës.


    Krijimi i grupit

    Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se grupi i hetimit për këtë ngjarje ka ardhur menjëherë pas një urdhri të kryeprokurorit Sollaku. Hetimi u mor në dorë nga Prokuroria e Tiranës, por në grup është edhe një zyrtar i lartë i Prokurorisë së Përgjithshme, i cili analizon të gjithë detajet dhe provat që sigurohen gjatë hetimit. Grupi i përbërë nga 5 vetë ka nisur nga funksionimi që në dhjetor dhe deri tani është marrë eksluzivisht me hetimin e detajeve të ngjarjes, që në atë kohë, kur ka ndoidhur kanë qenë shumë të pakta. Burimet thonë se hetimi është nisur fillimisht vetëm në bazë të letrës së nisur nga familja Visha e më pas, duke analizuar edhe njëherë të gjitha aktet e ekspertimit të vendit të ngjarjes së ndodhur në vitin e largët 1997.


    Hetimi

    Për muaj me radhë hetuesit kanë mundur që të sigurojnë të dhëna, që kanë qenë baza e krijimit të një dosjeje normale hetimi, pavarësisht se më përpara ajo përbëhej vetëm nga tri fletë gjithë e gjithë: ekspertiza e vendit të ngjarjes, ekspertiza e kufomës si dhe deklarimet e polcisë për ngjarjen. Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se janë marrë disa dëshmi interesante mes tyre edhe familjarë të viktimës, të cilët janë shprehur se e dinin njeriun me të cilin Eva ka dalë ditën e vrasjes. Një ndihmë mjaft të vlefshme për këtë histori kanë dhënë deklarimet e familjarëve në letrën e dërguar zotit Sollaku, dëshmi të cilat më pas janë marrë edhe nga anëtarët e grupit gjatë kësaj kohe. Tashmë historia e 1997 është në konludim e sipër dhe pritet që Interpoli të arrestojë të dyshuarin si vrasës, i cili është larguar nga Shqipëria një vit pas krimit. p.s



    Gjyshi i Elsës: Eva nuk mbante më mbiemrin Lila

    Sali Lila, gjyshi i Elsa Lila me nj; kontakt telefonik me gazetën ka deklaruar se gruaja e vrarë në 1997 nuk mban mbiemrin Lila, por atë të vajzërisë, Visha. Në artikullin që i referohet hetimit të vrajes, ne e kemi përmendur me emrin Eva Lila, mbiemrin të cilin ajo e mbante kur ishte martuar me burrin Edmond Lila. Gjyshi i këngëtares së njohur shprehet se pak kohë para vdekjes së saj, Eva nuk e kishte këtë mbiemër për shkak të disa arsyeve familjare. Sali Lila sqaron se nëna e këngëtares nuk quhet Eva Lila, por Eva Visha. Ai thotë se Eva duhet të përmendet me mbiemrin e vajzërisë të saj, pasi e kishte humbur mbiemrin Lila para se të vdiste. Gjyshi i këngëtares u shpreh se familja Lila nuk ka lidhje me zhvillimet e fundit, që kanë ndodhur me dosjen e ngjarjes së vitit 1997. Sipas Sali Lilës ndryshimi i emrit nga Lila në Visha ka ndodhur vite më parë për arsye familjare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-04-2005 më 22:43

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Familjarët e Eva Vishajt kanë përmendur emrin e Dhimitraq Raftit, si person që njihte të akuzuarin për vrasje

    "Vishaj", akuza thërret Raftin

    Zv.ministri Rafti ka dëshmuar në prokurori.Akuza: zv.ministri s’ka lidhje me çështjen

    A. Bogdani

    TIRANË - Zv.ministri i Transporteve, Dhimitraq Rafti është thirrur nga prokuroria e Tiranës që të japë ndihmesën e tij, për zbardhjen e vrasjes së Eva Vishajt. Emri i personit të njohur në arenën politike shqiptare është përmendur nga familjarët e nënës së këngëtares Elsa Lila, gjatë dëshmisë së këtyre të fundit në prokurori. Kanë qenë familjarët e Vishajt që kanë kërkuar me ngulm rihapjen e hetimeve, duke denoncuar në organin e akuzës personin që ata dyshojnë se ka kryer vrasjen. E gjatë përpjekjeve të tyre për zbardhjen e historisë së mbuluar me mister, të afërmit e 39-vjeçares së vrarë në vitin 1997 kanë përmendur në prokurori emrin e Raftit, si person të njohur me të akuzuarin prej tyre. Sipas televizionit A1, drejtuesit e prokurorisë së Tiranës kanë ftuar për bashkëpunim Raftin, që të sqarojnë pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje.


    Dëshmitarët VIP

    Zv.ministri i Transporteve i është përgjigjur pozitivisht ftesës së prokurorisë, për të dëshmuar mbi këtë çështje. Por asnjë fjalë që ai ka thënë, nuk është cilësuar me interes për hetimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje, madje as nuk është shënuar në dosje. Sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës mësohet se zv.ministri Rafti nuk ka asnjë lidhje me personin e akuzuar prej familjarëve të Vishajt si autor i vrasjes. Thirrja e tij në prokurori është bërë me qëllimin e ballafaqimit me dëshminë e familjarëve të Vishajt, të cilët kanë thënë se Rafti njihte personin me iniciale A.A, për të cilin ata dyshojnë se është autori i vrasjes së 39-vjeçares Eva Vishaj.


    Hetimet

    Prokuroria e Tiranës është drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së Eva Vishajt, nëna e këngëtares së njohur Elsa Lila, madje sipas burimeve janë prerë disa fletë- arreste. Burime të Prokurorisë thanë për gazetën se për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj, janë të dyshuar disa persona. “Hetimet nuk kanë përfunduar, por në ekzekutimin e gruas 39- veçare janë implikuar disa persona”,- thanë për gazetën burime të prokurorisë. Për efekt hetimi nuk bëhen të ditura emrat e personave të implikuar në këtë vrasje, por konfirmohet prerja e disa fletë arresteve. Sipas burimeve, të implikuarit në vrasjen e Eva Vishajt pritet të arrestohen shumë shpejt dhe dëshmia e tyre do të çojë në zbardhjen e motivit të ekzekutimit të nënës së dy fëmijëve, në maj të vitit 1997. Plot katër muaj i është dashur të punojë grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës për të shkuar drejt zbardhjes së një prej vrasjeve më misterioze të tetë viteve të fundit. Megjithëse grupi hetimor është përballur me një mungesë të theksuar provash, ai ka arritur të zbulojë personat e dyshuar në këtë vrasje. Ndërkohë, të afërmit e viktimës, nga ana e tyre, kanë thënë se e dinë kush e ka vrarë Evën. Sipas tyre, ai është një person me inicialet A.A dhe që pas vrasjes së Evës është larguar në Itali. Emri i tij i plotë ndodhet në dosjet e hetimit të prokurorisë.

  4. #4
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Shekulli ka nje artikull te cilin nuk e lexoj dot te plote. Kush mundet ta sjelle te gjithe. Ktu po postoj vetem ate qe lexohet pa abonim:


    *

    Ish- gruaja e Nanos, në Prokurori

    Lindita Çela

    TIRANË- Ish gruaja e Kryeministrit Fatos Nano është është thirrur nga prokuroria e Tiranës që të japë ndihmesën e saj, për zbardhjen e vrasjes së Eva Vishajt. Emri i Rexhinës është përmendur nga familjarët e nënës së këngëtares Elsa Lila, gjatë dëshmisë së këtyre të fundit në prokurori. Kanë qenë familjarët e Vishajt që kanë kërkuar me ngulm rihapjen e hetimeve, duke denoncuar në organin e akuzës personin që ata dyshojnë se ka kryer vrasjen. E gjatë përpjekjeve të tyre për zbardhjen e historisë së mbuluar me mister, të afërmit e 39-vjeçares së ...

    *

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22
    Prokuroria: Rexhina Nano duhet të dëshmojë në lidhje me vrasjen e Eva Vishajt, nënës së këngëtares Lila

    Ish- gruaja e Nanos, në Prokurori


    Lindita Çela

    TIRANË- Ish gruaja e Kryeministrit Fatos Nano është është thirrur nga prokuroria e Tiranës që të japë ndihmesën e saj, për zbardhjen e vrasjes së Eva Vishajt. Emri i Rexhinës është përmendur nga familjarët e nënës së këngëtares Elsa Lila, gjatë dëshmisë së këtyre të fundit në prokurori. Kanë qenë familjarët e Vishajt që kanë kërkuar me ngulm rihapjen e hetimeve, duke denoncuar në organin e akuzës personin që ata dyshojnë se ka kryer vrasjen. E gjatë përpjekjeve të tyre për zbardhjen e historisë së mbuluar me mister, të afërmit e 39-vjeçares së vrarë në vitin 1997 kanë përmendur në prokurori emrin e ish -gruas së kryeministit, Rexhina, si person të njohur me të akuzuarin prej tyre. Sipas burimeve të prokurorisë, ndaj Rexhinës është firmosur në fletë-thirrjeje për paraqitje në prokurorinë e Tiranës. Në bazë të dëshmisë së të afërmëve të gruas së vrarë në mënyrë të mistershme, deklarimet e Rexhinës do të hidhnin dritë mbi këtë çështe. Ndaj dhe prokurorët të cilët po hetojnë prej katër muajsh këtë dosje, kanë vendosur të thërrasin për të dëshmuar Rexhinën, e cila në vitin që është kryer vrasja ka qenë bashkëshortja e kryeministrit Fatos Nano.


    Refuzim i dëshmisë

    Deri më dje, Rexhina nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së prokurorisë, për të dëshmuar mbi këtë çështje. Fakti që prej disa muajsh, ish- bashkëshortja e kryeministrit jeton në Francë, e ka bërë të pamundur paraqitjen e saj pranë organit të akuzës. Gjithsesi të afërmit e Eva Vishajt insistojnë në dëshminë e ish-gruas së kryeministrit pasi sipas tyre, nga rrëfimi i saj mund të hidhet shumë dritë mbi ngjarjen. Made sipas tyre, nga dëshmitë e personave të thirrur në prokurori për këtë ngjarje do të zbulohet edhe motivi i vrasjes së Eva Vishajt në maj të vitit 1997. Thirrja e Rexhinës në prokurori është bërë me qëllimin e ballafaqimit me dëshminë e familjarëve të Vishajt, të cilët kanë thënë se ish- bashkëshortja e Fatos Nanos e njihte personin me iniciale A.A, për të cilin ata dyshojnë se është autori i vrasjes së 39-vjeçares Eva Vishaj.


    Hetimet

    Pas dëshmisë së të afërmëve të Eva Vishajt, nënës së këngëtares së njohur Elsa Lila, prokuroria e Tiranës është drejt zbardhjes së plotë të vrasjes. Madje, sipas burimeve të prokurorisë, janë prerë disa fletë- arreste dhe se për vrasjen e 39-vjeçares Eva Vishaj, janë të dyshuar disa persona. Për efekt hetimi, nuk bëhen të ditura emrat e personave të implikuar në këtë vrasje por personat e implikuar në vrasjen Eva Vishajt pritet të arrestohen shumë shpejt. Ndërkohë që sipas dëshmisë së të afërmëve të viktimës,
    personi që ka vrarë Evën është A.A. dhe fill pas vrasjes është larguar në Itali. Ndërkohë që burime të Prokurorisë thonë për gazetën “Shekulli” se hetimet ende nuk kanë përfunduar dhe se mbi autorët e vrasjes ka disa të dyshuar. Gjithsesi do të jetë dëshmia e personave që janë thirrur nga prokuroria që do të çojë në zbardhjen e motivit të ekzekutimit të nënës së dy fëmijëve, në maj të vitit 1997. Plot katër muaj i është dashur të punojë grupit të hetimit në Prokurorinë e Tiranës për të shkuar drejt zbardhjes së një prej vrasjeve më misterioze të tetë viteve të fundit. Deri katër muaj më parë, për vrasjen e Eva Vishajt nuk ekzistonte asnjë dosje, qoftë dhe me të dhënat elementare të ekspertizës në vendin e ngjares.

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Gaz Demin duhet te therrase prokuroria. Ai ka qene jarani Eves gjate kohes qe Nano ishte ne burg. Gaz Demi e çonte Even ne takim me shefin ne Bençe. Gaz Demi, ka qene dhe kam pershtypjen se eshte akoma krahu i djathte i Fatos Nanos, studenti i bindur i tij ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    E si su bie nje mortje ti haje gjithe keta fatosllare e nanollare qeveritar.....katila ne gen.
    ..e mbi te gjitha pse duhet ti mernin jeten,horat.
    Suksese vellait ne zbardhjen e ngjarjes.
    Wild and crazy can't be lazy

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel
    ... Gaz Demin duhet te therrase prokuroria. Ai ka qene jarani Eves gjate kohes qe Nano ishte ne burg. Gaz Demi e çonte Even ne takim me shefin ne Bençe. Gaz Demi, ka qene dhe kam pershtypjen se eshte akoma krahu i djathte i Fatos Nanos, studenti i bindur i tij ...

    Nuk ke pershtypje te gabuar.

    Gaz Demi eshte sot "pronar" i te vetmit hotel me 5 yje ne Sarande, pra i hotel "Butrintit".

    Ne kete hotel jane investuar miliona dollare dhe me te vertete i meriton yjet.
    Fatos Nano i ka dhurur nje pjese te aksioneve Rexhina Nanos, ish-gruas se tij ne menyre qe ajo ta zbus pak hidherimin me shampanje ne Paris.
    Rexhina Nano figuron si antare e trupit dipllomatik shqiptar, ne Paris. Me te vertet jeton me te bijen qe po studion aty.

    Para nje viti Mero Baze shkruajti ne gazeten TemA per vrasjen e asaj qenies njerzore. Botoi edhe nje interviste te nje oficeri te policise kriminale.
    Ne kete interviste ofizeri policise tregonte se :

    Kishin 2 jave qe benin pergjime dhe filmime me kamera ne nje lokal te Elbasanit, per arsy se ai lokal isht bere pike takimi e dy bandave kriminale te qytetit.
    Diten kur eshte vrare ajo mjelsja e Bences, ka ardhur ne kete lokal e shoqeruar me dy persona. Meqenese biseda e tyre ishte e tensionuar dhe meqenese lokali ishte bosh, pergjuesit e policise i kishin fiksuar mire fytyrat e kesaj tresheje.
    Dikur treshja u ngrit nga tavolina, hipi ne makine dhe u nis ne drejtim te Tiranes.
    Ne mbremje teksa oficeret e policise kriminale po ktheheshin ne Tirane, pane ca kolege te tyre te kryenin formalitetet e nje vrasje. Kur zbriten nga makina pane se kufoma ishte e gruas qe kishin pare ne lokal.
    Te nesermen ne mengjes u paraqit tek eprori i tij dhe pasi i tregoj historine e nje dite me pare, i sygjeroi qe te merrnin ne pyetje dy burrat qe shoqeronin ne lokal viktimen. Eprori ne fillim e pranoi kete metode pune, por nje dite me vone e mbylli dosjen dhe i keshilloi miqesisht oficerit te policise, qe edhe ai te mos perzihej me kete pune pasi ishte me pasoja per te gjithe ata qe do tentonin ta nxirrnin ne drite kete vrasje.


    Kjo interviste ngjalli shume thash e theme per Don Qorrin.

    Per kete arsye edhe Theodhori Sallakaqis ka nxjerre fjale, qe i kan kerkuar interpolit arrestimin dhe ekstradimin e vrasesit.

    Me nje gure Theodhoraqis vret tre zogj:

    1) I thot nepermjet medias vrasesit: Ik ne Belgjike te Altin Arapi dhe meso se si fitohet azili politik, kur te kerkon Theodhoriu.

    2) Sa kohe qe vrasesi njihet dhe po kerkohet, Don Qorri ska pse akuzohet as ne gjykate, as ne gazete, as neper kafene.

    3) Mashkulli i dyte per te cilin tregon oficeri i policise kriminale, nuk egsiston me ne dosje ( ne kerkim eshte vetem nje vrases). Pra Gaz Demi apo kushdo qofte ai, duhet te koncentrohet per fushaten elektorale te Don Qorrit dhe jo te shqetesohet nga intervistat e nje cop polici.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 21-04-2005 më 19:27

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Brari.

    Kush eshte padrino-ja i mafies shqiptare, prej 8 vjetesh?
    Kush eshte ai person qe e ka meirtuar dhe mban titullin DON ne mafien shqiptare, pervec Fotiadh Thanas Nanos.

    Ne qofte se ti nuk e ke harruar, halabaku qe kemi per kryeminister, i ka patur syzet me xham te trashe sa nje byt_h kavanozi. Pra nofken "Qorr" nuk ja kam vene une, por te njohurit e tij te femijerise dhe rinise.

    Prandaj DON QORRI.


    Oficeri i policise qe pati dhene kete interviste tek gazeta TemA,ose kishte frike ose Mero Baze nuk donte qe ne gazete (ne ate kohe) te permendeshin emrat e atyre qe shoqeronin mjelsen e Bences diten e vrasjes.

    Megjithate u permend fakti qe ata ja kishin derguar Qorrit shpesh ne qeli. ( Ne qeline e tmerrshme te burgut te rregjimit diktatorial te Berishes, pervec rakise te Skraparit, veres se Nartes, qingjave te laberise te burgosurit ordiner Fotiadh Nano i vinte here pas here edhe zhbllokusja e tubacioneve.)

    Meqenese dihet qe Gaz Demi ishte krijuesi i ketyre takimeve speciale, ateher mendoj qe nje nga personat te cileve oficeri i policise nuk i ka permendur emrin mund te jete Gaz Demi.

    Ndoshta edhe gabohem.

    Por nje gje eshte me se e vertete.

    Don Qorri ka dhene urdherin per eleminimin e asaj te mjeres.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Do kisha qef t'ja merja kenges bir selman i nenes ke te qaj me pare

    nga sa lexova ketu vetem postimi i antimafia jep nje shpjegim te drejte te ngjarjes prandaj do i keshilloja atij policit te ruaj b.ithen nga ndonje plumb qorr i don qorrit

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  3. Arrestohet vrasesi (serb) i ministres suedeze
    Nga Ullmar Qvick në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-03-2004, 18:52
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 03:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •