Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Mire e bene Berisha qe ben ca i vjen perdoresh,perderisa arriti te vij prap ne pushtet
    100.000$ e ca i ka kjo qeveri kete vlere,shesim librat shkollor kalamajve dhe ja dolen ca...
    Po puna eshte qe ky amerikani ka sjell me vete vetem njohurit e veta apo edhe mentalitetin e punes per qeverine Berisha?
    Eshte mesy ky te shohi kepuce ne parlament apo kabinetin e ministrave, apo jep keshilat merr paret, e nuk paskan vrare veten te tjeret...
    Ju vajte mbare puna kryeministrit, heren e pare i kishte syte nga lindja e larget, tashi i ka nga perendimi i larget...
    Nuk kemi c'te themi eshte LARGPAMES se paku kryeministri yne!?
    Nje gje eshte e sigurt ardhja e nje kashillltari te tille e cliron ameriken nga shpenzimet e teperta per te pagur per informacion, e pagujm ne ate.
    Per sa kohe nuk zduken nga skena politike Nano e Berisha , mjere ai popullle ne qe i perkasim atij.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po mir o xerro.. ja zere se ti e ke ne dore.. te heqesh Berish e Nano.. po ke do vije ti ne qeverri?

    he na formo nje qeverri..

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Brari
    po mir o xerro.. ja zere se ti e ke ne dore.. te heqesh Berish e Nano.. po ke do vije ti ne qeverri?

    he na formo nje qeverri..
    Hapi syte se nuk jane zero po o, po me sa duket ti ka mbyll qeveria ty .
    Ate qe nuk arrijne shqiptaret ta kuptojne (ata qe jetojne atje se paku) eshte qe keta dy lider c'kishin per tia dhene ia dhane atdheut, tashi kane filluar te behen bajat dmth kane filluar te bejne gabime strategjike ne politiken e tyre. E kusuret e ketyre gabimeve i paguajme ti, une e gjithe bashkeatdhetaret tane.
    Po ti hedhesh nje sy historise Boterore dicka do marresh vesh...

    P.s. po te ishte ne doren time (qe nuk do ta doja kurre) do te vija ty kryeminister se vertetove qe e syrin pishe
    Ndryshuar për herë të fundit nga ooooo : 21-09-2006 më 03:00

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po mire o o-je e qeshur.. he na thuaj ca emra qe bejne per qeverrisje e nuku jan bajate..
    bujrum..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Me duket se asnje qeveri shqiptare nuk ka jetuar pa "keshilltare"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Bersiha e daklaoron qarte: djema une jam nje cope gomari qe nuk bej dot gje vet megjithate po ju sjell kaluc kete amerikanin se mbase po na ben ky pune!

    Rrofte gomar Berisha se i shkon bukur kaluci!
    Une e kam thene po e them prape dhe do ta them edhe ne te ardhmen qe Shqiperine nuk e ndertojne dot shqiptaret.

    Fatkeqesisht po ti hedhesh nje sy historise se Shqiperise do nxjeresh perfundimin se shqiptaret ose nuk jane te afte te vetqeverrisen ose edhe kur jane veteqeverisur (rasti i Hoxhes) jane veteqeverrisur keq.

    Besoj se hapi i ndermarre nga kryeministri Berisha eshte nje hap pozitiv pasi keshtillari qe ai emeroi eshte nje politikan me "peshe" ne politiken amerikane ose me sakte ne Perandorine e koheve moderne.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #27
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    fantastike.po qe e vertete eshte shume per tu gezuar dhe lumturuar.por ama nje si ky smjafton.berisha duhet te kete keshilltare ne cdo lemi sic ka bota.e qe qenka i huaj qenka okupim tha dikush hahaha.po sa gjerman ose francez ose te huaj tjera kan qeverite tjera si keshilltare por snjeriu si shkon mendja per okupim.dikush tjeter thoshte se 100.000 $ do na bejne me vdek per buk sa per te qeshur.nese gjith firmave te ndryshme shton nga 1o cent taksa jam i sigurt se do paguhet ky me mire te japin 10 cent per ridgen se sa tja japin 10000 leke ne dore policise tatimore sa here ju ben kontrolle,se fundja ky ridge per te miren e tyre punon.sa mire ka bere berisha se keni idene.por a do rri ky ridge thuaj per 100.000 $.nje vlere shume e vogel qe besoj ne amerike e ka marre shume me teper.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #28
    Rixh: Me përvojën dhe kontaktet e mia do të ndihmoj Shqipërinë në rrugën e integrimit
    Keida Kostreci
    20-10-2006


    Kur ish-Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare u shfaq muajin e kaluar në Tiranë në krah të kryeministrit Berisha, si këshilltar i qeverisë, nuk u fol shumë për hollësitë e rolit të tij. Tani në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës Tom Ridge shpjegon misionin e tij duke thënë se me përvojën dhe njohjet e tij do të përpiqet të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Zoti Ridge vlerëson synimet fisnike të qytetarëve të Shqipërisë dhe thotë se do të përpiqet të nxisë bashkëpunimin mes qeverisë dhe opozitës.

    Zëri i Amerikës: Zoti Ridge çfarë ju bëri që të pranoni rolin si këshilltar i qeverisë së Shqipërisë?

    Tom Rixh: Kur lashë punën si zyrtar i qeverisë pas më shumë se 20 vjetësh, një nga gjërat që doja të bëja ishte që të vazhdoja shërbimin publik në një rrugë të ndryshme. Dhe kur gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri u takova me kryeministrin dhe disa nga ministrat, pashë energjinë dhe entuziazmin dhe aspiratat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, për marrëdhëniet me fqinjët dhe Shtetet e Bashkuara, ishte diçka që më tërhoqi shumë. Dhe është kënaqësi për mua që të ndihmoj qeverinë e Shqipërisë, parlamentin dhe Këshillin e Ministrave që të arrijnë këto synime fisnike dhe shumë të rëndësishme. Shqipëria është një vend me histori të madhe dhe ndoshta deri në vitin 2012, në 100 vjetorin e pavarësisë, puna ime me qeverinë do të sjellë një Shqipëri të re, të fortë dhe të begatë. Për dikë që beson tek shërbimi publik dhe demokracia, Shqipëria është një shans i mirë për të punuar me njerëzit. Ne kemi pikëpamje dhe vlera të përbashkëta.

    Zëri i Amerikës: A do të jetë pozicioni juaj më shumë i ngjashëm me rolin e një lobisti për qeverinë e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, apo më praktik në terren si këshilltar për qeverinë?

    Tom Rixh: Unë nuk do të jem në rolin e një lobisti për Shqipërinë tek qeveria amerikane. Qeveria ka dhe do të ketë njerëz që ta bëjnë një gjë të tillë. Mendoj se ky rol do të përkufizohej më mirë si këshilltar strategjik. Si ish-Sekretar për Sigurinë Kombëtare unë mund ta ndihmoj Shqipërinë në drejtim të sigurisë të kufijve dhe porteve. Unë kam qenë guvernator i një shteti të madh si Pensilvenia ku kemi përballuar çështje me shumë prej të cilave siç vuri në dukje kryeministri, Shqipëria po përballet aktualisht: Si të përmirësojmë jetesën, cilat programe sociale na duhen në këtë drejtim, si të bëhet Shqipëria një aktor më aktiv me komunitetin ndërkombëtar përmes turizmit, si të krijojmë një ambjent të përshtatshëm për rritje ekonomike në mënyrë që të luftojmë papunësinë. Pra do të jetë një rol konsultativ, por jo lobizëm.

    Gjithashtu duhet të hartojmë planet për të ardhmen duke punuar me kryeministrin dhe qeverinë dhe në vizitat e ardhshme, në bashkëpunim edhe me parlamentin, të përcaktojmë përparësitë dhe me lidhjet që unë kam në Shtetet e Bashkuara, me njerëz që gjithashtu janë të interesuar që Shqipëria të ketë sukses të punojmë në drejtim të arsimit, të aftësive për të luftuar korrupsionin, për të krijuar transparencë në sistemin politik.

    Zëri i Amerikës: Ju thoni se në vizitat e ardhshme në Shqipëri do të keni takime dhe kontakte edhe me përfaqësues të parlamentit. A do të keni kontakte me përfaqësues të opozitës në parlament dhe cili do të jetë roli juaj në këtë rast?

    Tom Rixh: Në bazë të përvojës sime si zyrtar i zgjedhur, megjithëse partitë e ndryshme mund të kenë mosmarrëveshje për disa çështje, ka disa fusha për të cilat duhet të biem dakord për të arritur një synim më të rëndësishëm. Sigurisht që unë punoj për qeverinë e Shqipërisë, por nga ana tjetër është e qartë se ka edhe pikëpamje të tjera dhe shpresoj që në vizitat e ardhshme të kem një mundësi përmes zyrës së kryeministrit të kem një takim me udhëheqës të opozitës. E kam parë sesa debate poilitike ka atje por pikëpamja ime është se një vend që ka një zë të përbashkët për disa çështje, mund t’i zgjidhë ato shumë më shpejt dhe efektivisht. Një nga këto raste ishte kur parlamenti votoi në favor të konventës së OKB-së kundër korrupsionit. Si partia e kryeministrit, edhe qeveria e kanë kuptuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga kushtet për anëtarësim në NATO dhe BE. Për disa nga këto çështje do të më pëlqente të mendoja që nëse ka mosmarrëveshje që mund të zgjidhen unë mund të luaja një rol për të ndërmjetësuar, pasi unë e di se të gjitha palët duan anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO, duan të mirën e Shqipërisë. Pra nëse mund të gjenden disa të përbashkëta në këto drejtime unë do të përpiqesha që të ndihmoja për ta nxitur një gjë të tillë.

    Unë kam qenë republikan gjithë jetën dhe anëtar i Kongresit për 12 vjet dhe në atë kohë partia jonë ishte në pakicë, kështu që e kuptoj se çdo të thotë të jesh në opozitë. Por disa nga arritjet më të mira në atë kohë ishin ato të realizuara duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit palës tjetër dhe krijuar partneritete për çështje të veçanta me kolegët demokratë. Nëse mundem të ndihmoj në këtë drejtim, unë do të jap kontributin tim.

    Zëri i Amerikës: Cilat mendoni se janë sfidat kryesore me të cilat përballet Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit në institucionet euroatlantike?

    Tom Rixh: Është shumë e qartë nga bisedat e mia me njerëz që kanë lidhje me NATO-n dhe Bashkimin Evropian se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga përparësitë kryesore. Shpresoj që forcat politike janë të një mendjeje për nevojën kritike për të bërë një luftë të ashpër në këtë drejtim dhe për të krijuar një Shqipëri të re me transparencë, ku integriteti i qeverisë dhe zyrtarëve të jetë i padiskutueshëm, ku korrupsioni i mëparshëm të zhduket dhe krimi i organizuar të luftohet. Ka nevojë për një sistem gjyqësor dhe shtet ligjor të fortë. Por përsëri këto hapa duhet të ndërmerren në mos jo me përpjekje të përbashkëta, me një mbështetje të fortë pavarësisht nga përkatësia partiake. Këto reforma duhen realizuar për të arritur këto synime kombëtare.

    Pasi të punoj për disa kohë me sugjerime për ta bërë qeverinë më efektive, do të thoja se një nga drejtimet e tjera do të ishte infrastruktura dhe në këtë drejtim energjia dhe transporti që duhet të zhvillohen në mënyrë që të rritet ekonomia. Duhen hartuar politika për taksa, stimuj për tërheqjen e kapitalit. Qoftë për integrimin në NATO dhe BE, por edhe për zhvillimin e vendit këto synime duhet realizuar dhe shkojnë së bashku. NATO-ja dhe BE-ja duan një Shqipëri të zhvilluar.

    Zëri i Amerikës: Ju folët për rolin tuaj si këshilltar i qeverisë shqiptare, por a do ta përdorni ju ndikimin tuaj në mbështetje të Shqipërisë edhe në kontaktet që keni këtu në Shtetet e Bashkuara, apo në institucionet euro-atlantike për të ndihmuar Shqipërinë në integrimin e saj?

    Tom Rixh: Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara dhe ekipi i saj do të jenë rruga kryesore e bashkëpunimit mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare për realizimim e integrimit, gjë që e dëshirojnë si Shqipëria, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara. Por unë kam disa miq që kanë punuar brenda NATO-s dhe në lidhje me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, por edhe duke folur me ta jozyrtarisht për rolin tim në Shqipëri dhe jam në gjendje që të marr disa mendime prej tyre që mund të jetë i dobishëm. Por rolin kryesor e ka ambasadorja dhe ekipi i saj: ata janë shumë pro-shqiptarë, e kuptojnë që vendi ka aspirata, synime që ambasada do që vendi t’i realizojë dhe po bëjnë të pamundurën të ndihmojnë për realizimin e tyre. Por diplomacia bën aq sa mundet: janë reformat e brendshme ato që kanë rëndësi. Të gjithë ambasadorët e botës, konsultat tona, Departamenti i Shtetit, e gjithë përkrahja për integrim mund të të çojnë deri diku, por sfida e vërtetë janë reformat e brendshme dhe këto duan të shohin këto organizata. Dhe roli im ky shpresoj të jetë më shumë, për realizimin e ndryshimeve, sesa roli i një avokati.

    Zeri i Amerikes
    20-10-2006

  9. #29
    nuk do të jem në rolin e një lobisti për Shqipërinë tek qeveria amerikane
    Pra mbani vath ne vesh se eshte tek pala shqiptare, e per kaq paguhet.
    do të më pëlqente të mendoja që nëse ka mosmarrëveshje që mund të zgjidhen unë mund të luaja një rol për të ndërmjetësuar
    Dmth, do te donte qe te qendronte keshillues edhe pas qeverise Berisha.
    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara dhe ekipi i saj do të jenë rruga kryesore e bashkëpunimit mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare
    Roli i tij eshte thjesht detyre personale, pra nuk eshte i ngarkuar nga qeveria amerikane, por "shinat" e misionit i ka ne ambasade. Eshte ambasadorja ajo qe merr informacionin a tij, e ajo qe percakton se sa hapa duhet te ndermarre Rixh.

    Kaq.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kisha deshir ta dija.. nga ju

    I keni bere ndonjeher pyetje vetes..

    1) Sa paguhet ky keshilltari i presidentit tan ?

    2) Dhe a ka mundesi qeveria te paguaj nje Amerikan te till .. ?

    3) Sa vende te punes apo sa fabrika ishin hapur gjat kohes qe ky do qendroj si Keshilltar i presidentit dhe do paguhet me ato lek nga qeveria ?


    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •