Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1

    Tom Ridge, këshilltar i sigurisë i qeverisë Berisha

    Tom Ridge, ish-Guvernator i Shtetit të Pensilvanisë (SHBA) dhe ish-Sekretari i Shtetit per Çeshtje te Sigurise, do te jete këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe Qeverisë Shqiptare

    Zoti Tom Ridge, ish-Guvernator i Shtetit të Pensilvanisë (SHBA) dhe ish-Sekretari i Departamentit te Sigurise Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, do të shërbejë si këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe Qeverisë Shqiptare.

    Duke bere të ditur këtë lajm,ne prani te mediave, kryeministri Berisha dhe zoti Ridge u shprehen:

    Kryeministri: Është kënaqësi e veçantë t’ju informoj ju dhe qytetarët shqiptarë se me ish guvernatorin e Pensilvanisë dhe ish sekretarin e shtetit për çështjet e sigurisë të SHBA-ve, të emëruar nga Presidenti Bush, zotin Tom Ridge kemi rënë dakort që Zoti Ridge, duke filluar nga ky muaj, të jetë këshilltar i Kryeministrit dhe qeverisë shqiptare.

    I jam shumë mirënjohës Zotit Ridge dhe e konsideroj këtë një zhvillim të rëndësishëm. Kryeministri dhe qeveria shqiptare do të përfitojnë shumë nga eksperienca e madhe, lidhjet e shumta që Tom Ridge, si ish guvernator i Pensilavanisë do të verë në dispozicion të qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Pensilvania u shndërrua një histori suksesi në SHBA.

    Zoti Ridge do të ndihmojë e këshillojë qeverinë shqiptare në çështjet e para për çdo qeveri dhe shoqëri, çështe të sigurisë së vendit. Ky bashkëpunim përfshin, së pari, integrimin e Shqipërisë në NATO si përparësi madhore, strategjinë e sigurisë së vendit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, arsimin, reformën në drejtësi, tërheqjen e investimeve të mëdha amerikane në Shqipëri, zhvillimin e teknologjisë së informacionit, bujqësinë, luftën kundër pastrimit të parave dhe sigurinë në tërësi.

    Unë sapo i thashë mikut të shquar të kombit shqiptar dhe mikut tim, guvernatorit Ridge, se në jetën e tij ka patur shanse të shumta, por dy kanë qenë më madhoret: ai u përzgjodh nga presidenti Bush si super sekretar për çështjet e sigurisë kombëtare në një moment kricial për SHBA-të; ai u përzgjidh nga Kryeministri shqiptar si super i dërguar në një moment krucial për Shqipërinë. Edhe një herë faleminderit guvernatori Ridge.

    Zoti Tom Ridge: Zoti Kryeministër, ju drejtohem juve dhe anëtarëve të kabinetit tuaj qeveritar, anëtarëve të parlamentit dhe qytetarëve të vendit tuaj. Është një nder dhe privilegj i madh për mua të punoj për të gjithë këto sfida që ju sapo përmendët.

    Dëshiroj të them se vendi ynë i është shumë mirënjohjes vendit tuaj për kontributin e madh në luftën kundër terrorrizmit ndërkombëtar dhe trimërinë e treguar nga ushtarët tuaj në përballimin e sfidave në disa vende të botës.

    Për mua është emocionuese të punoj me qeverinë tuaj. Unë jam i angazhuar në mënyrë entuziaste dhe pasion për të ndikuar në ndryshimet e domosdoshme që duhen bërë që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s dhe një partner global në ekonominë botërore.

    Zoti Kryeministër, gjatë muajit majit të këtij viti, ne kemi kaluar një kohë sëbashku dhe në diskutimet që patëm dhe sot ju keni përshkruar një vizion shumë të qartë dhe të duhur për të ardhmen e Shqipërisë. Gjithashtu kam patur shumë biseda me ministrat tuaj, të cilët kanë të njëjtin vizion, angazhim dhe pasion për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kam shpresë dhe jam optimist se mund të kontribuoj për arritjen me sukses të këtyre qëllimeve shumë ambicioze.

    Në çdo takim që kemi patur, ju e keni bërë shumë të qartë se anëtarësimi në NATO, ndërtimi i institucioneve dhe një qeveri civile, përmirësimi i arsimit, një strategji agresive e zhvillimit ekonomik dhe lidhja me pjesën tjetër të botës, janë prioritetet më të larta. Besoj se këto objektiva janë të arritshme dhe pres me padurim të fillojmë punën sëbashku për realizimin e tyre.

    Shpreh dhe një herë falenderimet personale për dikë që beson se demokracia dhe shërbimi civil janë një qëllim fisnik i qeverisë dhe shoqërisë, të cilën ne do ta zhvillojmë në mënyrë shumë të hapur e transparente, me anë të cilave ne do të arrijmë qëllimin tonë për t’u futur në Aleancën e Atlantikut të Veriut, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një qeverie shumë të fortë e efektive, e angazhuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët.

    Zoti Kryeministër, ju falenderoj shumë për shansin që më dhatë.

    Pyetje: Zoti Ridge çfarë ju ka shtyrë të pranoni të bëheni këshilltar i një qeverie i një vendi të vogël, duke patur parasysh personalitetin tuaj në SHBA?

    Zoti Ridge: Së pari, Kryeministri juaj është një person bindës me shumë pasion dhe vizioni i tij për të ardhmen e Shqipërisë, të cilën unë e gjej tek njerëzit që besojnë tek demokracia, është shumë emocionues. Vendet e vogla mund të japin kontribute të mëdha dhe ju keni filluar ta bëni atë.

    Departamenti i Informacionit i Kryeministrit
    04-09-2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-09-2006 më 13:54

  2. #2
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-09-2006 më 14:04

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mergimi98
    Anëtarësuar
    07-02-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania !
    Postime
    34

    Question Tom Ridge keshilltar i qeverise shqiptare !!!!!!!!

    Eshte ky lajmi me i fundit i publikuar ne Balkanweb ne keto momente .
    Si mendoni ju se do rezultoje kjo levizje dhe sa do jete pagesa per nje njeri te nje niveli te tille .Mjafton te shohesh qe per nje post shume me pak te rendesishem ai paguhet me 100,000 dollare .

    February 2005, Tom Ridge was named to the board of Home Depot. Based on an article from the Atlanta Business Chronicle, Ridge's compensation was expected to be in the area of $100,000 per annum for this positio
    n. Tom Ridge has also served on the board of Savi Technology since April 2005.

    A ka para qeveria shqiptare ti lejoje vetes luksin e nje keshilltari te tille dhe cila eshte nevoja per te ?!

    Jepni mendimin Tuaje
    Ndryshuar për herë të fundit nga mergimi98 : 04-09-2006 më 19:31

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ky do na e fusi dhe me shume
    hajde qeveri hajde skemi buke te hame dhe pagujme shoqin 100 000 dollare
    hajde sali se do na futesh ne MARS dhe jo ne EU

  5. #5
    i/e larguar Maska e KillinGRoutinE
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    London
    Postime
    42

    Exclamation

    asgje me absurde dhe qesharake !!!
    megjithe respektin
    asnje popull europian sdo tja lejonte vehtes nje gje te tille : te blesh me para kolonizimin per me teper ne vitin 2006!!!!
    do ishte shume me mire te kishte marr nje nga ata qunat e ri shqiptare te studjuar ne univ. me emer !!!
    Komenti nuk ka qellim te ofendoje sken nqs kam, eshte padashje : SORRY !!

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar më parë nga Qazim RUDI
    Paska fytyrën e dyshmtë.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Une mendoj emerimi i z. Ridge keshilltar ne qeverine shqiptare ka te mirat dhe te keqijat. Te mirat jane se ai eshte nje personalitet i njohur amerikan dhe do sherbej si urre ne cdo aspekt midis amerikes dhe shqiperise. Kurse ne anen tjeter eshte barre financiare per qeverine tone te varfer kjo rroga(pasi ky nuk eshte specialist ne ndonje fushe emergjente qe ka nevoj shqiperia). Megjitheate une mendoj eshte levizje shahu por levizje qe gjuan diku tjeter qe ne ketu nuk e kuptojme.

    Ndoshta Toma ka akoma shoke ne White House qe ti prej nje bilete doktorit se i qane zemra per me pi nje kafe ne west wing.

  8. #8
    En el nombre del dios Maska e qorri_30
    Anëtarësuar
    31-08-2006
    Vendndodhja
    MADE IN ALBANIA
    Postime
    180

    Ate pune e din amerika ......

    Ish Sekretari amerikan per Ceshtjet e Sigurise , dhe Ish Guvernatori i Pensilvanis , Tom Rixh do te asistoj qeverine Berisha ne ceshtjet e siguris se vendit, krimit te organizuar , pastrimit te pareve , dhe per garniture , thithjen e investitoreve amerikane .

    Kur e degjova si kryetem ne edicionin e lajmeve , thash me vete eshte modernizuar Doktorri . Kur degjova menune qe servirte Tom Rixh , mendova kaq problem eshte siguria e vendit ? Mos vall Rixh ka ardhur per sigurine e amerikes ??????

    Do doja te dija mendimin tuaj per emerimin e Tom Rixh si keshilltare prane kryeministrit Berisha

  9. #9
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Ok porse shpresojme qe te jete thjesht nje ide dhenes e jo .... ide zbatues.
    me mire vone sesa kurre....

  10. #10
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Mire eshte kur njeriu eshte i qehte dhe ka mundesi te mendoje edhe me koken e tij...
    Kur rikujtoj ardhjen e partise "demokratike" te Berishes dhe vet S.Berishen ne krye te shtetit shqiptar me 1992,dhe e tere historia e kaluar e ...djegejeve, rrenimeve,vrasjeve politike,sabotimeve,komploteve ,firmave piramidale,vrasjeve te ushtareve shqiptare neper kufinjte dhe garnizonet ushtarake te shqiperise, hyrja e grekeve ne tera poret e jetes shqiptare dhe se fundit edhe shoqata amerikane x-y,e cila e solli Berishen serish ne krye te shtetit te shkaperderdhur e te shuar shqiptar para nje viti,shoqate kjo e cila ka sjellur dhe nderruar qeverite gjer me sot ane e kend ballkanit,me vjen te vjelli kur degjoj se ky Tom Rixh sot poashtu Amerikan paska ardhur te bashkepunoje me Berishen per ta mbajtur ne pushtet me gjate,me nje fjale ta mbroje nga rrezimi i ngjashem me ate te 1997-es nga Bill Klintoni permes grekeve.
    Une vertete jam skeptik shume qe ky bashkepunim i Berishes se sotem demokrat(nga ish komunisti me i eger i gjenerates se meparshme te re... ) me Tom Rixhin,nje i rekomanduar nga Shoqata x-y e cila e paguar mire,beri fushaten dhe mashtrimet elektorale te cilat Berishen e sollen ne krye te qeverise se (pavlershme) shqiptare,do te jete qellimmire nga Amerikani per ne ,por vetem per vetvehten e tij dhe Ameriken e cila ka shume vite qe interesat e saja ne ballkan nuk i ka te perbashketa me ato te shqiperise!
    Meqe Shqiperia ,edhe pa u krijuar gjer me 1944,edhe pas krijimit gjer me 1961,edhe pas 1992-tes gjer me sot eshte mesuar te shkerdhehet nga te huajt,sigurisht se edhe kete radhe s`do shuhet por Vagina do i rritet ca me shume nga se Amerika e ka...te madh "MIKUN"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •