Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky ka qene nje nder njerezit kryesore te sigurise kombetare amerikane ne periudhen me te ndjeshme 2001-2005, kohe kur jane bere ndryshimet dhe modernizimet me te medha ne sistemin e sigurise kombetare te Amerikes. Ky mund ti sherbej Shqiperise ne krijimin e nje sistemi sa me te forte te sigurise kombetare (psh. sigurimi qe 1997-ta nuk mund te ndodhe me), pastaj edhe ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit etj. Ne te njejten kohe, kjo i sherben Shqiperise ne rritjen edhe me shume te besimit te SHBA-se ne Shqiperi, duke pasur njerin nga njerezit e tyre ne pozite te larte ne Shqiperi, gje qe i ben investimet amerikane me te sigurta ne Shqiperi, per qeverine dhe biznesin amerikan. Poashtu, eshte nje plus i madh edhe per integrimin ne Nato, duke pasur parasysh ndihmesat ne pergaditjet e Shqiperise per tu futur ne Nato nga vet pervojat e tij me ceshtje te tilla te sigurise, lidhjet e tij me Ministrine e Mbrojtjes Amerikane e rrjedhimisht edhe ato te Europes e te vendeve te Natos, etj.

    Une mendoj qe eshte nje investim qe ia vlen i Shqiperise, edhe pse kostoja duket te jete pak e larte per buxhetin shqiptar, sepse mendoj qe benefitet jane me te medha. Poashtu, mendoj qe do ishte mire qe te angazhohej edhe ndonje specialist i shquar i huaj ekonomie per ceshtjet ekonomike.

    Shqiperia dhe qeveria shqiptare eshte duke bere me shume ne thithjen e kuadrove shqiptare te pergaditura jashte, shumica e qeveritareve te sotem jane te shkolluar jashte, por mendoj qe nje problem i tille me shume ekziston ne Kosove ku ne pergjithesi qeveria dhe politika e Kosoves nuk eshte duke bere sa duhet per angazhimin e tyre ne Kosove.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    URIME!
    URIME!


    Ky qenka lajm i mire o djema.

    Lerini ore ju hallet e pages se ti,po shiqoni se ku na prin ky njeri .
    Nuk ka kosto qe e paguan diturin,mbarvajtjen,menqunin...

    Uroj te kemi sa me shume amerikan dhe britanez te cilet do te na keshillonin si te
    integrohemi ne NATO ,si ta luftojme krimin e organizuar dhe korrupsionin,arsimin e drejte-eformën në drejtësi, terheqjen e investimeve ne Shqiperi, zhvillimin e teknologjise se informacionit, bujqësine, luftën kundër pastrimit te parave dhe sigurine ne teresi.

  3. #13
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga KillinGRoutinE
    asgje me absurde dhe qesharake !!!
    megjithe respektin
    asnje popull europian sdo tja lejonte vehtes nje gje te tille : te blesh me para kolonizimin per me teper ne vitin 2006!!!!
    do ishte shume me mire te kishte marr nje nga ata qunat e ri shqiptare te studjuar ne univ. me emer !!!
    Komenti nuk ka qellim te ofendoje sken nqs kam, eshte padashje : SORRY !!
    Nuk e di sa i vertete eshte lajmi ose se cka ndermend Berisha, se si person nuk i besohet. Doli tani dhe e nxorri kontraten me telekomin turk si dicka te vlefshme nderkohe qe na cau veshet se socialistet kishin bere pislliqe. Tani pas i jave na shko dhe ne Greqi ne nje vizite te "pershpejtuar". Kushedi cdo katandisi dhe atje. Si njeri un nuk i zej bese kurre, por politikani kete fat ka dhe do kete kudo.

    Si levizje kush thote qe 100000 jane shume, apo eshte luks e ka gabim. Ne or daj nuk po blejme kolonizim, po blejme dhe po ndertojme lidhjet qe fqinjet tane i kan bere para nje shekulli. Greket kishin i mbret Gjerman, Danez etj etj dhe ne nuk mund te marrim nje keshilltar Amerikan ?! Si princip do ishte mire te merreshe nje shqiptar i shkolluar, dhe ka me qindra, por lidhjet ama si do behen? Duhet dikush qe kur te flasi ti degjohet zeri.

    E vetmja gje qe mbetet eshte qe ne si popull ti ndjekim sa me afer zhvillimet politike ne kete 5 vjecar, sidomos mbas pavarsise se Kosoves. Ka shume gjera qe mund ta shkaterrojne shqiperine dhe balancen ne Ballkan sidomos nga Jugu.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #14
    Tom Rixhi nuk u rifut ne kabinetin #2 te Presidentit Bush, sepse e priste nje emerim tjeter me i rendesishem, ai si keshilltar i Qeverise Shqiptare!

    Urime e pergezime, dhe i shkofte mbare ... Qeverise, se Tom Rixhit do ti shkoje mbare doemos.

    Te shohim se kujt do ti raportoje Rixhi: qeverise shqiptare, ambasades se vendit te tij, apo te dyjave - me nje raport te njejte, apo te ndryshem per secilin.

    Berishes i shtohet edhe nje tjeter emer ne listen e check & balance, nderkohe qe nuk eshte tifoz i tyre aspak- kjo nuk eshte levizje krejt e ngjashme si ajo me BG&R, pasi eshte me afat deri diku me te gjate, dhe me rezultat qe matet me masa administrative, fiskale, juridike etj, qe tejkalojne nje fushate te thjeshte elektorale.

    Me sigurine e vendit, zor se do te kete ndonje fushe apo departament qe Rixh nuk do te kete te drejte te marre e te perpunoje te dhena, per te dhene mendimet e tija si keshilltar, ndaj fusha e veprimtarise se tij eshte me e gjere se sa mund te mendohet fillimisht.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,012
    Postimet në Bllog
    22
    Paga do caktohet me vendim qeverie. Berisha: Do shfrytëzojmë njohjet e ish-këshilltarit amerikan


    NATO, qeveria merr këshilltarin e Bush

    Ish-guvernatori Tom Ridge do të vijë në Tiranë çdo dy muaj

    Një guvernator amerikan do të jetë këshilltari më i ri i qeverisë shqiptare.

    Tom Ridge, ish-guvernatori i Pensilvanisë, pritet të jetë çelësi i lobingut të Shqipërisë për në NATO. Në fakt dje, as Berisha dhe as Ridge nuk e konfirmuan se çfarë këshillash specifike do të jepte ish-guvernatori për qeverinë shqiptare. Por burime nga qeveria, theksuan se Ridge është thirrur pranë qeverisë për të gjetur rrugën e shpejtimit dhe garantimit të aderimit të Shqipërisë në NATO. Ridge, përveçse dy herë guvernator, ka qenë edhe këshilltari i presidentit Bush për sigurinë, pas ngjarjeve të 11 Shtatorit.

    Këshillimi
    Megjithëse në dietë, ka shumë mundësi që paratë për pagën e Tom Ridges të mos jenë problem për buxhetin e qeverisë. Sidoqoftë, dje asnjë nga qeveria nuk pranoi të jepte një shifër të pagesës së Ridges në Tiranë. Sipas të dhënave, ai pritet të drejtojë një grup këshilltarësh, synimi kryesor i të cilëve do të jetë integrimi për në NATO. Nga ana tjetër pritet që Ridge, të shfrytëzojë “miqësitë” e tij edhe për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë. Berisha deklaroi dje se do të shfrytëzonte edhe eksperiencën perfekte të Ridges në Pensilvani për gjetjen e rrugëve të përmirësimit të nivelit ekonomik të vendit. Sipas të dhënave, qeveria do të marrë një vendim për të përcaktuar pagën e Ridges. Ai do të angazhohet në Shqipëri shumë rrallë, por grupi i tij i ekspertëve dhe këshilltarëve do të jenë më shpesh prezent. Ridge pritet të vijë në Shqipëri një herë në dy muaj për të përgatitur projektet dhe për të këshilluar qeverinë për sigurinë. Në fakt gjatë vitit të fundit, takimet e Berishës me Tom Ridge kanë qenë shumë të shpeshta. Ish-guvernatori ka qenë në Shqipëri edhe në maj gjatë një takimi për sigurinë të organizuar në Tiranë. Berisha është njohur me Ridgen në një nga seminaret për sigurinë.
    I pari që humbet ose fiton nga historia e re amerikane është vetë kryeministri. Ky i fundit ka pasur një histori të vjetër amerikane të përfunduar keq vetëm ngaqë bëri shurdhin ndaj këshillave të tyre. Ardhja e Ridges në Tiranë sigurisht që do të shërbejë si një mundësi e mirë për Shqipërinë dhe për aksionet e Berishës, por kjo do të varet nga kohëzgjatja dhe nga marrëdhëniet mes tyre. Në të kundërt historia e re amerikane mund të ngjasë me atë të vjetrën.

    Berisha
    “Kryeministri dhe qeveria shqiptare do të përfitojnë shumë nga eksperienca e madhe, lidhjet e shumta që Tom Ridge, si ish- guvernator i Pensilavanisë do të vërë në dispozicion të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, Pensilvania u shndërrua në një histori suksesi në SHBA. Ridge do të ndihmojë e këshillojë qeverinë shqiptare në çështjet e para për çdo qeveri dhe shoqëri, çështje të sigurisë së vendit. Ky bashkëpunim përfshin së pari integrimin e Shqipërisë në NATO si përparësi madhore, strategjinë e sigurisë së vendit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, arsimin, reformën në drejtësi, tërheqjen e investimeve të mëdha amerikane në Shqipëri, zhvillimin e teknologjisë së informacionit, bujqësinë, luftën kundër pastrimit të parave dhe sigurinë në tërësi.

    Ridge
    “Unë jam i angazhuar në mënyrë entuziaste dhe pasion për të ndikuar në ndryshimet e domosdoshme, që duhen bërë që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s dhe një partner global në ekonominë botërore. Zoti kryeministër, gjatë muajit maj të këtij viti, ne kemi kaluar një kohë së bashku dhe në diskutimet që patëm dhe sot ju keni përshkruar një vizion shumë të qartë dhe të duhur për të ardhmen e Shqipërisë. Gjithashtu kam pasur shumë biseda me ministrat tuaj, të cilët kanë të njëjtin vizion, angazhim dhe pasion për të ardhmen e Shqipërisë. Unë kam shpresë dhe jam optimist se mund të kontribuoj për arritjen me sukses të këtyre qëllimeve shumë ambicioze.



    Ridge, kreu i parë i zyrës për sigurinë e SHBA

    Më 8 tetor të vitit 2001, Tom Ridge u betua si këshilltari i parë i Zyrës për Sigurinë e Vendit në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas presidentit George W. Bush, ai kishte forcën, eksperiencën, angazhimin personal dhe autoritetin për të përmbushur këtë mision kritik. Presidenti vendosi formimin e Zyrës për Sigurinë e Atdheut dhe Këshillin për Sigurinë e Atdheut, pas ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit. Detyra e tij si drejtori i ri i kombit për mbrojtjen e atdheut ishte zhvillimi dhe koordinimi i një strategjie kombëtare gjithëpërfshirëse, për të forcuar mbrojtjen kundër sulmeve apo kërcënimeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.
    Ridge është zgjedhur dy herë Guvernator i Pensilvanisë, duke shërbyer nga viti 1995 në 2001. Ai e ka mbajtur premtimin e tij për ta bërë Pensilvaninë “një lidere ndërmjet shteteve dhe një konkurrente ndërmjet kombeve”. Strategjia agresive teknologjike e guvernatorit Ridge ka ndihmuar në përmbushjen e përparimit të shtetit si prioritet në fushën e zhvillimit të ekonomisë, edukimit, shëndetit dhe ambientit. Më pas guvernatori Ridge ka ulur taksat vit pas viti gjatë shërbimit të tij në këtë zyrë. Për të siguruar se Pensilvania ishte shtëpia e duhur për të punuar për të ardhmen, guvernatori ka krijuar iniciativat “Greenhouse” të drejtuara nga teknologjia në shkencat e jetës dhe në teknologjitë e avancuara. Ai ka nënshkruar në “Education Empowerment Act”, për të ndihmuar më shumë se një çerek milionë fëmijë në shkollat me nivelin më të ulët në Pensilvani. Iniciativa e tij e edukimit me teknologji ka nxitur në çdo kohë, në çdo vend në shkollat e Pensilvanisë, nga sistemi parashkollor deri në atë universitar. Gjatë viteve të tij të punës në zyrën e guvernatorit, numri i fëmijëve që kanë marrë kujdes shëndetësor gratis apo me ulje çmimi nëpër Pensilvani është rritur me 145 për qind dhe njihet nga programi “Children’s Health Insurance”. Arsyetimi i guvernatorit Ridge mbi “Land Recycling Program” është një model për Amerikën. Ai ka fituar miratimin e “Growing Greener” për të bërë në Pensilvani investimin më të madh ambiental që mund të jetë bërë ndonjëherë, me afërsisht 650 milionë dollarë. I lindur më 26 gusht 1945, në Steel Valley, në Pittsburgh, guvernatori Ridge është rritur në një klasë punëtore në një familje veteranësh në Erie. Ai i ka marrë dijet e tij në Harvard, i diplomur me çmime nderi në vitin 1967. Pas vitit të tij të parë në “Dickinson School of Laëw”, ai hyri në ushtrinë amerikane, U.S. Army, ku kreu funksionin e rreshterit të këmbësorëve në Vietnam, duke fituar medaljen “Bronze Star for Valor”. Pasi u kthye në Pensilvani, ai fitoi titullin në ligj dhe ishte në praktikat private përpara se të kthehej në përfaqësues ligjor i zonës në Erie. Ai u zgjodh në kongres në vitin 1982. Ishte i pari në listën e veteranëve të Vietnamit i zgjedhur nga U.S. House dhe është rizgjedhur gjashtë herë të tjera. Guvernatori Ridge dhe bashkëshortja e tij, Michele, ish-drejtoreshë ekzekutive në sistemin e librarisë në Erie, kanë dy fëmijë, Lesley dhe Tommy.

    Panorama

  6. #16
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Bersiha e daklaoron qarte: djema une jam nje cope gomari qe nuk bej dot gje vet megjithate po ju sjell kaluc kete amerikanin se mbase po na ben ky pune!

    Rrofte gomar Berisha se i shkon bukur kaluci!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush e merr dot nje artikull te agron bales tek "tema"..
    ai thot ca gjera interesante..
    ceshtja eshte se.. a eshte berisha tipi keshill-kerkues e keshill degjues e keshill zbatues.. apo eshte tipi cakmak.. qe e plas muhabetin dhe e ben fakt te kryer nje ide e pastaj u a kerkon vartesve ta popullarizojne..

    me te pietur gjen stambollë ..thosh populli inë dikur..

    pra sduhet shume mencuri e kulture por vec pak durim e pak aftesi qe te degjosh..

    kur prezantoi kabinetin..ai na tregoi nje kompani me keshilltare..

    akeshillohet ai me ta ..kjo eshte ceshtja..

    ku perfundoi fushata anti-korrupsion?
    ne rrjeten e saje mbeti vec e bija.. argitë.. e cila kurre s'kakarisi per demokracine..por ama vezen e madhe sa te strucit e beri ne kotec te edvin braces..

    ky eshte kulmi..

    dhe me ate veze ha PS-kucedra nja 6 muaj te mira..

    edhe ky amerikani cdo beje..

    pse ai do gjeje maunet me miljarda qe Ps i ka fshehur..?

    kush po e pengon sot realizimin e betejes kunder mafies?

    dy ish kanakare te berishes.. moisi tutsi dhe sallak krimbi..
    kush po ja nxjerr bojen kto dite berishes.. kopliku .. qe pa asnji merite ne levizjen demokratike u be minister i brendeshem.. dhe me cdel sot ska ber gje tjeter vec ka vazhduar porosite e Rucit..

    pra berisha duhet te ulet e te keshillohet mire.. pra te mesoje te marre keshilla..

    miljona barkthare i dhan voten Berishes.. duke perbuzur shancin bidon-thes-shuk me pare te mafies nano edvinoiste..

    atyre duhet ti dale per zot..

    ose.. te lej Nishanin apo Olldashin te na coj perpara me sukses ne nje shtet pa mafie qe ja fut miun nen mustaqe berishes sa her do.. me krimba si erion bizhgo rucat.. kanibalet e fundit ne europe..

    u puth me kanibalet kosovare ai.. e ata ne te njejten kohe ishin dosje-beresit e se bijes dhe kolegut te saj .bashes.. qe i dhan kaq shance dade brace edvinave te mbrojne kalan e tyre te maskarallekut e ti drejtojne artilerite tek argit trullanja..

    ka 1 vit qe kanibalet e kosoves kishin filluar sulmet ndaj Bashes duke furnizuar fabriken e genjeshtres se dado edvin braceve.. me mall te fresket.. e Argita nuk u ndje.. na pra tani..
    kshu eshte kur hesht para krimit.. e peson dhe vete..

    nje cop sallak spo e heq dot..
    pra 3 korriku eshte ne leter..

    kjo eshte tragjedi..
    dhe ai nuk ja thot 3 korrikasve kete..

    cpret.. ?
    97-ten tjeter..qe e ka bere gati Meto zabit edvino Koc Korabet?

    ok prite..

    na ruj Risja e vogel.. te ambasada... se Zoti eshte larg..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 05-09-2006 më 15:57

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Tom Ridge eshte levizja me vizionare qe Berisha ka bere per kombin shqiptar.

    Statusi final i Kosoves, futja e Shqiperise ne NATO, etc. jane tema qe pa deshiren e USA mund quhen si tabu per shqiptaret.

    Eshte fat per shqiptaret, qe nje nga 1000 kokat vendimmarrese dhe politikberese te USA behet pjese e qeverise se Shqiperise, kur ndoshta per here te pare dhe te fundit e kemi shansin per te arritur ne pak vite ate qe se kemi patur kurre :
    SHQIPERINE E MADHE.

    --------------

    Kush diskuton ceshtjen e parave, me duket se ka probleme te medha sengzuuuaaale.
    Nuk mund te kesh qef te gozhdosh Miss-in e shkolles, firmes, lagjes, katunit,qytetit, etc. dhe te mos japesh para per te blere nje furce dhembesh

    Rrogen e Tom Ridge per nje vit, shqiptareve ja u avullonin ne nje nate orgjie berkderrat e kalibrit Nano, Fino, Angjeli, Duka etj.

    ose per te mos bere politik

    Hans-Peter Briegel ish-traineri i rrakitikave kuq e zi, per 1 barazim dhe 3 humbje ne vit merrte 500 000 €
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 05-09-2006 më 17:59

  9. #19
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    me ket levizje do na meti sala npushtet si dopjo gjashta ndore ose si derri match
    no glove no love

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Interesant !!! Ne vend qe te rrine urrte e te mos ndihen komunistet ketu ne forum nuk lene rast pa vjelle vrer. Pale, na qajne edhe hallin e parave. Po nejse qente le te lehin karvani ecen perpara. ( thote populli ) Per mua kjo eshte nje levizje pozitive e qeverise dhe Berishes. Ardhja e nje personaliteti te tille si keshilltar ne Shqiperi, pamvaresisht nga prapaskenat, do te kete nje impakt pozitiv per Shqiperine dhe shqipetaret ne rajon. TUNG

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Berisha bën publike ndryshimet në kabinetin e tij qeverisës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •