Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244

    Rreth frymezimit te Bibles...

    Njė nga pasazhet mė tė cituara nė literaturėn e krishterė pėr inspirimin e librave biblikė ėshtė edhe pasazhi tek II Timoteu 3:16 nė tė cilin thuhet: “I gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi”.

    Atė Raymond Collins pohon: “Pėr mė tepėr historianėt e dogmės do tė kenė vėrejtur se II Timoteu 3:16-17 ka shėrbyer si pikė konstante referimi nė paraqitjen tradicionale tė doktrinės sė inspirimit“ [1].

    Pėr tė krishterėt ky pasazh ėshtė njė provė e qartė dhe kategorike qė autorėt e biblės kanė qenė tė gjithė tė frymėzuar.Le tė shohim ndonėse shkurtimisht vlefshmėrinė e kėtij arsyetimi.

    1. Ky verset gjendet tek njė nga letrat e Palit drejtuar Timoteut. Kjo letėr nėse ėshtė shkruar me tė vėrtetė nga Pali duhet tė jetė pėrpiluar rreth viteve 60-70 pas krishtit. Tradicionalisht viti 67 ėshtė lakuar mė shumė nga teologėt e krishterė [2]. Nga kjo qė sapo thamė kuptojmė se kjo letėr ėshtė shkruar shumė kohė para se tė pėrpiloheshin ungjijtė dhe njė pjesė e madhe e librave biblikė tė Dhiatės sė Re. Njė pjesė e mirė e literaturės neotestamentare ėshtė pėrpiluar rreth viteve 70-100 e.s. Kėsaj kohe i pėrkasin katėr ungjijtė, letra e Hebrenjve, Zbulesa etj. Kjo do tė thotė se nėse e marrim pėr bazė kėtė verset, me tė, nuk mund tė vėrtetojmė dot inspirimin e tė gjithė Biblės. Pasazhi ku thuhet se “i gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia” pėrjashton shumė libra biblikė qė nuk kishin dalė ende nė qarkullim nė atė kohė. Pėr mė tepėr kėto fjalė Pali ia drejton Timoteut dhe normalisht qė nė tė pėrfshihen vetėm librat qė Timoteu njihte. E siē e thamė mė parė njė pjesė e mirė e librave Biblikė nuk kishin dalė ende nė qarkullim. Pra ky verset nuk ėshtė provė pėr inspirimin e tė gjithė autorėve biblikė.

    2. Shumė teologė tė krishterė kanė pohuar se ky verset nuk i referohet Dhiatės sė Re, por librave biblikė tė Dhiatės sė Vjetėr. Kjo gjė bėhet e qartė sapo e analizojmė pak mė nė thellėsi pasazhin nė fjalė

    a. Nė kėtė pasazh gjenden dy fjalė kyē, shkrim i shenjtė dhe frymėzim. Kėto pėrdoren nga autori i II Timoteut pėr tė pėrshkruar njė literaturė hyjnore e cila besohej si e frymėzuar nga Perėndia dhe detyrimisht meritonte apelativin Shkrim i shenjtė. Siē e kemi parė derimėtani pėr tė krishterėt e hershėm sė paku deri nė gjysmėn e dytė tė shekulli tė dytė, i vetmi shkrim i cili njihej si i frymėzuar nga Perėndia dhe meritor pėr emrin Shkrim i shenjtė ishin vetėm librat e Dhiatės sė Vjetėr. Termi shkrim i shenjtė, edhe shumė kohė pas Palit, nuk ka qenė pėrdorur pėr librat e Dhiatės sė Re. Atė Raymond Collins komenton: “Kjo nomenklaturė ‘shkrimet e shenjta’ (hiera grammata), pėrndryshe nuk gjendet gjėkundi nė Dhiatėn e Re; e as nė Dhiatėn e Vjetėr poashtu. Por na bėhet e njohur nga Judaizmi Helen. Edhe Filo (Jeta e Moisiut, 2;292) edhe Jozefusi (Antikitetet e Judenjve, 10;210)e pėrdorin termin ‘shkrime tė shenjta’. Kjo shprehje pėrcakton atė qė ne tė krishterėt rėndom e quajmė Dhiatė e Vjetėr; dhe asgjė nė pėrdorimin e shprehjes nuk sugjeron se autori i II Timoteut kishte nė mend shkrimet e Krishtere” [3] Nga kjo mund tė pohojmė se pėrdorimi i kėtij pasazhi pėr tė vėrtetuar frymėzimin e librave biblikė tė Dhjatės sė Re pėrbėn njė anakronizėm. E vetmja mundėsi ėshtė qė Pali nė kėtė verset ti jetė referuar librave tė Dhiatės sė Vjetėr.

    b. Ky fakt bėhet krejtėsisht i qartė kur e analizojmė versetin nė kontekstin e tij. Nėse do ta shohim nė tėrėsi krejt pasazhin e II Timoteut 3:10-17 do tė shohim se nė tė Pali nxit Timoteun, si njėri i Zotit dhe lider i kishės qė ishte, qė tė ndjekė shembullin e Palit dhe traditėn e mėsimeve tė tij. Pika mė e rėndėsishme ndodhet nė vesetet 14- 15 ku Pali i thotė Timoteut: “Por ti qėndro nė ato qė mėsove dhe u binde plotėsisht, duke e ditur prej kujt i mėsove, dhe se qė nga fėmijėria i njeh Shkrimet e shenjta, tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus”. Siē shihet nė kėtė verset, Pali po e pėrkujton Timoteun pėr shkrimet e shenjta qė ai kishte mėsuar qė nga fėmijėria. Shprehja e pėrdorur nė greqisht fjalėpėrfjalė do tė thotė qė kur ishe bebe [4]. Hebrenjtė e kishin zakon ti mėsonin qė nga fėmijėria e hershme fėmijėve shkrimin e shenjtė (Dhjatėn e Vjetėr). Ėshtė pikėrisht kėtij shkrimi qė Pali i referohet duke qenė edhe se asnjė shkrim i Dhiatės sė Re nuk ka ekzistuar kur timoteu ishte fėmijė. Tė krishterėt e hershėm ishin tė bindur se nė Dhjatėn e Vjetėr ishte parashikuar gjithēka pėr jetėn dhe misionin e Jezusit dhe se analiza e profecive biblike pėr Jezusin do tė shpinte tė besoje nė tė si Mesia i pritur dhe detyrimisht tė arrije shpėtimin [5]. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeje se pėrse Pali pasi i referohet shkrimeve tė shenjta qė Timoteu kishte njohur qė kur ishte fėmijė vazhdon e thotė: “... tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus”. Mė pas vimė nė versetin 16 ku Pali thotė: “I gjithė shkrimi (qė Timoteu kishte mėsuar qė fėmijė) ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi. Siē shihet edhe nga konteksti i gjithė pasazhit, Pali me termin shkrim i shenjtė nėnkupton literaturėn e Dhjatės sė Vjetėr, qė nė atė kohė besohej nga tė krishterėt si i vetmi tekst i cili meriton emrin shkrim i shenjtė. Teologė tė shumtė tė krishterė e kanė pohuar kėtė fakt nė punimet e tyre. Nė vijim do tė pėrmendim disa prej tyre.

    Nė Enciklopedinė e Re Katolike e cila ėshtė njė nga veprat mė tė njohura nė botė lexojmė: “Vlera e pėrhershme e Dhiatės sė Vjetėr ėshtė insistuar tek 2 Timoteu 3:15-16 duke sqaruar se” I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi” Pėr kėto arsye Dhiata e Vjetėr ėshtė mbajtur nė Kishė si autoritative dhe e dobishme. ( I Korintasve 10:11)” [6]

    Nė njė fjalor tė njohur biblikė lexojmė: “Termi Grek pėr ‘i inspiruar’ (theopneustos, i frymėzuar nga Perėndia) gjendet vetėm njė herė nė Bibėl (II Timoteu 3:16) dhe edhe atėherė duke iu referuar Dhiatės sė Vjetėr: “I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi, ”... Autori i II Timoteut pa dyshim ėshtė duke menduar nė Shkrimin si shkresa tė njerėzve tė cilėt shkruan nėn udhėzim dhe me fuqinė e Shpirtit Hyjnor. Shkrimi – qė do tė thotė Ligji, Profetėt dhe shkrimet e tjera tė tilla si Psalmet, u shkruan nga njerėzit tė cilėve u ishte dhėnė njė ndritje e veēantė nė rrugėt dhe qėllimet e Perėndisė, nė mėnyrė qė porosia e tyre do tė duhej tė konsiderohej si fjalė thelbėsore e Perėndisė pėr njerėzit e tij. ” [7]

    Nė njė pėrkthim tė njohur biblikė nė gjuhėn angleze lexojmė: “15. Shkrimet e Shenjta, pra Dhiata e Vjetėr, tė cilėn Kisha e interpretoi si kallėzuese tė Jezus Krishtit” 16. Tė gjitha Shkrimet, Dhiata e Vjetėr”. [8]

    Nė njė komentar biblik pohohet: “Tė gjitha shkrimet: Dhiata e Vjetėr; pėr autorin dhe lexuesit e tij, ashtu sikur edhe pėr Palin dhe lexuesit e tij, kjo do tė thoshte pėrkthimi Grek, pra Septuaginta. Koncepti Helen pėr inspirimin influencoi nė Krishterimin e hershėm.” [9].

    Nė njė tjetėr vepėr tė njohur lexojmė “Timoteu ishte mirė i informuar. Ai e dinte Fjalėn e Perėndisė qė nga fėmijėria. Mirėpo, nuk ishte Dhiata e Re ajo tė cilėn Apostulli Pal e kishte nė mendje dhe e cila nuk kishte qenė e shkruar nė kohėn kur Timoteu ishte fėmijė. Mos e neglizhoni Dhiatėn e Vjetėr. Shumė tė krishterė e bėjnė kėtė; shumė nga ta i kushtojnė pak kohė Dhiatės sė Vjetėr, dhe rezultati ėshtė se ata kanė njė tė kuptuar shumė joperfekt tė Dhiatės sė Re. Pėr tė parė rrėnjėt e Dhiatės sė Re depėrto thellė nė Dhiatėn e Vjetėr. Timoteu i dinte shkrimet hebraike. Ai ishte i familjarizuar me profecitė rreth ardhjes sė Mesisė, kėshtu qė kur atij iu prezantua Zoti Jezus, ai ishte pėrgatitur pėr ta besuar. ‘dhe se qė nga fėmijėria i njeh Shkrimet e shenjta, tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus.’” [10]



    Nė njė nga komentarė katolikė mė tė njohur nė botė i cili pėr mė tepėr posedon edhe Nihil Obstatin dhe Imprimaturin, pra lejen e autoriteteve kishtare pėr botim gjejmė kėtė koment: “Duke qenė se koleksioni Shkrimeve tė Krishtere nuk ishte akoma nė ekzistencė nė kohėn kur u shkrua II Timoteu...shprehja ‘i gjithė Shkrimi’ i referohet (vetėm) Shkrimeve Hebraike, siē ėshtė vėrtetuar gjithashtu nga shprehja paralele ‘shkrimet e shenjta’ nė vargun 15. Pėrfundimisht, pasi qė pasa graphe-s i mungon rasa e shquar, sipas tė gjitha gjasave ajo nėnkupton ēdo pasazh tė Shkrimeve...Kėshtuqė 2 Timoteu afirmon se ēdo pasazh nė Shkrimet Hebraike ėshtė i frymėzuar; dhe si rezultat kėto Shkrime janė tė dobishme pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi. Duke qenė se Shkrimet kanė ardhur nga Perėndia ato mund tė jenė profitabile me qėllim tė udhėzimit dhe kėshillimit” [11]



    3. Nė njė analizė tė fundit mund tė themi se Letra e Timoteut e cila ėshtė pjesė e njė grup letrash qė njihen ndryshe edhe si letrat baritore, ėshtė konsideruar si njė pseudoepigrafi e pėrpiluar nė vitin 150 pas krishtit. Sipas shumicės sė teologėve tė sotėm tė krishterė kjo letėr nuk ėshtė shkruar nga Pali por nga njė njeri i panjohur rreth njė shekull pas vdekjes sė Palit. Mė vonė ne do tė analizojmė mė nė detaje kėtė rast por kėtu do tė mjaftohemi me riprodhimin e disa autoriteteve kishtare lidhur me Letrėn drejtuar Timoteut. Atė Raymond Collins nė njė nga veprat e tij pohon: “Njė numėr i konsideratave i udhėzoi shumė ekzegetė nė pėrfundimin se e tėrė Letra ėshtė pseudepigrafe. Kėshtu qė ne nuk duhet tė mendojmė se fragmenti i konsideruar (3:10-17) ėshtė pjesė e njė letre personale tė apostullit drejtuar Timoteut, shokut tė tij dhe bashkėpunėtorit tė ngushtė”[12]



    Teologu i njohur Archibald Robertson pohon: “...letrat drejtuar Timoteut dhe Titit janė konsideruar edhe nga teologė profesionalė si sajesa tė shekullit tė dytė..” [13] .

    Nė njė tjetėr vepėr gjejmė: “...tė gjithė shkollarėt me pėrjashtim tė Katolikėve dhe Fundamentalistėve tani pajtohen se ato (Letrat Timoteut dhe Titit) janė shpikje tė shekullit tė dytė qė merren me gjendjen e shekullit tė dytė...kėta falsifikues mbase pėrdorėn atė qė e dinin pėr jetėn e Palit pėr ta bėrė punėn e tyre tė duket sa mė e ngjashme (me mentalitetin e tij)” [14]

    Sė fundmi do tė pėrmendim njė fjalor tė njohur biblikė ku pohohet: “Kėshtu, konkluzioni i nxjerrė nga shumica dėrmuese e shkollarėve ėshtė se Letrat Pastorale duhet ti atribuohen ndonjė autori tė krishterė me pseudonim tė shekullit tė dytė, i cili ishte i bindur se mėsimet e Palit ishin normative pėr kishėn, dhe se Pali do ti adresohej kushteve ekzistuese nė atė mėnyrė”. [15].

    Pra pėrfundimisht mund tė pohojmė se pėrdorimi i kėtij verseti pėr tė vėrtetuar inspirimin e autorėve neotestamentar ėshtė i pabazė. Nė kėtė verset reflektohet thjesht opinioni i tė krishterėve tė hershėm lidhur me statusin e librave tė Dhjatės sė Vjetėr





    Referencat



    [1] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament, New York, 1987, f. 319

    [2] Shih; “La Sacra Bibbia” Edizioni Paoline, Romė 1968, f. 1324; Life Application Study Bible, New Living Translation, Tyndale House Publishers, Inc., Illinois, 1996, f. 1937; Holy Bible, New Living Translation, Tyndale House Publishers, Inc., Illinois 1997, f. 690.

    [3] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament, New York, 1987, f. 320

    [4] Shih, New Bible Commentary, Eerdemans Publishing, Michigan, vėllimi I, 1965, f. 1078

    [5] shih: “The Clarendon Bible”; The Gospel According to Saint Mark, by A.W.F.Blunt, Oxford 1929, f. 11-12

    [6] New Catholic Encyclopedia", 1967, Vėll. II, f. 382

    [7] The Interpreter’s Dictionary of the Bible, Edited by George Arthur Buttrick, Abingdon Press, Nashville, Nju Jork, 1962, f. 713-714

    [8] The New Oxford Annotated Bible with Apocrypha: New Revised Standard Version, edited by Bruce M. Metzger and Roland E. Murphy, New York: Oxford University Press, 1994, f. 1448, nėn komentin e II Timoteut

    [9] Nelson’s Bible Commentary, Thomas Nelson & Sons, Neė York, vėllimi VII, 1962, f. 2515.

    [10] Adresses on the First and Second Epistles of Timothy also lectures on the Episles of Titus, by H.A. Ironside, Loizeaux Brothers, 1947, f, 226-7

    [11] Raymond E. Brown, Joseph A. Fitzmyer, Roland E. Murphy (Ed.), The New Jerome Biblical Commentary, Englewood Cliffs, NJ: Prentice Hall, 1990), Nihil Obstat. Imprimatur: Reverend William J. Kane. Vicar General for the Archdiocese of Washington, Nov. 15 1988; pėr pohime tė ngjashme shih edhe: The Cambridge Annotated Study Bible”- New Revised Standard Version, Notes and references by Howard Clark Kee, Cambridge 1993, f. 203, nwn komentin e II Timoteut; “The Interpreter's Bible, vwll. XI edited by George Arthur Buttrick, Nashville, NT: Abingdon, 1952, f. 507; “The New Bible Commentary Revised”, Edited by D. Guthrie, J.A. Motyer, A.M. Stibbs, D.J. Wiseman, Eerdmans Publishing, Michigan 1970, f. 1078; The Zondervan Pictorial Encyclopedia of the Bible, edited by Merril C. Tenney, Zondervan Publishing House, Grand rapids, Miēigan 1978, f. 752; New Bible Commentary, Eerdemans Publishing, Michigan, vwllimi I, 1965, f. 1078; “The KJV Parallel Bible Commentary”; The IVP Bible background Commentary, f. 630; Gnomon of the New Testament, by John Albert Bengel, Edinburgh vwllimi IV, f. 310; Irwins Bible Commentary. The John Winston Company Philadelphia, f. 533

    [12] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament, New York, 1987, f. 320

    [13] Archibald Robertson, The Origins of Christianity, (Neė York, 1954), f. 66

    [14] Freed, New Testament, p. 440, as quoted by Lee Martin Mc Donald & Stanley E. Porter. Early Christianity and Its Sacred Literature, (Hendrickson Publishers Inc., 2000), p. 488

    [15] “Paul J. Achtemier (Ed.), Harper’s Bible Dictionary (San Francisco: Harper and Row, 1985

    Marre nga:
    http://www.islamidhekrishterimi.com/rezart.htm
    me mire vone sesa kurre....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e myana
    Anėtarėsuar
    26-06-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    36
    O i fundit. Po ti tani e teprove,po i le te krishteret pa liber hyjnor more.
    Pra sipas ketyre autoreve bibla qenka lemsh me nje fjale.

  3. #3
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Mė se e sigurt se Pali e kishte fjalėn pėr Shkrimet e Shenjtė tė Dhiatės sė Vjetėr.


    Ėshtė e vėrtetė qė Pali nė kohėn kur i foli Timoteut ose mė saktė i shkroi kėtė pasazh, pėrdorte Dhiatėn e Vjetėr si pikė referimi pėr fushatėn ungjillizuese. Nė qoftė se do tė shikojmė me kujdes nė Veprat e Apostujve, do tė vėrejmė se nė ēdo sinagogė Pali fliste pėr Krishtin duke pėrmendur profecitė qė shkruheshin pėr Tė nė Dhiatėn e Vjetėr.


    Pėr sa i pėrket Dhiatės sė Re, letra e dytė drejtuar Timoteut, nuk ishte epilogu i Dhiatės sė Re. Ishte njė letėr inkurajimi, mėsimi, drejtimi, frymėzimi etj. Dhe pse kjo pėrmendet nė njė letėr, kjo nuk hedh poshtė gjithė Dhiatėn e Re, si tė pa frymėzuar nga Perėndia. Apostujt ishin pasardhėsit direkt tė mėsimeve tė Jezu Krishtit, mėsime tė cilat ua transmetuan nxėnėsve tė tyre dhe kishave tė tjera pėrveē kishės nė Jerusalem, nėpėrmjet letrave. Kėto letra ishin edhe mėsimi bazė qė kishin tė gjitha kishat e krishtera derisa ato u mblodhėn pėr tė krijuar Dhiatėn e Re.


    Qė tė kuptosh Perėndinė duhet qė tė kesh Dritėn e Tij brenda teje, duhet tė kesh Frymėn e Shenjtė. Pėrderisa ju do tė qėndroni nė errėsirė, do tė ngeleni duke bėrė copy&paste dhe duke trilluar teorira pambarim. Kėrkojini Perėndisė me zemėr tė pastėr dhe tė sinqertė dhe Ai do t'ju japė.



    Nuk arrij tė kuptoj tendencėn tuaj me kėto shkrime copy & paste. Pėrpiqeni tė rrėzoni Biblėn kur vetė besimi juaj ėshtė i mbėshtetur nė tė.



    Nėse gjithēka qė ėshtė brenda saj do tė ishte njerėzore, do tė ishte zhdukur, nuk do tė kishte mbijetuar. Nuk do tė ndryshonte jetė njerėzish tė ēdo lloj shtrese. Nuk do tė mbillte dashurinė e Perėndisė, tė cilėn vetėm fėmijėt e Tij e ndjejnė dhe e kuptojnė. Dashuri tė cilėn e jetojnė dhe e transmetojnė tek ēdo njeri nė ēdo moment tė jetės sė tyre.



    Perėndia ju haptė sytė dhe ndriēoftė zemrat tuaja nė mėnyrė qė tė kuptoni Fjalėn e Tij tė Shenjtė.







    Nėn Hirin e Tij,


    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e myana
    Anėtarėsuar
    26-06-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    36
    Citim Postuar mė parė nga Peniel
    Qė tė kuptosh Perėndinė duhet qė tė kesh Dritėn e Tij brenda teje, duhet tė kesh Frymėn e Shenjtė. Pėrderisa ju do tė qėndroni nė errėsirė, do tė ngeleni duke bėrė copy&paste dhe duke trilluar teorira pambarim. Kėrkojini Perėndisė me zemėr tė pastėr dhe tė sinqertė dhe Ai do t'ju japė.

    Nuk arrij tė kuptoj tendencėn tuaj me kėto shkrime copy & paste. Pėrpiqeni tė rrėzoni Biblėn kur vetė besimi juaj ėshtė i mbėshtetur nė tė.

    Nėse gjithēka qė ėshtė brenda saj do tė ishte njerėzore, do tė ishte zhdukur, nuk do tė kishte mbijetuar. Nuk do tė ndryshonte jetė njerėzish tė ēdo lloj shtrese. Nuk do tė mbillte dashurinė e Perėndisė, tė cilėn vetėm fėmijėt e Tij e ndjejnė dhe e kuptojnė. Dashuri tė cilėn e jetojnė dhe e transmetojnė tek ēdo njeri nė ēdo moment tė jetės sė tyre.

    Perėndia ju haptė sytė dhe ndriēoftė zemrat tuaja nė mėnyrė qė tė kuptoni Fjalėn e Tij tė Shenjtė.
    Po nga te hyn kjo fryma e shenjte dhe cila eshte sipas teje?
    Ndersa Zotit i jam lutur me Zemer te paster dhe me sinqeritet dhe Ai me udhezoi,falenderimet i takojne atij qe me udhezoi ne drite dhe ne te vertet e ne te sakte.
    Ne e besojme biblen qe dikur shume para ka qene fjale e zotit,porse sot nuk eshte me pasi eshte ndryshuar dhe nuk marim prej saj asnje presje as nuk duam tia dime nese eshte apo jo sepse Zoti na dha Dritet ndaresin e te drejtes nga e kota qe eshte Kur'ani.

    Meqe ka shume gjera njerezore ajo eshte katandisur ne mijera kopje te ndryshme,ku seicili llap sipas mendjes se tij.

    Faleminderit per Lutjen qe bere per mua njekohesishte dhe une te njejten lutje bej per ty,porse fjala e shenjte cila eshte?
    Sepse ne bibel vete shoket e tu kane thene qe nuk ka fjale te shenjte,atehere mbetet e pohuar nga ju qe kjo eshte Kur'ani.

  5. #5
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga i fundit
    Njė nga pasazhet mė tė cituara nė literaturėn e krishterė pėr inspirimin e librave biblikė ėshtė edhe pasazhi tek II Timoteu 3:16 nė tė cilin thuhet: “I gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi”.
    [/url]
    Sigurisht qe flitet per Torah. Ne kohen e shen Palit nuk kishte Dhjate te Re qe u kanonizua disa shekuj pas vdekjes te tij. Ku e kishe llafin pra?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  6. #6
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga myana
    Ne e besojme biblen qe dikur shume para ka qene fjale e zotit,porse sot nuk eshte me pasi eshte ndryshuar.
    Kur ishte kjo 'dikur'?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  7. #7
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Njė histori e shkurtėr e Biblės





    Mesimet e profetit Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, jane mesime te cilat jane te paprekura… Te gjitha mesimet profetike te cilat ndiqeshin plotesisht njehere e nje kohe perpara ardhjes se profetit Muhamed, ose kane humbur ose jane ndryshuar, dhe me sukses jane marre nga sistemi kafir, i cili eshte sistemi i Dexhallit, ose te bashkangjitura me te, dhe kjo eshte pjeserisht e vertete per njerezit te cilet mesimet e verteta te Islamit i kane kthyer ne fe te re te vdekur.

    Cifutet e paket te cilet pretendojne se jane pasardhesit e fisit te Izraelit i cili udhehiqej nga Moisiu, dhe cifutet qe nuk jane me te vertete cifute, qe jane ose pasardhesit e Kazareve ose pasardhesit e cifuteve orientale dhe Separdhike te cilet u perzien me raca te tjera , nuk ndjekin modelin e jetes se Moisiut, paqja e Zotit qofte mbi te.

    Kristianet, qofte unitariane apo trinitariane, nuk ndjekin modelin e jeteses qe ndiqej nga Jezusi, paqja e Zotit qofte mbi te. Librat ne te cilat cifutet, dhe cifutet qe nuk jane cifute te vertete dhe kristianet mbeshteten, nuk jane te verteta, duke qene ndryshuar dhe censuruar nga rabinj dhe prifterinj te korruptuar te se kaluares. Keta rabinj dhe prifterinj bene ndryshime ne menyre qe te benin nje kompromis me udheheqesit kafire, dhe ne menyre qe te benin disa para per veten e tyre. Per me teper, ne te dyja rastet, nuk eshte shpallja origjinale ajo qe eshte ndryshuar.

    Ne rastin e cifuteve, ka qene nje kohe ne historine e tyre, te pakten 6 shekuj pas vdekjes se Moisiut, paqja qofte mbi te, kur te gjitha kopjet e Teuratit u shkaterruan nga forcat e Nebushadnezarit kur ata plackiten Jeruzalemin ne vitin 586 p.e.r. Cifutet u perpoqen ta rregullonin ate, duke mbledhur te gjitha pjeset e mbetura dhe rabinjte qe kishin mesuar disa pjese prej tij permendesh. Por kjo nuk pati mundesi te behej. Megjithate ata arriten te benin nje liber ne te cilin futen ate cfare mbanin mend dhe ate cfare arriten te gjenin. Ky ishte perpilimi i cili ishte mbikqyrur nga Ezra gjate debimit te disa cifuteve ne Babiloni ne shekullin e 5-te p.e.r., dhe te cilin e solli ne Jeruzalem ne vitin 458 p.e.r., por pranohet qe ky perpilim te jete shkaterruar gjate plackitjes se Jeruzalemit nga Antiokus Epeplianusi ne vitin 161 p.e.r.

    Eshte me interes te veme ne dukje qe perpara debimit ne Babiloni, vetem libri i Deuteronomit, i cili ishte shkruar ne vitin 621 p.e.r dhe u ishte lexuar njerezve te Tempullit ne Jeruzalem, ekzistonte ne forme te shkruar. Perpara kesaj, qe do te thote, pergjate 6 shekujve te meparshme, dituria e cifuteve dhe historise se tyre ishte mbajtur gjalle me ane te mjeteve te te folurit. Dagllas Rid shkruan ne librin e tij, “Polemika e Zionit”:

    “Deutoronomia i cili paraqitet si libri i peste i Bibles se sotme, ishte libri i pare qe ishte perpiluar i teri. Megjithese Gjeneza dhe Eksodi sigurojne sfondin historik, ato me vone u prodhuan nga Leviteve, dhe Levitikus dhe Numrat, librat e tjetre te Teuratit, u perpiluan akoma me vone.

    Edhe sikur Teurati te memorizohej me saktesi nga pasardhesit e Leviteve gjate nje periudhe kohore prej shekujsh, gje qe nuk mund te ndodhe, problemi eshte qe shume nga permbajtja e ketyre pese librave, dhe ne fakt edhe te gjithe librave te Testamentit te Vjeter jane ne formen e nje pershkrimi te asaj cfare ndodhi me perpara, gjate dhe pas jetes se Moisiut, dhe keshtu qe nuk mund te pershkruajne ate cfare i ishte shpallur atij ne malin Sinai. Forma qe moren keta libra ka me teper natyren e historise se fisit te Izraelit.

    Gjate kater shekujve ndermjet 450 dhe 50 p.e.r. dhe vecanersiht pas shkaterrimit te perpilimit te Ezras prej Antiokusit dhe pushtimit te tij te Jeruzalemit ne vitin 161 p.e.r. libri i cili quhej Teurat, se bashku me librat e tjere te cilat kishin si qellim regjistrimin e historise se fisit te Izraelit pas kohes se Moisiut, dhe te cilat ishin zakonisht te shkruara dhe perpiluara nga mbetjet e gjetura shume shekuj me vone pasi ngjarjet kishin ndodhur, vazhduan te shkruheshin dhe te rishkruheshin dhe te ndreqeshin dhe me vone te ndryshoheshin nga rabinjte te cilet kishin deshire t'u perkuleshin ligjeve qe kishin devijuar nga ligjet e Islamit te sjella prej Moisiut, paqja e Zotit qofte mbi te.

    Ashtu sic e thekson edhe Dr. Mauris Bukailele ne librin e tij, "Bibla, Kur'ani dhe Shkenca", qe nga kohet kur shkrimet cifute arriten te perktheheshin ne greqisht prej 72 dijetareve cifute ne Aleksandri, midis viteve 275 dhe 150 p.e.r. ato nuk perfaqesonin me mesimet e Moisiut:

    Rreth shekullit te 3-te p.e.r. ndodheshin te pakten tre forma te teksit hebre: teksti i cili do te behej teksti Masoretik; teksti i cili ishte perdorur, per perkthimin ne greqisht; dhe Samaritan Pentateuc. Ne shekullin e pare para eres sone shihej nje tendence per vendosjen e nje teksti te vetem, por kjo u arrit vetem nje shekull pas Krishtit kur teksti biblik u formua.

    Ne qofte se ne do te kishim te tre format e ketyre teksteve, nje krahasim midis tyre mund te ishte i mundshem, dhe mund te kishim nje ide se si duhet te kete qene origjinali. Fatkeqesisht, ne nuk kemi idene me te vogel. Pervec Letres se Detit te Vdekur (Shpella e Kumranit), qe mendohet te jete qe nga kohet afer Jezusit, nje papirus i Dhjete Urdheresave i shekullit te 2-te e.r. qe paraqet variacione nga teksti klasik, dhe disa fragmente nga shekulli i 5-te e.r. , teksti me i vjeter hebre i Bibles eshte i koheve te shekullit te 9-te e.r.

    Dr Bukailele vazhdon:

    “Testamenti i vjeter eshte nje permbledhje e veprave me gjatesi te ndryshme dhe te zhanreve te ndryshme. Ato jane shkruar ne disa gjuhe per nje peridhe kohore e cila zgjati me teper se 900 vjet. Shume prej ketyre veprave u korrigjuan dhe u plotesuan ne perputhje me ngjarjet ose kerkesat e ndryshme, zakonisht ne periudha kohore shume te largeta nga njera-tjetra.

    Nje shpallje perzihet ne te gjitha keto vepra, por gjithcka qe zoterojme ne sot eshte ajo qe njerezit e kane pare te arsyeshme te na e lene. Keta njerez manipuluan tekstet ne menyre qe te kenaqnin veten e tyre, duke marre parasysh rrethanat ne te cilat ndodheshin dhe nevojat qe ata kishin.

    Ne “Polemiken e Zionit”, Dagllas Rid citon Xhozef Kastein (Alias Julius Katzeustein) nga libri i tij “Historia dhe Fati i Cifuteve” duke deklaruar qe perkthimi grek ishte marre me nje qellim te percaktuar, i cili ishte berja e ketij libri te kuptueshem per greket. Kjo coi ne shtremberimin e fjaleve, ndryshimin e kuptimit dhe zevendesimin e vazhdueshem te shume termave dhe ideve, me terma qe ishin vendase dhe nacionale. Duke vene ne dukje qe ndoshta arsyeja e vertete e marrjes persiper te perkthimit te ketij libri duhet te kete qene trupi i vetem me i madh cifut qe ndodhej ne Aleksandri, ku greqishtja ishte bere gjuhe e tyre e perditshme, dhe shume prej tyre nuk mund te kuptonin me hebraisht dhe nje version ne greqisht i ligjeve te tyre ishte teper i nevojshem si nje baze e interpretimeve rabikike te tij. Dagllas Rid ve ne dukje:

    “Duke pare ndryshimet qe i jane bere perkthimit (shih fjalet e dr.Kasteinit me siper) asnje, pervec dijetareve cifute, nuk mund te tregoje sot se sa i ngjashem eshte Testamenti i Vjeter ne hebraish-aramaik duke u krahasuar me versionin nga perkthimi i pare ne greqisht, si nje nga dy seksionet e Bibles kristiane. Ndryshime te qarta jane bere, dhe pothuajse pervec kesaj gjendet “Teurati gojor”, dhe vazhdimi Talmudik i Ungjillit, keshtu qe bota jo-cifute nuk ka njohur asnjehere te gjithe te verteten e Ligjit Hebre.

    Talmudi, i cili eshte deshmuar te kete te regjistruara traditat e folura te Moisiut, nuk u shfaq ne forme te shkruar deri 17 shekuj pas vdekjes e tij, dhe se paku 9 shekuj pasi Teurati nuk ekzistonte ne formen e tij origjinale. Mishnaha, forma e shkruar e traditave te folura te Moisiut, nuk u perpilua ne formen e tij te tanishme deri ne shekullin e 3-te e.r. Dy komentimet mbi Mishnahun, Gemaras se Jeruzalemit dhe asaj te Babilonise, nuk u plotesuan deri ne shekullin e 5-te dhe te 6-te e.r. kurse komentet e shkruara rreth tyre u shkruan midis viteve 400 dhe 1200 e.r.

    Ishte per shkak se keto komente ishin kaq te gjata dhe te detajuara qe perpjekje te ndryshme u bene per ti koduar ato. Kodet me te njohura jane Kodi i Maimonides, i perpiluar ne shekullin e 12-te e.r., Kodi i Jakob bin Asherit (i quajtur Turimi) i perpiluar ne shekullin e 14-te e.r. dhe Kodi i Xhozef Karo (i quajtur Shulkani Aruch) i perpiluar ne shekullin e 16-te e.r.

    I vetmi liber i cili nuk ekziston sot eshte Teurati i Moisiut, shpallja origjinale qe ai mori prej Zotit, ne gjuhen origjinale ne te cilen ishte shpallur, keshtu qe saktesia dhe vertetesia e cdo perkthimi ose interpretimi i ketij teksti mund te provohet dhe vleresohet thjesht duke u referuar tek teksti origjinal.

    Ne rastin e kristianeve, duket sikur Ungjilli, i cili iu shpall Jezusit, asnjehere nuk eshte shkruar ne pergamene ose ne leter. Sigurisht qe nuk ekziston nje liber me titullin “Ungjilli i Jezusit” i cili te jete shkruar ne aramaik, qe ishte gjuha e tij. Ne qofte se ka, atehere kristianet po mundohen ta fshehin kete liber. Ne vend te kesaj, Testamenti i Ri permban kater ungjij zyrtare sipas njerezish te cilet nuk jane takuar asnjehere me Jezusin. Mesimet e Palit, i cili gjithashtu nuk eshte takuar asnjehere me Jezusin, bien ne kundershtim haptazi me jeten e jetuar prej Jezusit. Eshte ky liber i cili u perpilua dhe me vone u ndryshua nga prifterinj te korruptuar te cilet donin te permiresonin dhe te zbukuronin mesimet origjinale te Jezusit, dhe te krijonin fene e tyre te re, pergjegjese si per udheheqesit kafire ashtu edhe per komunitetet e tyre.

    Ndoshta ndryshimet me skandaloze ishin fillimisht shtimi i references se vetme te doktrines Paliane te Trinitetit (1 John 5:7), dhe se dyti shtimi i references se doktrines Paliane te Ringjalljes (1 Timothy 3:16). Qe te dyja keto referenca perfundimisht u provuan nga ser Isak Njuton qe ishin falsifikime dhe asnjera nuk u konsiderua si reference gjate 3 shekujve pas zhdukjes se Jezusit per te vetmen arsye qe keto dy versete nuk ekzistonin ne ate kohe.

    Sipas perkthimit ne anglisht te versionit italian te Ungjillit te Barnabas, i cili ashtu si edhe ungjijte e tjere te pranuar zyrtarisht, eshte i paafte qe te vertetetohet ne mungese te tekstit origjinal, Ungjilli nuk u shkrua ne leter por i’u shpall Jezusit nepermjet engjellit Gabriel me anen e nje vegimi duke marre formen e nje burimi diturie ne zemren e tij, me ane te se cilit ai i solli jete ligjit origjinal te Moisiut, te cilin duhet te kujtohet gjithmone, ai kishte ardhur ta ringjallte dhe rivendoste midis 12 fiseve te fisit te Izraelit.

    Kjo i veshtiresoi gjerat per kleriket cifute te cilet perpara ardhjes se Jezusit kishin qene te afte te deklaronin qe ata ishin ruajtesit e vertete te mesimeve origjinale te Moisiut, dhe te cilet e kishin shnderruar kete deklarate ne bazat e udheheqjes dhe jetes se tyre. Jezusi demaskoi hipokrizine e tyre dhe rrezikoi burimin e tyre te autoritetit dhe pasurise dhe kjo ishte arsyeja qe ata e kundershtuan ate me aq furi. Me ardhjen e Jezusit te gjitha keqinterpretimet dhe ndryshimet e bera ndaj mesimeve origjinale te Moisiut, te cilat po futeshin gradualisht nga kleriket cifute gjate 9 shekujve qe kishin kaluar qe nga koha e profetit Sulejman, kishte shume rrezik te dilnin ne pah, dhe hierarkia e tyre te shkaterrohej. Kjo eshte arsyeja pse ata nuk e pranuan Jezusin dhe komplomentuan me romaket per ta vrare ate, megjithese nuk ia arriten dot qellimit te tyre:

    “... Por ata as nuk e mbyten as nuk e gozhduan, por atyre u perngjau. Ata qe nuk u pajtuan rreth mbytjes se tij, jane ne dileme per te e nuk kane kurrfare dije te sakte, pervec iluzinojne. E ata me siguri nuk e mbyten ate. Perkundrazi, Allahu e ngriti ate prane Vetes. Allahu eshte i plotfiqishem, i dijshem.” (En-Nisae 157-158)

    Fatkeqesisht pas zhdukjes se mrekullueshme te Jezusit, dhe si rezultat i konflikteve te mevonshme qe ndodhen midis ithtareve te vertete te tij (nazaretasit – te cilet ndonjehere pershkruhen si judo-krisitianet ne menyre qe te dallohen nga ithtaret e tjere te Jezusit por qe nuk i perkisnin fisit te Izraelit) dhe ithtaret e Palit (te cilet pas debateve qe zgjaten 4 shekuj, formuan doktrinat e Ringjalljes, Trinitetit, Mekatit te Vertete dhe Faljes se Mekatareve), shume prej fakteve te shkruara te jetes dhe thenieve te Jezusit, te cilat mendohet te kene qene 300, u shkaterruan duke perfshire Ungjillin e Cifuteve, Ungjillin e vertete te Barnabas dhe Ungjillin e Thomait, vecanerisht pas Keshillit te Nises ne vitin 325 e.r. ne te cilin u vendos zyrtarisht qe Jezusi ishte biri i Zotit dhe gjate te cilit 4 ungjijte zyrtare u zgjodhen nga kristianet Paline.

    Ashtu sic e sqaron edhe Dr. Mauris Bukailele ne librin tij me titull “Bibla, Kur’ani dhe Shkenca” keto 4 ungjij nuk ishin deshmi dhe u shkruan relativisht vone:

    “Tekstet qe ne kemi sot, pas shume adaptimesh nga burimet, filluan te shfaqen rreth viteve 70-te e.r. ne kohen kur 2 komunitetet rivale filluan nje perpjekje te eger, ndersa judeo-kristianet akoma kishin me teper perparesi. Ja se si e shpjegon Kardinal Danielon kete renie:

    “Pasi cifutet ishin diskretituar ne perandori, kristianet synuan te shkeputeshin prej tyre. Helenistet ne kete menyre moren me teper rendesi: Pali fitoi; kristianizmi u nda nga judaizmi si politikisht ashtu edhe sociologjikisht. Megjithate deri ne revolten cifute te vitit 140 e.r judeo-kristianizmi predominonte ne aspektin kulturor”.

    Ungjilli i Markut, Mateut, Lukes dhe Gjonit u prodhuan ne nje periudhe kohore qe nga viti 70 e.r deri ne vitet 110 e.r. Keta ungjij nuk perbejne dokumentet e para te shkruara krisiane: letrat e Palit qe i perkasin nje periudhe kohore shume perpara tyre. Sipas O. Culman, Pali e shkruajti letren e tij drejtuar Selanikasve ne vitin 50 e.r. Ai mendohet te jete zhdukur disa vite perpara plotesismit te Ungjillit te Markut.

    Dr. Bukaile vazhdon:

    “Eshte pothuajse e sigurte qe ne qofte se ky ambient lufte midis komuniteteve te mos ekzistonte, ne nuk do ti kishim shkrimet qe zoterojme sot e kesaj dite. Keto shkrime u shfaqen ne nje kohe lufte te ashper midis dy komuniteteve. Keto “shkrime lufte” ashtu sic i quan At Kanengieser, u shfaqen nga nje shumice shkrimesh mbi Jezusin. Keto ndodhen ne nje peruidhe kohe kur stili kristian i Palit fitoi perfundimisht dhe krijoi koleksionin e vet te teksteve zyrtare. Keto tekste perbenin “Kanunin” i cili shpallte te pavlefshem dhe perjashtonte cdo dokument tjeter jo ortodoks qe nuk i pershtatej linjes se adoptuar nga kisha. Persa i perket 4 ungjijve te pranuar, nuk gjenden versione ne gjuhen hebre dhe aramaike te tyre, dhe ashtu sic e verteteton edhe Dr. Bukaile, versionet e hershme ne gjuhen greke jane te koherave pas Keshillit te Nises:

    “Dokumentet perpara kesaj si psh papiruset e shekullit te 3-te e.r. dhe nje tjeter, ndoshta ai i shekullit te 2-te, transmetojne disa fragmente. Dy pergamenat me te vjetra jane ne greqisht dhe i perkasin shekullin te katert e.r. Ato jane Kodeks Vatikanus, e ruajtur ne Biblioteken e Vatikanit ndersa vendi i saj i zbulimit eshte i panjohur, ndersa pergamena tjeter quhet Kodeks Sinaitikus, dhe eshte zbuluar ne malin Sinai. Tani kjo pergamene ruhet ne Muzeun anglez ne Londer. E dyta permban dy histori rreth personave te famshem por qe ndoshta nuk jane te veteta.

    Sipas Perkthimit Ekumenikal, 250 pergamena te tjera te njohura ekzistojne neper bote, e fundit prej ketyre mendohet te jete e shekullit te 11-te e.r. Jo te gjitha kopjet e Testamentit te Ri qe kane arritur deri ne kohet tona jane identike. Perkundrazi, eshte e mundur te dallosh ndryshime te shkalleve te ndryshme midis tyre, por sado te rendesishme qofshin ato gjithmone gjendet nje numer i madh i tyre. Disa prej tyre jane ndryshime gramatikore, ndryshime te fjalorit te perdorur ose rregullit te fjaleve. Megjithate ne vende te tjera mund te vihen re ndryshime te cilat i ndryshojne kuptimin gjithe paragrafit.

    Keshtu jo vetem qe eshte e mundur, qe ndryshime t’i jene bere tekstit origjinal i cili ishte i nje date perpara Keshillit te Nises, por edhe tekstet pas ketij keshilli nuk bien plotesisht dakort me njeri-tjetrin, keshtu qe nuk mund te jete plotesisht e sakte vertetesia e nje teksti, si dhe e doreshkrimit me te nderuar, eshte gjithmone teme debati. Kodeks Vatikanus eshte nje shembull i mire per te ilustruar kete. Riprodhimi i redaktuar prej Vatikanit ne vitin 1965, permban nje shenim nga editoret e tij te cilet na informojne qe, “disa shekuj pasi ishte kopjuar (mendohet te kete qene rreth shekullit te 10-te ose 11-te), nje kopjues kopjoi me boje te gjitha shkronjat pervec atyre qe ai mendoi se ishin gabim.” Gjenden paragrafe ne tekst ne te cilat shkronjat e verteta ne ngjyre kafe te hapur akoma dallohen nga te tjerat te cilat jane ne ngjyre kafe te erret. Nuk gjendet ndonje shenje qe ky te kete qene nje riparim i drejte. Shenimi konstaton me teper qe “duart e ndryshme qe korrigjuan dhe pajisen me shenime doreshkrimin gjate shekujve akoma nuk jane dalluar plotesisht; nje fare numri korigjimesh jane bere padyshim kur shkronjat e tekstit u lyen me boje. Ne te gjitha manualet fetare, teksti paraqitet si nje kopje e shekullit te 4. Per te zbuluar qe ky tekst eshte ndryshuar shekuj me vone, duhet te shkohet ne Biblioteken e Vatikanit.

    Libri i cili nuk ekziston ne ditet tona eshte Ungjilli i Jezusit, shpallja e vertete qe ai mori prej Zotit, ne gjuhen e vertete ne te cilen ishte shapllur, keshtu qe saktesia dhe vertetesia e cdo perkthimi ose interpretimi i ketij teksit origjinal mund te provohet kurdohere qe te jepej rasti.

    Kjo nuk do te thote qe nuk ka me asnje te vertete ne librat qe cifutet, dhe cifutet qe nuk jane cifute, dhe kristianet mbeshteten. Akoma ka te vertete qe ne keto libra, dhe permbajtja e disa prej tyre ka shume te ngjare te korrespondoje me librat e vertete te cilat iu shpallen profeteve te tyre. Megjithate ato nuk permbajne te gjithe te verteten dhe per me teper, genjeshtra jane futur ne keto libra. Kjo eshte nje tjeter arsye qe ben te pamundur mbeshtetjen ne keto libra. Perfundimisht, edhe sikur Teurati i vertete dhe Ungjilli te ekzistonin akoma, ato jane anulluar nga Kur’ani.

    Teurati i vetete ashtu sic i eshte shpallur Moisiut, nuk ekziston. Ungjilli i vertete, ashtu sic i eshte shapllur Jezusit nuk ekziston. Njerezit te cileve u eshte transmetuar menyra e jeteses se profeteve, pa asnje nderprerje ne zinxhirin e transmetimit, kane vdekur te gjithe. Zinxhiret e transmetimit nga Moisiu dhe Jezusi jane shkeputur dhe kane humbur pergjithmone. Edhe po te jesh person shume i sinqerte, nuk mund te ndjekesh dot modelin e adhurimit te sjelljes qe ka qene personifikuar njehere e nje kohe prej Moisiut dhe Jezusit, dhe komuniteteve qe u formuan rreth tyre, sepse ky model ka humbur njehere e pergjithmone dhe modele te tjera te falsifikuara i kane zevendesuar. Nuk ka kthim mbrapa. Vetem modeli i adhurimit dhe sjelljes qe ekziston sot dhe qe personifikohet nga Muhamedi, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, ka mbijetuar deri ne ditet tona.

    Kur’ani eshte e vetmja udheheqje profetike qe ekziston sot dhe qe nuk i eshte ndryshuar asnje shkronje. Eshte memorizuar dhe shkruar ashtu sic ka qene gjate procesit te shpalljes. Ata qe ishin caktuar te regjistronin Kur’anin duke e shkruar ate u udhezuan prej profetit Muhamed, i cili vete ishte analfabet dhe nuk mund as te lexonte as te shkuante, te mos regjistronin asgje tjeter, ne menyre qe te siguronin qe nuk do te kishte crregullim ndermjet parmbajtjes se Kur’anit ne nje ane dhe atyre qe ai thoshte gjate rrjedhes se ngjarjeve ne anen tjeter. Shpallja e Kur’anit u plotesua perpara se sa Profeti Muhamed te vdiste. Versioni i shkruar u grumbullua, u vertetesua dhe u verifikua prej atyre personave qe e kishin memorizuar. Numri i muslimaneve qe kane vazhduar te mesojne permendesh te gjithe Kur’anin deri ne ditet tona, ka qene gjithmone i jashtezakonshem.

    Allahu ka premtuar qe Kur’ani do te qendroje i pacenuar deri ne fundin e kesaj bote dhe nuk ka dyshim per kete. Edhe kafiret me mendjemprehte, te ashtequajturit dijetare dhe orientaliste kane qene te paafte ta diskretitonin ate. Allahu thote ne Kur’an qe ne qofte se juve nuk besoni qe Kur’ani eshte prej Allahut, atehere perpiquni te shkruani dicka te ngjashme me te. Asnje nuk ka qene ne gjendje te vihet perballe kesaj pergjegjesie. Allahu thote ne Kur’an qe edhe sikur i gjithe njerezimi dhe te gjithe xhindet te mblidhen se bashku, ata nuk mund te krijojne dicka te ngjashme me Kur’anin.

    Profeti Muhamed, paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi te, ka thene:

    “Allahu e dergoi kete Kur’an te urdheroje dhe te parandaloje dhe si nje synet qe duhet ndjekur. Ai permban historine tuaj, informacion rreth asaj qe ka ardhur perpara jush, te reja rreth atyre qe do te vijne pas jush dhe gjykim te drejte midis jush. Perseritja nuk e konsumon dhe mrekullite e tij nuk kane fund. Ai eshte e verteta. Kushdo qe e reciton ate, flet te verteten. Kushdo qe gjykon me ane te tij eshte i drejte. Kushdo qe vepron sipas tij, shperblehet. Kushdo qe kapet pas tij, eshte i udhehequr ne rrugen e drejte. Allahu do te drejtoje ne rruge jo te drejte kedo qe kerkon udheheqje nga te tjere pervec Tij. Allahu do ta shkaterroje kedo qe gjykon me ligje te tjera pervec atyre te Kur’anit. Ai (Kur’ani) eshte Kujtesa e Urte, Drita e Qarte, Rruga e Drejte, Litari i Sigurte i Allahut dhe Sherimi i Dobishem. Ai eshte nje mburoje per ate qe kapet pas tij dhe nje shpetim per ate qe e ndjek. Nuk eshte i shtrembet dhe i vendos gjerat drejt. Nuk devijon ne menyre qe te qortohet. Mrekullite e tij nuk kane te mbaruar. Nuk konsumohet edhe ne qofte se perseritet shpesh here”. (sipas Al-Tirmidhiut)

    Per me teper, jo vetem Kur’ani por edhe modeli i jetes se profetit Muhamed dhe komunitetit qe u formua rreth tij jane ruajtur dhe transmetuar ne nje zinxhir te panderprere, deri ne ditet tona. Profeti Muhamed ka thene qe ky transmetim do te vazhdoje deri ne fund, kur te mos kete me muslimane ne faqen e tokes.

    Ne qofte se ju besoni Allahun dhe deshironi ta adhuroni Ate ne menyren qe ai e ka treguar nepermjet profeteve te tij, atehere ju duhet te gjeni se cfare ka ne Kur’an dhe Hadith, dhe te ndiqni rrugen e Muhamedit, e cila eshte menyra e jeteses sipas Islamit.

    Te gjithe 124,000 profetet te cilet u derguan nga Allahu, paqja dhe meshira e tij qofshin mbi te gjithe ata, u derguan per popuj te vecante, dhe ne periudha kohore te ndryshme. Disa u derguan vetem per nje numer te vogel njerezish, disa te tjere u derguan per fise te vecanta, disa u derguan per kombe te vecanta, dhe vetem njeri prej tyre eshte derguar per te gjithe boten. Nuhu, per shembull, kishte vetem 19 ithtare, megjithese jetoi 950 vjet. Moisiu dhe Jezusi u derguan vetem per fisin e Izraelit, keshtu qe vetem Allahu e di se cfare jane duke bere cifutet qe nuk jane cifute te vertete, dhe kristianet qe nuk jane pasardhes te fisit te Izraelit. Vetem profeti Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, u dergua me nje lajm te mire dhe nje paralajmerim per te gjithe njerezit qe nga koha kur u shpall Kur’ani deri ne fund te kesaj bote.

    Realiteti i profeteve eshte qe ata ishin te gjithe te derguar te Allahut dhe ata erdhen te gjithe me te njejtin mesazh, sepse eshte vetem nje Allah per te njohur dhe provuar, dhe sepse natyra e ekzistences, e cila rrjedh prej Allahut, ka qene gjithmone e njejta. Kjo do te thote qe nuk ka gare midis profeteve sepse ata te gjithe pohuan vetem nje dhe te vetmin realitet, Allahun.

    Kohet per te gjithe profetet qe erdhen perpara profetit Muhamed tashme kane kaluar. Popujt per te cilet keta profete u derguan tashme kane vdekur. Koha per te ndjekur rrugen e profetit Muhamed eshte tani. Popujt per te cilet profeti Muhamed eshte derguar ose kane vdekur pergjate 1400 vjeteve, ose jane gjalle dhe sot e kesaj dite, ose do te jetojne ne nje etape midis te tashmes dhe fundit te botes.

    Rruga e vetme per te ndjekur modelin e jetes profetike eshte te ndjekesh rrugen e profetit Muhamed dhe familjes se tij, shokeve te tij dhe te gjithe atyre qe e ndjekin ate, sepse rruga e tij eshte modeli i vetem i cili ka mbijetuar i paprekur deri ne ditet tona dhe i cili do te vazhdoje te mbijetoje deri ne fund te kesaj bote, kur Allahu do ta heqe mbulesen prej te gjithe muslimaneve qe do te jene gjalle ne ate kohe, duke lene keshtu vetem njerezit qe do te jetojne si kafshe deri ne fundin e kesaj bote.

    Profeti Muhamed eshte i pari dhe i fundit i profeteve, ai eshte profeti i fundit, vula e gjithe profeteve, duke u pohuar prej Kur’anit te gjitha mesazhet e profeteve perpara tij dhe me anen e kesaj duke anuluar dhe perfunduar keto mesazhe. Kur’ani permban te gjitha mesimet e profeteve te hershem dhe me teper. Ai eshte botimi i fundit i ekzistences nga A deri tek Zh, dhe autori i tij, publikuesi dhe shperndaresi eshte Allahu. Filluesi i gjithckaje qe ekziston dhe i vetmi qe i kthehet gjithcka qe ekziston. Meqenese profeti Muhamed ishte misherimi i Kur’anit ai ishte i vetmi njeri perfekt dhe i kompletuar qe ishte njohur ndonjehere dhe ai nuk mund te behet shok me Allahun, sepse Allahu eshte nje, i vetem dhe pa partner.

    Allahu nuk mund te adhurohet ne asnje menyre tjeter pervecse ne menyren e Muhamedit. Vetem duke ndjekur rrugen e Muhamedit juve do te jeni ne gjendje te provoni natyren e vertete te ekzistences, dha ta kuptoni ate, dhe te njihni veten tuaj, dhe me te vertete, kushdo qe njeh vetveten, njeh Zotin e tij. I gjithe universi nuk mund te permbaje Allahun, por zemra e atij qe ka besim tek Allahu, e permban Allahun, dhe rruga per ne zemren tuaj eshte rruga e profetit Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te.

    Marre nga : http://www.islamidhekrishterimi.com/historibibla.htm
    me mire vone sesa kurre....

  8. #8
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Citim Postuar mė parė nga Qafir Arnaut
    Sigurisht qe flitet per Torah. Ne kohen e shen Palit nuk kishte Dhjate te Re qe u kanonizua disa shekuj pas vdekjes te tij. Ku e kishe llafin pra?
    E dmth qe dhijata e re eshte dhe me shume me pllavra e perralla e?
    me mire vone sesa kurre....

  9. #9
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga i fundit
    E dmth qe dhijata e re eshte dhe me shume me pllavra e perralla e?
    per ata qe humbasin, po
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #10
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga i fundit
    E dmth qe dhijata e re eshte dhe me shume me pllavra e perralla e?
    Dmth qe Beselidhja e Re nuk ka te bej me ate varg qe permende. A eshte pallavra e perralla pyet Muhametin A.S. se atij ia mesuan me mire se ti murgjit siriake.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykimi i dhunes sipas Bibles dhe Islamit
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 11:21
  2. Ēlirimi i Frymės
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  3. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  4. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •