Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Plazhi, si në kohën e qoftëlargut

    Një udhëtim nga Tirana me mjetet publike ose private masive drejt plazhit është një tmerr…

    E kur mbërrin, në fund, ndanë rërës së plazhit, të duket se ke mbërritur në qoftëlarg…dhe jo për tu lehtësuar dhe për të marrë rrezet e nevojshme të diellit…Kalvari nuk mbaron këtu, sepse të duhet që të kthehesh nga andej ku je nisur… Britma. Sirena gjithfarëllojsh bbf-sh. Pluhur, shumë pluhur. Rrëmujë. Kaos. Të rinj të paedukuar. Ofendime. Sherre banale. Erë sallamerish në eter…Policë soditës. Furgona të pistë dhe autobuzë tejet të ndyrë…

    Ky është peisazhi i mjedisit publik, nga ky qytetarët e Tiranës- nisin kalvarin e tyre drejt atij që quhet plazh. Eshtë vetëm 38 kilometra larg, por me një distancë të mjaftueshme, që të ndjesh të gjithë ato episode, që mbase nuk i has për një jetë të tërë. Në këtë zallamahi, provoj që të bëj rrugën e zakonshme për në plazh. Nga pas më ndjek “këshilla” vazhdueshmërisht e stërpërsëritur e atyre që të duan të mirën dhe të këshillojnë: “nuk iket ditën e dielë”…Ç’të bëj? Kur mund të ikin njësoj si unë, ata qindra dhe mijëra qytetarë, që ditët e javës punojnë dhe punojnë për të mbijetuar. Le t’i harrojmë këto të gjitha për një moment…dhe të nisemi.

    Në zallamahinë, që është tek stacioni i trenit, vendit të nisjes për në plazh të të pamjetëve si unë: Atij që ka fat të ngjitet në mjetin më të parë udhëtues...duhet të jetë i bekuar. Kujtoj si për dreq epigramin, që ishte në lekun e dikurshëm shqiptar, mbushur me simbole të socializmit. “I paguhet prurësit më të parë”. Kështu është njësoj. Fiton ai që është më i fortë. Ai vendos këmbën në makinë dhe ikën. Të tjerët, që mbesin off-board shajnë me “t’gjithë robt e fisit” nga pas…dhe presin ndonjë mundësi tjetër, ndërsa dielli kap dalëngadalë kulmin e tij. Askush nuk i disiplinon mjetet për plazh, ndërsa të gjithë rendin dhe rendin më kot…sikur po ikin në qoftëlarg. Edhe kur arrin që të ngjitesh në ndonjë nga mjetet, atëhere duhet të fillojë negociimi me shoferin, që në këtë katrahurë është gjithsesi një zot i vërtetë. Nga ai varet se ku do të kalosh, por nga ai varet edhe shpejtësia, që ai e dikton si do vetë. Nga ai varet akomodimi. Nga ai varet humori yt. Të gjithë kënaqësinë që shoferi e ka prej autobuzit plot...dhe që zakonisht është i shoqëruar me ndonjë fatorino djaloshar me shumë tangërllëk-e shpreh sipas mënyrës së tij. Që është një këngë ose melodi e stërpërsëritur e familjes së tij ose “e shoqnisë së tij te klubi plot lyrë i ndonjë lagje periferike”. Këngët e qejfit të pirë të ndjekin në të gjithë autostradën. “Si më le…”..”Unë vdes për ty”…”Po tani që’m’tradhtove” me zë të çjerrë e dëgjon për kilometra të pafundëm dhe nën ritmin e shoferit, që ndalon si i ndërkryer duke shpërndarë zakonisht dhe të sharra andej- këndej….Kur vjen fundi që është sërish i tmerrshëm, teksa duket dhe hunda e Shkëmbit…je gati i pataksur nga vapa, i asfiksuar nga kushtet dhe gati i shurdhuar nga bbf-istët. Tani është koha që të zesh vend, sepse para teje kanë ardhur të tjerë më të ngeshëm dhe duhet të fillosh që tu lutesh kopetentëve, që shpërndajnë shezlongjet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Në plazh

    “Ik ere..nuk kam”..më thotë indiferent, një i tillë që është as më pak dhe as më shumë është sa gjysma e moshës sime…Ka shumë e shumë çadra dhe shezlongje..por edhe ai do që të ndjehet se është i rëndësishëm. Nga pas e ndjek vështrimi krenar i pronarit…Jemi apo nuk jemi- duan të thonë sytë e tij. Pas një bisede tet-a-tet gjërat rregullohen dhe ti për 300-400 lek merr Çadrën dhe shezllongjet. Je me fat, sepse ka marrë fund pjesa e parë e kalvarit me emrin plash-privat-publik. Ndërkohë, ora ka vajtur 11.00…ose rreket të shkojë dhe rreth teje ka fatkeqë të tjerë, që presin ty të prishet mëndja të ikësh…ose të kenë fatin tënd. Ndjen kënaqësinë bajagi. Ti shtrihesh dhe zdërhallesh duke u përfshirë me turmën në barkun e saj, që duket se lëshon duhma bashkërore kënaqësie. Pas pak, po, edhe ti, je një i tillë.

    Para teje çunakë garipa, që shikojnë si të ndërkryer gjokset rioshe femërore; femra me hire të konsumuara herët dhe lloj-lloj qëniesh, që duket se nuk kanë kushtuar edhe kujdesin më të pakët për fizikun e tyre. Dhe buçima zërash. Ato nuk mungojnë kurrë. Nga të gjithë farëllojet. Buri, ulërima, të sharra dhe qeshje me vend dhe pa vënd. Sikur të mos mjaftojë kjo dhe ti të duash të mbyllësh sytë… je i humbur. Sepse përballë ke të gjithë lypësit që ke lënë në Tiranë gati në raskapitje, tashmë para çadrës dhe në këmbë, që duket se të thonë: po ne. Ti bën plazh ne vdesim këtu. Kudo, ambulantë dhe ambulantë pa fund. Shesin të njëjtat gjëra dhe janë të ardhur nga e gjithë Shqipëria e Mesme. I shikoj me admirim dhe keqëardhje të vegjlit që mbijetojnë, ndërsa më ngjallin krupë disa pijanikë…që bëjnë sikur nuk punojnë..mbushur me letra bixhozi dhe kremra. Por, sinqerisht të dy palët të besdisin dhe të besdisin pa fund.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nga qëndrimi

    Duhet që pas pak të marrësh vendimin e madh. Që të lahesh. Por, edhe këtu të presin të papritura të tjera: Policia që bën ecejaket e saj të kontrollit me makinat në rërë dhe njerëz që luajnë kuturu. Policët, me krahët jashtë dhe barqet e fshehura pas dyerve të makinave, gjuajnë vetë: shpirtrat. Ndërsa peisazhi, ka ndryshuar pak me rrjetat e volejbollit të vendosura, por ato janë pak, për të mos thënë aspak, që të sajojnë një mjedis të kulturuar plazhi. Deri aty të duhet të përshkosh njerëz që shtrohen si tu’a sjellë mëndja dhe për të cilët rregulli i vendosur i shezllongjeve nuk ka rëndësi. Ndërkohë që pronarëve u dhimbset të sajojnë një rrugicë të thjeshtë mes çadrave. Kjo i bën të rinjtë, që duke u tundur dhe shkundur hiret e tyre- të mbushin vendin me rërë që e përhapin në formën e një tymi marramëndës. Sa kujton se ke vendosur këtë rregull të duhet të lahesh sa më larg-që ta gjesh detin e pastër dhe që mund të ikësh thellë shumë thellë. Më afër nuk ke shanse. Të presin pëgërat dhe uji i nxehur deri në maksimum nga vapa dhe nga urinimi i njëkohshëm i organeve gjenitale të gjithë trevave shqiptare. Por edhe andej nuk ka fat. Provincialë dhe trimoshë bëjnë gara me motorrat e ujit…duke bërë kthesa marramëndëse. Kur kanë dhe ndonjë femër afër…atëhere ti je krejtësisht i pavlerë. Të duhet tu hapësh rrugë dhe në mes të detit. Nuk më mjaftojnë metrat që kam bërë si notar dikur..sepse me të tillë mjete provincialët më ndjekin më nga afër dhe më sfidojnë hapur. Sipas mënyrës së tyre. Lutja e gjymtyrëve të mia nuk bën punë..sepse më vërsillen dhe më vërsillen pa fund…për sfidë. Ndërkohë që nuk mendoj se ekziston ndihma e shpejtë apo ndonjë gjë tjetër…për ata qyqarë, që do të ishin në siklet. Këtë e ndjej nga frika prindërve që mundohem të mbajnë fëmijët e tyre afër, kur kthehem. Por jam i qetë për vete, ndërsa shikoj se nuk ka asnjë mundësi për vocrrakët që gëzojnë. O Zot, sikur të kishim pak gëzim si të vetë atyre. Pak minuta më vonë kthehem përfundimisht…duke parë me kujdes ujin…



    Arritja në çadër është sërish tmerr. Tashmë i është tekur pronarit ku jam në Shkëmbin e Kavajës, që të hapë muzikë. Asgjë e zgjedhur, por gjithshka si ia ka qejfi vetë atij. Dhe duke marrë parasysh dhe zvargjen e muzikës është një tmerr më shumë. Po është një tmerr. Por duhet të pushosh dhe libri, deti, qetësia nuk ka vend këtu. Ndaj përpiqem që të fus kokën në trastën time…që të paktën të ushqehem. Por, edhe këtu fati të ka braktisur. Si për inat, një vajzë me gjoksin gati të nxjerrë- më bën karshillëk duke ngritur rërë sa të mundet. Mundësisht është gati të më fusë në gojë ndonjë porcion rerë të tërë, ngaqë nuk e shoh. Dhe qesh e qesh pa fund…me idiotizmin e saj. Ndërgjegjësohem me vonesë, sepse e përpijnë me sy gjashtë meshkuj përballë, që kanë zënë një çadër dhe dy shezlongje dhe shikojnë si të ndërkryer. Ta kenë e shqyejnë. Kushedi çmendojnë..poshtë peshës së atyre gjërave me ar dhe barqeve të dhjamura që u feksin në diell…Dikush kruan nënveten…të tjerët meken…Unë mbaroj birrën e veme…që mund ti marr pa zhurmë..në klubin përballë, ku shërbejnë si rrufe pak djem të rinj.

    ***

    Kjo është dita ime, por tashmë më të tmerrshëm mendoj kthimin. Ai është i njëjtë. Por për fat, tashmë në makina jam me një familje patriarkale tropojane. Për fat, shoferi më rrjeshton të tillë, sepse ai që “kaparon” furgonin, merr vetë dhe pasagjerë. Unë vi në besë të tij, me një fjalë. Shoferi më sheh njësoj me frikë, ndërsa lehtësohet vetëm pas fundit të rrugës që është një ecje skëterrë që bën dhe që përfundon në Zogun e Zi- plot me pluhur mbuluar. Kur zbres më duket se nuk kam qenë në plazh por në Bejrut. Kuptohet për pushime.

    Kjo është Shqipëria ime, e njëjta si me atë të kohës së Enverit. Nuk ka fat për ndryshime dhe me sa duket edhe me atë të atyre, që do të vinë më pas do të flasin njësoj…Më pak zhurmë. Tirana e zhuritur në pluhur dhe në diellin që nuk di ti fshihet prej vitesh që nuk mbahet mënd.

    Më duket se nuk do ushqej kurrë iluzione për vendin tim…Në fakt, ishte një ditë plazhi e vërtetë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush i ka shkruar e ku jane te shkruara keto shkrime or dav..?

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga Brari
    kush i ka shkruar e ku jane te shkruara keto shkrime or dav..?
    O Braro, jane realiteti qe na rrethon, kjo eshte me kryesorja dhe me e keqja!
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Ishte e veshtir per ta lexuar, por permbajtja eshte ajo qe ka rendsi. Tregimi bukur, dhe nuk do e kisha problem fare ta ndaja rrugene ne plazh me nja 30 40 veta te tjer nga cdo ane e shqipers qe shajn ashtu si ju do zemra. Edhe per ne plazh sa me i zhurmshem e rremuj aq me mir.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Postime
    87
    Te jete kaq i dhimbshem realiteti shqiptar?! Kam degjuar qe shume gjera kane ndryshuar.

    Ky realitet qe pasqyron ti Davius, i perket vitit 2006?

    Per nje moment mu kujtuan vitet e para te demokracise.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Jo seshte ashtu kemi perlen e Shqiperise Saranden vend i pa pam

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Kjo është Shqipëria ime, e njëjta si me atë të kohës së Enverit. Nuk ka fat për ndryshime dhe me sa duket edhe me atë të atyre, që do të vinë më pas do të flasin njësoj…Më pak zhurmë. Tirana e zhuritur në pluhur dhe në diellin që nuk di ti fshihet prej vitesh që nuk mbahet mënd.

    Më duket se nuk do ushqej kurrë iluzione për vendin tim…Në fakt, ishte një ditë plazhi e vërtetë.
    E para Davius, nqs nuk je autori, te pakten lere nje shenim, nje emer a nje dickaje per kete mavrine qe paska heq te zite e ullirit .

    Jo per gje, po t'i dergoj nje e-mail e t'i them, bej derman e ik ne Vlore . Mgjth nje shoqja ime ne Shkoder, nga Velipoja me mori ne telefon dhe po ia kalon per shtate pale qejfe (ama si Vlora nuk ka, lol.)

    Epo pike e zeze, dhe ca gjera te mira qe i kemi, i nxijme vete, dhe pastaj ankohemi per shkrimet e te huajve (per Gili-vilin e Sunday Times e kisha fjalen). Ky burri po shkruan tamam si per qofte larg. Dhe nuk shpalos realitetin. Gjithe analogji, e metafora qe te kepusin ne mes, thua ti jane shnderruar ne kanibale plazhistat e Shqiperise, po hane veten me antipaste rere e kripe.

    Tirana e zhuritur ne diell thote ky qe nuk mund t'i fshihet. C'ti fshihet a derebardhe? Epo dhe keta shkrimtaret me dellin e tyre te tipit Armagedonian, dashkan te na e bejne Tiranen sketerre, te mos shoh diell e te mos shohe jete. Ketu s'po i fshihet diellit New Yorku (me gjithe pluhur e plehra) 40 grade pritet te veje te marten, e jo me Tirana. Nejse, se s'para me ze meraku mua shume per Tiranen, lol. Ama plazheve (sidomos atij te Vlores) te mejtohet mire kur i komenton , se i kemi sic i ka bere perendia vete, te pakrahasueshme.

    S'ka faj ai jo, s'po me behet e mbare mua te vete, pa le te brockullisin keta te qoftelargut ... bregdeti parajse ka qene, eshte, dhe do te jete.

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Davius nuk eshte ashtu si thua ti dhe e di perse, ta shpjegoj une; Qe thua ti ne Tirane eshte yll bote dhe qytetaret jane dhjamosur shume, dihet qe fiskulture nuk bejne fare fare, dhe pikerisht per kete arsye durrsaket i bejne pak tranazh qe kur te kthehen ne tirane te thone shiko ate djalin esmer sa elegant apo ate belhollen bjonde. Pra qellimi eshte mireberes, sepse duke u torturuar ne plazh nen temperaturen 40 grade heq nja 3 kile dhjam. Se te te coj vellai ty ne ca plazhe andej nga italia merr malet pastaj, me thane qe ishte mysybet fare andej, nje euro kushtonte cadra, se s'kane leke italianet, uji i paster qelibar se jane te gjithe te semure e kane hall se u vdesin ne breg te detit, Vuajne njerezit andej o Davius, prandaj mos qahen mileti ketej.


    Dito.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 22:08
  3. Histori gjuetie me ish-udheheqjen komuniste
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-06-2006, 04:22
  4. Mrekullitë natyrore Shqiptare.
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 347
    Postimi i Fundit: 16-03-2003, 21:15
  5. Si do e kaloni sezonin e veres?
    Nga bursa33 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-07-2002, 13:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •