Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 61
  1. #31
    Pasioni pėr shkencėn Maska e landi87
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    60
    Citim Postuar mė parė nga vagabondo_nyc
    Si e lashe cigaren!

    Nga shoqeria e ngushte e mesova si ta pi cigaren dhe prape shoqeria e ngushte me beri ta leja cigaren por me nje ndryshim te vogel jo te njejtat personazhe. 12 vjet tym dynjaje. E lashe. Gjeja me e mire me duket qe kam bere ne jeten time eshte lenja e cigares.
    Ndoshta mua me dukej ashtu por dikur sikur ishte kenaqesi-fun me pi cigare. Por po vinte nje kohe sikur i iku koha e cigares. Sa here e ndizja me turp sikur po e pija. Cigarja po behej gje e shemtuar. Sikur njerzit te shikonin ndryshe kur pije cigare. Ketu New York City nxorren ligje te rrepta kunder pirrjes se cigares. Dil ne kafe slejne me e pi duhet me dale si qen me e pi jashte, restaurant jo, shko ne bar nuk shtyhet pa cigare, anej jo knej jo. Hap tv reklama te mbysnin kunder duhonit. Hy ne forum prape tema kundra cigares. Ble sigurim shendetsor pyetja pare e pi duhonin? Shko te doktori prape e njejta gje.

    Pak a shume pas ardhjes ne USA cigarja u be ndoshta problemi me i madh qe une po perballesha. U deshen vite qe ta pergatitja veten time qe ta leja cigaren. Nje shok i ngushte i punes pas shume vjetesh e la. Dhe ai u be shkaktari nr 1 qe e lashe. Beri nje fushate te shume te eger kundra duhan per nje vit rresht. Sa here ikja per cigare dhe kthehesha te tavolina e punes ma bene "huh you smell like an ashtray" nderkohe ai vete per 30 vjet e ka pire.

    Ne korrik do ikja ne Shqiperi dhe te gjitheve u thashe kurr te kthehem nga shqiperia sdo e ve me kurr ne goj cigaren. Ne Shqiperi u premtova prape qe sa te iki ne USA do e leje cigaren. Po kthesha per ne usa dhe jam duke pi cigaren e fundit ne airportin e Vjenes. Cigare nuk bleva(zakonisht 5 deri 10 steka blija sa here udhetoja jashte amerikes). E lashe paketen dhe zippo ne tavoline ngrihem per te ikur drejt terminalit nje cift aty prane me thote ...''exusmiiii ke harruar cigaret'' ....i pashe dhe u premtova dhe atyre qe sdo e pi me kurr. Dhe te gjitheve qe u kam dhene premtimin po e mbaj.

    Ndoshta e kam pire per shume vite kurr nuk e mendova qe do ishte kaq e lehte qe ta hiqja kete ves te keq. Nese mentalisht je gati te lesh cigaren ndaloje se budallalliqe si: o nuk rri dot pa duhon, o pas buke dua ta ndez, jane kot pretendime boshe. U tregoj miqve me shume kenaqesi qe e kam lene cigaren. Ma merr mendja sic isha une ka shume me dy mendje prandaj lejeni se eshte shume e lehte eshte shume mos te pish cigare. Betejen kunder cigares e fitova tani po bohem aktivist anti-cigares
    urime per iniciativen qe ke mare njehere dhe urimet me te perzemerta per ate qe ke bere. une sot jam 20 vjec dhe kam 8 vjet qe e pi cigaren dhe ajo qe thua ti (o nuk rri dot pa duhan apo pas buke ta pi nje) nuk eshte se jane pretendime koti sepse dhe ti e ke bere kur e pije apo e kam gabim? cigarja na eshte bere ves si cdo ves qe mund te kete njeriu dhe duhet kohe apo kurre nuk mund ta heqi se vertete eshte e kot fjala qe organizmi na e kerkon sepse eshte vetem dicka qe je mesuar ta besh cdo dite ta besh ate gje qe ta kesh ne dore gjithe kohen dhe smund te rrish pa te nder duar. dhe perse une e pij duhanin jam anti-duhan dhe besoj me i fort se ti ok por vertete qe nuk mund ta lej dhe e kam provu dhe jam bere si i cmendur sepse ajo eshte bere pjese e jetes sime dhe nuk mund te ndahem dot nga ajo. te lumte per ate qe ke bere dhe te pergezoj
    dicka e bukur vjen gjithmon pas dickaje te keqe

  2. #32
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Vagabondo nyc bravo une mburrem me Ty.,
    ("Eshte lehte ta leshe duhanin, une kete e kam bere njeqind here" M.T.)

    Per ate qe ke thene se as qe e ke besuar te jete aq lehte deri diku eshte e vertete.Eshte kollaj te folish dhe veshtire te veprosh sic eshte edhe dituria mund te dijshe shume por mos te shtishe ne veprim ate qe ti di.Shkurt te gjithe e dijne se duhani ben dem, dhe se duhet ta lejne por jo te gjithe e bejne kete.Duhet te provoni, dhe kurre mos ndaleni duke provuar derisa ta leni per krejt.
    Si qe ka thene Nastradini kur ka thyer doren apo kemben duke u rrexuar nga dardha:"Te vije te me vizitoje ai qe ka ra prej dardhes"..ashtu te dashur antare forumista duhanxhinje une jam nje i ra nga dardha.Kam qene duhanxhi i pasionuar per shume vite me mire mos ta them per sa, i ri shume i ri kam nisur duhanin.Kam qene i vetedishem shume heret se duhet ta le..shume shpejt por, qe te vendos me ka marre gjate kohe.Dijeni te gjithe ju qe e pini duhet ta leni patjeter ,perpara se tu lej duhani juve.
    Stresi,merzia,provimet ne studime,shoqeria per mire dhe per keq per nje duhanxhi bile as qe mund te paramendoje se mendon drejt pa duhan dhe le me qe mendon se gje tamam s'mund te beje pa e ndezur nji.Por, me gjithe qe kjo nje mvarshmeri me shume psiqike por, edhe fizike gjithesesi sado e veshtire qe te jete eshte nje percepcion i gabuar dhe nje sistem pushtues tek individi duhanxhi qe mund te flaket pergjithmone ky sistem roberues dhe gllaberues i gjese me te shtrenjte-shendetit.
    Provova thuajse te gjitha metodat ndihmese,dhe ne fund perseri e lash vete me ndihmen e vetvetes .2000/2001(deshtimi ne nje here ose disahere nuk eshte deshtim nese provoni perseri,por eshte edhe nje hap me afer lenjes perfundimtare,suksesit),ne nderrimin e motmoteve lash pergjithmone vesin e vetem te keq,qe duket siperfaqesisht.Sot kam me shume energji se perpara 10 vitesh...
    Per ata qe jane ne rruge ta lejne ket ves te keq...Baba..me kompanine e duhanxhinjeve ne Forum: ta beni sa me shpejt, s'ka kohe per negociata.Pini me shume uje, frymarrje te thella se paku nga 10 per cdo ore, ecni me shume, fleni me shume...dhe kush eshte me i ri vraponi me shume..rrini larg lokaleve ku pihet duhani...dhe bile larg shoqerise qe pin duhanin( 2 muajt e pare, se pastaj ti merrni me vehte duke i bere joduhanxhinj si ju vete)...
    Cdo gje qe e kam bere une gjithesecili mundet ta beje i thone fjales, dhe kjo jo vetem nje aforizem por konstatim real.

    Pa duhan, me zemer me te shendoshe, me tru me te kethjellet, me me shume energji, me arome me te mire, me ardhmeri me te mire,me jete me te gjate....
    ...LENI DUHANIN PER VEHTE DHE PER TE DASHURIT TUAJ...ME FAT...!

    Me nderime per Forumin Shqiptar pa duhan,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 23-08-2007 mė 15:22

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Pa duhan, me zemer me te shendoshe, me tru me te kethjellet, me me shume energji, me arome me te mire, me ardhmeri me te mire,me jete me te gjate....
    ...LENI DUHANIN PER VEHTE DHE PER TE DASHURIT TUAJ...ME FAT...!
    Bili99 !

    Plotesisht pajtoi me kete shkrim dhe mendim tendin...jam edhe une njeri nga ata qe jam rrezuar nga "dardha" dhe du te falenderoj shume per kete mendim kaq te bukur,te mbare dhe te shendetshem ,e kalova krizen e duhanit ne nentor po beje tre vite qe jam ndare definitivisht nga ajo semundje trupore ....dhe jam mese i kenaqur qe gjeta forcen e sfidova !as per "humor"se ndez me !! .....
    I pershendes te gjithe ata qe marrin guximin dhe ndahen nga nje semundje e perditshme qe i ofrojne vetes .
    Dhuro shumė...e prit pak!

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Ke lene cigaren ? Bravo ! Po sa pije ne dite ? I cerek cigare apo gjysem ? (lol)

    Per ata qe pine 1 ose dy paketa ne dite, s'me duket se ka shprese...poor thing .
    Korazon kom qene duhonxhi i regullt mbi 12 vjet te pakten mbi nje paket ne dite pija ndersa kur rrija me gjate ne internet dy paketa sme dilnin. Tani ka nga ata pijne mbi tre paketa ose qe ene dredhin duhon gjithe diten o pune tjeter pasi kta tipat as nuk pretendojne ta lejne :P

    Landi87 je i njom cuno hiqe cigaren. Cigarja nuk eshte ndonje tregues pozitiv per nje cun daku. Nese ke qejf me u tregu pak si ndryshe nga tjeret me te dashuren apo femrat perreth ka shume menyra ti tregosh klasin tat por jo duke ja hudh timin ne surrat.

    Fierake ata qe thojne nuk e le dot une nuk i besoj se e kam provuar vet qe lihet. Kur i shof ktu ne Amerike njerzit me bombola te mdhoja me vete ene tubat ke hunda them sdua te vdes duke vuajtur.


    Billi99 te pershendes dhe me bohet qejfi qe e ke lene me kohe. Bazuar ene te ty mendoj vetem vetvetja e le cigaren. Pislliqet e tjera jane kot. Jo hapa jo ngjitese je cimcakiza jane kot. Eshte mendja jote.

    Une njoh ca tipa qe e lane por mbas ca kohesh e filluan. Duke menduar se sa kam vuajtuar ta leje cigaren do mundohem kurr mos ta ndez cigaren.

  5. #35
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Lumturia eshte pa duhan..

    Citim Postuar mė parė nga Ēaushi
    Bili99 !

    Plotesisht pajtoi me kete shkrim dhe mendim tendin...jam edhe une njeri nga ata qe jam rrezuar nga "dardha" dhe du te falenderoj shume per kete mendim kaq te bukur,te mbare dhe te shendetshem ,e kalova krizen e duhanit ne nentor po beje tre vite qe jam ndare definitivisht nga ajo semundje trupore ....dhe jam mese i kenaqur qe gjeta forcen e sfidova !as per "humor"se ndez me !! .....
    I pershendes te gjithe ata qe marrin guximin dhe ndahen nga nje semundje e perditshme qe i ofrojne vetes .
    Me keni gezuar te gjithe qe e keni lene ,shpresoj qe per cdo dite nga nje antare forumi ta leje kete ves/ mvarshmeri te keqe..qe gllaberon shendetin dhe bashke me te edhe njeriun duke e larguar nga me te dashurit. Mendoni qe mund te beni gjene me te mire per vehten tuaj dhe familjen ju them me plot goje per nje duhanxhi numer nje eshte te LEJE DUHANIN..suksesi per ardhmeri dhe dedikim personal dhe familjar nis aty...TE GJITHE MUND TA LENI , NESE KETE E KEMI BE UNE,CAUSHI DHE VAGABONDO( QE KA QENE NJE I TILLE DERISA KA PIRE DUHAN BASHKE ME NE, TASH EDHE NIKUN MUND TA NDERROJE LIRISHT..LOL).
    Vete mund ta beni, une i kam provuar te gjitha metodat qe egzistojne sot..por, e lash perfundimisht vete me ndihmen time,me vetmohim....Prej athere dy te dashur kam marre me vehte si joduhanxhi tash me...nje vella dhe nje kushuri/shok....
    Na bashkoheni ne kete jete qe na ka mbetur PA DUHAN..te dashur antare te Forumit .
    Une ju dua edhe keshtu si jeni por, pa duhan ju dua me shume.dhe me gjate.................................Me fat!

  6. #36
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    E forte kjo...

    Citim Postuar mė parė nga PRI-LTN
    Shkon nje vlonjat ne dyqan per te blere cigare. Pasi blen cigaret, lexon tek kutia "Pirja e duhanit shkakton impotence", kthehet e i thote shiteses - o motra, na kete e me jep nje nga ato me kancer mua.

    Humor i zi ..dhe me bere te qesh..ama vlonjati e pranon kancerin para impotences...PRI-LTN...Ti vlonjat je me sa di une.. dhe me beso se pak marr vesht nga kjo pune..te dyja s'jane te mira ..dhe sigurisht me ndikimin qe nikotina helmet qe permban tymi i duhanit, ka ne presionin e gjakut, ne demtimin e epitelit te eneve te gjakut ndikon ne impotence, ne zvogelimin e qarkullimit periferik te gjakut..ne te pamur, ndegjim..dhe ne memorje...mbi te gjitha ne enet e gjakut qe ushqejne zemren...
    Leni duhanin dhe bashkohuni ne kete rruge me me shume shendet, me me shume energji dhe me me shume seks per ate vlonjatin...Ju jeni te forte mund ta beni kete ,per kete jemi ne deshmia ne qe e kemi lene ..deshironi te jeni me te dobet se ne ..provoni do te shihni se s'jeni dhe aq te dobet.



    Me fat!

  7. #37
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Per ca jeton robi?

    Citim Postuar mė parė nga land
    Ne fakt tegjitha kenaqsite e jetes jane vese,kta thone t'lem cigaren,t'lem alkoolin,t'lem sex-in,e t'lem ate e t'lem kete,per ēa jeton robi ather,vetem per t'ngren buk e per t'shku n'hale e per t'lexu kuran
    Land i dashur, kjo mvaret nga robi, dhe nese jeton qe te vetmbytet, vetvritet vetearsyetoje veset e keqia besome se nuk jeton edhe ndonje jete kushedicka..
    ca lexon edhe ajo mvaret nga robi ,sigurisht permbajtja cka lexon ka rendesi me shume se sa emri i librit dhe pamja.
    Shpesh te mirat shkojne bashke sic shkojne edhe te keqiat..p.sh.rakia edhe kafja e duan nje cigare ( dhe jo nuk me shkon lengu gojes.KURRE ME)...qe te behen dy apo tri te keqia bashke..dhe qe mos ta lini dhe seksin se shoh qe te gjithe shqiptaret nga Vlora jane..haj me mire leni duhanin.

    Morning star..s'ka gje qe smundet te beje nje yll si ti .Ky s'eshte nje kompliment bosh..nuk ka ardhe koha,dhe s'keni provuar por do ta leni gjithsesi.(perpara 25 vitesh kur me thoshte babai se sa keq eshte "don te vdesish"?..mua s'ma mbante ti them atij por, shokeve u thosha po te kete bote tjeter edhe atje do te pij duhan pra, edhe pas vdekjes kisha merakun a do te shiten cigaret edhe ne boten tjeter...e shkuar e harruar...

    Flori...eshte interesant se si mendon nje duhanxhi..te te jap shembull personal.Ne studime une mendoja se nuk kuptoj kur lexoj nese nuk e ndez nje cigare, nuk mund te shkoj ne provim pa e ndezur nje..nuk mund te mendoj drejt...shume stres me sjelle mospirja dhe ...eureka...ishte e kunderta..demton mbamendjen duhani..edhe koncentrimin..dhe pirja shton stresin shqetsimin.....

    Veset e keqia te luftohen deri ne flakje te plote, veset e mira te adhurohen,pervetsohen dhe kultivohen .Gjithe kjo qe te mos jetoje si rob robi por, si njeri i lire.


    Sukses per jete te lire dhe te shendetshme per ju dhe te gjithe duhanxhit ,

    ME FAT!

    Me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 25-08-2007 mė 08:02

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga land
    Ne fakt tegjitha kenaqsite e jetes jane vese,kta thone t'lem cigaren,t'lem alkoolin,t'lem sex-in,e t'lem ate e t'lem kete,per ēa jeton robi ather,vetem per t'ngren buk e per t'shku n'hale e per t'lexu kuran
    Landi nuk e di pse e kufizone kenqesine e jetes kaq ngushte. Se lashe une cigaren sdo thote qe nuk kenaqem. Te garantoj qe kenaqesh dhe duke mos pire cigare. Ahhh po sexin mos e le se pastaj o kot te jetosh pa sex :P

  9. #39
    Pasioni pėr shkencėn Maska e landi87
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    60
    Citim Postuar mė parė nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Landi nuk e di pse e kufizone kenqesine e jetes kaq ngushte. Se lashe une cigaren sdo thote qe nuk kenaqem. Te garantoj qe kenaqesh dhe duke mos pire cigare. Ahhh po sexin mos e le se pastaj o kot te jetosh pa sex :P
    me fal nese po flas ne emrin e tjetri por nuk mendoj se ishte kjo qe thua ti ideja e tij. por qe jeten duhet me e shiju nga te gjitha anet dhe mos me i kursy gje shpirtit dhe pse mund te jete e demshme
    dicka e bukur vjen gjithmon pas dickaje te keqe

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    E kam filluar cigaren qe para 6 vjetesh ne moshen 14 vjecare. Ishin pushimet e krishtlindjeve...Te gjithe shoket me te cilet un shoqerohesha ( jo duhan pires ), iken ne Shqiperi per pushime, ndersa un vendosa te rri ne Rumani dhe ti kaloja aty pushimet. Vazhdova te shoqerohesha me nje duhanpires...dilnim neper lokale, pube me te dashuren e tij dhe disa shoqe te saj dhe un i kerkoja ndonje cig. ta pija per qejf ( e nxirrja tymin jasht ). Ai me thoshte fute brenda, se ska lezet keshtu...nje here dy here dhe vahzhdova te pija nga 1-2 paketa ne dite...( ja kujtoj gjithmone kete gje, por edhe si ve faj se adoleshent ai, adoleshnt un - pastaj me zor sma dha ) pas meje e filluan dhe 2-3 shoke te tjere, jo me shtysen time por me deshiren e tyre.

    ...ne 25 gusht, isha ne vlore me pushime. U ftoha aq keq sa mezi percillesha...as ujin dhe buken nuk ma terhiqte por duhan pija ndonje tek tuk. Me 26 u bera aq keq nga fyti sa as cigare spo pija me. Qendrova nja 2-3 ne kete gjendje pa pire cigare. E kisha menduar qe ta lija cigaren por thoja ja sot ja neser. Kjo lenia 3 ditore me beri te mendohesha ta hiqja nje here e mire. U bene gati 1 muaj qe skam futur asnje cigare ne goje, megjithese afersisht gjith shoqeria e pi. Them se kam lene nje here e pergjithmone, ka lezet.

    Pergezime hapesit te temes dhe u them bravo atyre qe e kan lene cigaren ose qe marrin mundimin ta lene!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KOKASHTA : 22-09-2007 mė 06:16
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rrjeshtat e pafajsisë
    Nga Teddy nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-08-2010, 18:57
  2. Gruaja e Prefektit
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 12:42
  3. Florjon Mima: Kush ishin miqtė e tim eti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 04:37
  4. Kuriozitet mbi cigaren
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2004, 18:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •