Gazeta Sot, Friday, 19 January 2007
A ėshtė aleanca PBDNJ-PDK kombinacion gjeopolitik «Vorio-Epir-Republikė e Mirditės»?
Nga Kastriot Myftaraj -
Nė Shqipėri shteti laik dhe politika laike nė pėrgjithėsi, u mundėsuan qė nga viti 1912 dhe deri mė sot, pėr shkak se feja islame, qė nuk e njeh ndarjen e fesė nga shteti, nuk kishte zėnė rrėnjė tek shumėsia e shqiptarėve tė konvertuar me dhunė nė kėtė fe gjatė okupimit turk.Ky ėshtė njė fakt qė duhet konsideruar kur kqyret shtetformimi dhe politika shqiptare qė nga ajo kohė dhe deri mė sot. Vėrtet shqiptarėt e islamizuar nė kohėn osmane nuk u rikthyen nė fenė e tė parėve atė kristiane, por kjo erdhi mė tepėr nga mungesa e njė angazhimi serioz tė misionarėve perėndimorė pėr ta bėrė kėtė gjė. Edhe vetė rebelimi islamik i vitit 1914 mund tė shihet si njė provė se restaurimin e regjimit tė vjetėr osman nuk e donte shumėsia e popullsisė, por vetėm njė minorancė fanatikėsh tė dhunshėm qė iu imponuan shumėsisė me forcė. Madje ironikisht nė historinė e shtetit shqiptar, factori kryesor qė ka mundėsuar prevalimin e laicizmit nuk kanė qenė popullsitė kristiane, katolike dhe ortodokse, por popullsia muslimane me origjinė nga tė konvertuarit nė kohėn osmane. Nė rast se kjo popullsi do tė kishte bėrė politikė mbi bazė fetare, atėhere shteti shqiptar do tė ishte shpėrbėrė me kohė. Nga popullsisė e besimit kristian, shumėsia e katolikėve dhe njė pjesė mė e vogėl e ortodoksėve kanė qenė kundėr politikės mbi bazė fetare. Por, derisa e vetmja tentativė serioze e popullsisė muslimane pėr tė bėrė politikė mbi bazė fetare i pėrket vitit tė largėt 1914, nė rastin e popullsisė katolike dhe tė asaj ortodokse kėto tentativa kanė ndodhur edhe mė vonė dhe me sa duket po ndodhin edhe sot.
Dokumentet austro-hungareze na thonė se nė 1913 diplomacia habsburge hoqi keq pėr ta bindur kreun e Mirditės Prengė Bibė Dodėn qė tė hiqte dorė nga projekti i vet pėr njė Republikė tė Mirditės, ku do tė bėnin pjesė trojet katolike tė Shqipėrisė sė Veriut, e cila do tė qe sė paku autonome brenda shtetit shqiptar dhe nė rastin mė tė mirė e pavarur. Nė ndėrkohė, fill pas krijimit tė shtetit shqiptar, nė Jug tė Shqipėrisė ndodhi njė lėvizje politike me ngjyrim fetar ortodoks dhe etnik grek, lėvizja vorio-epirote, e cila proklamoi shkėputjen nga shteti i porsakrijuar shqiptar tė pjesės jugore tė territorit tė tij, nga Himara nė Korēė, me arsyetimin se banorėt e “Vorio-Epirit” qenė ortodoksė dhe grekė, qė nuk mund tė pranonin tė vazhdonin tė jetonin nė njė “Turqi tė re”, term me tė cilin pėrcaktonin Shqipėrinė, pėr shkak se shumėsia e popullsisė sė saj qe muslimane.
Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se kjo lėvizje politike ortodokse nė jug, e konceptuar si njė kryqatė kristiane ortodokse, u bė katalizator pėr rebelimin islamik nė Shqipėrinė e Mesme. Si rezultat i aktivizimit tė njė skeme tė kombinimit tė politikės me fenė, shteti shqiptar u shpėrbė nė vitin 1914, nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore, ende pa u bėrė Shqipėria fushbetejė e palėve ndėrluftuese. Nė hapėsirėn midis lumit Mat nė veri dhe njė vije qė shkonte nga Vlora nė Prespė nė jug, u krijua praktikisht njė emirat islamik nėn flamurin me gjysmėhėnė. Nė jug tė kėsaj vije u krijua njė formacion shtetėror autonom i ashtuquajtur i vorio-Epirit, nėn njė flamur tė inventuar me kryq, qė shprehte identitetin fetar ortodokse tė kėtij shteti. Nė veri tė lumit Mat, formacioni administrative mė i spikatur qe ai tradicional i Mirditės qė u mundua tė tėrhiqte nė orbitėn e vet gjithė malėsorėt katolikė tė Veriut, duke krijuar praktikisht njė feud katolik. “Shqiptaria”, feja e supozuar mbifetare e shqiptarėve, u shpėrbė kėshtu praktikisht nė kudhrėn dhe ēekanin e forcave politike tė fetarizuara, tė sponsoruara nga tė huajt. Elita politike shqiptare qė e rikrijoi shtetin e ri shqiptar pas Luftės sė Parė Botėrore, u kujdes qė ta mbante fenė larg nga politika, duke evituar lėvizjet politike me konsituentė fetare, do tė thotė partitė me bazė fetare.
Rilindja e shtetit tė ri shqiptar si pasojė e njė lėvizjeje politike shekullare nuk u pėlqeu asfare shteteve fqinje Greqisė dhe Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene (kjo e fundit e angazhuar nė Shqipėri nėn influencėn e serbėve), tė cilat nuk e pranonin ekzistencėn e shtetit tė ri shqiptar, duke e quajtur atė si njė “Turqi tė re”, pasi shihnin t’ u hiqej kocka nga goja, do tė thotė ndarja dhe aneksimi i trojeve shqiptare. Pėr kėtė arsye Greqia dhe Mbretėria Serbo-Kroato-Sllovene tentuan qė tė riaktivizojnė skemėn e politikės sė fetarizuar pėr tė nxitur njė luftė fetare nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė bėhej fakt i kryer shpėrbėrja e shtetit shqiptar dhe ato tė plotėsonin ambicjet e tyre territoriale. Beogradi i nxiti krerėt katolikė, veēanėrisht nė Mirditė, qė tė ngrinin njė lėvizje irredentiste, duke kėrkuar shkėputjen nga shteti shqiptar. Kėshtu, u krijua e ashtuquajtura “Republika e Mirditės”. Beogradi pati sukses nė kėtė ndėrmarrje pasi u mundua qė tė manipulonte me katolikėt shqiptarė, tė cilėt qenė tė pakėnaqur ngase shikonin se shteti i ri shqiptar kontrollohej nga aristokracia e dikurshme osmane, pashėt dhe bejlerėt. Por, nė rast se kjo qe njė gjė atavike, po aq atavike qenė kėrkesat e malėsorėve katolikė qė kėrkonin tė ruhej sistemi i vjetėr i autonomisė fisnore, sipas tė cilit ata nuk jepnin taksa dhe ushtarė, ēka qe krejt e papranueshme pėr njė shtet modern. Serbia e pohoi implikimin e saj nė kėtė lėvizje, duke e mbrojtur publikisht lėvizjen e Mirditės nė Lidhjen e Kombeve. “Republika e Mirditės” u financua dhe u pajis me armė nga serbėt, tė cilėt nė atė kohė mbanin ushtrinė e tyre brenda njė tė ashtuquajtur “vije strategjike” nė territorin shqiptar, e cila shkonte deri nė Lurė, fare pranė Oroshit, ku qe qendra e “Republikės sė Mirditės”.
“Republika e Mirditės” kaloi nė rebelim tė armatosur kundėr shtetit shqiptar, tė cilin e shpalli si njė “Turqi e re” qė shtypte katolikėt dhe ēoi njė pėrfaqėsues pranė Lidhjes sė Kombeve pėr tė kėrkuar njohjen si shtet i pavarur. “Republika e Mirditės” qe njė thikė pas shpine pėr shtetin shqiptar, nė kohėn qė fuqitė e mėdha po diskutonin nė njė konferencė ambasadorėsh nė Paris nėse Shqipėrisė duhej qė t’ i jepej ose jo pavarėsia, pasi Shqipėria, qė nga viti 1913, sipas Traktatit tė Londrės tė kėtij viti me tė cilin fuqitė e mėdha rregulluan Ballkanin postosman, qe ende njė shtet autonom, nėn kujdestarinė kolektive tė fuqive tė mėdha. Pėr fat tė mirė, elita e klerit katolik shqiptar, qė pėrbėnte dhe elitėn intelektuale katolike shqiptare tė kohės, e dėnoi kėtė rebelimin e Mirditės dhe kjo influencoi mė sė shumti qė skema me frymėzim serb se “Republika e Mirditės” qe kundėrvėnie e kristianėve ndaj muslimanėve, mos tė pranohej nė rrafsh ndėrkombėtar. Nė ndėrkohė edhe Greqia tentoi tė aktivizojė nė Jug tė Shqipėrisė njė skemė politiko-fetare kristiane ortodokse, nė kuadrin e projektit tė Vorio-Epirit. Krerėt e tė ashtuquajturit shtet tė Vorio-Epirit tė krijuar para Luftės sė Parė Botėrore, u paraqitėn nė Konferencėn e Paqes nė Paris, ku me ndėrhyrjen e Greqisė, u dėgjuan njėlloj si pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptar. Krerėt e “Vorio-Epirit” deklaruan se duke qenė kristianė ortodoksė ata nuk mund tė jetonin nė njė shtet me shumėsi islamike dhe kėrkonin shkėputjen e territoreve tė tyre dhe bashkimin me Greqinė dhe nė pamundėsi njė status autonomie brenda shtetit shqiptar. Por, Greqia nė atė kohė, pėr shkak se qe e angazhuar nė njė luftė tė dėshpėruar ne Turqinė nė Anadoll, nuk qe nė gjendje qė tė ngrinte njė lėvizje tė armatosur “vorio-epirote” nė Jug tė Shqipėrisė, ashtu siē po bėnte Serbia nė Veri dhe siē pati bėrė Greqia nė 1914. Kėto skema serbe dhe greke dėshtuan falė presionit qė i bėri Britania e Madhe dhe Italia Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene dhe Greqisė dhe falė mbėshtetjes qė kėto dy fuqi tė mėdha i dhanė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve.
Me dėshtimin e kėtyre dy skemave kaloi rreziku i shpėrbėrjes sė shtetit shqiptar dhe ky erdhi duke u stabilizuar gradualisht deri nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Me rikthimin e pluralizmit politik nė Shqipėri nė 1990, nė Shqipėri, nė pėrgjithėsi vazhdoi tė ruhet tabuja e shmangies sė politikės nga linjat fetare, duke mos u krijuar parti me identitet fetar. Pėrjashtim bėnte Partia Demokristiane, e cila qė nga emėrtimi ishte parti me profil njėfetar. Krerėt e Partisė Demokristiane, qė prej krijimit tė saj dhe deri mė sot kanė pretenduar se Partia Demokristiane, pavarėsisht nga emri (?!), nuk ėshtė njė parti e njė komuniteti tė vetėm fetar, atij kristian katolik, por ėshtė e hapur pėr njerėz nga tė gjitha besimet fetare. Ky ėshtė njė argument shumė i dobėt, qė dėshmon pėr joseriozitet. Nėse fjalėt nuk merren seriozisht atėhere mund tė dalė edhe njė parti fashiste dhe tė thotė se pavarėsisht nga ky emėrtim, ajo ėshtė njė parti demokratike. Disa pretendojnė se krijimi i kėsaj partie me ngjyrim fetar u bė qė bota tė shohė se Shqipėria nuk ėshtė njė vend thjesht islamik, por se atje ka dhe politikė me ngjyrim kristian. Nė rast se ky ka qenė qėllimi, atėhere ai nuk u arrit, madje u arrit e kundėrta, pėr faktin se deri nė vitin 1997 Partia Demokristiane nuk qe fare parti parlamentare dhe pas vitit 1997 pati vetėm njė deputet, deri nė vitin 2005, kur siguroi dy deputetė nė aleancė me PD-n. Kjo qe shumė pak pėr t’ i treguar botės se nė Shqipėri ka dhe njė politikė demokristiane. Kjo retorikė nuk e fsheh dot tė vėrtetėn qė del qartė nga fakti se tė gjithė kryetarėt e kėsaj partie, qė prej krijimit tė saj nė vitin 1991 kanė qenė katolikė. Qė nga i ndjeri Ndrekė Luca, qė ka qenė kryetar i komisionit nismėtar pėr krijimin e kėsaj partie, tek Gjergj Ndoja, Zef Bushati, Nikollė Lesi, Nard Ndoka. I vetmi ministėr qė ka nxjerrė kjo parti, Engjėl Ndocaj, nė vitin 1997, ka qenė katolik. Tė tre deputetėt qė ka nxjerrė kjo parti nė kohėra tė ndryshme kanė qenė katolikė: Zef Bushati, Nikollė Lesi, Ndue Shpani. Kėto zbulojnė qartė identitetin katolik tė kėsaj partie. Gjithsesi, PDK, ky devijim nga tradita politike shqiptare, nuk u duk problematik pėr shkak tė pėrmasave modeste tė kėsaj partie.
Pavarėsisht ekzistencės sė PDK-sė, gjatė kėtyre 16 viteve tė pluralizmit politik tė gjitha krahėt kanė treguar kujdes, me gjasė edhe nėn nxitjen e ndėrkombėtarėve, qė sė paku nė aparencė mos ta pėrziejnė politikėn me fenė. Ky rregull u shkel me fryrjen e befasishme artificiale tė Partisė Demokristiane, nė vitin 2006, me deputetė tė katapultuar nga partitė e tjera, duke arritur kjo parti qė nga dy deputetė tė ketė tetė deputetė. Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se nga tė tetė deputetėt qė ka sot PDK, shtatė janė katolikė, ēka nuk le dyshime pėr profilin katolik tė kėsaj partie ku i teti ėshtė vetėm njė “gjethe fiku” pėr tė kamufluar lakuriqėsinė e kombinacionit politik njėfetar. Pavarėsisht nga qėllimet e deklaruara qė mund tė kenė ata qė e ndėrmarrin kėtė nismė, gjėrat marrin rrjedhėn e tyre, tė determinuara nga precedentėt historikė. Argumenti qė solli Spartak Ngjela kur i bėri avokatinė kėsaj partie, se kur ne (politikanėt shqiptarė) shkojmė nė Europė, kun a shohin si njė vend mė sė shumti musliman dhe u themi se megjithatė kemi njė parti demokristiane, ata na thonė se ajo ėshtė shumė e vogėl, nuk duket bindės. Sė pari njė lėvizje politike demokristiane sado e rritur, nuk mundet qė ta ndryshojė realitetin fetar nė Shqipėri. Kėtė mund ta ndryshonte vetėm njė lėvizje pėr restaurim shpirtėror masiv kristian, por atėhere do tė bėhej e panevojshme njė parti demokristiane.
Dhe kjo ėshtė e qartė se nė vendet e tjera ish-komuniste qė janė krejt kristiane partitė demokristiane ose janė mė tė vogla se nė Shqipėri, ose janė inekzistente. Atėhere cili ėshtė qėllimi i kėtij projekti tė rritjes sė befasishme tė Partisė Demokristiane? Tradita shqiptare e lėvizjeve politike me ngjyrim fetar ėshtė mjaft e hidhur pėr mos tė qenė skeptikė dhe tė alarmuar. Njė linjė politike ekskluzivisht katolike nuk mundet mos tė krijojė fantazmėn e “Republikės sė Mirditės”. Argumenti qė sjell vetė kryetari i ri i kėsaj partie Nard Ndoka, se nisma pėr zgjerimin e PDK bėhet pėr tė future nė politikėn shqiptare frymėn perėndimore demokristiane, nuk duket e besueshme po tė shikosh se cilėt janė deputetėt e kėsaj partie duke filluar qė nga kryetari Nard Ndoka. Nė fakt kėta deputetė, duke filluar nga vetė z. Ndoka nuk e kanė nivelin intelektual pėr tė marrė pėrsipėr misionin qė pretendojnė dhe kjo u duk qartė nė njė intervistė qė z. Ndoka dha pėr Fioralda Dardhėn nė emisionin e saj tė kėndshėm nė “Vizion Plus”, nė tetor 2006. Kur Fioralda Dardha i tha z. Ndoka se a i njihte ai si kryetar i demokristianėve dhjetė urdhėresat e Moisiut, z. Ndoka u pėrgjegj se sigurisht qė i njihte. Por kur Fioralda i kėrkoi qė t’ ia thoshte z. Ndoka hezitoi duke thėnė se nuk ishte vendi (?!), kur dihet se politikanėt demokristianė europianė nė emisione tė tilla u pėrgjigjen me kėnaqėsi pyetjeve tė tilla, duke pėrdorur rastin pėr tė potencuar fjalėn e shenjtė. Pas insistimit tė fioraldės e cila e vuri nė sedėr duke i thėnė se ajo, edhe pse me origjinė muslimane i dinted he mund t’ i thoshte, z. Ndoka u detyrua tė jepte pėrgjigjen e ēuditshme se ne i pėrkasim njė brezi gjysėmateist qė nuk ka pasur mundėsi tė njihet me kėto gjėra. Por kjo mund tė kishte vlerė pot ė thuhej nė vitin 1990, por jo nė vitin 2006. Se qė atėhere nuk ka mbetur njė shtėpi shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato me origjinė muslimane nga koha osmane, ku nuk kanė hyrė librat e shenjtė Testamenti i Vjetėr dhe ai i Ri. Z. Ndoka ka pasur gjashtėmbėdhjetė vite kohė pėr t’ i lexuar ato sė paku pėrciptazi, por nga pėrgjigjia qė dha duket se ai nuk e ka bėrė as kėtė gjė. A mundet qė ky zotėri, i cili nuk ka njohuritė minimale nga feja kristiane tė ketė njohuri pėr filozofinė politike demokristiane?
Atėhere ēfarė e shtyu kėtė njeri qė tė kalojė nga Partia Demokrate e Re nė Partinė Demokristiane, duke u katapultuar si kryetar, nė kohėn qė kjo parti u fry artificialisht? Duket se kėtė gjė e kanė bėrė tė njėjtat qendra tė huaja qė e shtynė Markagjonin tė shpallė “Republikėn e Mirditės”. Edhe mė e qartė zbulohet loja qė po luhet, kur shihet se PDK, pas fryrjes sė saj artificiale, hyri nė njė lloj aleance me PBDNJ dhe LSI. Nė kėtė aleancė tė re, ajo qė tė bie nė sy ėshtė prania e njė tjetėr partie me bazė fetare kristiane, por ortodokse, sic ėshtė PBDNJ. PBDNJ ėshtė njė parti qė edhe pse shtihet sikur mbron tė gjitha minoritetet etnike dhe kulturore nė Shqipėri, pavarėsisht nga feja qė kanė, madje duke shpikur disa minoritete tė paqena, megjithatė ėshtė parti ekskluzivisht greke dhe ortodokse sa i pėrket lidershipit tė saj. Tė dy personat qė kanė qenė kryetarė tė kėsaj partie, qė nga krijimi i saj nė 1992, janė grekė ortodoksė: Vasil Melo dhe Vangjel Dule. Tė tetė personat qė kjo parti ka pasur deputetė, deri nė ata tė tre qė ka sot, janė po ashtu grekė ortodoksė, ose ortodoksė qė e mbajnė veten pėr grekė: Vangjel Dule, Thoma Miēo, Vasil Melo, Kosta Makariadhi, Leonard Solis, Ligoraq Karamelo, Kristo Goxhi, Spiro Peēi (ky i fundit edhe pse u zgjodh si i pavarur nė fakt ėshtė anėtar i kryesisė sė kėsaj partied he ka qenė ministėr i kėsaj partie). Tė katėr personat qė kjo parti ka emėruar ministra nė qeveritė e ndryshme kanė qenė grekė ortodoksė: Leonard Solis, Niko Kacalidha, Spiro Peēi, Kosta Barka. Pra, PBDNJ ėshtė njė parti me identitet tė qartė etnik grek dhe fetar ortodoks.
Aleanca mes dy partive me identitetitn e PBDNJ dhe PDK nuk mund tė pėrcaktohet ndryshe veē si aleancė e “Vorio-Epirit” me Republikėn e Mirditės. Prania e LSI-sė nė kėtė aleancė nuk ėshtė gjė tjetėr veē njė “gjethe fiku” pėr tė mbuluar kėtė tė vėrtetė lakuriqe. Pėr qendrat qė kanė kėrkuar shkatėrrimin e shtetit shqiptar nė Athinė dhe nė Beograd, tė cilat tashmė kanė gjetur aleatė proserbė dhe nė Romė, kanė pasur njė synim tė hershėm, qė me krijimin e shtetit shqiptar pėr tė krijuar nė Shqipėri lėvizje separatiste kantonizuese, mbi baza fetare. Kėtė tezė e ka artikuluar nė mendimin politik shqiptar Aurel Plasari. Aurel Plasari, nė njė artikull tė botuar nė ditoren «Korrieri», nė 2 prill 2005 dhe tė ribotuar nė 2 prill 2006, me titull «Ish-komunistėt nė Shėn Pjetėr», ku kritikon me tė madhe faktin qė nė funeralin e Papa Gjon Palit II, Shqipėria u pėrfaqėsua nga tre ish-komunistė, Nano, Moisiu dhe Berisha (Plasari bėn kėtu lojėn e Edi Ramės), shkruan pėr njė metodė djallėzore qė «mund tė dallohet e praktikuar edhe nė Shqipėri prej mjedisesh tė caktuara kinse politike; duke pėrdorur edhe mjetet e mundshme tė komunikimit masiv pėr tė vėnė nė jetė kėtė direktivė, mjediset nė fjalė kanė formuluar dendur shqetėsimet e tyre kombėtareė jo vetėm pėr marrėdhėniet e mira mes Kishės Ortodokse dhe asaj Katolike nė Shqipėri, por edhe pėr bashkėpunimet kulturore-fetare-politike-etj., tė atyreve qė ata i cilėsojnė si intelektualė katolikė dhe intelektualė ortodoksė».(«Korrieri», 2 prill 2005, f. 19) Pra, Plasari kėrkon qė politika shqiptare tė devijojė nga linja historike e «Shqiptarisė», qė e pėrjashton fenė nga politika dhe qė lėvizjet politike tė ndėrtohen sipas linjave fetare, duke pasur njė lėvizje politike me ngjyrim ortodoks dhe njė lėvizje politike me ngjyrim katolik tė cilat tė bashkėpunojnė, duke qenė sigurisht, nėn vizionin e Plasarit, katolikėt nėn urdhėrat e ortodoksėve. Kjo do tė thotė qė katolikėt shqiptarė tė bėjnė lojėn politike tė Greqisė, nė njė lloj aleance me fantazmat politike tė sė shkuarės, tė Vorio-Epirit me Republikėn e Mirditės, ēka do tė shėrbente si njė katalizator pėr ta shpėrbėrė shtetin shqiptar, duke shkaktuar nė mėnyrė tė paevitueshme dhe ngritjen e njė lėvizjeje islamike tė llojit tė Haxhi Qamilit, qė edhe pse e vogėl, do tė qe aq e publicizuar nga mediat e huaja, sa pėr ta ēuar Shqipėrinė nė humnerė.
Miku i ngushtė katolik i Plasarit ėshtė At Zef Pllumi (nė fakt fjalėn “at“ nuk e meriton se ėshtė dėbuar me ceremoni nga Kuvendi franceskan i Tiranės prej vetė kreut tė Urdhėrit Franceskan tė ardhur posaēėrisht), qė nė njė fotografi tė paraqitur nė website personal tė Janullatosit nė internet, paraqitet nė krah tė Janullatosit, nė mes tė personave qė e pritėn nė ditėn qė ky erdhi nė Shqipėri, nė 1991. Tashmė bashkėpunimi qė kėrkon Plasari filloi tė realizohet me bashkėpunimin Vangjel Dule-Nard Ndoka. Koha e zgjedhur pėr t’ u ndėrmarrė kjo nismė politike nuk ėshtė rastėsi. Pse kjo nismė politike (fryrja e PDK dhe aleanca e saj me PBDNJ) po ndėrmerret nė kohėn kur pritet tė vendoset statusi i Kosovės? A nuk u shkon pėr shtat serbėve kjo nismė, tė cilėt tashmė kanė mundėsi pėr tė thėnė se tashmė edhe kristianėt shqiptarė, katolikė dhe ortodoksė po ndahen politikisht nga muslimanėt, prandaj serbėt kanė tė drejtė qė ta ndajnė Kosovėn. Pse nisma politike nė fjalė po ndėrmerret nė kohėn qė njė lob proserb nė Vatikan qė kėrkon qė edhe katolikėt e Kosovės, qė janė shqiptarė, si dhe kishat e tyre, tė kenė njė status kantonal, ashtu si serbėt e Kosovės?
Katolikėt shqiptarė duhet tė hapin sytė dhe tė shohin se njė grup njerėzish tė dyshimtė, qė nuk kanė kredencialet minimale intelektuale pėr t’ i pėrfaqėsuar ata politikisht, po i tėrheqin nė njė lojė shumė tė mbrapshtė, nga e cila nuk do tė pėrfitojnė ata por interesat greke nė Shqipėri. Skenari qė kanė ndėrmend qendrat qė i shtyjnė kėta demokristianė “me tanuz“ (po tė perifrazoj At Fishtėn) kanė ndėrmend pėr Shqipėrinė skenarin e vitit 1914, tė kombinuar me vitin 1921.
Krijoni Kontakt