Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 81
  1. #11
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ja sa ushtarakë fitojnë pension

    Ulet numri i pensionistëve ushtarakë me të drejtë pensioni të parakohshëm dhe atyre pa status.

    Gazeta boton të plotë tabelën finale të hartuar nga Ministria e Mbrojtjes. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e ligjit të pensioneve të ushtarakëve, ka nisur përgatitja e listave të atyre që do të përfitojnë. Lista e parë e Ministrisë së Mbrojtjes kishte një numër të madh ushtarakësh, gjë që rriti dukshëm faturën financiare të qeverisë dhe ISSH. Për këtë arsye, Shoqata e Ushtarakëve dhe vetë Ministria e Mbrojtjes kërkuan rishikimin e listës dhe numrit të përfituesve. Bëhet fjalë për oficerët dhe nënoficerët që përfitojnë pension të plotë pleqërie, të cilët kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës para vitit 1991, pra që janë pa status, dhe atyre nga viti 1991 deri në vitin 2006. Në listë përfshihen edhe oficerët e nënoficerët me pension të parakohshëm, që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës deri në 31 dhjetor 2006 dhe gjatë vitit 2007. Lista përfshin edhe oficerët dhe nënoficerët që marrin pagesë kalimtare. Pra, që përfitojnë 2-3 vite pagë pas largimit nga puna. Në total, sipas listës së re janë rreth 9521 ushtarakë që kanë ndërprerë punën para 2 korrikut 1991. Tabela e fundit ka hequr nga lista rreth 1168 ushtarakë. Burime nga ministria tregojnë se numri i rishikuar është më i vogël, për arsye se shumë nga pensionistët kanë vdekur dhe janë hequr nga listat e rishikuara. E rishikuar dukshëm është edhe lista e ushtarakëve që kanë ndërprerë punën, deri në 31 dhjetor 2006. Sipas listës së re janë rreth 16289 ushtarakë që përfitojnë nga statusi në krahasim me 16855 që ishin më parë. Pra, rreth 556 më pak. Në total deri më 31 dhjetor 2007 parashikohet të përfitojnë pension si ish-ushtarakë rreth 16970 persona, ose rreth 635 më pak se lista paraprake. Sidoqoftë edhe kjo listë do të rishikohet nga ISSH për të vendosur përfundimisht numrin e ushtarakëve që përfitojnë. Ushtarakët kërkojnë gjithashtu që shteti të paguajë kontributet sipas pagës edhe për ushtarakët e liruar. Deri tani shteti paguan kontribute minimale për vitet në rezervë të tyre, por ish-ushtarakët kërkojnë që kontributet të paguhen sipas pagës së postit që ata mbajnë në vitin kur mbushin moshën e pensionit.



    numri i ish- ushtarakeve qe do te perfitojne pension



    Emërtimi
    Në pension të plotë pleqërie/suplementar (oficerë)
    Në pension të plotë pleqërie/suplementar (nën/oficerë)
    Në pension të parakohshëm (oficerë)
    Në pension të parakohshëm (nën/oficerë)
    Me pagesë kalimtare (oficerë)
    Me pagesë kalimtare (nën/oficerë)
    TOTALI



    Intervista/ Flet Mehdi Pogaçe: Të rishikohen kontributet pas 1991
    Kreu i ushtarakëve: Kërkesat tona për Ministrinë e Mbrojtjes

    Pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore sipas funksionit, edhe për vitet e lirimit nga ushtria dhe numri i pensionistëve ushtarakë që përfitojnë nga ligji i ri. Këto janë dy përplasjet dhe kontradiktat më të mëdha të ish-ushtarakëve me Ministrinë e Mbrojtjes. Në një intervistë të dhënë për gazetën, kreu i shoqatës, Mehdi Pogaçe, tregon negociatat dhe kërkesat e reja për ministrinë.

    Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin “Për pensionet e ushtarakëve”. Çfarë kërkoni ju nga qeveria?
    Gjykata Kushtetuese i ka shpallur si antikushtetuese disa nga nenet e ligjit që është bërë në 2006, i cili është ligji 9481. Dhe disa prej tyre i ka lënë në fuqi. Duke qenë se i ka shpallur këta antikushtetues, natyrisht mendojmë që duhen zbatuar nenet që i përkasin ligjit 9418, që është ligji i vitit 2005. Të dy këto ligje duhet të koordinohen me njëri-tjetrin në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë le në fuqi dhe heq nga fuqia disa vendime. Gjëja kryesore që hoqi ishte barazia përpara ligjit, sepse me ligjin e 2006 oficerët ishin ndarë. Ata që ishin para statusit s’kishin të drejta dhe ata pas statusit kishin shumë të drejta. Kjo ishte një diferencë shumë e madhe si në pensionet e parakohshme dhe në pensione të plota. Prandaj Gjykata Kushtetuese e hoqi këtë kufizim, duke ia njohur të drejtën që të trajtohen njësoj si para statusit dhe pas statusit.

    Ju mendoni se tani do të vendoset kjo barazi?
    Fakti është ky që trajtimi prapë nuk është i barabartë. Problemi është se gjykata la në fuqi nenin që parashikon marrjen e pensionit të parakohshëm mbi bazën e pagave, që fillon nga nënoficeri deri kapiteni, me shpërblim deri në tre pensione bazë; majori dhe nënkoloneli marrin 4 pensione bazë; koloneli merr 5 pensione dhe gjenerali 6 pensione. Pra, është lënë ky përshkallëzim. Në ligjin e 2005 ishte që të merrnin të gjithë deri në 4 pensione, duke krijuar kështu një barazi as të tipit komunist. Duke qenë ushtarakët sipas gradës, paguajnë kontribute të ndryshme, ndërsa që pensioni të jetë i barabartë kjo s’është normale. Kështu që ky nen është lënë.

    Ju çfarë kërkoni?
    Ne kërkojmë që ushtarakët të trajtohen ashtu siç ka thënë Gjykata Kushtetuese, dmth edhe ata që janë para statusit të trajtohen mbi bazën e pagës së funksionit që ka ushtaraku në momentin e daljes në pension. Për shembull, në qoftë se një ushtarak ka dalë në lirim në vitin 1993 dhe e drejta për pension i lind në 2000, pensioni i tij të llogaritet mbi bazën e pagës që ka funksioni ose grada në vitin 2000. Kemi një grup ushtarakësh që janë më të diskriminuarit, të cilët janë ata që kanë dalë në ‘92-‘98. Pati një periudhë që qeveria i hoqi fare pagesën. Pra, nga ‘92 deri në ‘99 nuk kishin fare pension dhe nuk trajtoheshin me asnjë ndihmë. Trajtoheshin 3 vjet me një pagesë dhe gjatë asaj periudhe nuk derdheshin as kontributet e sigurimeve shoqërore. Kështu që periudha ‘92-‘98 ka ngelur një periudhë pa pagesë të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Numri i tyre është 7-8 mijë.

    Kjo kategori me këtë ligj nuk përfitojnë?
    Do përfitojnë, por duhet të provojnë një gjë tjetër. Duhet të paguhen sigurimet shoqërore. Këto i paguan shteti nga buxheti i tij. Nëse do të marrin ligjin për sigurimet shoqërore, ligji 7703, pika 2, neni 56, aty thuhet që përveç periudhës që janë paguar sigurimet shoqërore, shteti ka të drejtë të shpallë edhe periudha të tjera të tilla për sigurimet shoqërore dhe buxheti i shtetit të derdhë kontributin e munguar. Në fakt edhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese parashikohet që të bëhet kjo pagesë. Duke iu paguar kontributi do të rillogaritet që pensionet do të indeksohen dhe do të bëhen shtesat përkatëse. Kështu që do të rriten pensionet e tyre, sepse një ushtarak që mund të ketë qenë gjeneral në atë kohë, mund të ketë qenë edhe zëvendësministër dhe merr pensionin minimal në shkallë vendi. Dhe kjo sepse nuk i janë paguar kontributet. Mesa dimë ne ka dhe periudha pas ‘99 që kontributet nuk janë paguar mbi bazën e pagës, por janë paguar kontribute minimale për ushtarakët. Dhe për ushtarakët ka mjaft probleme dhe nga qeveritë e mëparshme.

    Ju keni pasur negociata me Ministrinë e Mbrojtjes, cili është qëndrimi i tyre?
    Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur tabelat e ushtarakëve, që janë para vitit ‘91 dhe pas vitit ’91, që janë pensione të plota, pensione të parakohshme dhe ata që janë me pagesë kalimtare. Madje kishte dhe një tabelë që bënte parashikime për ata që do të dalin në vitet e ardhshme në lirim. Drejtoria përkatëse e financave mbi bazën e këtyre tabelave po bën llogaritjet e faturës financiare. Këto tabela i kanë shkuar për verifikim edhe sigurimeve shoqërore. Kjo, sepse ne patëm një kontestim për numrin e ushtarakëve para ‘91. Sepse një pjesë e tyre kanë qenë në moshë të vjetër dhe kanë vdekur nga një verifikim i dytë që bëri Ministria e Mbrojtjes dhe dolën gati 1 200 vetë më pak. Ne mendojmë që ka akoma më pak. Tani ka vajtur rreth 9 mijë, por ne themi që ka akoma dhe më pak.
    Në ditët e fundit kemi pasur dhe një shqetësim tjetër. Shumë degë të shoqatës më kanë marrë dhe më kanë thënë që edhe tek numri i nënoficerëve duhet të shikohet, sepse në kushte të reja janë bërë edhe matrapazllëqe. D.m.th unë kam 6 muaj nënoficer dhe kam marrë nga komanda pagesë për 16 vjet dhe kjo kërkojmë që të verifikohet nga ministria.

    Debati me Ministrinë e Mbrojtjes është për numrin e përfituesve?
    Aktualisht problemi i numrit me Ministrinë e Mbrojtjes u mbyll, se kjo ministri ato të dhëna që kishte na i paraqiti. Ne mendojmë që ministria nuk i ka aq të sakta të dhënat, sidomos ato para vitit ‘91. Ky numër para ‘91 mund të reduktohet akoma. Problemi i fundit është edhe ky i nënoficerëve, por që mund të mos jetë numër i madh. Ministria e Mbrojtjes po bën edhe përllogaritjen, faturën financiare e kemi bërë edhe ne si shoqatë edhe sigurimet shoqërore po punojnë.

    A keni konflikte për faturën financiare?
    Ne akoma nuk jemi ulur që të shikojmë përcaktimin e faturës financiare. Problemi me shtetin është periudha ‘92-‘98 për pagesat e kontributeve të munguara. Kjo, sepse kontributet e munguara mund të paguhen siç janë paguar për një pjesë vetëm për pagën minimale dhe ata të vazhdojnë të trajtohen me pension minimal, ose me pagë sipas funksionit. Ne jemi për pagë sipas funksionit dhe do të këmbëngulim për këtë, që edhe kontributet të derdhen mbi këtë bazë. Pra, mbi bazën e funksionit dhe jo mbi bazën e pagës minimale. Kushtetuesja ka thënë, që të barazohet dhe ne nuk duam që të lejojmë që vendimet e Kushtetueses të keqinterpretohen.

    A duhet të ngelet ndarja sipas gradave?
    Ligji i vitit 2006, që bën ndarje sipas gradave do të ngelet. Por, ka dy gjëra. Ka pension të parakohshëm, që do llogaritet sipas gradave dhe ka pension suplementar i pleqërisë. Pensioni i parakohshëm llogaritet mbi bazën e gradave d.m.th, nëse kam qenë kolonel do marr pension të parakohshëm deri në 5 pensione minimale, kur arrin në pension pastaj kjo shumë ulet, sepse pensioni është gjithmonë më i ulët se pensioni i parakohshëm. Pensioni i parakohshëm do llogaritet sipas gradave.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #12
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gazeta boton të plotë listën e ushtarakëve

    Tabela zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes tregon shifrat e përfituesve për 12 gradat e ushtarakëve, që do të ndërpresin punën, që nga gjeneral lejtnant e deri te nëntetar. Të ndarë në tre grupe përfituesish, gazeta publikon edhe vitet e shërbimit sipas gradave. Në total deri në fillim të vitit, 1 janar 2007 janë trajtuar me pension të parakohshëm 6 115 oficerë dhe rreth 3 mijë nënoficerë. Ndërsa, ministria parashikon që në 1 janar 2008, do të trajtohen me pension të parakohshëm 5 768 oficerë dhe 3 054 nënoficerë. Ushtarakët, të cilët plotësojnë kushtet për pension të parakohshëm, gjatë vitit 2007 janë 98 oficerë dhe 158 nënoficerë. Kurse për vitin 2008 parashikohen 69 oficerë dhe 190 nënoficerë. Sipas parashikimit, në fund të vitit 2007, do të jenë në pension të parakohshëm 5 768 oficerë dhe 3 054 nënoficerë. Ndërkohë për vitit tjetër 5 221 oficerë dhe 3 244 nënoficerë. Të gjithë këta persona presin që të ndryshojë ligji “Për pensionet e ish-ushtarakëve”. Kërkesat e Shoqatës së Ushtarakëve janë që pensioni i të gjithë ushtarakëve të rillogaritet në bazë të pagës që merr pozicioni i tyre ditën që ata mbushin moshën e pensionit. Gjithashtu, shoqata kërkon që shteti të paguajë kontributet për kohën, që ushtarakët janë në pension të parakohshëm. Sipas kreut të shoqatës së ish-ushtarakëve, ministria duhet të rishikojë numrin e oficerëve dhe ushtarakëve, që përfitojnë nga ligji. Fatura financiare e llogaritur nga ushtarakët është rreth 2.1 miliardë lekë, ndërsa ajo e llogaritur nga ministria më e vogël. Sidoqoftë, shifra mund të zvogëlohet në rast se ministria do të rishikojë numrin. Problemi tjetër është ai i kontributeve të sigurimeve shoqërore, që deri tani janë paguar mbi pagën minimale. Shoqata kërkon që të rishikohet ky vendim dhe të rritet paga referuese.

    Gazeta Panorama
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #13
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Në prag të pensionit të dytë

    Është përherë e njëjta histori. Sa herë që i ashtuquajturi Aksioni Civil paralajmëron se do të ndërmarrë një aksion të ri qytetar, protagonistët e saj do të shkojnë të takohen me Presidentin e Republikës Alfred Moisiu, si për të marrë, jo thjesht bekimin e këtij garanti të kushtetutës (të paktën këtë tagër ia ngarkon formalisht dokumenti bazë i shtetit tonë) por të afirmuar njëfarë legjitimiteti të kësaj lëvizjeje të radhës. Madje, më tepër se kaq, për të lobuar që ky i fundit, pikërisht me prerogativat që i jep Kushtetuta, të kryejë atë që ka ditur që të bëjë me shpesh gjatë 2 viteve të tij të fundit në këtë detyre: të rrëzojë projektligjin e qeverisë që synon, jo vetëm të reduktojë nivelin e ekonomisë informale, por të arkëtojë në buxhetin e shtetit, jo pak, por 400 milionë dollarë ose thënë ndryshe afro 20 përqind të buxhetit relativisht modest të shtetit shqiptar. Të gjithë aktorët dhe faktorët me rëndësi ose jo, pa harruar këtu edhe opozitën, e cila kudo dhe në çdo kohë e përdor me të drejtë këtë çështje sensitive si argument bazë në opozicionin e saj të përditshëm ndaj shumicës, shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me mbajtjen në kohë të premtimeve të qeverisë për rritjen e rrogave dhe pensioneve, shtimin e investimeve, reduktimin e njerëzve që jetojnë aktualisht në kufirin e varfërisë ektreme. E në këtë hulli futet padyshim edhe lëvizja MJAFT, megjithëse identiteti i saj është futur në një proces të pandalshëm denatyrimi qëkurse protestat ndaj ministrit të dikurshëm të Arsimit, Luan Memushi në qeverinë “Nano”, mbi rritjen e peshës së arsimit në investimet e parashikuara në buxhetin e shtetit, janë zevëndësuar nga aksione që në fakt nuk kanë të bëjnë më me shtresën e gjerë të nxënësve dhe studentëve, të cilët dikur shpërfaqeshin si shpirti kryesor i kësaj lëvizjeje e që duhet që në rastin më të mirë të kryheshin nga Partia Socialiste, si zëri kryesor që shfaqej e prekur nga disa prej reformave të mëdha që tentoi që të ndërmerrte mazhoranca aktuale. Dhe pikërisht kur kjo nismë e qeverisë shkon pikërisht në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve shqiptarë, kjo lëvizje dhe Aksioni Civil, i atashuar pranë saj po proteston për thyerjen e status-kuosë disavjeçare. Nën këtë frymë Erion Veliaj dhe Andrea Stefani, deklaruan dje se kishin paditur para Moisiut kryeministrin Berisha, për ata që ata e etiketuan si sulm verbal dhe fiskal ndaj mediave. Presidenti pra është kthyer dje për të disatën herë në një faltore për shpirtrat e trazuar jo thjeshtë si rrjedhojë e ndonjë artikulimi të shqetësimit publik, por ngase ky projektligj ashtu si shumë të tjerë bien ndesh me planet personale për të bërë karrierë politike në një nga forcat politike të së majtës. Nndërsa vetë Moisiu shfrytëzon rastin për të krijuar iluzionin se në të vërtetë pavarësisht kuotës së ulët politike, ai mbetet ende një “autoritet moral” i vendit, sigurisht vetëm për ata që kanë ditur që të dëshifrojmë, mirëkuptojnë dhe pse jo edhe duartrokasin qëndrimet e tij refraktare ndaj shumë nismave të mazhorancës aktuale, por mbi të gjitha për sistemin e gangrenizuar të drejtësisë shqiptare.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #14
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Mbi 1 mijë shqiptarë, pensione pas vdekjes

    Skandali/ Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon shifrat e abuzimeve: Kontrolle dhe analiza rast pas rasti

    Projekti i 2007-ës, të dhëna të centralizuara për vitet e punës dhe kontributet e qytetarëve



    Edhe pse kanë vdekur, përsëri marrin pension, madje për vite me radhë. Praktika e përfitimit pothuajse është bërë e zakonshme në vendin tonë. Shumica e personave që i kanë mësuar mirë taktikat e përfitimit me anë të falsifikimeve të dokumentacioneve kanë arritur të përfitojnë për vite me radhë pensione shtesë, apo shuma më të mëdha përfitimi. Në një deklaratë publike, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka dhënë shifrat e informalitetit në abuzimet me pensionet. Konkretisht janë rreth 1 mijë shqiptarë, që deri tani janë evidentuar të përfitojnë pensione të "paligjshme". "Pas kontrolleve të para disponojmë të dhëna paraprake, mund të themi se kemi evidentuar 338 raste pagesash pensioni pas vdekjes. Janë në verifikim edhe rastet e marrjes së dy pensioneve, fenomen ky i ndodhur në disa prej familjeve që kanë migruar brenda vendit, të cilët kanë marrë pension si në vendin ku kanë jetuar më parë, ashtu edhe në rrethin ku kanë migruar", tha drejtoresha e ISSH-së, Evelina Koldashi. Sipas saj, janë konstatuar edhe 470 raste përfitimi nga ish-ushtarakët dhe 140 raste nga ish-minatorët. Këta kanë përfituar në të njëjtën kohë edhe trajtimin e veçantë, edhe pagesën si të punësuar, ndërkohë që ligjërisht pagesa e veçantë ndërpritet në momentin që i trajtuari hyn në marrëdhënie pune.

    Sipas deklaratave të ISSH-së, ka qenë mungesa e bazës së të dhënave në mënyrë të centralizuar që ka bërë që të ndërhyhet në falsifikimin e moshës dhe ndryshimin e kategorisë së punës, për të përfituar më shpejt. Gjithashtu, nga mungesa e të dhënave të centralizuara, disa pensionistë kanë përfituar dy pagesa: një në qytetin ku kanë dalë në pension dhe një në qytetin ku kanë migruar gjatë viteve të fundit. "Po punohet për krijimin e një baze të dhënash në mënyrë të centralizuar dhe pajisjen me numër sigurimi të të gjithë kontribuuesve", sqaroi drejtoresha. Përmes numrit të sigurimit, që do të jetë unik, konfirmohet karriera dhe periudha kontributive. Po ashtu, pajisja e çdo pensionisti me numër sigurimi dhe kartën personale me fotografi do të bënte të mundur shmangien e tërheqjes së dy pensioneve nga i njëjti person. Ndërkaq, pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, që më 15 nëntor të vitit 2006, ka nisur shkëmbimi i të dhënave për certifikatat që lëshohen për të vdekurit, më qëllim ç‘regjistrimin që në momentin e parë të pensionistit të vdekur. Gjithashtu, ISSH ka nisur edhe verifikimin nëse pensionistë mbi 80 vjeç vazhdojnë të jetojnë. Deri tani, janë verifikuar rreth 60 për qind e pensionistëve mbi këtë moshë, me një numër prej 27 mijë e 836. Këto hapa kanë çuar në propozimin e ndryshimit të legjislacionit, duke parashikuar ndëshkime deri në ndjekje penale për të gjithë përfituesit në mënyrë të padrejtë në këtë sistem. Veç këtyre nismave, sigurimet shoqërore kanë marrë edhe një vendim tjetër. "Për pagesat e pensioneve pas vdekjes së personit, nga kontaktet me të afërmit është arritur që të arkëtohet rreth 75 për qind e shumës së paguar në mënyrë të padrejtë (3 milionë e 633 mijë e 314 lekë) dhe po punohet për të rifutur në arkë edhe pjesën tjetër". Në të njëjtën kohë mendohet që të gjitha pagesat e dyfishta të kthehen në arkë me qëllim zhdëmtimin e shumës së përfituar në mënyrë të padrejtë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #15
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Llogaritet fatura financiare për ish-ushtarakët

    Projektligji për pensionet e Forcave të Armatosura verifikohet nga Sigurimet Shoqërore



    Ministria e Mbrojtjes ka nisur llogaritjen e faturës financiare për përfitimet e ushtarakëve, sipas një drafti të përgatitur dy javë më parë. Gjatë kësaj kohe, specialistët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë marrë në shqyrtim këtë draft, i cili është përgatitur nga shoqata e ushtarakëve në konsultim me specialistët përkatës të Ministrisë së Mbrojtjes. Të gjitha llogaritjet duhet të konsultohen me ekspertët e Ministrisë së Financave, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Konkretisht, çdo tabelë me përfitimet përkatëse, sipas kategorive, është dërguar në institutin e sigurimeve shoqërore për shqyrtim. "Është caktuar një zëvendësministër i Financave që të merret me çështjen dhe përllogaritjet e faturës financiare të draftit për pensionet e Forcave të Armatosura", tha kreu i ushtarakëve, Mehdi Pogaçi. Sipas tij, tashmë Ministria e Mbrojtjes po konsultohet mbi fondin që qeveria duhet të vendosë në dispozicion kur projektligji të marrë përfundimisht formën e ligjit.

    Ndërkaq, tabelat përkatëse dhe përllogaritjet për ushtarakët kanë hasur vështirësitë e para, duke qenë se edhe të dhënat për një pjesë të ushtarakëve nuk kanë rezultuar të sakta. Sipas sigurimeve shoqërore, një pjesë e ushtarakëve ka përfituar pensione shtesë nga shteti. Konkretisht janë konstatuar rreth 500 ish-punonjës të Forcave të Armatosura, të cilët kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga shteti dhe kanë marrë pensione plus atyre që meritonin. Por do të ketë përsëri verifikime të tilla nga sektorët kontrollues dhe strukturat monitoruese.

    Dy javë më parë shoqata e ushtarakëve dorëzoi draftin për projektligjin e pensioneve të ushtarakëve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht, në këtë draft parashikohej përfitimi i ushtarakëve në rast marrjeje të një pensioni të parakohshëm, masa e shpërblimit, si dhe rastet e daljes në reformë. Ky draft u dorëzua për shqyrtim në Ministrinë e Mbrojtjes. Ushtarakët thanë se ai nuk do të pësonte ndryshime, pasi drafti ishte konsultuar privatisht me specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #16
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Skema aktuale e pensioneve, e sigurt

    Sistemi aktual i pensioneve është i sigurt, por mjaft shqetësuese paraqitet situata për atë brez, i cili është larg derdhjes së kontributeve e si pasojë, gjatë 35 viteve të ardhshme mund të mbetet jashtë përfitimit, ose me përfitim të vogël, për shkak të mosplotësimit të viteve të duhura të siguruara për të përfituar pension.

    Kështu është shprehur dje drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Evelina Koldashi, në një intervistë të dhënë për ATSH-ë. Sipas Koldashit, ISSH-ë ka nisur kontrollin e pensioneve të lidhura gjatë dhjetë viteve të fundit, ku përfshihen pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të gjitha trajtimet e veçanta që bëhen nga ISSH.

    Në kuadër të projektit kundër informalitetit keni nisur prej disa muajsh një verifikim të dhënash në fushën e pagesave të pensioneve. A keni deri më sot një rezultat konkret?
    Që në fillim të vitit 2007, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar një paketë masash kundër informalitetit. Mund të themi se sot ISSH ka nisur kontrollin e pensioneve të lidhura gjatë dhjetë viteve të fundit, ku përfshihen pensionet e pleqërisë, pensionet familjare dhe të gjitha trajtimet e veçanta që bëhen nga ISSH. Pas kontrolleve të para disponojmë të dhëna paraprake, të cilat kanë përvijuar masat e marra. Megjithëse ende po verifikohen të dhënat, mund të themi se kemi evidentuar 338 raste pagesash pensioni pas vdekjes. Janë në verifikim edhe rastet e marrjes së dy pensioneve, fenomen ky i ndodhur në disa prej familjeve që kanë migruar brenda vendit, të cilat kanë marrë pension si në vendin ku kanë jetuar më parë, ashtu edhe në rrethin ku kanë migruar. Ndërkaq, janë konstatuar edhe 470 raste përfitimi nga ish-ushtarakët dhe 140 raste nga ish-minatorët, të cilët kanë përfituar në të njëjtën kohë edhe trajtimin e veçantë, edhe pagesën si të punësuar, ndërkohë që ligjërisht pagesa e veçantë ndërpritet në momentin që i trajtuari hyn në marrëdhënie pune.

    Cilat kanë rezultuar shkaqet e këtij informaliteti?
    Mungesa e bazës së të dhënave në mënyrë të centralizuar ka bërë që të ndërhyhet në falsifikimin e moshës dhe ndryshimin e kategorisë së punës, për të përfituar më shpejt. Gjithashtu, nga kjo mungesë disa pensionistë kanë përfituar dy pagesa; një në qytetin ku kanë dalë ne pension dhe një në qytetin ku kanë migruar gjatë viteve të fundit.

    Çfarë do të ndodhë me rastet e verifikuara si informale?
    Mund t’ju them, se për pagesat e pensioneve pas vdekjes së personit, nga kontaktet me të afërmit është arritur që të arkëtohet rreth 75 për qind e shumës së paguar në mënyrë të padrejtë (3 milionë e 633 mijë e 314 lekë) dhe po punohet për të rifutur në arkë edhe pjesën tjetër. Po punohet në të njëjtën kohë që të gjitha pagesat e dyfishta të kthehen në arkë dhe instituti ka kontaktuar me të gjitha rastet e konfirmuara, me qëllim zhdëmtimin e shumës së përfituar në mënyrë të padrejtë.
    Po punohet gjithashtu në informatizimin e arshivës, si rruga optimale për shmangien e informalitetit, pasi duhet të kemi parasysh dëmtimet që kanë ndodhur në vitin 1991 dhe në vitin 1997 në disa ish-ndërmarrje, gjë që ka bërë të pamundur përmbledhjen e saktë të të dhënave, çka edhe është shfrytëzuar nga disa raste për plotësim dokumentacioni të falsifikuar.

    Cila është zgjidhja për të shmangur këtë fenomen? Çfarë masash keni marrë?
    Së pari, po punohet për krijimin e një baze të dhënash në mënyrë të centralizuar dhe pajisjen me numër sigurimi të të gjithë kontribuesve. Përmes numrit të sigurimit, që do të jetë unik, konfirmohet karriera dhe periudha kontributive. Po ashtu, ISSH ka nisur projektin për pajisjen e çdo pensionisti me numër sigurimi dhe kartën personale me fotografi. Kjo do të bëjë të mundur shmangien e tërheqjes së dy pensioneve nga i njëjti person.
    Ndërkaq, pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme që më 15 nëntor të vitit 2006, ka nisur shkëmbimi i të dhënave për certifikatat që lëshohen për të vdekurit, me qëllim çregjistrimin që në momentin e parë të pensionistit të vdekur. ISSH ka nisur edhe verifikimin e gjallesës për moshën mbi 80 vjeç. Janë verifikuar rreth 60 për qind e pensionistëve mbi këtë moshë, e një numri prej 27 mijë e 836 të tillësh.

    Këto hapa kanë çuar në propozimin e ndryshimit të legjislacionit, duke parashikuar ndëshkime deri në ndjekje penale për të gjithë përfituesit në mënyrë të padrejtë në këtë sistem.
    Në raportin e fundit të Bankës Botërore, përveç nevojës së betejës kundër informalitetit është ngritur edhe alarmi lidhur me garancinë e këtij sistemi pensionesh në 35 vitet e ardhshme. A mund të thoni, sa është e sigurt skema aktuale?
    Ju falënderoj për këtë shqetësim dhe dua të theksoj me këtë rast, se alarmi i Bankës Botërore nuk është me garancinë e sistemit aktual, por me domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së shtetasve shqiptarë që janë në marrëdhënie pune në sistemin e pagesës së kontributeve të Sigurimeve Shoqërore.
    Pensionet që merren janë të sigurta, pasi një e drejtë e fituar nuk humbet. Asnjë pensionist nuk ka arsye të shqetësohet lidhur me përfitimin që do të marrë, për arsye se përfitimi i tij është i garantuar. Shqetësimi i Bankës Botërore dhe i yni lidhet pikërisht me atë brez që është ende larg derdhjes së kontributeve, e si pasojë, gjatë 35 viteve të ardhshme mund të mbetet jashtë përfitimit, ose me përfitim të vogël, për shkak të mosplotësimit të viteve të duhura të siguruara për të përfituar pension.
    Situata aktuale nxjerr në pah domosdoshmërinë e administrimit të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe hartimin e politikave nxitëse për pjesëmarrjen në skemë. Hartimi i këtyre politikave është i lidhur ngushtësisht me edukimin e publikut për përfitimet që rrjedhin nga kjo skemë.

    Ku duhet të konsistojë reforma dhe a e prek ajo këtë skemë?
    Reforma e ndërmarrë nga ISSH në modernizimin e sistemit të pensioneve konsiston në ndërtimin e një baze të centralizuar të të dhënave për historikun e punës për çdo individ, si dhe pagesën e kontributeve nga ana e tyre. Informatizimi është prioritet që do të lehtësojë punën e administratës për miradministrimin e fondeve.



    * 338 raste
    pagesash pensioni pas vdekjes janë verifikuar nga ISSH-ja. Mësohet se instituti ka nisur verifikimin e pensioneve të lidhura gjatë 10 viteve të fundit
    * 470 raste
    përfitimi nga ish-ushtarakët dhe 140 raste nga ish-minatorët, të cilët kanë përfituar në të njëjtën kohë edhe trajtimin e veçantë, edhe pagesën si të punësuar
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #17
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Qeveria, grup pune për pensionet

    Qeveria ka ngritur një grup pune ndërministror, që kryesohet nga zëvendësministri i Financave, Shrefedin Shehu, për të zgjidhur problemin e dhënies së parave për ish-ushtarakët.

    Ditën e djeshme drejtuesit e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakeve në Rezervë kanë zhvilluar një takim me zëvendësministren e Mbrojtjes, Zana Zhuka. Pas takimit presidenti i kësaj shoqate, Mehdi Pogaçe, është shprehur se tashmë Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar së përgatituri tabelat me listën e ish-ushtarakëve, që përfitojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo listë tashmë është dërguar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, që do të bëjë edhe verifikimet për numrin e saktë. Ndërkaq, sipas listave të ministrisë, rezulton se nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese numri i ish-ushtarakëve që kanë dalë në pension të plotë pleqërie para vitit ‘91 është 9521. Ndërsa ushtarakë, të cilët janë në pension të plotë pleqërie, pension të parakohshëm dhe marrin pagesë kalimtare që nga viti 92 deri në 2006 arrijnë në 16289 vetë. Ndërsa deri në fund të 2007 ky numër arrin në 16970. “Pra për llogaritjen e shtesave do të llogariten të dy këto grupe, sepse përfitojnë nga vendimi i gjykatës”, ka thënë Pogaçe.

    Fatura
    Rreth 2 miliardë lekë është vlera e faturës financiare e nxjerrë paraprakisht nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakeve në Rezervë. Por për vlerën reale të kësaj fature është duke punuar Ministria e Mbrojtjes. Pas takimit të ish-ushtarëve me zv/ministren e Mbrojtjes, kjo e fundit është shprehur se nuk kanë përfunduar ende llogaritjet e plota për vlerën e kësaj fature. Ndërkohë, sipas Pogaçes, shifra e llogaritur nga shoqata është e shtrirë në kohë. Kjo do të thotë se sa më shumë të shtyhet dhënia e parave për ish-ushtarakët, aq më shumë rritet vlera e kësaj fature.

    Vendimi i gjykatës
    Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese disa nga nenet e ligjit 9481, që është bërë në vitin 2006, ndërkohë që ka lënë në fuqi disa prej tyre. Ndërkohë që ish-ushtarakët kërkojnë që duhen zbatuar nenet që i përkasin ligjit 9418, që është ligji i 2005 i bërë në kohën e socialistëve. Sipas tyre, të dy këto ligje duhet të kordinohen me njëra-tjetrën në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas ish-ushtarakëve, ajo që vendosi Gjykata Kushtetuese ishte barazia para ligjit. Sepse me ligjin e 2006 ekzistonte një ndarje mes oficerëve, pra ata që ishin para statusit s’kishin të drejta dhe ata që ishin pas statusit kishin shumë të drejta. Kjo ishte një diferencë shumë e madhe si në pensionet e parakohshme dhe në pensione të plota. Prandaj Gjykata Kushtetuese e hoqi këtë kufizim, duke ia njohur të drejtën që të trajtohen si para statusit dhe pas statusit. Megjithatë, fakti është ky që trajtim përsëri nuk është i barabartë. Problemi qëndron sepse ka mbetur në fuqi neni i ligjit 9481 i vitit 2006, që parashikon marrjen e pensionit të parakohshëm mbi bazën e pagave. Në këto kushte ish-ushtarakët kërkojnë që të trajtohen ashtu siç ka thënë Gjykata Kushtetuese dmth edhe ata që janë para statusit të trajtohen mbi bazën e pagës së funksionit që ka ushtaraku në momentin e daljes në pension.



    * 2 miliarde
    lekë është fatura financiare e llogaritur nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në rezervë. Por për vlerën reale të kësaj fature është duke punuar Ministria e Mbrojtjes. Mësohet se ministria është ende në proces e sipër për llogaritjen e saktë të kësaj shifre.
    * 16289 muaj
    është numri i ish-ushtarakëve që trajtohen me pension të plotë pleqërie, pension të parakohshëm dhe që marrin pagesë kalimtare që nga viti ‘92 deri në 2006. Kjo kategori është përfituese e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa deri në fund të 2007 ky numër arrin në 16970.



    Ish-ushtarakët krijojnë edhe një degë në Athinë

    Ish-ushtarakët kanë krijuar një shoqatë të tyre edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Thoma Konduri, kryetar i kësaj dege në Athinë, rrëfen se anëtarët e kësaj shoqatë e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pritur me mjaft interes në Athinë nga të gjithë ne”, ka thënë ai. Sipas tij, numri i të anëtarësuarve në Athinë arrin në 170. Sipas tij, numri i ish-ushtarakëve të anëtarësuar në këtë shoqatë do të ishte më i madh nëse nuk do të ekzistonin vështirësitë e krijimit të lidhjes me ta. Ndërkohë, sipas tij, kanë krijuar forma bashkëpunimi edhe me shoqatën homologe në Athinë.



    Kërkesat

    Ish-ushtarakët kërkojnë që të trajtohen ashtu siç ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Pra ish-ushtarakët që janë para statusit të trajtohen mbi bazën e pagës së funksionit që ka ushtaraku në momentin e daljes në pension. Ndërkohë, në një prononcim për mediat, presidenti i kësaj shoqate, Pogaçe, u shpreh se është shumë e nevojshme që të gjithë ushtarakët që kanë dalë në pension para vitit ‘91 dhe ata që kanë pas këtij viti të anëtarësohen në shoqatë dhe të bëhen pjesë e saj. “Të gjithë ushtarakët që kanë dalë në pension kudo që ndodhen brenda dhe jashtë vendit të shkojnë në shoqatë të japin të dhënat dhe të anëtarësohen”, ka thënë Pogaçe.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #18
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Pensione nga "Caritas", përfitojnë edhe 30 mijë shqiptarë

    Më shumë se 300 mijë të huaj do të kenë të drejtën e pensionit në Itali. Periudha e përfitimit, 2006-2020


    Midis vitit 2006 dhe 2020 më shumë se 300 mijë emigrantë do të marrin të drejtën e pensionit. Në 2015-ën, në 26 emigrantë rezidentë, një do të përfitojë pension. Ndërsa mes italianëve, aktualisht në pesë veta, njëri merr pension. Këto janë stimulimet dhe ndihmat e "Dossier Caritas/Migrantes". Sipas një mesatareje, emigrantët shqiptarë kanë moshë më të re se italianët. Dhe, sipas Karitasit, raporti demografik është në kontrast me "shtytjet drejt rritjes së moshës së popullsisë".

    Një studim i fundit i observatorit të Romës mbi emigracionin, thotë që mes ‘06-ës dhe ‘20-ës do të jenë 315525 qytetarë të huaj që do të përfitojnë të drejtën e pensionit. Sipas ndihmave të "Caritas/emigrantes", në fund të vitit 2015 popullsia e emigrantëve do të jetë rreth 6 milionë. Dhe atëherë do të shpërndahen 96 mijë pensione që paguhen sot. "Do të jetë një pension për 26 rezidentë, ndërsa mes italianëve në 5 persona, njëri përfiton pension. Sipas raportit, ndarja e pensioneve për rajone do të zhvillohet në këtë mënyrë: në vend të parë Lombardia (65585), e ndjekur nga Lazio (54320), Emilia Romagna (30050), Veneto (27890), Toscana (25695), Piemonte (22090) e Campania (19345).

    Por, edhe vende të tjera si Basilicata, Molise e Valle d‘Aosta do të kenë të paktën nga njëmijë përfitues pensioni.

    Sipas minoriteteve, ndarjet e pensioneve mes emigrantëve do të ndahen në këtë mënyrë. Në vendin e parë është Ukraina me (35445) përfitues, Shqipëria (30525), Maroku (25970), Rumania (25735), Polonia (21410) e Filipine (16380). Por këto pensione do të jenë të ulëta. Kjo, thotë Karitasi, nuk do t‘i largojë emigrantët që do të zënë radhën në listën e të varfërve.

    Sipas Institutit të Statistikave Italian, mosha mesatare e emigrantëve në Itali është 31,1 vjeç, ndërkohë që mosha mesatare italiane është 44 vjeç. Të rinj janë edhe ata që shkojnë në Itali për të bërë bashkim familjar ose për të punuar. Po ashtu, edhe lindjet e emigrantëve në Itali (më shumë se 50 mijë në vit) në proporcion me rezidentët janë më të shumta.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007


    ----------------------

    Mendojne shtetet e tjera per te shkretet Shqipetare.. eh..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #19
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Rritje të pensioneve, por jo duke shkelur kriteret

    KIçO KRISTO

    Në vitin 2006, në fushën e sigurimeve shoqërore u ndërmorën një sërë masash për rritjen e pensioneve dhe sidomos të pensioneve minimale. Aktualisht, të ardhurat mujore për pensionistet që përfitojnë pension minimal apo pension të pjesshëm (të cilët përbëjnë rreth 80%), nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat e tyre më të domosdoshme për jetesë, prandaj rritja e tyre përbën një domosdoshmëri. Në këtë kuadër, vendosja e një pensioni të plotë minimal në masën 10.000 lekë u mirëprit dhe ishte një arritje e konsiderueshme për skemën e sigurimeve shoqërore. Duhet cilësuar se kjo nuk erdhi natyrshëm dhe, siç pritej, si pasojë e një rritjeje të njëjtë të të gjitha kategorive të pensioneve (të parashikuara edhe me kriteret e përcaktuara), por solli çekuilibrim të raportit të pensioneve minimale me ato maksimale, si rezultat i shkallëzimit të rritjes nga rreth 20% të pensioneve minimale dhe 5% të pensioneve maksimale. Për pasojë, aktualisht pensioni i plotë minimal rezulton në 10.000 lekë, ndërsa ai maksimal në 17.000 lekë, në një kohë kur duhej që edhe pensioni maksimal të arrinte në kuotën e 20.000 lekëve.

    Nisur nga ideja e hedhur që edhe në të ardhmen do të ndiqet e njëjta rrugë për rritjen e shkallëzuar të pensioneve. Kjo të bën të arrish në konkluzionin që shumë shpejt (rreth 3-4 vjet) shkohet drejt përafrimit të pensioneve minimale me ato maksimale, rrugë kjo që përbën një prirje të rrezikshme për sistemin publik të pensioneve. Në se vazhdohet kështu, subjektet private do të ulin ndjeshëm të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore, mbasi me kontribute minimale do të merret pension më i madh nga sa kur paguan kontribute në kufirin maksimal. Diskriminimi do të jetë veçanërisht për të punësuarit në sektorin shtetëror, të cilët do të paguajnë kontribute shumë më tepër dhe do të marrin pension të përafërt me të punësuarit në sektorin privat që paguajnë shumë më pak.

    Në ligjin “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, skema e pensioneve publike konceptohet si solidariteti i brezave. Më së miri kjo pasqyrohet në tendencën për balancim të kontributeve me përfitimet. Në se raporti 1 me 5 është kufiri i pagës minimale bruto dhe asaj maksimale në pagimin e kontributit të sigurimeve shoqërore, raporti i përfitimeve (pensioneve) është në kufirin 1 me 2 të pensionit minimal dhe atij maksimal. Pa vendosjen e këtyre kritereve skema shtetërore e pensioneve do të shkonte drejt kolapsit apo e thënë më hapur drejt falimentimit, gjë e cila po komentohet jo vetëm nga specialistë të kësaj fushe, por është pranuar edhe nga organizmat përgjegjëse shtetërore dhe institucionet ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar.

    E theksojmë, se raportet e mësipërme janë përcaktuar dhe mbështetur në kushtet aktuale të funksionimit të skemës së detyrueshme, për të përputhur të ardhurat e kontributeve me shpenzimet që nevojiten për pensione. Ky raport i të ardhurave dhe shpenzimeve është i përcaktuar apriori dhe pa ndonjë studim të mirëfilltë, ndoshta i diktuar nga kushtet kur shteti vazhdon të subvencionojë me fonde skemën shtetërore të pensioneve. Gjykohet se duhet të ndryshojnë kufijtë e përcaktuar mbasi raporti pension minimal/pagë minimale është afër 75% dhe raporti pension maksimal /pagë maksimale arrin në shifrën 26%, gjë e cila nuk është normale. Pra, në thelb rritja e pensioneve minimale nuk duhet të ketë si objektiv prishjen e ekuilibrave të kritereve të vendosura për skemën e detyrueshme (ku pensioni maksimal është përcaktuar sa dyfish i atij minimal), përkundrazi përmirësimin e tyre.

    Kështu për të përfituar pension minimal mujor prej 10.000 lekë, një i punësuar së bashku me pjesën që paguan punëdhënësi duhet të derdhë kontribute, aktualisht në kufirin minimal 4.323 lekë në muaj, ose 51.876 lekë në vit. Ndërsa për të përfituar pensionin maksimal mujor (17.000 lekë), duhet të derdhë kontribute në kufirin maksimal në shifrën 21.615 lekë në muaj, ose 259.380 lekë në vit. Thënë ndryshe apo më qartë, paguan kontribute në kufirin e 5-fishit të pagës minimale dhe përfiton pension maksimal në kufirin e 1.7 të pensionit minimal. Për vitin 2007 akoma më keq, do t’i bjerë që të paguash kontribute 5-fish ndaj pagës minimale dhe të përfitosh një pension maksimal në kufirin e 1.48 ndaj atij minimal.

    Në vazhdim, supozojmë se pagat për çdo vit rriten 5%. Me këtë tregues rezulton që për 35 vjet punë, për të marrë pensionin minimal, një i punësuar duhet të ketë paguar kontribute në kufirin minimal të pagës afërsisht 10 milionë lekë. Ndërsa për të marrë pension maksimal duhet të derdhë 50 milionë lekë. Pra, paguan 5 herë më shumë dhe merr pension të njëjtë apo të përafërt me atë që paguan 5 herë më pak. Ky veprim bie ndesh me parimin bazë të pensioneve: përfitimi duhet të lidhet me kontributet e paguara, që do të thotë se ai që paguan 5-fishin e kontributeve duhet të marrë jo më pak se 2-fishin e pensionit minimal.

    Parë në këtë këndvështrim, duhet që raportet e vendosura në shlyerjen e kontributeve dhe në atë të përfitimit të pensioneve, jo vetëm që duhet të ruhen, por edhe të përmirësohen drejt afrimit të pagesës kontributive dhe përfitimit të pensionit, mbasi ka vend për rishikimin e tyre. Pra, në një të ardhme duhet të shkohet drejt uljes së raportit të kontributeve pagë minimale/pagë maksimale nga 1 me 5 në 1 me 4. Në një periudhë të mëvonshme rishikim për nivele akoma më të ulëta dhe rritjes së raportit pension maksimal/pension minimal nga 1 me 2 në 1 me 3, ulje e cila duhet bërë e studiuar, duke marrë në tërësi elementet përcaktues të sistemit të sigurimeve. Vetëm në këtë mënyrë do të shkohet drejt finalizimit të përfitimit të pensionit mbi bazën e kontributeve të derdhura.

    Për sa sipër, çdo ndryshim dhe sidomos zvogëlim i kufijve të vendosur në raportet pension minimal/pension maksimal si në rastin konkret nga 1:2 në 1:1.7 dhe për vitin 2007 në 1:1.48, me siguri do të shoqërohet me efekte negative në të ardhurat kontributive. Megjithëse në vetvete rritja e pensioneve minimale ka përmbajtje pozitive, e theksojmë se kjo rrugë nuk përbën mjetin më të gjetur dhe efikas. Pra, kjo nuk është veçse një sajesë e aparatçikëve, që për momentin të lë të kuptosh që po rriten pensionet, por që në fakt prish të gjitha rregullat apo kriteret e vendosur në sistemin e pensioneve. Në themel të ndryshimeve që mund dhe duhet të bëhen është që raporti i vendosur në kufijtë e parashikuar pension minimal/pension maksimal 1:2 jo vetëm të mos preket, por duhet të përmirësohet më tej drejt rritjes së tij.

    Për të bërë të mundur objektivin për rritjen e mëtejshme të pensioneve dhe kryesisht të pensioneve minimale, do të ishte më e udhës: Rritja e pagës minimale nga 13.140 që është aktualisht në 16.000 lekë, e shoqëruar kjo me uljen e kufirit maksimal të pagës ndaj kufirit minimal nga 1 me 5 që është sot në 1 me 4. Kjo rrugë do të ishte në interes të të punësuarit mbasi do të rritej jo vetëm përfitimi nga pensioni, por edhe aktualisht paga neto do të rezultonte më e madhe nga paga që merr sot në rreth 2.500 lekë në muaj. Përcaktimi i pagës minimale 16.000 lekë në muaj në këto momente është më se e drejtë, i pranueshëm dhe plotësisht i mundshëm për t’u aplikuar, gjë e cila do të përmirësonte ndjeshëm nivelin aktual të të ardhurave. Me këtë variant në kufijtë maksimalë të pagës për efekt derdhje kontributi do të kemi vetëm shtesë të pagës, e cila nuk do të ndjehet shumë nga punëdhënësi, mbasi në kufirin maksimal të pagës kontributi i sigurimeve shoqërore rezulton të jetë më i vogël nga sa paguhet aktualisht.

    Kontributi minimal dhe ai maksimal vjetor aktualisht me pagën minimale 13.140 lekë në muaj në kufijtë 1 me 5 përfaqëson kuotat kontributive të sigurimeve shoqërore e shëndetësore që duhen derdhur për 51.876-259.380, kurse me pagën 16.000 lekë dhe kufijtë 1 me 4 këto kuota përfaqësojnë 63.168-252.672, pra për pagat e larta kuota e sigurimeve shoqërore e shëndetësore ulet për rreth 7.000 lekë në vit, edhe pse paga minimale mujore rritet nga 13.140 në 16.000 lekë. Pra, vetë subjektit do t’i interesojë të raportojë punonjës me paga më të larta, mbasi kontributi i sigurimeve shoqërore pëson ulje. Njëkohësisht edhe shteti do të grumbullonte më shumë të ardhura, mbasi në kufirin minimal ku janë edhe pjesa dërmuese e të punësuarve do të përfitohej një kontribut shtesë për rreth 11.300 lekë në vit për çdo të punësuar.

    Një variant tjetër mund të ishte: Rritja e pagës minimale mujore në 16.000 lekë pa ndryshuar kufijtë aktualë të derdhjes së kontributeve në raportet 1:5, shtesë kontributi, e cila duhet të kalojë për të përfituar pension suplementar nga skema private.

    Diferenca e kontributit e llogaritur midis kufijve aktualë të miratuar të pagës minimale dhe maksimale të derdhet në skemën private të pensioneve për të përfituar pension suplementar nga kjo skemë. Përfitimi në këtë rast nga të dy skemat, si ajo shtetërore dhe ajo private, do të garantonte pensione më të larta nga sa përfitohet aktualisht me këto nivele page, duke përmirësuar ndjeshëm nivelin e jetesës së pensionistëve. Përfitimi më i madh nga skema private e të punësuarve me paga më të larta do të kompensonte në një farë shkalle humbjen që pëson nga skema e detyrueshme shtetërore nga raportet aktuale pagë minimale/pagë maksimale dhe pension minimal/pension maksimal. Me rritjen çdo vit të pagës së punonjësve, këto të ardhura vijnë e shtohen, duke garantuar përfitime më të larta nga skema private e pensioneve në kohën e daljes në pension. Ndërkohë nuk duhet harruar që edhe në këtë rast reflektohet një rritje e pagës neto e të punësuarit për 30.000 lekë në vit.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #20
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ish Ushtaraket Ndryshojne Rregullat E Lojes Per Pensionet

    Qeveria zvarrit vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pensionet e ushtarakëve Do të hartohet një ligj i ri për pensionet


    Edhe për shumë kohë, mbi 20 mijë ushtarakë të dalë në rezervë, me sa duket nuk do të përfitojnë shtesa në pensionet e tyre mujore për shkak se në vend të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, grupi ndërministror do të përgatisë një ligj të ri. Këtë e konfirmojnë burime për gazetën pranë kryesisë së shoqatës së ish-ushtarakëve në lirim si dhe pranë grupit përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes, të ngritur për këtë qëllim. Sipas tyre, “grupi ndërministror i punës për hartimin e ligjit po punon i ndarë në disa dikastere, përkatësisht në Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore si dhe në Ministrinë e Mbrojtjes”. Pas konsultimeve disajavore, materiali i plotë do të miratohet në qeveri e më pas në Kuvend. “Nëse qeveria e Berisha po përgatisin një ligj të ri dhe nuk po hartojnë projektvendim të KM-së, siç thuhet në vendimin e formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese të 26 shkurtit 2007, kjo do të thotë se zbatimi i vendimit të Kushtetueses e përfitimet financiare shtesë shtyhen. “Për ne si shoqatë, që jemi pala e interesuar, ky veprim është absurd e do të kërkojmë me të gjitha mjetet të drejtën tonë, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, - thotë për gazetën Zoi Kote, sekretar i Shoqatës së Ushtarakëve në Rezervë.
    Përfituesit
    Sipas statistikave që afrojnë drejtuesit e shoqatës dhe specialistë të sektorit përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes, në 7 kategoritë e ushtarakëve të dalë në rezervë në vitet 1991-2007, përfitues nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese janë mbi 22500 ushtarakë (kapterë e oficerë). Po sipas specialistëve, nëse hartohet një ligj i ri, ai së paku do një vit kohë deri në miratim, gjë e cila shtyn në kohë përfitimet financiare që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nisin më 1 janar 2007, do të shtyhen në kohë. “Por një ligj i ri i mundshëm për këtë qëllim, do të bëjë që edhe koha e përfitimit financiar të mbi 22 mijë ushtarakëve të shtyhet, së paku një apo 2 vjet, pasi ligji i ri nuk mund të ketë fuqi paravepruese”, - shtojnë specialistët. Kreu i shoqatës në rezervë, Mehdi Pogaçi, lidhur me këtë fakt shton se përflitet hartimi i një ligji të ri në vend të VKM-së, por zyrtarisht ky fakt nuk është bërë i ditur te kryesia e shoqatës dhe bordi i saj. Drejtuesit e shoqatës konfirmojnë se do të kërkojnë të njihen zyrtarisht me urdhrin e firmosur nga kryeministri Berisha për këtë qëllim, ndërkohë që do të këmbëngulin që në gjithë praktikën e hartimit të akteve ligjore e vendimeve nga grupet zyrtare, të jenë dhe specialistë të shoqatës së ushtarakëve.
    “Ne nuk do të pajtohemi me zvarritjet pa fund të qeverisë lidhur me të drejtat financiare që na dha Gjykata Kushtetuese, duke e ngritur zërin e protestës në të drejtën tonë, duke informuar homologët tanë pjesëtarë të organizmave ndërkombëtare, ku bëjmë pjesë, si dhe NATO-n, duke ndërmarrë të gjitha hapat ligjore të protestës”, –pohojnë drejtues të shoqatës për gazetën.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •