Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 81
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Tiranë: “Pensionet, jo ndryshim të moshës, por të skemës”

    Rriten pensionet, ja skema per 555 mije vete
    Ministria Leskaj miratoi skemen e rritjes se pensioneve me 1 korrik. Pensionet rriten 10 per qind per qytetin dhe 20 per qind per ishkooperativistet. 10 per qind rriten dhe shtesat e ushtarakeve, invalideve te luftes. Rritet kopesimi dritave, bukes dhe per personat ne ngarkim

    Denisa Xhoga

    Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale miratoi skemen e rritjes se pensioneve, prej se ciles do te perfitojne rreth 555 mije pensioniste, ku 185 mije jane nga fshati. Keshilli Administrativ i ISSH-se, drejtuar nga Valentina Leskaj, Ministre e Punes dhe Ce shtjeve Sociale, mori ne analize rezultatin financiar te sigurimeve shoqerore per vitin 2002 dhe propozimin per Keshillin e Ministrave per rritjen e pensioneve. Ne kete projekt-vendim parashikohet qe pensionet e pleqerise, pensionet e parakohshme, te invaliditetit, familjare, pensionet per merita te vecanta dhe shtesat mbi pensionet e posacem shteteror si dhe ato per vjetersi sherbimi, te caktuara sipas ligjit "Per Sigurimet Shoqerore" do te rriten ne masen 10 perqind. Pas kesaj rritje pensioni i plote minimal i pleqerise eshte propozuar te mos jete me pak se 6 728 leke ne muaj dhe pensioni maksimal nuk mund te jete me shume se dyfishi i pensionit baze ose jo me shume se 13 455 leke ne muaj. Sa here indeksohen pensionet, indeksohen dhe perfitimet qe rrjedhin prej tyre, ne projekt vendim eshte parashikuar te rriten ne masen 10 perqind edhe shtesat mujore qe marrin invalidet e luftes, pensionet edhe shtesat e pensioneve te posacme shteterore, pensionet e caktuara per urshtaraket. Duke u nisur nga strategjia per ngushtimin e diferences midis mases se pensioneve te fshatit me ato te qytetit, ne projekt vendim eshte parashikuar qe te gjithe pensionet e fshatit te rriten 20 per qind. Kompesimi per rritjen e cmimit te energjise elektrike per fshatin eshte 200 mije leke. Edhe pas kesaj rritje pensionisti i qytetit do te vazhdoje te marre te ardhura te tjera, qe jepen me vendime te vecanta te Keshillit te Ministrave, 150 leke ne muaj si kompensim per diferencen e cmimit te bukes, 350 leke ne muaj si kompensim per energjine elektrike dhe 414 leke ne muaj per cdo pjestar te familjes, qe eshte ne vartesi ekonomike etj.

    Mbeshtetur ne dispozitat qe rregullojne statuset e vecanta, ku parashikohet qe sa here indeksohen pensionet, indeksohen dhe perfitimet qe rrjedhin prej tyre, ne projekt vendim eshte parashikuar te rriten ne masen 10 perqind edhe shtesat mujore qe marrin invalidet e luftes, pensionet edhe shtesat e pensioneve te posacme shteterore, pensionet e caktuara sipas Dekretit "Per nje mbrojtje te vecante te ushtarakut". Pas kesaj rritje pensionet e plota minimale te fshatit nuk mund te jene me te uleta se 2 590 leke ne muaj. Pervec pensionit kjo kategori pensionistesh, kur banon ne fshat merr cdo muaj nje kmpensim pe rritjen e cimit te energjise prej 200 leke. Te gjithe pensionistet qe marrin pension fshati, kur banojne ne qytete, pervec pensionit mujor do te vazhdojne te marrin kompensim per liberalizimin e cmimit te ushqimeve 494 leke ne muaj, kompensim per rritjen e cmimit te energjise prej 350 leke ne muaj dhe kompensim per personat ne varesi ekonomike te tyre, deri ne 414 leke ne muaj per cdo person. Efektet financiare llogariten rreth 1659 milione leke dhe perballohen nga fondet e planifikuara ne buxhetin e sigurimeve shoqerore per kete vit.

    Sipas skemes:

    Pensioni minimal ne qytet 6 728 leke ne muaj

    pensioni maksimal jo me shume se 13 455 leke

    Pensioni me i ulet ne fshat 2 590 leke

    150 leke ne muaj, kompensim per diferencen e cmimit te bukes

    350 leke ne muaj, kompensim per energjine elektrike

    414 leke ne muaj per cdo pjestar te familjes

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Shqipëri:Qeveria bën publike skemën e pensioneve për emigrantët

    Në Gjermani jetojnë aktualisht 6,7 milion migrantë. Shumica prej tyre kanë ardhur në vitet 50-të dhe 60-të. Në vitet e ardhëshme ata do të dalin në pension. Në vitin 1994 në Gjermani kishte rreth 360.000 migrantë me moshën mbi 60 vjeç. Ndërsa në vitin 2010 do të ketë 1,3 milionë. Këta punonjës duhet të brengosen më shumë se kolegët e tyre gjermanë.

    Para 45 vjetësh, Gjermania ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për punësim. Sot në Gjermani jetojnë rreth 2,7 milionë njerëz me prejardhje turke. Mirëpo askush nuk e di se si do të rregullohet çështja e pensioneve të tyre. Për këtë nuk ka informacione të sakta në nivelin lokal e as tek autoritetet federale. Në Qendrën për studime turke thonë se në këtë moment rreth 230.000 turqë marrin pesione.

    Drejtori Faruk Shen pohon: "Duke u nisur nga fakti se ata nuk kanë paguar për një kohë të gjatë në fondin e pensioneve dhe se kanë qenë të punësuar në grupet më të ulta, pensionet e tyre kapin shumën mesatare prej 572 eurosh. Në të ardhmen numri i pensionistëve do të shtohet. Sipas llogarive tona, në vitin 2013 do të ketë rreth 480.000 pensionistë turq. Kjo do të thotë se do të vie deri te varfërimi edhe më i madh i popullatës turke në Gjermani."

    Rreth 50.000 pensionistë janë gra. Në të shumtën e rasteve, situata e tyre është edhe më e keqe, thotë kryetari i shoqatës së turqëve në Hamburg, Harald Vinkels.
    "Shumë gra kanë punuar kohë pas kohe, sa për të fituar diçka. Mirëpo atyre u mungojnë vitet e kujdesjes për fëmijët, që do të thotë se kanë më pak vite pune se meshkujt. Në qoftë se meshkujt vdesin para tyre, që në shumicën e rasteve edhe ndodh, atëherë detyrohen të kënaqen me 60 përqind të një pensioni edhe ashtu të vogël, nga i cili praktikisht nuk mund të jetojnë."

    Vinkels thotë se deri tani është insistuar në mbajtjen e familjeve të përbashkëta. Mirëpo gjerneratat e reja kanë ndryshuar, kështu që shumë të moshuar tani jetojnë të vetmuar dhe jo në familje. Për shkak të një papunësie të lartë, në veçanti në mesin e popullatës turke, ata nuk mund të llogarisin as në mbështetje financiare. Nermina Göckeoglu nuk është mbështetur prej fëmijëve as në ato momente kur e kishte të domosdoshme. Kjo 53 vjeçare ka ardhur në Hamburg në vitin 1969, ku ka lindur edhe një fëmijë. Ajo kja mësuar edhe gjuhën gjermane.

    "Unë kam punuar në firmën Shtokman, në fabrikën e çokollatave. Gjithmonë kam ëndërruar të punojë në një zyre të posaçme. Pas shumë viteve e realizova këtë dëshirë. Tani punoj si telefoniste në një kopsht fëmijësh ".

    Ajo do të dilte me dëshirë në pension të parakohëshëm, mirëpo financiarisht kjo është e pamundur. Burri i saj është në pension të parakohshëm, si çdo i dyti nga të njohurit e tyre. Kjo konfirmohet edhe nga nja raport zyrtar ku thuhet se migrantët e vjetër sëmuren më shpesh dhe më shpejt se moshatarët e tyre gjermanë. Një prej shkaqeve është puna e tyre fizike. Nermina është e knaqur që mund t'i kontribojë mirëqenjes familjare. "Sikur të jetoja vetë, me siguri që këto para nuk do të më mjaftonin. Do të më duhej ndihma shtesë".


    Kjo të zemëron sepse ajo punon për 32 vite me radhë, ndërkohë që pensioni i saj nuk do t'i mjaftojë për një jetë normale. Edhe më konkret është Namik Özcep, i cili deri tani ka pasur dy sulme në zemër, dhe për këtë shkak ka shkuar në pension të parakohshëm. Në një puntori ai ka punuar plot 30 vjet. Nga pensioni i tij prej 1240 eurosh, ai mund të jetojë mirë. Megjithatë është shumë i indinjuar:
    "Ish kancelari Helmut Shmit ka thënë: Marrja e puntorëve të huaj ishte gabim. Kjo më lëndon shumë. Kam pyetur veten: çfarë të keqe i kam bërë këtij vendi? Këtij vendi i kam dhuruar rininë time, kam paguar tatime dhe të gjitha obligimet tjera. Dokumentacioni im është i pastër. Çfarë të keqe kam bërë unë?"


    Ai është i dëshpëruar për faktin se pas kaq shumë vitesh nuk mund të votojë as në nivelin komunal dhe nuk ka të drejtën e dyshtetësisë, si përfaqësuesit e shumë kombeve të tjera.


    Kathrin Erdmann
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Tiranë: Qeveria rrit pensionet 4% ne qytet, 7% në fshat

    Shqipëri: Rriten pensionet për 70000 pensionistë

    Rillogaritja, pensioni mesatar do arrije 9 700 leke

    E Shtune, 02 Shtator 2006

    Rreth 70 mije pensioniste do te perfitojne nga procesi i rillogaritjes se mases se pensioneve. Sipas ministrit te Financave, Ridvan Bode, 60 mije pensioniste do te perfitojne nje shtese me vlere mesatare prej 1200 lekesh, ndersa 10 mije te tjere, nje shtese mesatare prej 1500 lekesh

    Fatjon Ferko

    Pensioni mesatar mujor pas procesit te rillogaritjes dhe rritjes qe i eshte bere ne muajin qershor nga qeveria, do te arrije ne 9700 leke ne muaj. Ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe drejtoresha e Pergjithshme e ISSH-se, Evelina Koldashi, sqaruan dje te gjitha perfitimet qe do te gezojne pensionistet pas perfundimit te procesit te rillogaritjes. Me perfundimin e procesit te rillogaritjes perfundohen edhe llogaritjet per rritjen e pensioneve per afro 517 000 pensioniste. Pas kesaj rritjeje te fundit dhe me rritjet e tjera te ndodhura gjate ketij viti, pensionistet ne qytet marrin nje pension mesatar prej 9 700 lekesh dhe pensioni minimal arrin pas nje kompensimi qe do te shtohet per cdo pensionist, ne 8700 leke, ndersa ne fshat pensioni mesatar shkon ne 4 000 leke, ose 3 924 leke.

    “Ky vendim menjanon kete diskriminim per nje kategori prej rreth 70 mije pensionistesh. Vendimi i djeshem konsiston ne shtimin e nje fondi prej rreth 870 milione lekesh ne vit ne fondin e pensioneve per te perballuar rritjen e pensioneve te 60 mije pensionisteve, me nje vlere mesatare prej 1200 lekesh dhe 10 mije pensionisteve, me nje vlere mesatare prej 1500 lekesh. Kjo shtese e shtrin efektin qe nga 1 korriku 2006, pavaresisht nga momenti se kur do te perfundoje rillogaritja, dhe do te preke te gjithe ata pensioniste, te cilet gjate periudhes se tranzicionit kane pesuar nje llogaritje jo reale te pensioneve qe u takon, per shkak se mund te kene qene pa pune ne nje periudhe te caktuar 2-3-vjecare gjate kesaj dekade. Dhe per ta korrigjuar kete diskriminim, shtrihet afati i perllogaritjes se pensioneve”, theksoi Bode.

    Sipas vendimit te qeverise, i gjithe procesi i rillogaritjes se pensioneve do te zgjase 4 muaj, sipas vendimit te qeverise. “Do te kete nje angazhim te posacem nga ana e ISSH-se, per ta pershpejtuar perfundimin ne kohe, por do te perpunohen rreth 140 mije dosje dhe do te perfitojne rreth 70 mije pensioniste”, deklaroi Bode. Nga ky proces nuk do te kete ne asnje rast ulje te mases se pensioneve, nderkohe qe do te kete edhe pensione qe nuk do te njohin rritje, por kjo do te quhet rritje e perfituar. Me kete rritje, theksoi Bode, mbetemi vetem 1 300 leke larg angazhimit elektoral, qe pensionet e qytetit nuk do te jene me te vogla se 100 dollare. Ndersa ne fshat, pensioni mesatar shkon ne 4 000 leke, ose 3924 leke. Sipas llogaritjes se specialisteve, fondi i pensioneve do te shtohet me rreth 870 milione leke ne vit, per te perballuar rritjen e pensioneve. Megjithese i gjithe procesi do te perfundoje ne muajin nentor, efektet e tij do te merren nga pensionistet nga muaji korrik. Grupi i pare i pensioneve qe do te rillogariten janee ato te caktuara nga data 1.1.1994 deri ne date 31.12.1996, te cilave do t`u indeksohen pagat mbi te cilat eshte llogaritur baza e vleresuar si dhe paga neto, sipas koeficienteve te indeksimit, te miratuara cdo vit, me VKM. Grupi tjeter i pensioneve, jane ato te caktuara nga 1.1.1997 deri 14.6.2005 dhe do te rillogariten sipas nenin 59, te ligjit nr.7703, date 11.5.1993, i ndryshuar. Nese, pas rillogaritjes masa e pensionit rezulton me e vogel, pensioni nuk do te ndryshoje, duke u konsideruar si e drejte e fituar.

    Perfitimet:

    Pensionet e caktuara nga 1. 1. 1994 - 31. 12. 1996

    10.000 pensioniste do te perfitojne rritje prej 1 500 lekesh

    Pensionet e caktuara nga 1. 1. 1997 – 14. 6. 2005

    60.000 pensioniste do te perfitojne rritje prej 1 040 lekesh

    Korrieri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-07-2011 më 17:07

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Rillogaritja, kush perjashtohet

    E Shtune, 02 Shtator 2006

    Pensionet e fshatit dhe pensionet familjare nuk do te perfshihen ne procesin e rillogaritjes. Pensionet e pleqerise se fshatit nuk do te perfshihen ne kete proces, pasi keto pensione jane perfshire tashme ne politika rritjeje me ritme shume me te larta se pensionet e qytetit. Pensionet familjare aktuale llogariten sipas formules se re te ndryshuar, ndersa pensionet familjare te kohes, nga data 1 janar 1994 kane ardhur duke u mbyllur, sepse femijet kane arritur moshen per pune. Per te mos pasur keqkuptime nga ana e qytetareve per kete proces, eshte sqaruar gjithashtu, se rillogaritja e pensionit do te behet mbi bazen e dokumentacionit te paraqitur ne kohen e caktimit te pensionit, (ky dokumentacion administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore) dhe me pas, mases se re te pensionit qe rezulton pas rillogaritjes, do t`i shtohen te gjitha rritjet, sipas VKM-ve, ne vite, per rritjen e pensioneve.

    Korrieri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    Rillogaritja, perfitojne 140 mije pensioniste

    E Premte, 01 Shtator 2006

    Keshilli i Ministrave miratoi dje vendimin per zbatimin e projektligjit per rillogaritjen e pensioneve. Sipas ketij projekti, parashikohet te perfitojne nje shtese mbi pensionin aktual rreth 140 mije pensioniste. Kategorite qe perfitojne dhe shumat shtese

    Leonard Islami

    Rreth 140 mije pensioniste do te perfitojne nje shtese mbi pensionin aktual, fale rillogaritjes se pensioneve. Dje, Keshilli i Ministrave miratoi zbatimin e ligjit per rillogaritje e pensioneve. Sipas ketij projektligji, te gjithe pensionet e pleqerise ne qytet qe kane date fillimi daten 1.1.1994 deri me 31.12.1996, perfshire edhe kete date dhe qe vazhdojne te paguhen pas dates se korrikut te ketij viti, rillogariten duke indeksuar pagat mbi te cilat eshte llogaritur baza e vleresuar dhe pagen neto, sipas koeficienteve te indeksimit, te miratuara cdo vit me vendim te Keshillit te Ministrave. Indeksimi behet ne baze te pagave, te dokumentuara dhe te paraqitura ne kohen e caktimit te pensionit. Gjithashtu, do te rillogariten edhe pensionet e pleqerise ne qytet, qe kane date fillimi daten 1 janar te vitit ’97, deri me 14 qershor te vitit 2005, perfshire edhe kete date, dhe qe vazhdojne te paguhen pas dates se korrikut te vitit 2006. Rillogaritja behet ne baze te pagave, te dokumentuara dhe te paraqitura ne kohen e caktimit te pensionit. Masa e rillogaritur e pensionit te rritet sipas vendimeve te Keshillit te Ministrave, per rritjen e pensioneve. Nderkohe, kur masa e pensionit te rillogaritur rezulton me e vogel se pensioni ekzistues, pensioni nuk ndryshon, duke u vleresuar si e drejte e fituar.

    Sipas te dhenave te ISSH-se, ata qe perfitojne nga rillogaritja jane 72 mije, ndersa ata qe do te marrin 5 mije leke kompensimin nga 1 nentori, jane 116 mije vete dhe keta marrin 11 per qind rritje. Per qytetin, pervec rritjes se pensioneve me 5 per qind qe u miratua nga qeveria, ndermerren dhe dy masa te tjera qe perfitojne vetem pensionistet e qyteti. Sipas ketij projektligji, edhe pensionet e meparshme do te llogariten me formulen e re. Sipas menyres se re, pensioni rillogaritet ne daten e daljes ne pension dhe pastaj mbi te aplikohen te gjitha vendimet qe ka pesuar ky pension ne vite, sipas cdo perqindjeje per cdo vit. Nga ky projektligj perfitojne rreth 72 mije vete, nga te cilet 10 mije vete te dale ne pension nga periudha '94 -'96, qe sot jane me pensionin minimal, qe perfitojne vetem nga rillogaritja nje shtese prej 1 500 lekesh te reja ne muaj, duke marre edhe 5 per qindeshin si gjithe te tjeret, keshtu rritja e ketij grupi shkon ne 23 per qind. Jane edhe 68 mije te tjere, qe marrin nje rritje prej 1 040 lekesh ne muaj, duke i shtuar dhe 5 per qindeshin, rritja shkon ne 19 per qind.

    Perfitimet

    Rillogaritja, shtesa brenda nentorit

    Efektet financiare per rillogaritjen e pensioneve vetem per vitin 2006, llogariten ne shumen e 465 milione lekeve. Nga ky fond, 30 milione leke do te kalojne per shpenzime administrative dhe perballohen nga fondi i kontingjences se Keshillit te Ministrave dhe nga fondet shtese, te percaktuara ne ligjin “Per buxhetin e shtetit te vitit 2006”. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, i gjithe procesi per rillogaritjen e mases se pensioneve do te perfundoje brenda muajit nentor te ketij viti. Perfundimi i ketij procesi kerkon nje pune voluminoze, pasi duhet qe njerezit te marrin dosjet e pensioneve, ta rillogarisin nga e para, te marrin pagat dhe formulen e re dhe te aplikojne te gjithe vendimet me radhe. Realizimi i ketij procesi eshte nje pune voluminoze, e cila nuk mund te kryhet nga punonjes qe merren perkohesisht. Duhet qe, ky fond qe eshte caktuar nga qeveria, te perdoret per te shperblyer keta njerez me ore jashte orarit, per te bere kete pune. Megjithese i gjithe procesi do te perfundoje ne muajin nentor, efektet financiare do te fillojne nga 1 korriku, d.m.th, nese pensioni llogaritet ne tetor ose shtator, do te marrin njehere diferencat e kater muajve dhe pastaj do te vazhdojne normalisht. Mesatarisht, gjithe keto grupe se bashku edhe nje grup me pensione afer maksimales prej 12 mije lekesh te reja ne muaj, perfitojne nje rritje mesatare deri ne 15 per qind. Sipas projektit te ISSH-se, nga zbatimi i gjithe paketes, deri ne 2012 do te barazohet fshati me qytetin, dhe ne qytet do te shkoje rreth 15 per qind.

    Korrieri

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    C'genjeshter! Te gjithe kemi prinder dhe besoj shumekush prej nesh ketu i ka pensioniste? Im ATE m'u shpreh egzaktesisht keshtu: Tallin menderen me pleqerine e shkrete (sepse pensionin ja kishin shtuar 300 leke te reja).
    Me e forta eshte kjo tjetra, ketej u rrisin pensionin 300 leke te reja, ndersa matane i rrisin edhe dritat dhe pensioni na dilte 1400 leke perfshire edhe shtesen minus. Kjo po eshte e bukur.


    Dito.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    O dito ketu flitet per te ardhmen, DO TE RILLOGARITET, dhe jo per cfare marrin tani. Yt ate dhe im ate do benin mire te ngrinin zerin ne kohen e qeverisjes socialiste qe nuk u ngriten asnjehere ( mbase me ka genjyer babai ) Tani te presin e te shpresojne qe te behet ajo qe shkruhet. TUNG!

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Pensionet

    Pensionet, Banka Botërore ofron tre skema shpëtimi

    Data e Publikimit: 17/03/2007

    Autori i Lajmit:
    Mo.Ro.
    Alternativa të
    Reformës së Ardhshme

    8.34 Ngërthyer, sikurse është sistemi i pensioneve midis situatave të vështira, nuk mbetet alternativë tjetër veçse të bëhet një rinovim i politikës së përgjithshme të sigurimeve për pensionet e pleqërisë. Diskutime të detajuara të ndryshimeve potenciale të strukturuara dhe masat e nënkuptuara, nuk mund të mbulohen nga ky raport dhe do të paraqiten në një Rishikim të Sigurimeve Shoqërore për Shqipërinë. Ky seksion paraqet vetëm një përmbledhje të shkurtër të masave të mundshme të reformave afatgjata dhe reformave të rekomanduara afatshkurtra deri në afatmesme parametrike për t’i mundësuar ato.
    8.35. Alternativat e mundëshme të reformës strukturore, do të varen mjaft nga mundësia në se mbulimi dhe përputhshmëria e grupeve aktive mund të ngrihet në atë nivel që të lejojë skemat e pensioneve publike të vazhdojnë të plotësojnë një funksion zbutës konsumi. Përndryshe, ato funksione të skemës së pensioneve publike që shkojnë përtej shmangjes së varfërisë së shkaktuar nga pleqëria, do të sprapsen me kalimin e kohës. Në thelb ka tre rrugë për të trajtuar keto reforma themelore:
    8.36 Përqasja e parë do të ishte heqja e pengesave në sektorin e sigurimeve shoqërore si një përpjekje për t’i nxitur njerëzit të paguajnë kontribute. Kjo do të përfshinte masat e mëposhtme:
    * Eliminimin e kufijve mbi pensionin maksima, duke lejuar që sistemi i pensioneve të indeksohet automatikisht në çmimet pas daljes në pension sikurse parsashikohej në ligj dhe eleminimin e nevojës për ndryshime konstante opsionale, të cilat prishin lidhjen midis kontributeve dhe përfitimeve.
    * Duke ndryshuar sistemin e pensionit rural (sipas të cilit punonjësit paguajnë vetëm 15 për qind të kontributeve që detyrohen) në programe të asistencës shoqërore, sikurse është tani në fakt. Kjo do të lejonte sistemin rural të shmangte përkeqësimin e natyres kontribuese të sistemit urban, të lejonte qeverinë që të fokusonte më mirë pensionet rurale drejt njerëzve që janë me të vërtetë të varfër dhe të lejonte kostot fiskale të mbaheshin në një nivel që është financiarisht i përballueshëm.
    * Caktimin e një minimumi bazë të të ardhurave nga pensioni për të gjithë. Edhe me këtë përqasje është e rëndësishme të kihet parasysh fakti që shumë njerëz, nuk do të kenë një të kaluar të mjaftueshme kontributesh dhe do të kenë nevojë për një farë mbështetjeje ndërkohë që mplaken. Kjo asistencë sociale mund të jepet nëpërmjet kanaleve të ndihmës sociale ose nëpërmjet një pensioni social. Ky pension duhet t’u jepet vetëm moshave të avancuara të moshës 70 ose 75 vjeç dhe duhet të jenë në një nivel poshtë atij të pensionit kontribues për të shmangur krijimin e pengesave të tjera për të kontribuar, i cili mund të ofrohet nëpërmjet një testimi mbi bazë të ardhurash.
    8.37 Një përqasje e dytë do të ishte njohja e faktit që sistemi ekzistues është vetëm pak kontribues dhe se përpjekjet për të përmirësuar sistemin kontribues mund të jenë ose tepër të kushtueshme ose të pavlera. Nëse niveli i pensioneve nuk lejohet të bjerë në nivelin e treguar tek figura 8.4, do të kërkohen nga shteti burime të tjera shtesë për të financuar pensione urbane madje edhe sipas përqasjes së pare. Do të ishte më logjike të eliminohej çdo pretendim i sistemit kontribues dhe të lejohej shteti që thjesht të krijonte një sistem përfitimesh jo kontribuese për pleqërinë për të gjithë njerëzit në një moshë të caktuar, të financuar nga një taksë më pak shtrëmbëruese se kontributet e sigurimeve shoqërore. Si niveli i përfitimeve edhe mosha në të cilën ato kanë akses, mund të përcaktohen në atë mënyrë që të jenë të përballueshme nga ana fiskale.
    8.38 Zgjidhja e varfërisë të të moshuarve, mund të bëhet nëpërmjet një larmie instrumentash përtej pensioneve kontribuese, duke përfshirë asistencën sociale me sistem përzgjedhje, pensione të qytetareve me norma horizontale jo kontribuese (të quajtur edhe ndryshe “demogrant”) ose pensione minimale të garantuar. Asnjë nga këto pensione nuk përmban përfitime që kanë lidhje me të ardhurat. Nëse përfitimet do të ishin të pavarur nga të ardhurat, edhe kontributet nuk do të kishin nevojë të lidheshin me të ardhurat pasi një rishpërndarje e nënkuptuar sipas një skeme të tillë do të dekurajonte dhënien e kontributeve në të gjitha nivelet e të ardhurave mbi minimumin statutor. Kësisoj një shtyllë bazë e pensionit mund të ngrihej në princip nëse vendimmarrësit do të ishin të gatshëm të eleminonin gradualisht skemën tjetër të detyrueshme të kontributeve, të lidhur me të ardhurat. Defiçiti tranzitor që vijon, do të kërkonte transferta të ndjeshme të të ardhurave të përgjithshme dhe shpejtësia me të cilën një reformë e tillë mund të implementohej, do të varej shumë nga financimi i mundshëm.
    8.39 Një qasje finale do të ishte kombinimi i dy të parave:
    * Të finanvojë një nivel të përfitimeve për të gjithë njerëzit e një moshe të caktuar (sikurse paraqitet poshte paragrafit të dytë).
    * Të ngrejë një skemë vullnetare për njerëzit që duan një nivel më të lartë përfitimesh dhe kanë dëshirë të paguajnë për të. Mundësisht, kjo skemë duhet të ketë një natyre kontributi të përcaktuar. Mundësia e një skeme të tillë financiami do të duhej të vleresohej para se të vazhdohej në këtë drejtim. Më pak të dëshirueshme por potencialisht me e mundshme, alternativat e menaxhuara publikisht drejt skemave të kontributeve të përcaktuar, mund të preferohen për sistemin vullnetar nëse opsioni i përcaktuar tërësisht i kontributeve nuk është i mundur (duke përfshirë disponimin e instrumentave investues të qëndrueshëm dhe kapacitetin e autoriteteve për të rregulluar aktivitetin) Pika kryesore do të ishte që sistemi vullnetar nuk do të ishte në gjendje të impononte përgjegjësi të tjera mbi qeverinë.
    8.40 Pavarësisht rrugës së zgjedhur, reformat e pensioneve marrin një kohë të gjatë, dhe përplasen përmes masës së kontribuesve dhe përfituesve. Ndaj, axhustimet parametrike do të jenë gjithashtu të nevojshme për të mbajtur në balancë skemën e pensioneve publike, pavaresisht se cilat reforma strukturore pensioni përdoren. Megjithatë vetëm reformat parametrike, vështirë se mund ta vendosin sistemin e pensioneve në një rrugë të qëndrueshme, duke i bërë të pashmangshme për autoritetet alternativat e reformave me të thella strukturore.
    8.41 Duke shqyrtuar alternativat e tyre me të gjera për periudhën afatmesme, autoritetet do të ishin më mirë të këshilluar të fokusoheshin mbi: (i) forcimin e administratës së taksave duke synuar rritjen e efikasitetit të vjeljes së tyre; (ii) mbështetjen në një indeksim pensioni të atashuar ligjërisht, bazuar në CPI, (iii) eleminimin e kufijve mbi pensionet maksimale, dhe (iv) lëvizjen e pensionit rural drejt një kuadri të asistencës sociale. Këto masa do të forconin lidhjen midis kontributeve dhe përfitimeve dhe do të ndihmojnë heqjen e disa prej pengesave aktuale të konfirmitetit.

    te shpetohet sistemi

    Tiranë- Nëse deri më tani, të gjithë atyre personave që përfshihen në skemën e pensioneve u garantohet të paktën 40% e pagës që marrin, kjo nuk do të ndodhë për një kohë edhe shumë të gjatë. Ka qenë Banka Botërore e cila ka dhënë alarmin se në vitet e mëvonshme, pensionistëve do t'u sigurohet vetëm 20% e pagës. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme personash do ta shohin veten të përjashtuar nga një skemë e tillë. Banka Botërore ka argumentuar mbi shkaqet që do të cojnë në këtë degradim të skemës së pensioneve, arsyetim që është botuar i plotë ditën e djeshme nga gazeta. Sot botohet edhe alternativa që ofron BB për të arritur që "skemat e pensioneve publike të vazhdojnë të plotësojnë një funksion zbutës konsumi". Ajo këmbëngul në nevojën e një refrome strukturore, që do të varet nga mundësia e mbulimit, heqja e pengesave në sektorin e sigurimeve shoqërore që cilësohet si përpjekje për të nxitur njerëzit të paguajnë kontributet. Nga ana tjetër Banka Botërore ofron në alternativën e saj edhe eliminimin e kufijve mbi pensionin maksimal, si duke ndryshuar sistemin e pensionit rural, ashtu edhe caktimin e një minimumi bazë të të ardhurave nga pensioni për të gjithë. Një alternativë tjetër shihet edhe ngritja e një skeme vullnetare për ata që duan një nivel më të lartë përfitimesh.

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Demagogji ishte edhe rritja e pensionit minimal duke e bere ate 10000 leke. Shume shpejt vete pensionistet verifikuan qe rritja e deklaruar nuk ishte rritje reale, por ndryshim i struktures se pensioneve duke bere pjese te pensionit kompensimet qe pensionistet kane marre ne vite.

    Kompensimin prej 500 lekesh eshte vetem per 20 000 pensionistet e vetmuar per gjithe te tjeret nuk zbatohet, sepse sipas qeverise, ata i mbajne femijet tyre.

    Nderkohe te gjithe pensionistet paguajne energjine elektrike, rimbursimin e ilaceve, paguajne recetat dhe cmimet e rritura per te gjithe shporten e shpenzimeve te perditeshme.

    Ne kete menyre programi i kafshates i qeverise Berisha eshte shndrruar ne therrimet e varferise se tejskajshme per ate shtrese qe ka kontribuar dhe qe tani kerkon nga shteti vetem dinjitet.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Pensionet, si ndahen profesionet në të thjeshta dhe të vështira

    Shpjegimet rast pas rasti për 9 modele të reja

    Çdo profesion, sado i vështirë të jetë, e ka një të mirë dhe një të keqe. Sipas klasifikimit të profesioneve në punë, të thjeshta apo të vështira, secili punonjës duhet të përmbushë disa kritere për të marrë pension të plotë shtetëror. Kushtet bazë për llogaritjen e moshës së daljes në pension janë lloji i punës, vitet e pjesëmarrjes në skemën e sigurimeve, si dhe mosha përkatëse. Përgjatë tri ditëve, gazeta "Shqip" ka publikuar disa modele se si mund të llogariten mosha dhe vjetërsia për të dalë në pension sipas kategorive. Sot, bashkë me tri modelet e reja, ato të llogaritjes së pensionit për punonjësit e shëndetësisë, do të ribotohen edhe 6 modelet e tjera të profesioneve të kategorive të ndryshme. Konkretisht, të gjitha këto sqarime për secilin model janë shpjeguar nga specialisti i kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Sabah Goci. Disa profesione quhen të thjeshta. Disa të tjera të vështira. Pjesa që mbetet klasifikohet në profesione tepër të vështira. Sipas nëndarjeve që ka bërë ligji, janë tre kategori me të cilat klasifikohen profesionet në vendin tonë. Kështu, sipas këtij ligji, punonjësit në radhët e ushtrisë, shëndetësisë, arsimit, punonjësit e nëntokës, apo ata që punojnë në sektorë ku çdo ditë mund të vihet në rrezik shëndeti, mendja apo edhe jeta, konsiderohen si profesione të vështira, ose ndryshe profesione të kategorisë së parë. Ndërkohë që profesione të tjera si: elektricist, jurist, ekonomist, politikan, gazetar apo të tjera si këto, janë punë të zakonshme të cilat klasifikohen si profesione të thjeshta dhe të kategorisë së tretë. Një punonjës i nëntokës, një elektricist dhe një mësuese duhet të plotësojnë kushte të ndryshme për të përfituar një pension të plotë pleqërie. Sipas klasifikimeve të kategorive të punës, rezulton se puna e elektricistit nuk konsiderohet profesion i vështirë. Kjo është punë e kategorisë së parë. Ndërsa profesioni i mësueses është punë e kategorisë së dytë, ajo e minatorit është një nga profesionet më të vështira që klasifikohet në kategorinë e parë. Ndarja e kategorive shërben për të "matur" se sa vite duhet të punojë secili, në mënyrë për të marrë pensionin sipas vështirësisë së profesionit dhe pjesëmarrjes së skemën e kontributeve shoqërore. Nga ana tjetër, ata që i janë afruar moshës së pensionit duhet të bëjnë gati një listë dokumentesh që të plotësojnë kërkesat e sigurimeve shoqërore, që më pas të marrin pensionin që në muajin e parë të lënies së punës. Konkretisht kërkohen dokumente për të vërtetuar moshën, që të vërtetojnë periudhën e sigurimit dhe llojin e punës, si dhe vërtetim për të ardhurat. Për moshën nevojiten certifikatat përkatëse, familjare dhe personale. Kërkohet libreza e punës, vërtetim vjetërsie, vendim gjykate për njohjen e vjetërsisë. Po ashtu kërkohet vërtetim për pagat nga viti 1994. Bashkë me listën e dokumenteve kërkohet edhe plotësimi i një deklarate drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

    Modeli 1

    Të dhënat

    1. Punonjësit e kategorisë së tretë (burrë)

    A mund të dalin në pension të parakohshëm.

    Kur mund të marrin pension të reduktuar.

    Sa vite duhet të kenë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore.

    Mosha përkatëse që duhet të përmbushin.

    Kushtet

    Ligji për sigurimet shoqërore u njeh të drejtën të gjithë punonjësve që nëngrupohen në kategorinë e tretë, profesionet e thjeshta, për të marrë një pension të reduktuar.

    Por kriteri për të marrë këtë pension janë vjetërsia në punë dhe mosha përkatëse. Sipas këtij ligji, pension të reduktuar mund të marrë një burrë që ka plotësuar 32 vite punë dhe që ndodhet në moshën 62 vjeç.

    Modeli 2

    Të dhënat

    1. Punonjës shëndetësie, kategoria e tretë (grua)

    A mund të dalin në pension të parakohshëm.

    Kur mund të marrin pension të reduktuar.

    Sa vite duhet të kenë paguar kontribute të sigurimeve shoqërore.

    Mosha përkatëse që duhet të përmbushin.

    Kushtet

    Një punonjëse e shëndetësisë, puna e së cilës klasifikohet në kategorinë e tretë, mund të marrë një pension të reduktuar vetëm nëse përmbush kriteret që jepen në ligjin e sigurimeve shoqërore. Nëse një infermiere që ka punuar në institucionet shëndetësore do të marrë një pension të reduktuar, atëherë ajo duhet të ketë mbushur 57 vjeç dhe të ketë paguar sigurime shoqërore për 35 vite pune.

    Modeli 3

    Të dhënat

    Një infermiere që ka punuar në sektorët infektivë

    Ajo është 53 vjeçe.

    Ka lindur në vitin 1954.

    Ka 27 vite vjetërsi në punë.

    A mund të dalë në pension të parakohshëm?

    Kushtet

    Puna në shëndetësi klasifikohet si profesion i kategorisë së tretë, punë e thjeshtë. Ndërkohë që për vetëm ata punonjës që kanë ushtruar profesionin në reparte infektive konsiderohet si punë e kategorisë së dytë. Kështu, një punonjëse në këtë sektor, që të dalë në pension deri në qershor të vitit 2007, duhet të jetë 56 vjeç dhe të ketë 35 vite punë, nga këto 26, 3 vjet duhet të ketë punuar në sektorët infektivë.

    Modeli 4

    Të dhënat

    Mësuese (grua)

    Një punonjëse e arsimit, mësuese.

    Ajo aktualisht është 55 vjeç.

    Ka 30 vjet vjetërsi pune.

    Ka lindur në vitin 1952.

    A i plotëson kushtet për të dalë në pension të plotë pleqërie.

    Kushtet

    Punonjësja e arsimit nuk i plotëson kushtet e nevojshme për të dalë në pension të plotë pleqërie. Sipas ligjit, ajo del në pension nëse do të ishte këtë vit 56 vjeç e gjashtë muaj dhe po të kishte 35 vite në punë. Ajo merr pension të plotë në vitin 2010, po të ketë mbushur vitet e vjetërisë. Puna e mësuesit konsiderohet si punë e kategorisë së dytë.

    Modeli 5

    Të dhënat

    Elektricist (burrë)

    Specialisti elektricist punon në Korporatën Elektroenergjetike.

    Ai aktualisht është 57 vjeç.

    Elektricisti ka 27 vite vjetërsi pune.

    Ka lindur në vitin 1950.

    A mund të marrë pension të pjesshëm?

    Kushtet

    Një specialist që ushtron profesionin si elektricist, klasifikohet të punojë pa "vështirësi". Kjo do të thotë se ai është punëtor i kategorisë së tretë. Tani ai është 57 vjeç, por del në pension në moshën 65 vjeç, nëse plotëson 35 vite vjetërsi pune. Elektricisti del në pension në vitin 2015. Ai mund të marrë pension të reduktuar në moshën 62 vjeç, por duhet të ketë 35 vite vjetërsi në punë.

    Modeli 6

    Të dhënat

    Minator

    Aktualisht në vendin tonë ka ende minatorë që punojnë në Korçë, në Bulqizë, apo vende të tjera, ku mund të kryhen ende punët e nëntokës.

    Por sa vite punë duhet të ketë një punonjës i nëntokës që të dalë në pension?

    Kushtet

    Puna e minierës, nën tokë, sipas ligjit klasifikohet si profesion i vështirë dhe nëngrupohet në punë të kategorisë së parë. Kështu, që një minator të dalë sot në pension, brenda qershorit të vitit 2007 duhet të ketë mbushur 56 vjeç dhe të ketë 27 vite vjetërsi në punë.

    Majtas

    Modeli 7

    Të dhënat

    Ushtarak (burrë)

    Një punonjës i Forcave të Armatosura, që aktualisht është 60 vjeç.

    Ai ka 35 vite vjetërsi në punë.

    Ushtaraku është i ditëlindjes 1947.

    Në cilën kategori të punëve bën pjesë?

    Cilat janë kriteret për të dalë në pension
    Kushtet

    Një ushtarak, që është datëlindja e vitit ‘47, nuk del dot në pension të plotë qeveritar. Puna e ushtarakut vlerësohet si punë e kategorisë së dytë. Që të dalë në pension, ai deri në qershor të vitit 2007 duhet të jetë 61 vjeç e gjashtë muaj. Ai nuk i plotëson kushtet për të dalë në pension të plotë. Por sipas ligjit për përfitimet e ushtarakut, ai mund të marrë një pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Ky ushtarak del në pension të plotë në vitin 2010 në moshën 63 vjeç.

    Modeli 8


    Kushtet


    Ushtarake (grua)

    Një punonjëse e Forcave të Armatosura, që aktualisht është 53 vjeçe.

    Ajo ka 26 vjet vjetërsi në punë.

    Një ushtarake që është 53 vjeçe, që ka 26 vjet vjetërsi pune. Datëlindja 1954.

    Cilat janë mundësitë e saj të përfitimit, duke qenë se ajo ka qenë pjesë e skemës për 26 vite me radhë?

    Kushtet

    Ajo nuk i plotëson kushtet për të marrë pension, pasi duhet të ketë 35 vjet pune. Punonjësja e Forcave të Armatosura nuk mund të përfitojë pension të plotë pleqërie në të tilla kushte. Sipas ligjit, ajo del në pension të plotë në moshën 60 vjeç. Por nëse ajo është në skemën e sigurimeve shoqërore, mund të përfitojë pension të parakohshëm.

    Modeli 9

    Të dhënat

    Mësues (burrë)

    Një punonjës i arsimit që është në profesionin e mësuesit.

    Ai aktualisht është 59 vjeç.

    Ka ushtruar profesionin e mësuesit për 36 vjet me radhë.

    Ka lindur në vitin 1948.

    A i plotëson kushtet për të marrë nga qeveria një pension të plotë?

    Kushtet

    Ky punonjës i arsimit nuk i plotëson kushtet për vitin 2007. Ai plotëson vetëm një kusht: atë të përmbushjes së vjetërsisë në punë. Por ai nuk plotëson kriterin e mbushjes së moshës. Ky mësues mbush moshën e pensionit në qershor të vitit 2012. Në këtë vit ai mbush plot 64 vjeç. Profesioni i mësuesit klasifikohet si punë e kategorisë së dytë.


    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •