Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Qeveria: Televizionet t'i çlirojnë ambientet e Piramidës Teatrit Kombëtar

    http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=6588


    Këshilli i Ministrave miraton vendimin për transferimin e Teatrit Kombëtar dhe Galerisë së Arteve në mjediset e QNK-së


    31/8/2006
    Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi:

    V E N D I M

    PËR

    TRANSFERIMIN E TEATRIT KOMBËTAR DHE TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE NË MJEDISET E QENDRËS NDËRKOMBËTARE TË KULTURËS “PJETËR ARBNORI”
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme, të shtetit”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave


    V E N D O S I:

    1. Transferimin e Teatrit Kombëtar dhe të Galerisë Kombëtare të Arteve në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”.

    2. Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të bëjë lirimin e mjediseve dhe sipërfaqeve funksionale të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga aktivitetet private e të përgatisë rikonstruksionin e qendrës në funksion të destinacionit të ri publik.

    3. Ngarkohet ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


    K R Y E M I N I S T R I

    SALI BERISHA

    ----------------------------------

    Fiks Fare



    Ne kulmin e fushates per zgjedhjet vendore, Edvin Rama nuk do kete televizionin e tij.

    Ngushellime te pasinqerta Ed Palles edhe Tan Bishtkalit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Postime
    35
    Hmmm, mban pak ere jo lirie shtypi.....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Në treçerekun e saj Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës mban brenda aktivitetet e Top Media, grupit mediatik që përfshin që nga Top Channel, Top Albania Radio, Digitalb. Këto media kanë nënshkruar kontrata me ministrinë e Ekonomisë vite më parë për të marrë me qera deri në vitin 2025 pjesën ku është vendosur Neësroom, kontrata për disa ambjente të tjera shkon deri në vitin 2015 dhe për ambjentet e Top Albania Radio deri në vitin 2012.


    Shumë nga bizneset që operojnë në ambjentet e QNK kanë shfrytëzuar disa vendime qeverie në bazë të të cilit kanë bërë të mundur marrjen me qera nga 1.5 dollarë për metër katrorë në 3 dollarë për metër katrorë. Në këto nivele janë dhënë qeratë nga ana e ministrisë së Ekonomisë për të gjitha subjektet që kanë mbi 200 metra katrorë në dispozicion.

    GAZETA SHQIPTARE

    ---------------------------------------------

    Antimafia:


    Media e "lire" dhe e "pamvarur" "Top Media", nepermjet Edvin Ramens shfrytezon qe prej shume vitesh nje ndertese te shtetit shqiptar ne mes te Tiranes, duke paguar nje qira 10 here me te vogel, se sa e ka vleren e vertete qiraja ne ate vend te Tiranes.

    Pra per cdo muaj "Top Media" merr prej vitesh nga Edvin Rama nje dhurate 10-13 dollare per meterkatror , ose rreth 100 000 dollare ne muaj per gjith siperfaqen e marre me qira.

    Kjo bujari e Edvin Rames me parate e shqiptareve, ka vetem dy shpjegime:

    1- Rama ka pjesen e vet te aksioneve tek "top Media"

    dhe / ose

    2- Rama shperblehet nga "Top Media" nepermjet propogandes pro Rama dhe propogandes anti-Berishe, anti-PD, anti- maxhorance, anti- ligj.

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga panti
    Hmmm, mban pak ere jo lirie shtypi.....
    Sigurisht që jo vetëm bie erë, por bën MUUUUUUUUUUUU me të madhe sepse kryeministri ynë i "nderuar", nuk ka pikë finese apo takti kur sulmon dikë... mjafton ta shohësh mënyrën si ngërdheshet kur përmend emrat apo titujt e atyre që do tu "hajë kokën" (nënkupto tjetër gjë që ju ha)
    Top Channel, i është bërë endërr e frikshme prej vitesh dhe e detyron të zgjohet me ulërima në mes të natës dhe të dridhet e të godasë ajrin rrotull duke "goditur" kundërshtarët politikë dhe mediat që ja përplasin surratit hajvanllëqet që bën e që thotë.
    Kjo është "liria" që ky "politikan" i sjell medjave në kuadrin e "lirisë" së mendimit dhe të lirisë në përgjithsi në Shqipëri.

    E hëngre njëherë me "çifligun" që deshe të bëje gjatë sundimit tënd në Shqipëri... akoma nuk ke vënë mend... vazhdo se do ta gjesh "altarin" që të takon o kryeministër i "ndershëm".

    Nuk do ta "hajë" dot me Top Channel dhe i ka bërë llogaritë pa hanxhinë i mjeri kryeministër.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ne qofte se nje media eshte e lire me te vertete (d.m.th. qe aksionet e saj nuk mbajne era droge, era kondrabande, era barot te killerave profesionist dhe qe nuk eshte e varur nga klane te caktuar politik), ateher asaj nuk ka se cfar ti bej asnjeri.

    Nje media te krijuar dhe te drejtuar nga kriminel (qofshin keta ekonomik apo ordiner) nuk mund dhe nuk duhet, qe te jete shtylla e katert e pushtetit, e drejte kjo kushtetuese e nje vendi demokratik.
    Shtylla te tilla jane rrezik jetik per demokracine dhe absolutisht te papranueshme.

    Shtetin shqiptar vertet e ka kapur kanceri i krimit per fyti. Krimi vertet eshte me iminitet deputeti, gjykatesi, prokurori dhe gazetari, por ky kancer eshte akoma i sherueshem.
    Se paku une personalisht shpresoj kete, prandaj dhe nuk me vjen akoma turp qe jam shqiptar.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Pervec fakteve qe ka paraqitur qeveria Berisha une do te shtoja nje tjeter akoma me te madh ,ate qe ne maje te piramides jane instaluar me dhjetra antena dhenese dhe marrese me fuqi te larte ne shum frekuenza te cilat jane te demshme per banoret rreth e qark dhe per vet punonjesit e saj. Jashte shtetit ka ligje per keto gjera dhe ti nuk mund ti kalosh ato pasi te mbyllin trasmetimet, por ne Shqiperi besoj qe ende nuk ka nje ligj te tille se perndryshe vetem per kete qellim ato duhet te mbyllen menjeher .
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 03-09-2006 më 17:22
    larguar forever

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Jo vetem qe jane te demshme, por shemtojne edhe nje nga ndertesat me te bukura qe ka Shqiperia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PRI-LTN : 03-09-2006 më 17:33

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edhe unë jam dakort me këtë vendim te qeverisë Berisha. Top-channel apo kanale te tjera janë mjaft të pasura per të ohtur apo për te marrë me qira një ndërtesë të re diku tjetër.Berisha po i ngjan gjithnjë e më shumë atij mjegjit ,që megjithëse është i hidhur ,të shëron.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-09-2005
    Postime
    96
    Ore po ju Berishianet nuk do pushoni se na cuditur xhanem. Shtatorin e keni muajin e mohimit te vetvetes. Ashtu si doli idhulli juaj dhe tha pa turp fare se : Nuk kam premtuar uje 24 ore per bregdetin, ashtu po hidheni dhe ju tani per qerane e Piramides. Po a nuk ishte shpetimtari, i mencuri dhe i dituri Sali qe para 1 jave nxorri teorine Shqiperia 1 Euro? Perse nuk u kualifikoka nje biznes si Top Media per te perfituar nga kjo? Juve bini ne kurthin e fjaleve tuaja. Megjithate nuk keni faj, ju ka hipnotizuar doktori me stilin e tij katundaresk te te berit politike dhe nuk i mendoni as vete ato qe thoni.
    Ky eshte nje sulm i paster politik. Pa e mohuar se Top Media mund te kete preferencat e saj politike, kjo nuk perben shkak qe te veprohet ne kete menyre. Nuk di ndonje media ne Shqiperi qe te mos jete pozicionuar politikisht.
    Se fundi dua te them se nuk po i mbroj keta se me pelqejne si televizion. Perkundrazi, u ka marre koka ere dhe e mburrin veten me shume sec duhet. Sidomos tani pas atij mashtrimit te madh qe bene me kartat e Digitalb. Megjithate te zezes i duhet thene e zeze dhe te bardhes e bardhe (kete gje e keni te veshtire ta kuptoni ju Berishomanet)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 04/09/2006, ora

    Oketa: Kërkesa e Ramës për teatër të ri kushton 60 milionë euro



    Zëdhënësi Politik i PD-së, Gazmend mbrojti dje vendimin e qeverisë për zhvendosjen e Galerisë dhe Teatrit Kombëtar tek QNK, pasi sipas tij ndërtimi i dy godinave të reja për këto institucione kushton rreth 60 milion euro, shumë kjo e përafërt me atë që mund të investohet për të krijuar furnizim me ujë pa ndërprerje për dy qytete me madhësinë e Durrësit



    Partia Demokratike vlerësoi sërish dje vendimin e qeverisë për të kaluar në mjediset e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” Teatrin Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare të Arteve. Gjatë konferencës se djeshme për shtyp dhënë në selinë e PD-së, zëdhënësi Politik i kësaj partie Gazmend Oketa u shpreh se ky vendim nuk cënon aspak pavarësinë e mediave, sikundër krijon ambiente dinjitoze dhe vërtet të kulturura për artin shqiptar. “Vendimi i Qeverisë është një akt që duhet përshëndetur nga të gjithë qytetarët shqiptarë, nga të gjithë artdashësit, pasi ai krijon hapësira dinjitoze për artin dhe kulturën shqiptare” - u shpreh Oketa. Sipas tij, kalimi i Teatrit Kombëtar dhe Galerisë Kombëtare të Arteve në mjediset e QNK-së, është një vendim që do të përmbushë të gjitha nevojat e publikut shqiptar për artin dhe kulturën. Duke komentuar arsyet e kalimit të këtyre dy institucioneve në mjediset e QNK-së, zoti Oketa tha se ndërtimi i dy godinave të reja për këto institucione kushton rreth 60 milion euro, shumë kjo e përafërt me atë që mund të investohet për të krijuar furnizim me ujë pa ndërprerje për dy qytete me madhësinë e Durrësit”. Duke e cilësuar vendimin e Qeverisë si një premtim të mazhorancës për të krijuar hapësira sa më dinjitoze dhe të kulturuara për artin, zoti Oketa theksoi se “si Teatri Kombëtar ashtu edhe Galeria Kombëtare e Arteve do të kenë mjediset, të cilat realisht ato i meritojnë”. Tre ditë më parë, Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së tij vendosi që Teatri Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve të vendosen në mjediset e QNK-së “Pjetër Arbnori”. Vendimi i Qeverisë është në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme, të shtetit”, ndërsa ai është propozuar nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Sipas këtij vendimi, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve duhet të bëjë lirimin e mjediseve dhe sipërfaqeve funksionale të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga aktivitetet private dhe duhet të përgatisë rikonstruksionin e qendrës në funksion të destinacionit të ri publik.

    Re. Po.




    55

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gazeta Shekulli rendit skandalet e qeverise Berisha 2005-2009
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 13:10
  2. Identiteti Kosovar dhe Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 11:43
  3. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •