Top Channel: Eurodeputetët të shqetësuar për konfliktin e qeverisë me Top Median
TIRANË- “Para se parlamenti të ratifikonte marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Shqipërinë se paku tre deputetë kanë ngritur në seancë shqetësimin për konfliktin e fundit që qeveria shqiptare ka hapur me grupin mediatik Top Media. Ndërkohë që të gjithë personalitetet kryesore të Parlamentit Evropian Barroso, Rehn, Valner etj janë njohur me dosjen e plotë “Berisha kundër Top Medias”. Një prej eurodeputetëve ka shkuar edhe më larg, duke e quajtur të pandryshuar karakterin e kryeministrit në raportin me median dhe shtypin e lirë”,- kështu citonte dje korrespondenti Ervin Baku që po ndiqte nga afër punimet e djeshme të Parlamentit Evropian në një raport dhënë për Top Channel. Sipas tij, Kryetari i Komisionit për Tregtinë e Jashtme deklaroi se qeveria ka marrë një fushatë ndaj një media private duke kërkuar që t’i jepet fund sulmit ndaj Top Medias. Ndërsa Doris Pack përmes një interviste, gjithnjë sipas Top Channel ka theksuar se çështja mes qeverisë dhe Top Medias zgjidhet vetëm nëpërmjet rrugës së drejtësisë.
Shekulli
Krijoni Kontakt