http://www.keshilliministrave.al/shqip/lajm.asp?id=6588
Këshilli i Ministrave miraton vendimin për transferimin e Teatrit Kombëtar dhe Galerisë së Arteve në mjediset e QNK-së
31/8/2006
Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u miratua edhe vendimi:
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN E TEATRIT KOMBËTAR DHE TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE NË MJEDISET E QENDRËS NDËRKOMBËTARE TË KULTURËS “PJETËR ARBNORI”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme, të shtetit”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin e Teatrit Kombëtar dhe të Galerisë Kombëtare të Arteve në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”.
2. Brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të bëjë lirimin e mjediseve dhe sipërfaqeve funksionale të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës nga aktivitetet private e të përgatisë rikonstruksionin e qendrës në funksion të destinacionit të ri publik.
3. Ngarkohet ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
----------------------------------
Fiks Fare
![]()
Ne kulmin e fushates per zgjedhjet vendore, Edvin Rama nuk do kete televizionin e tij.
Ngushellime te pasinqerta Ed Palles edhe Tan Bishtkalit![]()
Krijoni Kontakt