Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 214
  1. #161
    HiGhEqUiPeD Maska e Akulli
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Prague, Czech Republic
    Postime
    178
    Lol,
    na falni per "analfabetizmin" por ku ka ndonje informacion se cili kanal i paketes digitalb do e transmetoje ndeshjen?
    nuk po gjej gjekundi. kam digitalbin nja 3 muj dhe nuk ia kam mesuar akoma. Nuka kam paketen supersport qe e jep ndeshjen me siguri, por mbase tvklan ?
    help pls ;-)
    Oni

  2. #162
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    TVSH - me sa e di une ka te drejten e transmetimit.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Mė duket qė televizori po e transmetojke( pak shaka)

    KOMBĖTARĖS I DĖSHIROJ NJĖ FITORE BRILANTE DHE SUKSESE!

  4. #164
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    i urojme SUKSESE dhe mos te na zhgenjej ne ket ndeshje si ne disa ndeshje te tjera
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Parodia e kombetares

    Pjese nga parodia qe eshte pergatitur per ndeshjen:

    ...

    Europe duhet mire me e dit,
    ne nuk te arrijme dot me politike,
    por, per futbollin s’ke cfare thu,
    se standartet i kemi plotesu.
    Kampionen tende mend a e mban,
    kur ta beme zhele ne Tirane

    ...
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Lala: Bariē bėri gabim me Taren

    ----------------------------------------------------------

    Lexova sot se kapiteni i ekipit tonė, ne nje interviste per shtypin bullgar, ka deklaruar:

    "Mendoj se trajneri Oto Bariē bėri gabim qė e la Iglin jashtė nė kėtė mėnyrė dhe nė kėto momente. Ai ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm pėr skuadrėn dhe njė shembull i shkėlqyer pėr lojtarėt e rinj qė tė mėsojnė nga profesionalizmi i tij si futbollist. Megjithatė, jeta vazhdon dhe unė si kapiten i ri do tė dėshiroj tė vazhdoj ta mbaj lart stafetėn e tij. Ėshtė krenari dhe nder tė mbash shiritin e kapitenit tė kombėtares, por ėshtė njė barė e rėndė"

    Ne vazhdim kapiteni i kombetares shqiptare shton:

    "Skuadra jonė ka njė test tė rėndėsishėm me Slloveninė, pėrpara se tė ballafaqohet me Bullgarinė. Mund t’u them se tė dyja ndeshjet janė shumė delikate. Duhet tė fitojmė tė parėn dhe pastaj tė mendojmė pėr Bullgarinė me tė cilėn ne dėshirojmė tė zhvillojmė njė lojė tė forte. Bullgaria ėshtė skuadėr e fortė dhe me njė sulm shumė tė rrezikshėm, ku Berbatov dhe Bojinov janė lojtarė tė klasit botėror. Nėse kualifikimi pėr nė Evropian do tė mbetet tė diskutohet midis Rumanisė dhe Bullgarisė, unė kam dėshirė qė tė kualifikohet Bullgaria dhe jo Rumania tė cilėt nuk i kam qejf. Eshtė thjesht njė gjykim personal"

    --------------------
    Sipas meje deklarata e Lalės eshte e nxituar. Vendimet e trajnerit jane ligj dhe nese ndonje lojtari nuk i pelqejne, nuk duhet te shprehė mendimet e tij ne publik.
    ----------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga zeus : 23-03-2007 mė 07:30
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Bogu: Do ta tundim

    ----------------------------------------------------------------------

    "Sllovenia eshte nje kundershtar i forte, por te mos harrojme qe do te luajme ne Shkoder, atje ku mbeshtetja nga ana e tifozerise do te jete nje avantazh i madh per ne. Dhe jam i bindur se kjo do te na karikoje shume per ta fituar ate ndeshje"

    Shqiperia duhet te arrije trepikeshin ne ndeshjen e se shtunes, ndaj Sllovenise, pasi vetem keshtu mund te pretendohet per realizimin e nje endrre, te mbetur ende ne "sirtar". Nje mendim te tille e ka sulmuesi 29-vjecar i kombetares shqiptare, Erjon Bogdani. Keshtu, per Bogun, perballja e 24 marsit, ndaj skuadres se Kek do te jete e veshtire, por ai beson ne forcen e skuadres dhe tek mbeshtetja maksimale nga ana e publikut, qe e konsideron si "binomin" fitues, te shutnen.

    - Gjashte gola ne Serine A, kater nga te cilet me fanellen e Kievos. A keni ruajtur ndonje, per ndeshjen e se shtunes ndaj Sllovenise?

    - Sigurisht qe po. Eshte e vertete qe kam shenuar gjashte gola deri tani, edhe pse, ne fazen e pare, nuk kam luajtur aq sa duhet, pare faktin se tek Siena pata nje kohe me shume probleme. Por shyqyr qe me ne fund arrita te kaloj me sukses dhe te shkoj tek Kievo, ketu ku duket se kam rilindur serish. Persa i perket ekipit kombetar, une mund te them se jam perpjekur qe te bej detyren time dhe si cdo sulmues jam munduar te ndihmoj skuadren dhe do ta bej kete. Por une nuk jam sulmuesi i vetem qe ka Shqiperia. Ketu ka edhe lojtare te tjere shume te mire ne vijen e pare, qe te gjithe e dine se cilet jane.

    - Vija e pare per momentin eshte edhe "arma" me e forte e kuqezinjve, pare faktin se kater sulmueset kryesore, si ju, Kapllani, Bushi dhe Salihi po kalojne nje forme shume te mire ne kampionatet e tyre, madje edhe shenojne rregullisht. E shikoni kete si nje avantazh, ne krahasim me sllovenet?

    - Nuk mund te mohoj qe skuadra jone, sic e thashe edhe me pare, ka sulmues te zote dhe cilesor, qe po bejne buje, jo vetem me skuadrat, por ne teresi ne kampionatet ku luajne. Kapllani ka shenuar 14 gola, Bushi ka shenuar 8, ndersa Salihi 2, por ka zhvilluar vetem kater ndeshje. Eshte e vertete qe per sulmues nuk vuajme, por eshte mbrojtja, ajo qe ka probleme per momentin.

    - Duke mbetur tek prapavija, ne ndeshjen stervitore me Olimpikun, ajo ka caluar, sidomos ne pjesen e pare. A keni besim tek kjo mbrojtje, per ndeshjen me Sllovenine?

    - Qe mbrojtja ka probleme, kete e dime te gjithe. Por, edhe qe ne nje ndeshje stervitore, aq me teper perballe nje skuadre inferiore, lojtaret nuk tregojne aftesite e tyre, as 50 per qind, kjo eshte evidente. Persa i perket besimit, mund te them se nuk me mungon, sepse, nese nuk do te besojme tek skuadra, atehere perse jemi pjese e saj?

    - Realisht, a mendoni se do ta mundni kundershtarin e radhes?

    - Ne per kete do te hyjme ne fushen e lojes. Sllovenia eshte nje skuader e forte, por jo ai kundershtar i perpara shtate viteve, qe na ka mundur edhe ne Tirane. Aq me teper qe do te luajme ne "Loro Borici", atje ku mbeshtetja e tifozerise do te jete nje avantazh i madh per ne. Kjo do te na karikoje, per te zhvilluar nje ndeshje te shkelqyer, ne menyre qe te korrim fitoren. Pra, sic thuhet ndryshe, duhet ta "tundim" ne kete sfide.

    ----------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Kapllani: Fitore te paster

    -----------------------------------------------------------------

    “Duhet te jemi teper agresive, qe ne minutat e para, per ta vene nen presion kundershtarin. Nese zhbllokohemi te paret, atehere do te shihni se c’eshte ne gjendje te beje kombetarja”

    Sulmuesi i dyte, qe do te formoje ciftin me Bogdanin, ne ndeshjen Shqiperi-Slloveni, pritet te jete Edmond Kapllani, te pakten nga ajo qe eshte pare gjate ketyre diteve. “Do te jete nje deshire qe po realizoj”, ka thene Kapllani, i cili, per te paren here do te aktivizohet ne nje ndeshje zyrtare qe nga e 1'. Ai e vlereson kundershtarin, sepse i njeh disa nga lojtaret sllovene, megjithate eshte i bindur tek suksesi i kuqezinjve te shtunen. “Do te fitojme, madje paster”, eshte shprehur sulmuesi 24-vjecar.

    - 14 gola te shenuar ne Gjermani, me Karlsruhen. A mendoni se ka ardhur dita, qe kete ta beni per te paren here me fanellen kuqezi?

    - Shpresoj! Madje, mund te them se jam shume optimist per kete. Megjithate, e rendesishme eshte qe, jo vetem une, por te gjithe te bejme nje ndeshje te mire te shtunen, ne menyre qe te arrijme nje rezultat sa me pozitiv, cka do te thote fitore.

    - Si e parashikoni ndeshjen e 24 marsit, me Sllovenine?

    - Do te jete nje sfide e forte. Dhe pavaresisht se futbollistet e Sllovenise nuk jane te nje niveli te larte, krahasuar me Holanden, apo edhe Bullgarine, ne grupin tone, perseri, kur vjen puna per fanellen e kombetares, asnjeri s’te fal. Megjithate, une kam besim se, nese ne do te arrijme te luajme ashtu sic dime, do ta fitojme kete ndeshje, madje edhe me nje rezultat te paster.

    - Ju jeni edhe lojtari qe e njihni ndoshta me shume se te tjeret kundershtarin e radhes, apo jo?

    - Po, nuk e mohoj. Ata kane dy sulmues te afte, njeri nga te cilet luan me Kelnin, ndersa tjetri me Djuisburgun, ne Bundesligen 2 dhe mund te them se e njohin mire porten kundershtare. Po keshtu kane edhe nje mesfushor cilesor, qe aktivizohet me Koblenc, perseri ne ligen e dyte gjermane, i cili luan shume me mire ne ajer, se sa ne toke.

    - Eshte thene se Shqiperia duhet te godase ne fillim, sepse nese do te jete kundershtari, ai qe do te na ndeshkoje, atehere, ashtu si ne perballjet e meparshme, do te kemi shume probleme me pas...

    - Jo une nuk mendoj se do te kemi probleme. Ne, sic e thashe, do te futemi ne fushe dhe do te japim maksimumin, per ekipin tone kombetar. E dime qe duhet te tregohemi shume agresive dhe kete do te tentojme te bejme qe ne minutat e para, per ta vene nen presion te vazhdueshem kundershtarin. Mendoj se forcat nuk na mungojne.

    - Dyshja sulmuese, Bogdani-Kapllani, u pa disi e shkeputur ne miqesoren me Olimpikun, aq sa deri diku mungonte bashkepunimi ndermjet jush. Thjesht nje iluzion, aporealitet?

    - Ne te vertete ne po luanim ndaj nje skuadre te nje niveli shume te ulet, aq me teper qe flitej per stervitore. Sigurisht patem pak probleme me menyren se si do te luanim, sepse, edhe pse trajneri Kovacic na tha qe te benim presing, kjo nuk ndodhi. Ndoshta hyme edhe me ate mentalitetin, qe po luanim me nje kundershtar te kategorise se dyte.

    - Kapllani, ne fushe qe nga 1', per te paren here ne nje ndeshje zyrtare...

    - Do te jete nje gje shume e bukur dhe nje deshire, qe me ne fund po realizoj. Ajo qe mund te them une eshte se do te mundohem te jap me te miren, ashtu sic kam bere dhe po bej me skuadren time ne Gjermani. Shpresoj qe te me ece edhe ketu, si me Karlsruhen atje.

    -----------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Bariē: I zhgėnjyer nga dyshja e sulmit

    ------------------------------------------------------------------

    I pyetur fillimisht pėr shėndetin e tij, "Otto Maximale" u pėrgjigj nėpėrmjet linjės telefonike:
    "Jam pak mė mirė, por jo aq sa pėr tė lėvizur dhe qenė nė fushė. Kėto 5 ditėt e fundit i kam marrė ilaēet me rregull, nga tri herė nė ditė, dhe kam bėrė ushtrimet e nevojshme, qė mė ka rekomanduar mjeku. Megjithatė, e ndiej se ende nuk ka kaluar sėmundja, pėr pasojė do t'i mungoj ekipit edhe nė ndeshjen me bullgarėt."

    Duke folur pėr ndeshjen e sė shtunės, mes Shqipėrisė dhe Sllovenisė, tė luajtur nė "Loro Boriēi" tė Shkodrės, trajneri Oto Bariē jep mendimin e tij:
    "Dua t'ju them se e kam parė ndeshjen nga njė televizion slloven. Isha nė kontakt telefonik me Kovaēiēin para ndeshjes, ku i dhamė dorėn e fundit strategjisė anti-Slloveni, pėr sa i pėrket formacionit dhe mėnyrės sė lojės. Kam folur me tė edhe ndėrmjet dy pjesėve tė ndeshjes. Dua tė them se kam patur lidhje tė shpeshta edhe me Ajet Zekėn, pėrkthyesin, i cili ia ka pėrcjellė fjalėt e mia Kovaēiēit. Unė mendoj se kemi luajtur mirė nė pėrgjithėsi, pėrveēse nuk kemi shėnuar. Dhe po nuk shėnove, nuk ke si tė fitosh. E kam thėnė edhe mė parė se golat ndaj Bjellorusisė dhe Holandės i kanė shėnuar mesfushorėt, ēka tregon se sulmi, edhe pse ka konkurrencė tė madhe dhe shihet nga tė gjithė si reparti mė i kompletuar i kombėtares, nuk funksionon si duhet. Madje, pėrderisa nuk shėnuam, do tė thoja se ishte pika mė e dobėt nė ndeshjen me Slloveninė. Nė tė gjitha drejtimet ishim mė mirė se sllovenėt, por goli, ai qė bėn diferencėn nė njė ndeshje futbolli, nuk erdhi. Dhe kjo, para tė gjithėve ngarkon me pėrgjegjėsi sulmin. Mė ēudit njė fakt, qė sulmuesit e thirrur pėr kėtė ndeshje, Bogdani dhe Kapllani, qė luajtėn si titullarė ndaj Sllovenisė, paraqesin njė formė mjaft tė mirė nė klubet e tyre, ndėrsa nė kombėtare nuk janė tė tillė. Vėrtet njė dukuri e pashpjegueshme."

    Trajneri Oto Bariē, lė tė nėnkuptojė se qėllim nė vetvete i tij, nė postin e trajnerit tonė kuqezi, ėshtė rinovimi i ekipit, pėrgatitja e njė grupi tė ri lojtarėsh, tė cilėt do tė jenė baza e e kombėtares sė ardhshme.
    "Barazimi me Slloveninė, natyrisht nuk na kėnaqi. Neve na duhej fitorja, por nuk duhet harruar se ekipi ėshtė duke pėrjetuar njė ndėrrim tė gjeneratės. Fjala vjen, ka munguar Tare, Hasi, Murati. Nė pėrgjithėsi, duhet tė kemi durim, sepse ndryshimet nuk bėhen brenda natės. Nuk duhet harruar se ne jemi nė renditjen e FIFA-s nė vendin e 88 nė botė, ndėrsa Sllovenia e 70 ta, Bullgaria e 30 ta, Rumunia e 14 ta etj. Neve na duhen edhe gjashtė muaj pėr tė stabilizuar ekipin dhe deri atėherė duhet tė gjejmė edhe 2 3 pėrforcime. Tare, Hasi, Murati etj., ishin lojtarė tė mirė, por edhe Maradona, edhe Beckenbauer, njė ditė ėshtė dashur tė largohen nga futbolli."

    Rreth polemikave pas ndeshjes, se dy zėvendėsimet e fundit, tė Salihit dhe tė Berishės, ishin tejet tė vonuara, a thua donim tė vononim lojėn, si tė ishim nė avantazh, trajneri Bariē gjykon:
    "Zėvendėsimi i Bushit ishte i qėlluar, tė tjerat zėvendėsime pranoj se ishin tė vonuara. Por, nuk ėshtė e ndershme pėr mua qė tė kritikoj punėn e shkėlqyeshme qė ka bėrė ndihmėsi im Kovaēiē."

    Tė mėrkurėn kuqezinjtė i pret edhe njė ndeshje tjetėr e rėndėsishme, shumė herė mė e vėshtirė se Sllovenia, nė Bullgari. Trajneri Bariē mendon se duhen bėrė ndryshimet e nevojshme, pėr tė marrė diēka nė kėtė transfertė.
    "Kundėr bullgarėve mendoj se duhet tė vendosim njė shtrirje mė elastike tė ekipit nė fushė, pėr tė pasur njė lėvizshmėri mė tė mirė tė lojtarėve. Ndoshta duhet tė luajmė mė tė mbyllur nė aspektin mbrojtės, qė tė mos e humbim ndeshjen. Ky ėshtė objektivi mė madhor i kombėtares shqiptare nė kėtė ndeshje, tė mos humbi"

    Sporti
    ------------------------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Kėtu
    Postime
    944

    Exclamation Bullgari-Shqipėri: Bariē do jetė nė pankinė

    -----------------------------------------------------

    Oto Bariē do tė jetė nė krye tė kombėtares shqiptare nė ndeshjen qė do tė zhvillohet ditėn e mėrkurė nė stadiumin “Vasil Levski” tė Sofjes. Ka qenė ndihmės trajneri i pėrfaqėsueses Slavko Kovaēiē ai qė ka bėrė tė ditur se trajneri kroat ėshtė pėrmirėsuar dhe do t’i bashkohet skuadrės nė Hotel “Kempinski”, ndėrsa tė mėrkurėn do tė jetė nė pankinė pėr ndeshjen.

    -----------------------------------------------------
    Nė botė ka 10 lloje njerėzish: ata qė kuptojnė sistemin binar, dhe ata qė nuk e kuptojnė!

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •