Close
Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 214
  1. #141
    .. Maska e km92
    Anėtarėsuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovė
    Postime
    4,210
    Baric "ngaterron kartat"

    8 Shkurt Kemi humbur ndaj Maqedonise dhe perseri ne nje ndeshje miqesore, edhe pse per te paren here ne Shqiperi. Por, problemi nuk qendron ketu. Kombetarja kuqezi, me eksperimentet e shumta te trajnerit kroat, Oto Baric, nuk tregoi asnje nga vlerat e saj te verteta. Ishte nje perballje testuese, e shoqeruar gjate gjithe kohes nga reshje te dendura shiu dhe nje ere e forte (ngadonjehere nuk munguan edhe fishekzjarret e ultraseve “Dardane”, per qejfin e te cileve gjyqtari Bertini ndaloi edhe lojen per disa minuta), por, pertej ketyre faktoreve te jashtem, perfaqesuesja nuk bindi edhe ne aspektet e tjera. U luajt ne “Loro Borici” te Shkodres dhe jo me kot, por pikerisht per tifozerine e zjarrte, qe duhet t’i jepte “zemer” kuqezinjve, edhe pse nje gje e tille nuk ndodhi, pasi vetem “zemer” ne fushe nuk u pa ne kete sfide. Nje formacion “miks”, me pozicione te cakorduara te lojtareve, te cilin Baric pati kurajon edhe ta deklaronte nje dite me pare ne konferencen per shtyp, ne “Hotel Adriatik”. Mbrojtja, me Hasin ne qender, Beqirin ne te djathte dhe Deden ne te majte nuk eshte se s’kishte efikasitet. Por, kur shikoje mesfushen, me Dallkun (qe ne pjese te dyte kaloi krejtesisht ne sulm), Lalen si “shkaterrues”, Haxhin, Currin apo edhe Muken, pas sulmuesve Kapllani?Tare, sigurisht qe llogjika ta thoshte se duhet te kishte patjeter nje gabim. “Nuk d e aktivizoj Currin, sepse nuk do te luaje ndaj Sllovenise”, ka thene Baric nje dite me perpara, ndersa dje, Curri, jo vetem qe ka luajtur, por e ka bere kete per 90 minuta te plota. Si te mos mjaftonte “mish?mashi” i formacionit te se ardhmes te Baricit, ne te 30' demtohet edhe kapiteni Igli Tare, i cili per plot kater minuta (koha qe iu desh Maqedonise per te na ndeshkuar) ka qendruar ne fushe duke pritur nderrimin me Berishen. Pesimi i golit i hedh shqiptaret ne sulm, ne kerkim te barazimit, por dyshja Kapllani?Berisha (pervecse prisnin nga mesfusha, qe desh te bente gjithcka vete), nuk kuptoheshin, duke lene disa raste edhe te pashfrytezuara. Nga ana tjeter, Maqedonia vazhdonte te administronte rezultatin. Minuta e 45?te e ndeshjes do t’u jepte fund “vuajtjeve” te kuqezinjve, duke i cuar ata ne dhomat e zhveshjes. Ne pjesen e dyte, Baric duket se ze mend dhe aktivizon Duron, Bogdanin dhe Ervin Bulkun, ne vend te Mukes, Kapllanit dhe Lales. Te fresketit nisin te shtyjne perpara skuadren, teksa ndermarrin edhe shume aksione sulmuese, duke bere qe Maqedonia te terhiqet ne gjysmefushen e saj dhe te lidhet “gardh” ne prapavije, ne pritje te ndonje kundersulmi, me ane te shqiptarit te vetem te skuadres, Pollozhani. Mbrojtja maqedonase peson disa “krisje” momentale, si pasoje e organizimit te perfaqesueses sone (cka sjell edhe largimin nga pankina te trajnerit te Maqedonise, Katanec), por porta mbetet serish e paprekur dhe kjo nuk mund te justifikoje as goditjet e “hidhura” te Duros, as fintet e individualitetin e Berishes dhe te Currit, por as “gjumin” e Bogdanit ne disa raste. Duke pare qe rezultati s’po ndryshonte, Baric mendon t’i jape nje “dore” Hykes, per te marre nje tjeter sinjal prej tij, dhe e aktivizon ate ne vend te Haxhit. Talenti bind plotesisht me lojen e tij, por i vetem duket i pafuqishem per te bere dicka, edhe pse fantazia nuk i mungoi. Perfundimisht, Shqiperia humb ne miqesoren ndaj Maqedonise, duke treguar se nje formacion dhe impenjim i tille, ne ndeshjen ndaj Sllovenise, do te ishte “vetevrasje”. Spikaten Pandev dhe Ristic ? Dy sulmuesit maqedonas, autori i golit te fitores, Ristic, dhe Pandev, ishin me te miret ne fushe per te dy ekipet, duke bere diferencen me te tjeret. Sidomos ne pjesen e pare, ata kane qene shume te rrezikshem, duke vene ne alarm mbrojtjen tone. Hyka dhe Bulku ? Edhe pse nuk luajten nga minuta e pare, loja e te riut Hyka dhe e Bulkut u pelqye nga specialistet dhe u duartrokit nga publiku. Me paraqitjen e tyre, ata kane hedhur nje hap, per ta bindur Baricin per ndeshjet e ardhshme. Fokus n Edhe ne kete ndeshje nuk kane munguar grupet e tifozeve shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia, ne mbeshtetje t- kombetares kuqezi. Madje, entuziazmi i tyre ka filluar shume ore perpara fillimit te ndeshjes, neper rruget e Shkodres. n Pasi arbitri italian ka nderprere ndeshjen, per hedhjen ne fushe te fishekzjarreve, ka nderhyre policia, e cila ka nxjerre nga stadiumi grupin e “ultrasve” “Dardanet” n Perpara ndeshjes, eshte mbajtur nje minute heshtje, ne nderim te ish?futbollisteve te kombetares shqiptare te ndare nga jeta, Bahri ishka dhe Arben Minga. n Dy futbollistet e grumbulluar, Memelli dhe Sukaj, e kane ndjkeur ndeshjne nga tribuna.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #142

    Post Kombėtarja njollos "Loro Boriēin"

    Kuqezinjtė e Oto Bariēit largohen si "pula tė lagura" nė pėrfundim tė disfatės me Maqedoninė.


    Shtegtimi i kombėtares sė Shqipėrisė nė drejtim tė fatit nė stadiumin "Loro Boriēi" ka dėshtuar me turp. Dje, kuqezinjtė e trajnerit Oto Bariē kanė humbur nė njė mėnyrė shembullore ndaj njė skuadre pa shumė pretendime, si ajo e Maqedonisė. Prognoza e kėtij takimi ishte shumė optimiste, madje trajneri nė moshė tė thyer i kombėtares sonė, Bariē, e paralajmėronte nxėnėsin e tij, Sreēko Katanec, se do ta mundte me njė rezultat tė pastėr 2-0. Por do tė ishte fusha e stadiumit "Loro Boriēi" ajo qė do ta pėrmbyste fallin e kroatit 74-vjeēar, pasi maqedonasit fituan mjaftueshėm 1-0. Trajneri kuqezi kishte shpallur me tė madhe aksiomėn e tij pėr njė rinovim tė ekipit kombėtar dhe nė kėtė ndeshje pritej qė tė fillonte revolucioni i ekipit. Nė funksion tė kėsaj fushate stafi i kombėtares organizoi nė Turqi nga 20-29 janar njė grumbullim, nga i cili mund tė merrnim emrat e parė pėr rinovimin e kėsaj skuadre.
    Ndeshja e djeshme midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė tregoi fytyrėn e vėrtetė tė kėsaj fushate qė ka nisur trajneri Oto Bariē, nismė e cila shkon paralelisht me fushatėn zgjedhore qė po zhvillohet nė mbarė vendin tonė. Pra, premtimet e kroatit 74-vjeēar nuk kanė asnjė dallim nga ato tė politikanėve qė hedhin deklarata bombastike vetėm e vetėm pėr t'u bėrė interesantė nė publik. Natyrshėm lind pyetja nėse i vlejti ndeshja e djeshme e kombėtares sonė tė ardhmes dhe planit tė revolucionarizimit tė ekipit. Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje mund ta japė ēdo shqiptar qė ka pasur dje mundėsi pėr ta parė poshtėrimin e kombėtares sė tij. Karakteri dhe misioni i ndeshjeve miqėsore nuk ėshtė arritja medoemos e rezultatit, por pėrshtatja dhe eksperimentimi i skemave dhe lojtarėve tė rinj. Ndėrsa dje trajneri i kuqezinjve ka dėshtuar totalisht nė ēdo aspekt. Niveli i kombėtares sonė i shkonte pėr shtat kohės sė ftohtė qė mbizotėronte nė stadiumin "Loro Boriēi". Tė gjithė dashamirėsit e ekipit kombėtar prisnin qė nga takimi me Maqedoninė tė gjenin krenarinė kombėtare dhe jo tė nėpėrkėmbeshin nė atė farė mėnyre. Pra dje, eksperimenti i vetėm qė pamė nė fushė ishte se si mund tė dėshtosh nė mėnyrė tė organizuar. Nė pjesėn e parė tė takimit kombėtarja jonė pothuajse nuk ekzistonte. Kuqezinjtė e repartit tė mesfushės nuk ishin tė zot qė tė ndėrtonin njė aksion tė thjeshtė nė drejtim tė portės mike. Mbrojtja edhe nė kėtė takim vazhdoi rrugėn e saj drejt regresit, pasi portieri Arian Beqaj ishte nė mėshirė tė fatit, sepse pėr ato qė kishte pėrpara ėshtė mė mirė tė thuhet se ishte vetėm. Sulmuesit kuqezi nuk u panė nė asnjė moment, pasi u mungonte edhe mbėshtetja nga mesfushorėt. Humbja e djeshme u paralajmėrua qė nga njėmbėdhjetėshi qė nisi takimin, pasi aty nuk nuk shikohej ndonjė rinovim, madje mosha e kombėtares sonė i ngjason ekipit tė Milanit, i cili rreshton nė vijėn mbrojtėse katėr lojtarė qė kapin 147 vite. Pra, megjithėse trajneri Oto Bariē kishte shpallur nismėn e rinovimit, pėrsėri edhe nė njė ndeshje miqėsore nuk mundi tė shkėputej nga "kockat e vjetra". Pjesa e dytė ishte diēka mė pozitive pėr ekipin tonė, por pėrsėri skuadra nuk e gjeti rrugėn e finalizimit. Ndryshimet qė ndodhėn nė repartin e mesfushės dhe tė sulmit sikur i dhanė njė dinamikė lojės, por gjithēka ngeli nė kuadrin e individualitetit, pasi harmonizimi midis reparteve dhe lojtarėve pothuajse ishte i padukshėm. Megjithėse prej kohėsh nė vijėn mbrojtėse kombėtarja jonė ėshtė ku thėrret kiameti, pasi edhe dje nė rastin e golit mbrojtėsit morėn rolin e vėzhguesit, pėrsėri nuk shikojmė ndonjė alternativė shpresėdhėnėse. Me sa duket, kroati ėshtė dorėzuar nė kėtė sektor, pasi nuk ka alternativa, pasi edhe dje reparti mbrojtės mbeti i pazėvendėsueshėm pėr plot 90 minuta. Humbja e djeshme me Maqedoninė ėshtė njė kambanė e madhe alarmi nė veshėt e trajnerit Oto Bariē, por me moshėn qė ka nuk mund ta shqetėsojnė, pasi po nuk e shkunde nuk merr vesh. Ndaj Maqedonisė pritej qė tė shikoheshin hapat e parė tė rinovimit, por kjo nuk ndodhi, ndėrsa situata u pėrkeqėsua mė tepėr, pasi ndeshja me Slloveninė ėshtė nė derė dhe me punėn qė po kryhet kemi pak shanse qė mė 24 mars Shqipėria tė paraqesė njė imazh tjetėr nga ai i "Loro Boriēit". Me ardhjen e Oto Bariēit nė krye tė kombėtares sonė u tha qė kroati ėshtė zgjedhja e duhur pėr tė ngritur njė pėrfaqėsuese dinjitoze. Por realiteti dhe rendimenti i punės sė Bariēit ėshtė shumė i ulėt, pasi nė pesė takime kroati ka arritur tė marrė 1 fitore (me San-Marinon), 1 barazim dhe 3 humbje. Pra, starti i kroatit ėshtė shumė i ulėt dhe, me sa duket, shpenzimet po shkojnė dėm, sepse aktuali nuk mund tė kapė as paraardhėsin, jo mė ta pėrmirėsojė. Me humbjen e djeshme, kombėtarja e pėrbalti edhe stadiumin "Loro Boriēi", i cili duhet tė mbesė nostalgjik i asaj fitoreje tė largėt 3-1 me Rusinė. Nga pėrballja me Maqedoninė, e vetmja shenjė pozitive nga ekipi ynė ishte paraqitja e portierit Arian Beqja si dhe guximi i tė riut Jetmir Hyka, i cili pėr aq minuta qė luajti u mundua tė japė diēka. Nga takimi i djeshėm midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė ėshtė lėshuar sinjali "SOS" pėr tė shpėtuar "anijen" kuqezi.
    What Goes Around, Comes Around

  3. #143

    Post Maqedonia shkakton "tėrmet" nė FSHF

    Paraqitja e dobėt e kombėtares shqiptare ndaj Maqedonisė vė nė lėvizje trajnerin Oto Bariē pėr ndryshime nė ekip.


    Miqėsorja e dy ditėve mė parė nė "Loro Boriēi" midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė la njė shije tė hidhur te tė gjithė tifozėt kuqezinj, tė cilėt prisnin njė paraqitje ndryshe tė kombėtares shqiptare. Pavarėsisht humbjes minimale, ajo qė zhgėnjeu mė shumė opinionin sportiv ishte loja e dobėt qė paraqiti kombėtarja nė atė ndeshje. Tė tri repartet ishin larg njėri-tjetrit dhe pothuajse nuk funksionuan fare. Eshtė folur shpesh herė nga stafi teknik i kuqezinjve pėr njė rinovim tė kombėtares, por edhe nė kėtė takim, pėrveē aktivizimit pėr herė tė parė tė tė riut Hyka, nuk kishte asgjė tė re. 19-vjeēari Hyka, edhe pse luajti pak minuta, e justifikoi me paraqitjen qė bėri nė fushėn e lojės. Pėrveē Hykės, tė grumbulluar pėr miqėsoren me Maqedoninė ishin edhe tre emra qė thirreshin pėr herė tė parė, si Migen Memelli, Xhevahir Sukaj dhe Kristi Vangjeli (ky i fundit e kishte tė pamundur tė aktivizohej pėr shkak tė njė dėmtimi). Gjithsesi, ajo qė nuk u kuptua, madje dhe nuk u shpjegua saktė nga Bariēi nė konferencėn pėr shtyp pas ndeshjes, ishte qėndrimi nė tribunė i Memellit, pėr tė cilin vetė Bariēi ka folur me superlativa dhe priste qė ta shikonte nė kėtė takim. Nė formacionin bazė kemi pasur disa lėvizje tė dyshimta, ku edhe pse njė ditė pėrpara takimit, kroati i kombėtares e pėrfshinte sulmuesin Besart Berisha nė formacion, pak ēaste pėrpara takimit ai lihet nė stol, ndėrkohė qė vendin e tij e zė Debatik Curri. Ky i fundit nuk luan pėr shkak kartonėsh nė takimin me Slloveninė dhe normalisht nuk do tė ishte keq tė guxohej qė nga fillimi, pėr tė fituar ndoshta njė lojtar tė ri. Lėvizjet e Bariēit nuk u kuptuan kurrė, sepse tė gjithė prisnin tė shikonin nė fushė emra tė rinj, por nė tapetin e "Loro Boriēit" doli e njėjta kombėtare, ku pjesa mė e madhe e atyre qė u aktivizuan janė nė perėndim tė karrierės. Me tė drejtė lind pyetja: pėr ēfarė i shėrbeu trajnerit kjo miqėsore? Gjithsesi, e vėrteta ėshtė qė si trajnerin Bariē ashtu dhe FSHF-nė i ka alarmuar paraqitja e lojtarėve me Maqedoninė. Duke pasur parasysh qė takimi eliminator me Slloveninė ėshtė shumė afėr, tanimė nuk ka kohė pėr t'u menduar. Sipas informacioneve, nė takimin me Maqedoninė stafin teknik tė kombėtares e ka zhgėnjyer mė shumė reparti i mbrojtjes. Tashmė, kur gjithēka ėshtė parė mirė, duket se Bariēit i ėshtė mbushur mendja pėr tė guxuar dhe tė sjellė nė kombėtare lojtarė tė rinj, tė cilėt mund tė plotėsojnė lojėn e ēalė tė kombėtares nė mbrojtje. Edhe pse janė pėrfolur shumė emra, duke parė gjendjen e momentit, Oto Bariē u ka bėrė kėrkesėn e parė drejtuesve tė FSHF-sė. Bėhet fjalė pėr tė pajisur me pasaportė shqiptare mbrojtėsin kosovar qė aktivizohet nė Gjermani me ekipin U-23 tė Borusia M'gladbah, Blerim Rustemaj. Ky i fundit ėshtė nė plan tė parė pėr t'u pajisur me pasaportė nga emrat kosovarė qė pėrfliten, ndėrkohė qė tė tjerėt do tė jenė nėn vėzhgim gjatė kėsaj kohe, ku gjithnjė bėhet fjalė pėr lojtarė tė repartit mbrojtės. Njė lojtar qė pritet tė shikohet me interes tė madh ėshtė edhe mbrojtėsi shqiptar qė aktivizohet nė Greqi me Arisin, Kristi Vangjeli. Burime tė sigurta bėjnė tė ditur se kroati i kombėtares ka folur vetė me mbrojtėsin Vangjeli dhe do tė ndjekė gjatė kėsaj kohe ecurinė e lojtarit nė takimet e kampionatit grek. Gjithsesi, gjithēka qė flitet tregon se paraqitja e kombėtares i ka vėnė nė alarm tė gjithė. Trajneri i moshuar i kombėtares shqiptare ka qenė shumė kontradiktor kohėt e fundit, madje zgjedhjet qė ka bėrė kanė qenė tė dyshimta. Alarmi tashmė ėshtė dhėnė dhe normalisht na ngelet tė presim se ēfarė do tė ndryshohet nė kėtė kombėtare, sepse deri tani mė shumė ėshtė bėrė sikur ka ndryshuar, se nė tė vėrtetė gjithēka ka ngelur nė vend.
    What Goes Around, Comes Around

  4. #144

    Post FSHF shqetėsohet pėr parullat nacionaliste

    Nė takimin miqėsor Shqipėri-Maqedoni u vunė re disa banderola rreth stadiumit, nė tė cilat mbizotėronin disa mbishkrime nacionaliste. Nuk mjaftuan vetėm banderolat, por gjatė pjesė sė dytė tė takimit tifozėt hodhėn disa fishekzjarre nė fushė. Kėto ngjarje janė tė dėnueshme nga UEFA dhe kombėtarja shqiptare ėshtė gjobitur disa herė pėr hedhjen e fishekzjarreve nė fushė dhe tė sendeve tė tjera. Me Maqedoninė ishte miqėsore dhe, pėr fat tė mirė, nuk gjobitet FSHF-ja, por duke pasur parasysh qė nė prag ėshtė takimi eliminator me Slloveninė, FSHF-ja ėshtė e shqetėsuar nga kėto ngjarje, pasi nė rast pėrsėritjeje tė kėtyre episodeve, ndėshkimi nga UEFA mund tė jetė drastik. Sipas zėdhėnėsit tė FSHF-sė, Lysien Nurishmi, intitucioni mė i lartė i futbollit shqiptar u bėn thirrje tifozėve shqiptarė qė tė jenė tė pėrmbajtur dhe tė mos kryejnė gjeste tė tilla, qė nuk u kanė hije tifozėve tė zjarrtė kuqezinj.
    What Goes Around, Comes Around

  5. #145
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Trajneri i njohur ėshtė shprehur kundėr ndarjes sė kombėtares shqiptare


    Speciale nga Bekri Ajdini

    Shkup, 9 shkurt - Trajneri kosovar i Milanos sė Kumanovės, Bylbyl Sokoli ka shprehur qartė qėndrimin e tij rreth ēėshtjeve qė kanė filluar tė diskutohen pėr futbollin shqiptar. Ai i ka thėnė se ėshtė pėr njė kombėtare tė futbollit dhe pėr njė Ligė tė futbollit shqiptar.
    “Unė jam pėr njė kombėtare tė fortė tė futbollit ku do tė gjejnė veten tė gjithė shqiptarėt gjithandej ku ndodhen. Me kėtė kombėtare futbolli duhet tė krenohen tė gjithė shqiptarėt”, tha fillimisht Sokoli.
    Ai ka vazhduar tė sqarojė edhe mundėsinė e formimit tė kombėtares sė futbollit tė Kosovės, qė mundė tė pranohet nė FIFA dhe UEFA pas pavarėsisė.
    “Shikoni duhet tė kemi njė kombėtare, por nuk do tė thotė se nuk mundė tė ekzistojnė edhe dy pėrfaqėsuese, pra njė e Shqipėrisė dhe njė e Kosovės. Megjithatė skuadra e kombėtares shqiptare tė futbollit duhet tė jetė njė, ku do tė bėjnė pjesė lojtarėt mė cilėsorė”, sqaron Sokoli.
    Sipas trajnerit kosovar duhet tė ekzistojė vetėm njė Superligė, nė tė cilėn do tė marrin pjesė 16 skuadra duke pėrfshirė kėtu edhe ato nga Shqipėria, por edhe ato nga Kosova.
    “Ne duhet tė ngremė cilėsinė e futbollit. Kėtė mundė ta bėjmė vetėm duke pasur njė Superligė, e cila do tė ketė 16 skuadra. Nė kėtė ligė do tė duhej tė marrin pjesė skuadra nga Kosova dhe Shqipėria. Ju garantoj se nėse arrihet kjo, atėherė futbolli shqiptar do tė jetė nė njė nivel mjaft tė lartė. Kemi talente, kemi futbollistė cilėsor, por na duhet njė kampionat dhe njė Ligė ku rivaliteti do tė jetė mė i madh”, tha ai.
    Sokoli ka mohuar se kjo ide mundė tė ketė pasoje negative dhe nuk do tė mbėshtetej nga UEFA dhe FIFA.
    “Nuk mundė tė ketė asnjė pasojė negative. Pse ėshtė formuar Liga e Kampionėve nė Evropė, pikėrisht pėr tė ngritur cilėsinė e futbollit. Edhe ne kėtė duhet ta bėjmė vetėm pėr kėtė qėllim. Atėherė do tė mbushen stadiumet me shikues, lojtarėt do tė angazhohen mė shumė dhe interesimi pėr futbollin do tė jetė mė i madh”, shtoi Sokoli.
    Gjithashtu vetė Bylbyl Sokoli ėshtė shprehur qartė edhe pėr mundėsisė e largimit tė futbollistėve me prejardhje nga Kosova nga kombėtarja shqiptare.
    “Futbollistėt kosovar qė aktualisht janė pjesė e kombėtares shqiptare, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė largohen nga kjo skuadėr. Pikėrisht duhet tė ftohen edhe ata futbollistė tė tjerė shqiptar tė cilėt nuk kanė veshur fanellėn ‘kuq e zi’”, pėrfundoi Sokoli.

  6. #146

    Post Dhales: Pėr Slloveninė, stadiumi falas

    Drejtori i "Qemal Stafės", Perikli Dhales, ėshtė gati ta vėrė stadiumin edhe falas nė dispozicion tė kombėtares.


    "Kombėtarja tė kthehet nė shtėpinė e saj, aty ku e meriton tė luajė, ku i krijohen tė gjitha kushtet pėr tė zhvilluar njė ndeshje normale, sipas parametrave qė kėrkon edhe UEFA." Ky ka qenė thelbi i deklarimit tė djeshėm tė drejtorit tė stadiumit tė vetėm ndėrkombėtar shqiptar "Qemal Stafa", Perikli Dhales, i cili ka pohuar ekskluzivisht pėr "Sportin shqiptar" se nuk bėhet kurrsesi pengesė qė ndeshja me Slloveninė tė degdiset nė stadiume tė tjera, kushtet e tė cilave lėnė pėr tė dėshiruar. Ai mbėshtet deklarimin e trajnerit Oto Bariē, pas miqėsores me Maqedoninė nė Shkodėr, sipas tė cilit terreni ishte i vėshtirė dhe e pengoi kombėtaren nė lojėn dhe objektivin e saj, ndėrkohė qė ėshtė i gatshėm t'u ofrojė kuqezinjve tapetin e blertė tė impiantit sportiv qė drejton. Njė kėrkesė tė tillė pranė tij e kanė paraqitur edhe drejtuesit e federatės sllovene, kur inspektuan stadiumin e Shkodrės dhe "Qemal Stafėn" para pak kohėsh. Dhales thotė se ka dėgjuar shumė argumenta zyrtarė tė FSHF-sė, se pėrse ndeshja me Slloveninė nuk mund t'u luajtka nė "Qemal Stafa", por nuk e pranon kurrsesi se ai ėshtė shkaktari. Madje, pėr tė vėrtetuar tė kundėrtėn e atyre qė janė thėnė pėr mosmarrėveshje financiare mes drejtorisė sė stadiumit ndėrkombėtar shqiptar dhe qeverisė sė futbollit, Dhales propozon qė ēmimet e biletave tė ndeshjes nė fjalė tė jenė simbolike, ose hyrja tė jetė falas, nė mėnyrė qė pėrkrahja e tifozėve tė zjarrtė kuqezinj tė mos i mungojė kombėtares. Pėr kėtė, qė nė fillim tė fjalės sė tij, drejtori Dhales nėnvizon: "Si fillim dua tė hedh poshtė ēfarėdolloj aludimi tė ndonjė zyrtari tė futbollit nė qendėr, se unė qenkam bėrė pengesė pėr zhvillimin e ndeshjes sė 24 marsit, mes Shqipėrisė dhe Sllovenisė, nė stadiumin "Qemal Stafa", qė unė drejtoj. Tė gjithė e dinė se unė jam njeri i sportit, kėshtu qė e di mirė se ēdo tė thotė kombėtare, pasi kam qenė vetė pjesė e saj. Kombėtarja u pėrket tė gjithė shqiptarėve, kėsisoji nuk mund tė merret "peng" nga asnjė institucion, as nga drejtoria e stadiumit "Qemal Stafa", as nga federata e futbollit. Pra, tė gjithė sė bashku duhet t'i krijojmė asaj kushtet maksimale qė tė arrijė sa mė shumė rezultate pozitive. Po kėshtu, duhet tė pėrpiqemi t'u krijojmė mundėsi edhe tifozėve kuqezinj, qė vijnė edhe nga larg, qė ta pėrkrahin kombėtaren e tyre. Si pjesė e shoqėrisė shqiptare, e di fare mirė se sa janė mundėsitė e atyre tifozėve qė e duan me shpirt kombėtaren, qė tė blejnė njė biletė pėr tė parė kuqezinjtė nė stadium. Kėsisoji, jo pėr sfidė tė askujt, por pėr t'u dhėnė mundėsinė tė gjithėve, qė tė blejnė njė biletė pėr kėtė ndeshje dhe ta mbushin plot e pėrplot stadiumin ndaj Sllovenisė, si drejtor i ndėrkombėtarit tė vetėm nė Shqipėri, "Qemal Stafa", propozoj ēmime simbolike tė biletave pėr kėtė ndeshje. Madje, nė pozicionin qė kam, e deklaroj publikisht se jam i gatshėm ta vė nė dispozicion stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" pėr kombėtaren edhe falas, qė hyrja e tifozėve tė jetė e lirė pėr kėtė ndeshje, e cila konsiderohet deēizive pėr kuqezinjtė. Nėse merret mendimi im, dua t'u them drejtuesve tė FSHF-sė qė ta materializojnė kėtė propozim, nė tė mirė tė kombėtares, por edhe nė tė mirė tė tifozėve kuqezinj, shumica e tė cilėve nuk kanė mundėsi tė blejnė bileta, qė variojnė nga 10 euro deri nė 50 euro, siē ka ndodhur deri tani, pa llogaritur kėtu rritjen e ēmimit tė tyre nė tregun e zi. E them me bindje se ky propozim i imi, nė rolin e drejtorit tė stadiumit kombėtar "Qemal Stafa", do tė gjejė edhe mirėkuptimin dhe miratimin e ministrive pėrkatėse, nga varemi si institucion. Me njė fjalė, dua t'u them zyrtarėve tė federatės sė futbollit se Perikli Dhalesi nuk bėhet pengesė qė kombėtarja tė "migrojė" nė stadiume tė tjera tė vendit, qė nuk plotėsojnė kushtet pėr njė ndeshje tė kėsaj rėndėsie. Tani u mbetet atyre pėr tė treguar se sa tė ndjeshėm janė ndaj propozimit tim, qė nė fakt pėrmbush edhe dėshirėn e mijėra tifozėve kuqezinj, tė atyre qė e duan me gjithė shpirt kombėtaren, por qė nuk kanė mudėsi ekonomike tė blejnė njė biletė dhe tė vijnė nė stadium. Ideja dhe dėshira ime ėshtė qė ndeshjen me Slloveninė tė kenė mundėsi ta shikojnė jo vetėm ata qė kanė para, por edhe njė qytetar qė merr pėrkrahje sociale, edhe njė pensionist, edhe njė student, edhe njė gjimnazist shkolle." Pra, ky propozim i drejtorit Perikli Dhales duket se do tė hapė njė dritė jeshile pėr zhvillimin e ndeshjes Shqipėri-Slloveni nė "Qemal Stafa". Deri tani, vendi i zhvillimit tė kėsaj ndeshjeje konsiderohet stadiumi "Loro Boriēi" i Shkodrės, pėr tė cilin ėshtė njoftuar edhe UEFA.
    What Goes Around, Comes Around

  7. #147

    Post Katanec: Shqipėria mund ta mposhtė Slloveninė

    Trajneri Sreēko Katanec flet pėr Slloveninė e vitit 1999 dhe atė tė 24 marsit, qė do tė luajė me kuqezinjtė.


    Trajneri i kombėtares sė Maqedonisė, Sreēko Katanec, nga Sllovenia, mė 1999, me pėrfaqėsuesen e vendlindjes sė tij i ka mposhtur me rezultat identik, si tė mėrkurėn ė shkuar nė Shkodėr, shqiptarėt (1-0). Nė njė bisedė ekskluzive pėr "Sporti shqiptar", ai ka folur pėr kombėtaren aktuale tė Sllovenisė dhe pėr kuqezinjtė, para pėrballjes sė 24 marsit. "Nuk di nėse mund tė bėj njė krahasim pėr kombėtaren shqiptare tė vitit 1999, kur luaja vetė kundėr saj dhe asaj aktuale. Nė miqėsoren ndaj Maqedonisė, qė unė drejtoj aktualisht, shqiptarėt nė pjesėn e dytė kanė
    luajtur shumė mė mirė, ndoshta edhe pse ne u krijuam mundėsi me disa zėvendėsime. Ndoshta ishin edhe zėvendėsimet e profesorit Bariē tė qėlluara. Kombėtarja shqiptare ka arritur disa rezultate tė mira pas vitit 1999, si fitorja me Greqinė apo edhe ajo ndaj Rusisė," - thotė Katanec.
    Ai beson se loja e kuqezinjve, e zhvilluar nė pjesėn e dytė ndaj Maqedonisė mund t'u sjellė tri pikė atyre nė pėrballje me tė gjelbrit e Sllovenisė. "Mendoj se, me lojėn e treguar nė pjesėlojėn e dytė ndaj Maqedonisė, Shqipėria mund ta mposhtė Slloveninė," - nėnvizon mė tej trajneri slloven. Gjithsesi, ai e pranon se nuk ėshtė shumė nė brendėsi tė problematikės se kombėtares sė vendit tė tij, Sllovenisė. "Nuk e pėrcjell edhe aq shumė pėrfaqėsuesen e vendit tim, por di tė them se ka pasur disa probleme. E kanė ndėrruar sė fundi edhe trajnerin, prandaj edhe nuk kam ndonjė pasqyrė mė tė theksuar tė tyre, ndonėse jetoj aty. Por, e sigurt ėshtė se kombėtarja aktuale sllovene nuk ėshtė as pėr sė afėrmi nė kualitete me atė qė ka luajtur nė Shqipėri mė 1999 apo qė ėshtė kualifikuar nė Botėror mė 2002," - shtoi Katanec.
    Ndėrkohė dihet qė Sllovenia, mė 7 shkurt e ka mposhtur si mikpritėse Estoninė nė njė miqėsore me rezultatin minimal 1-0, duke paralajmėruar edhe kuqezinjtė pėr sfidėn e 24 marsit nė Tiranė. Shorti i hedhur dje pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2009 tė U-21 e vendos kombėtaren Shpresa nė grupin-1
    What Goes Around, Comes Around

  8. #148

    Post Rustemaj, gati dokumentet pėr nė MTKRS

    Procedurat pėr tė pajisur me pasaportė shqiptare mbrojtėsin kosovar Blerim Rustemaj janė bėrė gati nė njė kohė rekord nga ana e sektorit tė ekipeve kombėtare nė FSHF. Sipas shefit tė kėtij sektori, Besnik Ēela, i gjithė dokumentacioni i futbollistit ėshtė bėrė gati dhe tani pritet qė tė dorėzohet nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. "Ēdo gjė ėshtė gati pėr sa i pėrket dokumentacionit tė futbollistit kosovar, Blerim Rustemaj. Sektori i ekipeve kombėtare gjatė kėtyre ditėve do t'ia dorėzojė dokumentacionin MTKRS-sė. Mė pas, kjo e fundit do t'ia propozojė Presidentit tė Republikės pėr ta dekretuar. Shpresojmė qė njė gjė e tillė tė ndodhė sa mė shpejt dhe futbollisti tė pajiset me pasaportė shqiptare,"- deklaroi pėr "Sportin shqiptar" shefi i sektorit tė ekipeve kombėtare nė FSHF, Besnik Ēela. Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare, Oto Bariē, i ka kėrkuar FSHF-sė qė t'i pėrshpejtonte procedurat pėr qendėrmbrojtėsin 23-vjeēar Rustemaj, sepse kėrkon ta ketė tė gatshėm qendėrmbrojtėsin qė nė takimin eliminator me Slloveninė. Pėr futbollistin tjetėr kosovar, Labinot Haliti, i cili aktivizohet nė Australi me Njukasėll Xhetsin, ende nuk kanė filluar procedurat pėr pajisjen e tij me pasaportė shqiptare. Bariēi ia ka bėrė tė qartė lojtarit, qė duhet tė aktivizohet nė Europė nė qoftė se dėshiron tė aktivizohet me kombėtaren shqiptare.
    What Goes Around, Comes Around

  9. #149

    Post Bushati: Misioni i Shpresės, kombėtarja

    Trajneri i ekipit Shpresa pohon se takimet eliminatore do tė jenė njė test i veēantė pėr lojtarėt.


    Tė martėn, nė Stokholm tė Suedisė, u hodh shorti i eliminatoreve tė Kampionatit Europian 2009 pėr pėrfaqėsueset U-21. Ekipi ynė Shpresa u vendos nė grupin 1, me Italinė, Greqinė, Kroacinė, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Ky ėshtė njė nga grupet mė tė forta, ku tri skuadrat e para janė edhe pretendentet kryesore pėr t'u kualifikuar nė Europianin e 2009-ės. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", trajneri i kombėtares Shpresa Artan Bushati (ishte pjesmarrės nė short) shprehet se objektivi kryesor i kėtyre eliminatoreve ėshtė formimi i njė grupi tė mirė futbollistėsh, tė cilėt t'i shėrbejnė nė tė ardhmen edhe ekipit kombėtar A. "Shorti na ka vėnė pėrballė skuadrave mjaft tė forta, tė cilat shquhen pėr nxjerrjen e mjaft talenteve tė kėsaj moshe. Gjithsesi, edhe ne kemi pretendimet tona pėr kėto eliminatore. Natyrisht, nuk mund tė them qė kėrkojmė kualifikimin, por nuk duhet tė harrojmė qė misioni ynė ėshtė pėrzgjedhja e njė grupi tė mirė futbollistėsh, tė cilėt t'i shėrbejnė mė vonė edhe kombėtares A. Do tė jetė njė test i veēantė pėr tė gjithė lojtarėt qė do tė grumbullohen, sepse do tė pėrballen me skuadra mjaft tė mira, si Italia, Kroacia etj., pa nėnvleftėsuar kėtu Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Do tė jetė njė eksperiencė e bukur pėr ta, duke pasur parasysh qė do tė luhen gjithsej 10 takime, vajtje-ardhje. Lojtarėt do tė kenė mundėsi tė tregojnė vlerat e tyre tė vėrteta nė kėto takime. Do tė punojmė shumė nė mėnyrė qė tė jemi sa mė tė pėrgatitur nė takimet e para, tė cilat do tė luhen nė fillim tė muajit qershor. Kryesorja pėr mua si trajner ėshtė tė paraqitemi mirė dhe nė funksion tė paraqitjes sė mirė, shpresoj tė arrijmė edhe rezultate pozitive, pasi oreksi vjen duke ngrėnė. Grupi ku bėjmė pjesė ėshtė mjaft i fortė dhe, tė them tė drejtėn, njohje kam vetėm pėr skuadrėn greke, me tė cilėn u pėrballėm nė muajin shkurt. Pėr kombėtaret e tjera nuk kam njohje, sepse edhe ato janė nė periudhė seleksionimi, pasi brezi i datėlindjes '84-'85 nuk aktivizohet mė me kombėtaren U-21,"- deklaroi pėr "Sportin shqiptar" trajneri i kombėtares Shpresa, Artan Bushati.
    What Goes Around, Comes Around

  10. #150
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    ketij baricit ishalla i kane prenotuar ndonje cope toke 2x1 metra ne sharre ose ne tufine

    sma do mendja se e ze gjalle viti i ri...
    proud 2 be me, the eagle's son

Faqja 15 prej 22 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •