Close
Faqja 9 prej 22 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 214
  1. #81
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Personalisht me pelqeu shume Debatik Curri, hera e pare qe e shikoj si futbollist dhe ishte shume i sakte dhe energjik gjate gjithe ndeshjes.
    Mendoj se ai duhet shfrytezuar ne repartin e mesfushes duke e zevendesuar plehren Haxhi.
    Ndersa per Dallkun, nuk eshte mbrojtes i keq vetem se ben gabime qesharake.
    Mendoj se ai duhet te jete mbrojtes i lire, i pershtatet me mire ky pozicion.
    Porta vazhdon te jete problem kryesor per kombetaren. Beqaj eshte i pasigurte ndersa Lika pa pervoje.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  2. #82
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga goldian
    une dola si fitues i parashikimit.
    vellezer me keto futbollista skemi as me te voglin shans per ndonje mrekulli.
    une jam i mendimit se reforma duhet filluar qe neser ku te gjithe futbollistet mbi 28 vjec duhen larguar dhe te afrohen djem te ri.ne nuk kemi me pretendime pas kesaj humbje keshtu skemi chumbasim me.djem te ri nen 25 vjec te vazhdojne eleminatoret qe te pakten ne elaminatoret e boterorit 2010 te kemi nje skuader te forte.as bogdan as skela tare e lala e haxhi e murati etj sduhen me ne skuader.
    ky eshte mendimi im.

    Ndaj mendimin tend. Thjesht, nuk mundemi me mire.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #83
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Salihi shenon 5 gola dhe Berisha 1 ne fitoren 8-0 te Kombetares tone kundra nje skuadre amatore ne Hollande.
    Baric u shpreh shume i kenaqur me formen e supertalentit te Superliges Shqiptare Hamdi Salihin qe une kam 1 vit e gjysem qe bej thirrje ta fusin ne Kombetare.
    Mesa duket, dyshja Berisha-Salihi do jene e ardhmja e sulmit per 5 vitet e ardhshme nqs japin potencialin e tyre ne fushe ne evenimente nderkombetare.
    Ka ardhur koha te largohet sfungjeri me emrin Igli Tare nga Kombetarja dhe duhen bere ca rinovime me mbrojtjen gjithashtu.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Nje nga problemet e kombetares sone eshte perkrahja nga tifozeria dhe shtypi shqiptar.
    Pershendetje dodoni,

    Me thuaj ti, nese do ishe gazetar. Si do e mbeshtesje ekipin kombetar nese trajneri do te dilte me deklarate qe thoshin se nuk e ben ai formacionin, se ka nderhyrje nga federata dhe njerez te tjere te jashtem per caktimin e lojtareve, si do e mbeshtesje ti nese do shikoje se mosha mesatare e ekipit eshte mbi 29 vjec, si do e mbeshtesje ti duke pare se ekipet zinxhir jane pothuajse inegzistente, pra e ardhmja e kombetares eshte e pasigurte, si do e mbeshtesje ti? Kritika i ben shume mire kombetares, nese nuk do kete kritike e oponence tani mosha mesatare e kombetares do te ishte 40.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Frodo ka 2 vjet qe flet per Salihin, jam deshmitar!

    Megjithate Brigeli nuk e fuste pasi nuk donte ta digjte. Ishte akoma shume i vogel. Futbollistet si puna e tij duhen marre kur te jene plotesisht gati, dhe per mua tani per tani Salihi eshte sulmuesi me i mire i kombetares. Ka gjendje te shkelqyeshme fizike, konfidence, nuhatje ne porte, moral te larte dhe pjekuri per te ndenjur rrezikshem ndaj portes per 90 minuta.

    Shpresojme qe te mund te luaje ne dyshe me Taren ose Bogdanin qe nga fillimi i ndeshjes (edhe pse besoj se Baric do niset me Tare-Bogdani).

    Ne fakt Holanda mund te zihet kollaj ne befasi nese luhet zgjuar taktikisht.

    Holanda luan gjithmone me 3-4-3, ku njeri nga mbrojtesit ngjitet gjithmone nga krahu. Si rezultat mesfushori qe nis lojen pasi merr topin nga mbrojtja ka gjithmone 6-7 lojtare para vetes. Loja qe bejne holandezet eshte e shpejte dhe mundohen te shfrytezojne gjithe hapesiren e fushes.

    Nga krahet jane shume te forte dhe do jete e rendesishme qe mbrojtesit tane te kraheve te jene ne forme te shkelqyer, pasi do varet nga dyluftimet e atjeshme nese drejt zones sone te rreptesise do bie nje bresheri me krose, apo holandezet do neutralizohen.

    Une do nisesha me idene e nje sulmuesi te vetem ne pjesen e pare. Do fusja vetem Bogdanin dhe Salihin do e rreshtoja ne mesfushe, pra do e lija sulmues te fshehur. Shqiperia pra do fillonte me 4-5-1 per te qene nje lojtar me teper ne mesfushe dhe per te marre iniciativen.

    Nese lojtaret holandeze nuk do kene zoterimin e topit sic jane mesuar do filloje per ta nje vuajtje e lehte. Ketu mund te hyje edhe teknika jo edhe aq e keqe e mesfushoreve tane Skela dhe Lala. Nese arrijme te perfundojme pjesen e pare pa marre gol eshte bere gjysma e detyres.

    Nderkaq Bogdani mund te jete shtylla e Salihit (pra t'i ule topat e ky i fundit te mund te rrezikoje porten me kundersulmet tona). Rrezik bejme edhe gol!

    Nese do mund te bejme gol e te rrime solid ne mbrojtje mund te fitohet ndeshja. S'e besoj se do ndodhe po deri te merkuren mund te enderrojme...

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Baric ska per ta futur Salihin me Holanden nga minuta e pare. Ndoshta si zevendesim me vone por edhe kjo me nje dyshim shume te madh. Nga fillimi do te nisin padyshim Tare - Bogdani. Me pas Baric do te nderroje nje nga mesfushoret qe smund ti japin me ndeshjes dhe nje sulmues per te futur ne loje Besart Berishen. Aty rreth minutes 80 ndoshta futet Salihi, gjithmone nese ne vend te tij nuk futet Kastrati. Gjithcka varet dhe nga rezultati.

  7. #87
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga E.T.
    Baric ska per ta futur Salihin me Holanden nga minuta e pare. Ndoshta si zevendesim me vone por edhe kjo me nje dyshim shume te madh. Nga fillimi do te nisin padyshim Tare - Bogdani.
    Tare-Bogdani eshte taktike shume e gabur. Tek kombetarja nuk ka nje lojtar sakllam qe te fuse krosa ne zone. Sa here qe marrim korne me kaplon njefare trishtimi pasi e di qe krosi do bjera tek mbrojtesi i pare.

    Nuk kam pare ekip ne bote te lauje me dy shtylla. Duhet te luajne nje pjese njeri nje pjese tjetri dhe sulmuesi tjeter duhet shtatshkurter. Keshtu do kete edhe njefare konkurrence mes njeri-tjetrit per titullar ne ekip.
    Sa here qe luan Tare e pergezojne te gjithe per ndihmen qe i jeo mbrojtjes po me sa di une detyra kryesore e nje sulmuesi eshte te shenoje gola e jo te spastroje topa nga zone e vet.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Kastrati ka keputur ligamentet e gjurit dhe per 6 muaj s'shkeh top me sy.

    Vetem Leeds-in kam pare une te luaje me dy shtylla (Smith dhe Viduka). Plus Milanin (Gullit+Van Basten). Ndoshta edhe Juven me Vialli Ravanelli.

    Viduka dhe Smith benin pressing gjithe kohen. Idem per Juven. Kur Saki i thonte Van Bastenit te bente pressing ky i fundit i luajti kunder dhe e largoi nga Milani.

    Tare dhe Bogdani nuk kane fuqine e Smith+Vidukes. Pra kur bejne presing lodhen dhe nuk fusin dot me gol.

    Une do luaja vetem me nje shtylle (nje per pjese), dhe do fusja Salihin ne mesfushe si sulmues te fshehur.

  9. #89
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anėtarėsuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Vetem Leeds-in kam pare une te luaje me dy shtylla (Smith dhe Viduka). Plus Milanin (Gullit+Van Basten). Ndoshta edhe Juven me Vialli Ravanelli.
    Smith edhe Gullit ishin mesfushore me tipare sulmuese ndersa keta tanet jane pyka te mirefillta mbi 190 cm secili qe duan krosa ne zone. Te luash me Tare-Bordani eshte njesoj si te luash me dy Jan Kolller ose 2 Peter Crouch ne sulm, cmenduri. Tare do nje si Baggio qe t'ja jape krosin mu ne koke qe te te fuse golin. Bogdani coku e nxjerr ndonje gol edhe vete nganjehere.

    Tare-Bushi ishte nje cift ideal po qe s'dha rezultate kurre pasi Bushi nuk e shfrytezoi Taren sic duhej se luante vetem per vete dhe nuk kishte shpejtesine e duhur. Tare eshte sulmuesi ideal per te terhequr 2 mbrojtesa dhe per ti dhene hapesire partnerit te tij ne sulm. Besoj nje tip si Sokol Kushta mund ta kishte shfrytezuar me mire.

    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Viduka dhe Smith benin pressing gjithe kohen.
    Kam pare nje miqesore midis Amerikes dhe Anglise para nja 1 viti dhe me habiti presingu i Anglezeve. Smith me Joe Cole e terrorizuan mbrotjen si dy qene te terbuar qe sapo i kishin leshuar nga zinxhiret.

    Citim Postuar mė parė nga Pasiqe
    Une do luaja vetem me nje shtylle (nje per pjese), dhe do fusja Salihin ne mesfushe si sulmues te fshehur.
    Kjo eshte skema ideale per ne. Salihi edhe mire te marre eksperience tani se ne per te dale nga ky grup s'kemi keshtu qe do ishte mire te provonim disa te rinj. Megjithate Salihi s'ma mbush ende mendjen. Ti besh gola Kastriotit dhe Partizanit nuk eshte njesoj si ti besh Hollandes apo Rumanise megjithate ai eshte me i miri sot per sot ne kampionatin tone. Fortuzi eshte shembulli me i mire i lojtarit qe dominoi kampionatin Shqiptar po s'dha kurre rezultate ne arenen nderkombetare.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  10. #90
    Miiinchia!!! Maska e ilirius
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Machu Pichu
    Postime
    3
    Me sa duket paskemi ku ta shohim ndeshjen live ne te merguarit


    Ndeshja Hollandė - Shqipėri LIVE VIDEO tek Futbolli.com!

    Te nderuar vizitorė tė Futbolli.com dhe shqiptarė kudo nė botė!

    Futbolli.com
    me kėnaqėsinė mė tė madhe ju dhuron FALAS ndeshjen Hollandė – Shqipėri LIVE VIDEO!!!

    Ndeshja zhvillohet tė mėrkurėn, 11 tetor, ora lokale 20:30 (1:30pm Central Time, 2:30pm Eastern Time U.S.A.). Ndeshja do tė transmetohet me kualitet shumė tė lartė, 700 kb/sec dhe pėr kėtė kėrkohet njė lidhje e shpejtė interneti (DSL/Cable/T1/LAN). Pėr tė parė kėtė ndeshje ju duhet tė jeni anėtar i faqes. Regjistrimi nė faqe ėshtė falas dhe kėrkon vetėm pak minuta. Me Username-in dhe Password-in tuaj do tė keni mundėsinė tė hyni nė seksionin specifik tė Futbolli.com nė tė cilėn transmetohet ndeshja nė formatin LIVE VIDEO. Le tė mbėshtesim kombėtaren tonė nė kėtė ndeshje tė rėndėsishme. FORCA SHQIPERIA!!!

    Me Respekt,
    Stafi Drejtues
    Shakaja gjysma e te vertetes :D

Faqja 9 prej 22 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •