Close
Faqja 20 prej 22 FillimFillim ... 101819202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 214
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Rikuperohet Kapllani, gati per Luksemburgun

    E Merkure, 30 Maj 2007


    Edmond Kapllani eshte riaftesuar plotesisht nga demtimi. Lojtari i kuqezinjve qe ka pasur shqetesime ne gju, dje eshte stervitur me grupin. Vete lojtari eshte shprehur i gatshem te luaje qe nga minuta e pare. "Nuk kam dhimbje dhe shpresoj qe te mos kem deri diten e shtune kur eshte ndeshja me Luksemburgun. Problemi i vetem ky eshte", eshte shprehur dje Edmond Kapllani.






    #VamosArgentina

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mungojne Curri e Dallku, Murati stervitet vecmas

    E Merkure, 30 Maj 2007


    Dy nga futbollistet me ne forme te ekipit tone kombetar munguan ne stervitjen e djeshme paradite. Shkak i kesaj mungese, sipas shefit te garave, Hito Hitaj, qe kryente rolin e pergjegjesit te ekipit kombetar, kishte te bente me faktin, se te dy kosovaret ishin paraqitur prane ambasades holandeze per t'u pajisur me vize per ne Luksemburg. Perpos mungesave te lartpermendura, binte ne sy fakti se mesfushori Edvin Murati, nuk stervitej me grupin, por vetem nen shoqerimin e mjekut fizioterapist, Berlinguer. Murati gjate gjithe kohes vetem vrapoi rreth e qark fushes nen vezhgimin e mjekut. Po sot, pritej t'i bashkohej grupit edhe trajneri i portiereve Strakosha. Jashte kombetares per takimin e radhes, mbeten Beqiri e Lala te demtuar dhe nuk dihet ende sakte nese bomeri Bogdani do te mundet te jete i gatshem per takimin e pare, kur dihet se ai eshte i demtuar.
    #VamosArgentina

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Paradite, stervitje ne stadiumin "Besa" te Kavajes

    E Merkure, 30 Maj 2007


    Seanca stervitore e paradites te ekipit tone perfaqesues, u zhvillua ne stadiumin "Besa" te qytetit te Kavajes. Ekipi perfaqesues nen drejtimin e trajnereve Baric-Duro-Kovacic, ka zhvilluar nje seance stervitore prej nje ore. Gjate kesaj seance, rane ne sy ushtrimet taktike qe trajneri Baric zhvilloi me lojtaret e ekipit tone perfaqesues. Baric kembengulte ne persosjen e taktikes sulmuese ndaj Luksemburgut, duke shprehur hapur taktiken sulmuese qe kombetarja do te perdore ne te dy takimet e radhes. Krosimet nga krahet do te jete arma e Baricit me te cilen ai synon te "caje" mbrojtjen e ekipit luksemburgas. Ideja e Baricit, u pa kur ai shpesh jepte keshillat e verejtjet e tij per mesfushoret e krahut si Muka, Duro, por edhe Berishen e Skelen.






    #VamosArgentina

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Salihi: Kombetarja, lumturia ime e madhe

    E Merkure, 30 Maj 2007


    "Mezi po e prisja kete moment", ka thene dje Hamdi Salihi kur u pyet per rikthimin e tij ne perfaqesuese. Shkodrani u largua nga Tirana ne janar drejt Riedit me arsyen e vetme, perfshirjen ne kombetaren kuqezi, por ndonese po aktivizohej rregullisht dhe po shenonte, Salihit nuk po i vinte ftesa nga kroati Baric. Por gjithcka ka perfunduar me thirrjen ndaj Luksemburgut, sfide te cilen sulmuesi nuk e nenvlereson aspak. "Jam vertet i lumtur dhe mezi po e prisja kete moment", ka thene Salihi. "Tani qe jam ketu, do te jap me te miren dhe dua te kontribuoj per kombetaren time. Ndeshja me Luksemburgun nuk eshte aq e lehte sa duket, por ne do te dime te marrim me te miren".


    #VamosArgentina

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Murati ben hesapet, 6 pike ne dy ndeshje

    E Merkure, 30 Maj 2007


    Pasi eshte grumbulluar per ndeshje zyrtare, Edvin Murati ka nje shprehje te lumtur ne fytyre. Per here te fundit, "Lusha" ka qene pjese e kombetares ne ndeshjen ndaj Holandes, ndeshje qe u fitua nga tulipanet 2-1. "U gezova shume nga fakti qe Baric me dha nje shans edhe per keto dy ndeshje me Luksemburgun. Do t'i perdor keto dite per t'u relaksuar, sepse jam i lodhur. Shpresoj te jem ne forme te mire dhe t'i pergjigjem maksimalisht thirrjes se trajnerit. Ne duhet t'i fitojme keto ndeshje, nuk duhet te mendojme asgje vetem per 6 piket e plota", eshte shprehur Murati.


    #VamosArgentina

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kroati fshikullon lojtaret e kampionatit tone

    E Merkure, 30 Maj 2007


    Mes legjionareve dhe lojtareve qe militojne ne kategorine superiore shqiptare, ka nje hendek shume te thelle dhe gjendja e tyre ndryshon si nata me diten. Kjo eshte sentenca e fundit e dale nga goja e trajnerit te kombetares shqiptare, kroatit Oto Baric, i cili ka folur pa dorashka ne konferencen e djeshme per shtyp, duke e vene gishtin ne nje plage te vjeter te futbollit shqiptar. "Lojtaret e kampionatit shqiptar nuk kane fuqi qe te perballojne as 45 minuta loje. Bulku eshte me i dobet fizikisht se 2-3 muaj me pare. Pra shikoni, nuk dua te flas kunder ketyre lojtareve, une flas per gjendjen fizike te ketyre lojtareve. Dhe ju si gazetare, duhet te beni dallimin midis ketyre lojtareve. Une shpesh planifikoj se lojtaret e mire te kampionatit shqiptar, si Muka dhe Duro, te luajne vetem nje pjese loje, dhe kjo eshte nje problem per mua", theksoi Baric dje, duke fshikulluar keshtu te gjithe elementet kuqezi qe jane perfaqesues te kampionatit tone.

    #VamosArgentina

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Baric: Kam skuadren me te forte ne 6 muaj

    E Merkure, 30 Maj 2007


    Garip Troci

    Kombetarja shqiptare po stervitet nen mbikeqyrjen e trajnerit Baric ne stadiumet e Durresit dhe ne ate te Kavajes. Ajo ka dy dite qe eshte vendosur ne hotel "Adriatik" ne Durres. Me daten dy qershor, diten e shtune, perfaqesuesja shqiptare do te perballet ne kuader te eliminatorit evropian, me skuadren e Luksemburgut. Per here te pare pas ndeshjes me Angline, ka dale ne nje konference per shtyp, trajneri i skuadres kuqezi Oto Baric. Ai u shpreh optimist per ndeshjen e radhes dhe i sigurt ne fitoren e skuadres qe drejton. "Nuk duhet te nenvleresojme skuadren kundershtare, pasi ajo eshte ndryshe nga skuadra e kombetares se Anglise, ka nje taktike tjeter ne loje. Ndaj per kete duhet me shume kujdes dhe nje stervitje intensive. Luksemburgu nuk duhet nenvleresuar. Eshte nje skuader qe luan ne mbrojtje dhe qe cahet me veshtiresi. Ata luajne shumicen e lojes ne mbrojtje me formacionin 4-5-1. Nese ata do te pesojne 1 ose dy gola, ata do te hapen. Keshtu ndodhi dhe me Rumanine ku humben 3-0, por natyrisht ishte dhe ne Bukuresht. Ne do te luajme ne sulm qe nga fillimi", ka thene Baric, qe eshte shprehur gjithashtu per fitore te thelle kundrejt skuadres se Luksemburgut. Ndeshjen e radhes Baric, e cileson si nje fitore per skuadren kuqezi. Ai ka vleresuar gjendjen aktuale te skuadres, si nga ana teknike, ashtu dhe nga ana cilesore. Te dy ndeshjet, ate me date 2 dhe 6 qershor, Baric, i ka quajtur te veshtira, por nisur nga gjendja e skuadres, ai i shikon me optimizem dhe ka premtuar se do te marre piket e plota ne keto dy takime. Ne stervitjen e djeshme, ishin te gjithe lojtaret, por per arsye shendetesore mungonte Bogdani, i cili pritet te vije diten e sotme. Baric, tha se do te shikohet gjendja e "Bogut", nese ai mundet ose jo te luaje ne ndeshjen e radhes. "Do ta shikojme gjendjen e Bogdanit dhe me pas do te japim vleresimet. Pot gjithsesi, jane grumbulluar pese sulmues dhe nese nuk do te jete Bogdani, do te kem 4 alternativa te tjera", ka thene kroati i stolit kuqezi. Po keshtu, Baric konfirmoi gjendjen e mire te ekipit. Ai nenvizoi ne mjediset e hotel "Adriatik" se "kam skuadren me te forte ne keto gjashte muajt e fundit". Sipas tij, uniteti, sjellja dhe atmosfera, kane sjelle permiresim ne kombetaren shqiptare. Baric vlereson shume edhe Kristi Vangjelin, Rustemin, si dhe elemente te tjere te rikthyer ne kombetare: "Jam shume i lumtur qe e kam gjetur Vangjelin. Ai eshte e ardhmja e Shqiperise. Rustemi me ka bindur, por si keta lojtare kemi edhe disa te tjere, qe se bashku me Canen, do te formojne nje berthame shume te forte pas disa vitesh", ka perfunduar deklaraten e tij Oto Baric.


    #VamosArgentina

  8. #198
    100%Shqiptar Maska e DJAL_PELIVAN
    Anėtarėsuar
    04-12-2006
    Vendndodhja
    Texas USA
    Postime
    291
    Thekthi Hallall per temen ...Je Tamon Shqiptar un jam pro mendimeve tuaja atyre qe ti ke shkruar ne kte Forum
    Pershendetje ty thekthi dhe gjith shqiptareve
    uroj suksese skuadres komtare. Forcaaaaaaaaaaaa Albania

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    1

    Bileta !!!!! Luxembourg - Shqiperi .. 06.06.2007

    -TE dashur Tifoza KUQ e ZI .... per te gjithe ata qe deshirojne te suportin ekipin KUQ e ZI ne LUXEMBOURG ...me date 06.06.2007.
    kam mundesine tju siguroj biletat tek blloku SHQIPTAR i TIFOZAVE .
    -do te jete nje FESTE e pa pare ..
    - Ne rast se jeni te interesuar ,ju lutem te me kontaktoni pa ndrojtje ne posten time elektronike.........
    -
    -Perqafime ......dhe .............. GGGOOOOOOOOOLLLLLLLLLL ----------

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kombetarja Shpresa, sot ne Bolonje

    E Enjte, 31 Maj 2007

    Kombetarja Shpresa eshte nisur dje drejt Italise ku do te zhvilloje takimin e radhes ndaj bashkemoshatareve te Italise, te drejtuar nga Kaziragi. Bushati ka programuar dy seanca stervitore, nderkohe qe te premten ekipi yne Shpresa, do te perballet me homologen italiane. Ndeshja do te zhvillohet ne oren 18:00 dhe do te transmetohet nga Televizioni Shteteror Italian, RAI.
    #VamosArgentina

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •