Lorik Cana, kapiteni kuqezi ndaj Luksemburgut
E Premte, 18 Maj 2007
Mbase mund te jete rasti i pare ne historine e skuadres kuqezi, qe kapiteni i perfaqesueses te jete 23 vjec. Lorik Cana, kosovari qe aktivizohet me Marsejen ne kampionatin francez, do te jete kapiteni i Shqiperise ne ndeshjet ndaj Luksemburgut. Edhe pse ne skuader ka lojtare qe kane me shume perfaqesime se ai me fanellen kuqezi, ne federate pohojne se do te jete pikerisht Cana, ai qe do te mbaje shiritin ne krah, duke u bere keshtu kosovari i dyte ne historine e Kombetares pas Besnik Hasit. Cana ka fituar zemrat e tifozeve shqiptare me lojen e tij te forte, duke dhene ne cdo takim maksimumin e tij per ngjyrat e kombit dhe eshte shnderruar ne nje idhull te vertete. Vendimi per ta shpallur Canen kapiten erdhi si pasoje e demtimit te Altin Lales, qe e trashegoi shiritin nga Igli Tare. Lojtari i Hanoverit vuan nga nje infeksion ne gju dhe do te qendroje disa kohe larg fushave te futbollit. Por, ajo qe ka habitur me shume, ka qene thyerja e rregullit te pashkruar, qe ne nje kombetare shiritin e mban lojtari me i perfaqesuar. Cana nuk eshte me i perfaqesuari, por padyshim me i dashuri per tifozet kuqezinj dhe ne federate e dine mjaft mire kete, por serish kane shkelur aksiomen, duke kurorezuar keshtu Canen si kapiten. Sidoqofte, te gjithe jane ne nje mendje: Lorikut i takon shiriti!
Krijoni Kontakt