Sipas kalendarit, derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Dinamos do tė zhvillohet tė shtunėn, si tė gjitha takimet e tjera tė vlefshme pėr javėn e 21-tė tė kategorisė superiore. Stadiumi se ku do tė luhet ky takim nuk ėshtė pėrcaktuar ende. Sipas shefit tė sektorit tė garave, Hito Hitaj, tė shtunėn, nė orėn 13:30 nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" do tė luhet takimi Tirana-Flamurtari. "Klubi "Tirana" ka paraqitur nė federatė kontratėn qė ka lidhur me stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" dhe tė shtunėn do tė zhvillojė takimin nė kėtė stadium. Ndėrkohė, Partizani dėshiron qė tė luajė nė "Qemal Stafa", por nuk ka paraqitur kontratė dhe normalisht i duhet tė zgjedhė njė stadium tjetėr,"- deklaroi Hitaj. Ndėrkohė, e vetmja alternativė e tė kuqve nė kryeqytet mbetet stadiumi "Selman Stėrmasi", ku me siguri derbi do tė luhet atje dhe jo nėn dritėn e projektoreve.
Krijoni Kontakt