Sa vjen e cdo dite, bota verteton edhe me teper se rruga ne te cilen ajo po shkon eshte drejt nje shkatrimi total dhe te pashmangshem. E pranoj se gjate gjithe ekzistences se kesaj bote, luftrat dhe konfliktet kane qene pjese thelbesore e saj, por ngjarjet dhe ndodhite sot tregojne se fundi eshte shume afer. Detyra jone te dashur besimtare te krishtere nuk eshte te gjykojme boten, por te shpallim DRITEN, si e vetmja mundesi per ti shpetuar njerezit nga ERRESIRA e perjetshme, dhe DRITA qe shpallim eshte Krishti.
Sot shohim se Izraeli (ashtu si ne cdo kohe) eshte ne qender te sulmit. Perse luftohet Izraeli? Pergjigjet e kesja pyetje mund te jene te shumta, ku cdo kush mund te flase nga perzgjedhjet e tij. Por une pesonalisht permes kesaj pyetje shoh nje DESHIRE, e cila ne qender ka, SHFAROSJEN e kombit te Izraelit. Irani, i cili mbeshtet dhe udheheq luften ndaj Izraelit, ne qellimin e tij nuk ka thjesht te zvogeloje kufijte e Izraelit. Para disa kohesh ai tha: ne duam ta FSHIJME nga harta Izraelin, dhe te mos ekzistoje me Izrael. Nese shohim aktualisht Izraelin, ai ne pronesi te tij ka thjesht nje rryp toke, ne te cilen banon nje popullsi mjaft e vogel, pothuajse sa Athina. Pra qellimi i kombeve perrreth Izraelit nuk eshte zvogelimi i kufijve te Izraelit, qellimi i tyre eshte: te mos ekzitoje me IZRAEL. Une nuk po ndalem tek deshirat per ti analizuar dhe gjykuar ato. Ajo qe une shoh, permes mesimit profetik te bibles, me tregon qarte se kjo deshire buron prej te ligut satana. Qysh ne formimin e ketij kombi, Satani eshte perpjekur ta eleminoje Izraelin , por nuk ka mundur dhe nuk do te munde asnjehere. Perse? Sepse Mbrojtesi eshte vete Zoti Perendi, i cili e krijoi kete komb duke e perzgjedhur nga kombet e tjere te dheut. MBase dikush do te me quaje te njeanshem ne gjykim, por nuk eshte ashtu.
Kush eshte Izraeli.
Izraeli eshte nder te vetmit kombe, i cili ka kaluar ne luftra dhe perndjekej nga me te medhate qe mund te kete kaluar cdo komb i botes. Ky komb ka qene gjithmone ne qender te sulmit , pothuajse prej te gjitha kombeve ne bote. Qysh ne formim te tij dhe deri me sot, totalisht prej nje sere kombesh eshte kerkuar eleminimi i tij total. Nga ana tjeter kombet islamike e shohin kombin e Izraelit si armikun me te madh te tyren dhe jane te gatshem qe me cdo kusht ta shfarosin ate. Por nga vjen e gjithe kjo armiqesi?
Le ti referohemi mesimit te fjales profetike ne Bibel.
Te gjithe e dime se zanafilla e kombit te Izraelit fillon me Abrahamin dhe Saren, po keshtu dhe zanafilla e kombit arab fillon po me Abrahamin dhe sherbetoren egjyptase Hagar. Abrahamit Perendia i premtoi se do te linde nje DJALE, prej te cilit do te vije kombi i perzgjedhur i Perendise. Abrahami dhe gruaja e tij Sara, e prisnin me padurim kete femije te premtuar prej Zotit. Kohet kalonin dhe ata akoma nuk po shihnin qe te rrealizohej ky premtim i Perendise. Mos valle thua se Perendia haroi ate cka kishte premtuar? Tek libri i predikuesit thuhet se, "cdo gje ka kohen e vet". Sara, e cila nuk e shihte dot burrin e saj te merzitur dhe pa femije, i kerkoi Abrahamit qe te bente nje femije me sherbetoren e saj Hagar. Edhe pse ketu kemi te bejme me nje kompromis njerzor, qe eshte midis burrit dhe gruas( Abrahamit dhe Sares), duhet thene se nje femije i lindur me sherbetoren, dmth jashte martesor, nuk mund te jete TRASHEGIMTAR dhe i LIGJSHEM para Perendise. Perse? Sepse Premtimi ju be Abrahamit jo thejsht si nje individ BEQAR, por ju be kur ai ishte i martuar me Saren, dhe Zoti ne bibel thote se, Burre e Grua jane nje MISH. Pra PREMTIMI i jepet Abrahamit sebshku me SAREN, ku dhe SARA eshte pjese e patundshme e ketij premtimi. Nuk mund te kete permbushje te premtimit te Perendise, pa pjesmarje te Sares. Nese Sara nuk do te ishte pjes e rendesishme e ketij premtimi te Perendise, ateher nuk kishte arsye se perse ajo te lindte Isakun, dhe me teper kjo te realizohet ne kushte dhe moshe te pamundur per te lindur. Pra kjo verton se si Abrahami po keshut edhe Sara ( te cilet jane NJE MISH), ishin PJESE te pandashme te premtimit te Zotit. Kush nenevlefteson njeren pjese dhe ngre pjesen tjeter, verteton se nuk njeh te verteten, dhe premtimin e Perendise.
Si mendoni se kompromisi qe beri Sara me Abrahamin, para syrit te Zotit?
A mund te permbushte ky kompromis njerezor, premtimin, te cilin Zoti ja beri Abrahamit?
Kompromiset njerezore, te cilat ne thelb THYEJNE PREMTIMIN e Zotit, nuk jane gje tjeter vecse nje thyerje e vullnetit te Perendise. Ne bible na jepen disa raste, ku shohim se kompromiste njerezore, thyejne hapur fjalen e Perendise. Psh.ne Eden, ku Adami pranoi mendimin e Eves, dhe hengri Frutin e ndaluar. Po keshtu edhe tek libri i veprave, ku Anania se bashku me te shoqen e tij Safiren, permes kompromisit qe lidhen mes tyre, fshshen nje pjese te parave te ares se shitur, dhe kjo beri qe ata te dy te vdisnin ne cast, si nje ndeshkim i Zotit. Po Abrahami a veproi drejt, kur digjoi dhe veproi mendimin e Sares, per te bere nje femije me sherbetoren Agar? Pikerisht ketu kemi te bejme me nje veprim, i cili jo vetem qe kundershton premtimin e Perendise, por njekohesisht i vendos atij nje pengese. Abrahami ne thelb ishte nje njeri qe e deshte dhe e besonte Zotin, ai ishte nje sherbetor i devotshem ne Perendine.
Hagari lind Ismaelin.
Hagari nuk ishte gruaja e ligjshme e Abrahamit, dhe si e tille ajo nuk mund te ishte pjestare ne trashegimine qe Perendia i kishte dhene Abrahamit. Lindja e Ismaelit, ishte nje deshire teresisht njerzore, ku vullneti i mishit ishte shkaku kryesor. Pra Perendia nuk e aprovoi dhe nuk e quajti Ismaelin si "pjese" te Premtimit qe Ai i pat bere Abrahamit. Pra me pak fjale do te thote se, Ismaeli ne asnje cast nuk mund te ishte "PJESE" e premtimit te Perendise, per te qene nje pasardhes i trashegimise Abrahamit. Kur Perendia i tha Abrahamit se prej teje do te bej nje komb timin, kjo mbeshtetej ne MARTESEN e tij me Saren, te LIGJERUAR dhe te KUROREZUAR para Perendise.
Fakti i pare qe ne kemi ne lidhje me kete eshte se, pasardhesi i Abrahamit duhej te ishte 100% ABRAHAM. Cfare do te thote kjo? Kjo do te thote qe pasardhesi i Abrahamit, duhej te ridhte 100% prej gjakut te Abrahamit. Ajo qe duhet thene eshte fakti se, Sara vinte prej shtepise se Abrahamit, pra ajo ishte nje 100% GJAK me Abrahamin, dhe kjo tregonte se femija qe do te lindje prej tyre do te ishte 1000% gjak i paster i ABRAHAMIT. Po Hagari cfare lidhje gjaku kishte me Abrahamin ? Agari ishte nje Egjyptase, e cila ishte mare ne pune prej Sares si sherbetore ne shtepine e saj. Agari nuk kishte asnje lloj lidhjeje fisnore me Abrahamin, dhe keshtu cdo femije qe do te vinte prej saj dhe Abrahamit, nuk mund te quhej 100% gjak i paster i Abrahamit. Ky eshte aspekti fizik i pasardhjes se Abrahamit. Por krahas aspaktit fizik kemi edhe ate shpirteror.
Abrahami dhe Sara ishin nje familje e perzgjedhur prej Perendise JEhovah, dhe si te tille brezi i tyre shpirteror fillonte prej Perendise. Ndersa Agari duke qene nje Egjyptase, natyrisht qe besimi i saj nuk ishte ne Perendine e Vertete, dhe si e tille ajo nuk mud te ishte nje "pjese" e asaj cka Zoti i premtoi Abrahamit. MBase dikush nga ju do te thote se, meqense Hagari nuk e njihte dhe besonte Perendine e Vertete, atehere, perse Zoti foli me Agarin ne shkretetire?
Zoti foli me Hagarin, sepse Ai e deshi Abrahamin, prandaj dhe per hir te Abrahamit ndihmoi dhe bekoi Agarin dhe Ismalein. A nuk kemi nje ngjashmeri te tille dhe me Jozefin? Perndia bekoi shtepine e Faraonit, per hir te Jozefit. Edhe pse faraoni besonte ne perendi te reme, Perendia dha bekim mbi faraonin dhe gjithe Egjyptin, per hir te Jozefit. Kete fakt e shohim edhe sot. Perendia jep bekimin e tij mbi toke, dhe e gjitha kjo vjen per shkak te Kishes se tij. Jezusi e shprehu kete gje fare qarte ne shembelltyren e ares se mbjelle me grure. Pasi zoteria e mbolli aren e tij me fare te mire, dhe kur fara mbiu, bashke me te mbiu dhe egjra. Sherbetoret vajten dhe i thane zoterise se ne arre ka mbire edhe egjer. Pra ta shkulim egjeren qe te mbetet vetem gruri? Por zoteria i cili e dinte se kete fare e kishte mbjelle naten i ligu, ju tha: Mos e shkulni egjren, sepse me te mund te shkulet dhe gruri. Lerini te rriten se bashku, dhe kur te vije koha e te korrave do ti mbledhim, farene mire ne hambar dhe egjren ne zjarr.
Perendia vazhdon bekimin dhe miresine e tij mbi kete bote , per te vetmin fakt se ne te eshte FARA e MIRE, kisha e Perendise.
Krijoni Kontakt