Mė 4 e 5 shtator nė Asizi Takimi Ndėrfetar ndėrkombėtar
dhe Dita e Lutjes pėr Paqe me temė :
Pėr njė botė tė paqes, fetė e kulturat nė dialog
Pas takimit me Papėn Benediktin XVI, themeluesi i Komunitetit Kishtar tė Shėn Egjidit, Andrea Riccardi, ilustron temat kyēe tė Takimit Ndėrfetar ndėrkombėtar e Ditės sė Lutjes pėr Paqe qė do tė mbahet mė 4 e 5 shtator nė Asizi tė Italisė, me temėn Pėr njė botė tė paqes, fetė e kulturat nė dialog.
Takimi i Asizit kėtė vit merrė njė domėthėnie tė veēantė: sivjet bie 20 vjetori i Ditės sė parė historike Botėrore tė Lutjes pėr Paqe, thirrur nga Papa Gjon Pali II nė qytetin e Shėn Franēeskut, mė 27 tetor 1986. Nė atė takim e ditė tė paharrueshme, nė tė cilin morėn pjesė tė gjithė liderėt e feve tė mėdha, tė kishave e bashkėsive kristiane, ishin edhe kryetarėt e bashkėsive fetare tė Shqipėrisė.
Po pėr njė reflektim mbi takimin ndėrfetar tė Asizit ta dėgjojmė prof. Andrea Riccardin i cili sė bashku me ipeshkvin e Ternit-Amelia Imzot Vincenzo Paglia u takua me Papėn nė Castel Gandolfo:
Mendoj se Papa ėshtė i bindur se fetė duhet tė punojnė pėr tė jetuar sė bashku, se Kisha katolike duhet tė punojė pėr tė ndihmuar bashkėjetesėn paqėsore ndėrmjet njerėzve. Natyrisht, Kisha nuk ėshtė njė agjenci e dialogut ndėrfetar, as agjenci kulturore, qėllimi i saj ėshtė ungjillėzimi, ky ėshtė misioni i saj. Mė duket se Papa ka thėnė fjalė shumė tė rėndėsishme nė kėtė aspekt e fushė. Eshtė qartė, sot gjendemi nė njė kohė e cila kėrkon prej nesh realizėm e shpresė e jo iluzion apo zhgėnjim, sepse pastaj shpesh ndodh qė iluzionistėt mbetėn tė zhgėnjyer e kėndej edhe pesimist pėr tė ardhmen e njeriut e tė bashkėjetesės.
Takimi i Asizit, informon Komuniteti i Shėn Egjidit, do tė artikulohet nė 16 tema kyēe tė kohės sonė : nga familja deri te solidariteti, nga ekumenizmi te globalizimi, e akoma te lutja si instrument i paqės e luftimi kundėr varfėrisė. Kėto momente tė dialogut e konfrontimit kanė pėr qėllim kėrkimin praktik e teorik tė rrugėdaljeve nga idelogjia e ndeshjes nė pėrpjekjet e pėrbashkėta pa konfusion, tė ravijėzimit tė udhės shpirtėrore e bashkimit tė gjėrė pėr njė globalizim me fytyrė njerėzore. Dy ditėt e takimit tė Assisit do tė pėrfundojnė, mbrėmjen e 5 shtatorit, me lutje e procesionin e paqes nė Sheshin e Shėn Franēeskut. Kėtu do tė zhvillohet cerimonia finale me nėnshkrimin e dorėzimin e Thirrjes sė Paqes 2006.
Nė kėtė ngjarje, do tė jenė tė pranishėm, mes tjerėsh, Rabini i Madh Cohen i Haifes, rabini Toaff e Di Segni i Romės, Ibrahim Ezzedine Kėshilltar i Presidencės sė Emirateve Arabe tė Bashkuar, sekretari i Federatės Luterane Botėrore Noko, presidenti i Konferencave tė Kishave tė Evropės Jean-Arnold de Clermont, kardinajėt Paul Poupard, Jozef Glemp, Lopez Trujillo, Dionigi Tettamanzi, Walter Kasper.
Do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e tė gjitha bashkėsive kristiane tė Lindjes e Perėndimit, me njė prani tė fortė nga rajoni i Izraelit e Lindjes sė Mesme, Pakistani, Lindjes sė Largėt e Mesdheu.
Krijoni Kontakt