Myslimanë dhe të krishterë
Në gjirin e Botës
endet një anijë
lëkundur mbi dallgë
si mbi zalle të ashpër
Një herë të vetme
nën kupën e natës,
"hëna" do të duket si vela e artë
mbështetur mbi "direkun e kryqtë"
Dhe atëherë udhëtarët s'do kuptojnë
dhe se ky cast sduhej humbur
por dallgët e turbullta
kur e panë u trembën
Dhe dallgët u qetësuan
e u bënë të rrafshëta
si asfalti mbi dheun e ashpër
dhe udhëtarët mund ta ndjenin këtë
Hëna është çdo çast aty
mjafton të sillesh me sytë rreth anijës
dhe do gjesh perspektivën e atij vegimi
që kurrkush spo e kërkon
DO ME PELQENTE KOMENTI JUAJ
Nje pikture e afert me ate qe shpreh poezia:
Krijoni Kontakt