Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671

    Nëse ndahet Kosova, trazira në tërë Ballkanin

    SHBA: Instituti i Paqes paralajmëron trazira në gjithë rajonin nëse ka ndarje territoriale të Kosovës

    29.08.2006
    Në një raport të posaçëm të botuar dje, Instituti i Paqes thekson se përparimet e arritura në Ballkan gjatë 15 vjetëve të fundit, do të viheshin në rrezik, në se bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës do të çonin në një ndarje de-facto në bazë të vijave etnike, ku banorët serbë do të vetë-qeveriseshin në territorin e tyre nga Beogradi, duke anashkaluar Prishtinën.

    Instituti Amerikan i Paqes paralajmëron se çdo ndarje territoriale e Kosovës mbi baza etnike, do të çonte në trazira në gjithë rajonin e Ballkanit. Në një raport të posaçëm të botuar dje, Instituti i Paqes thekson se përparimet e arritura në Ballkan gjatë 15 vjetëve të fundit, do të viheshin në rrezik, në se bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës do të çonin në një ndarje de-facto në bazë të vijave etnike, ku banorët serbë do të vetë-qeveriseshin në territorin e tyre nga Beogradi, duke anashkaluar Prishtinën.
    Ndarja, ose forma të tjera zgjidhje të ngjashme me të, mund të çonin në një valë tjetër dhune, në shpërngulje masive të civilëve dhe në paqëndrueshmëri në shtete të tjera në rajon. Komuniteti Ndërkombëtar, thekson më tej raporti i Institutit Amerikan të Paqes, nuk ka arritur të riintegrojë serbët në Kosovë. Liria e lëvizjes ende nuk është e plotë, numri i banorëve serbë të kthyer në Kosovë është shumë i ulët, serbët nuk janë të përfaqësuar në institucionet e Kosovës dhe Beogradi e ka shtuar kontrollin mbi banorët serbë që jetojnë në veri të Kosovës. Serbia, shkruan më tej raporti, synon t’i qeverisë serbët e Kosovës drejtëpërdrjetë nga Beogradi, duke mos përfillur Prishtinën. Kjo, thuhet më tej, është pikërisht ajo lloj ndarje territoriale mbi baza etnike, që mund të shkaktojë trazira në rajon. Udhëheqja shqiptare në Kosovë po ashtu nuk ka përmirësuar kushtet e jetesës për banorët serbë. Qarqe ekstreme mes shqiptarëve në Kosovë, po ashtu do të dëshironin një ndarje territoriale mbi vija etnike, gjë që do t’u jepte atyre mundësinë të dëbonin banorët serbë që kanë mbetur në Kosovë në jug të lumit Ibër. Raporti i Institutit Amerikan të Paqes paralajmëron se në se bisedimet për të ardhmen e Kosovës çojnë në një ndarje territoriale mbi baza etnike, rajoni i Luginës së Preshevës, Maqedonia dhe Bosnja do të ndesheshin me paqëndrueshmëri serioze.

    http://albeu.com/lajme/lajmi.php?sub..._from=&ucat=1&

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Mercenarėt shqipfolės Unmikistanez nė mbrojtje tė ndarjes sė Kosovės

    26.08.2006
    nga Sejdi Veseli
    Siç dihet botėrisht, ditėn e mėrkurė, me 23 gusht 2006 ( nė orėt e paradites), pjesėtarėt e Lėvizjes Vetėvendosje!, nė pėrputhje me tė drejtėn demokratike, protestuan para ndėrtesės sė tė ashtuquajtur “Kuvendi i Kosovės” dhe para selisė sė monarkut unmikistanez.

    Kjo protestė paqėsore u organizua nė shenjė tė kundėrshtisė ndaj pazarllėqeve qė po bėhen nga i ashtuquajturi Grupi negociator i Kosovės(lexo: klanet qė e konsiderojnė Kosovėn dhe tė drejtat e popullit shumicė tė saj, si çiflig tė tyre, qė pėr nga mentaliteti do t’ua kishte lakmi Esat Toptani dhe pasuesit e tij).
    Parulla kryesore e shpalosur nė kėtė protestė ishte “Decentralizimi ndarje-ndarja luftė”.
    Protestuesit-pjesėtarėt e Lėvizjes Vetėvendosje!, me trupat e tyre tė njomė dhe plotė energji pozitive bllokuan hyrjen kryesore tė ndėrtesės tė ashtuquajturit Kuvendi i Kosovės, me njė qėllim tė vetėm dhe nė pėrputhje me interesat e Atėmemėdheut, pėr tė kundėrshtuar takimin e “çifligarėve” vendor
    me ndėrmjetėsuesin ndėrkombėtar dhe tė paguar mirė, pensionistin senil Mart
    Ahtisari - pėrmbaruesin e regjur tė krizave, çdo herė nė pėrputhje me instruksionet e qarqeve tė njohura ndėrkombėtare, tė cilat tregtojnė me fatet e popujve.
    Siç dihet, ky takim u mbajt prapa dyerve tė mbyllura, por dihet se tema
    bosht e tij ishte: zgjerimi i enklavave serbijane dhe legjitimimi i
    pushtetit tė Serbisė nė mė shumė se ¼ e territorit tė Kosovės.
    Nė momentin kur Lėvizja Vetėvendosje!, kishte filluar me bllokimin e hyrjes
    kryesore tė ashtuquajturit Kuvend i Kosovės, Ahtisari dhe suita e tij kishin
    zėnė kryevendin nė tavolinėn e “bisedimeve”, pėrballė toptanistėve kosovar,
    tė cilėt me buzėqeshjet e tyre prej servilėsh, merrnin nė shėnime
    instruksionet-detyrat e shtėpisė, qė u diktonte i pėrzgjedhuri i
    punėdhėnėsve tė tyre. Detyra kėto tė pėrpiluara sipas recetave tė Beogradit
    zyrtar, rrėnuese pėr interesat legjitime tė 95% tė popullit tė Kosovės, pra
    tė shqiptarėve!
    Ashtu si dhe herėve tjera kur shqiptarėt demonstruan paqėsisht, njėsitet
    speciale tė tė ashtuquajturės SHPK u sulėn mbi protestuesit paqėsor tė
    Lėvizjes Vetėvendosje! Por kėsaj radhe me brutalitet prej bishave tė
    dresuara, sipas parimeve dhe metodologjisė sė specialcave serbo-çetnik.
    Specialcat shpkėst duke pėrdorur dhunėn mė barbare, prangosen 72 djem dhe
    vasha, nė mesin e tyre edhe liderin e Lėvizjes Vetėvendosje!, veprimtarin e
    urtė Albin Kurti, pėr tė vetmin faj qė kishin bėrė, pse shfrytėzonin tė
    drejtėn demokratike pėr tė protestuar kundėr ndarjes mbi baza etnike tė
    Atėmemėdhut tė tyre, qė shpie pa shmangshėm nė copėtimin dhe aneksimin nga
    Serbia e ¼ tė territorit tė tij!
    Gjatė prangosjes sė pjesėtarėve tė Lėvizjes Vetėvendosje, nga mercenarėt
    shqipfolės u lėnduan shumė protestues e protestuese dhe ashtu tė pėrgjakur i
    fusnin nėpėr autoburgje dhe i transportonin nė lokalet e burgut SHPK-ist nė
    Prishtinė.
    Edhe pas arrestimit, brenda lokaleve tė burgut SHPK-ist, nga “mbrojtėsit” e
    rendit “demokratik” tė Kosovės,ndaj tė arrestuarve tė prangosur u ushtrua
    dhunė shtazarake, e paparė nė arrestimet e mėhershme. Si pasojė e kėsaj
    dhune, shumė nga protestuesit e prangosur pėsuan lėndime serioze.
    Pėr argumentim, mjafton tė veçohet vetėm rasti i patriotit tė dėshmuar,
    Liburn Aliu, i cili ėshtė i shtruar pėr shėrim nė Klinikėn ORL, tė QKU-sė,
    me hundė tė thyer dhe me dorėn e djathtė tė pėlkyer rėnd.
    Sjellja e pashpirt e pjesėtarėve tė njėsisė speciale tė SHPK-s, e ngjashme
    me ato tė bishave kur bien nė mish, tė imponon pėrfundimin, se ky soj
    krijesash qė ka pranuar tė veshė uniformėn e kaltėr, nė tė cilėn, jo vetėm
    se nuk ka as edhe nė shenjė kombėtare, por as edhe njė fjalė nė gjuhėn
    popullit shumicė tė Kosovės, nuk mund tė konsiderohen tjetėr pos ashtu siē
    janė –mercenar tė kolonizatorve unmikistanez.
    Mos reagimi i kėtyre mercenarėve ndaj, minoritarėve serbijan, jo vetėm kur i
    bllokojnė rrugėt arteriale tė Kosovės, por edhe kur sulmohen automjetet e
    shqiptarėve dhe rrahen drejtuesit dhe pasagjerėt e tyre, si dhe
    pėrputhshmėria e reagimit tė tyre tė fundit ndaj Lėvizjes Vetėvendosje, me
    kėrkesat e serbo-çetnikut Boris Tadiq, tė imponon pėrfundimin se kėto
    krijesa dirigjohen edhe nga gishtat e zgjatur tė Beogradit, ngase njė pjesė
    e madhe e tyre kanė shėrbye me devotshmėri dhe besnikėri nė milicinė
    jugosllave, deri nė momentin kur u hodhėn si limona tė shtrydhur prej saj.
    Qėndresa stoike e pjesėmarrėsve edhe nė kėtė protestė ėshtė dėshmia mė
    bindėse, se do tė pėrfundojnė turpshėm tė gjitha pėrpjekjet pėr ta mbjellur
    frikėn te pjesėtarėt Lėvizjes Vetėvendosje! dhe te simpatizuesit tyre, jo tė
    paktė, qofshin ato tė “Çifligarėve” tė Kosovės(tė ashtuquajturit “Grupi i
    Unitetit”), apo tė punėdhėnėsve tė tyre unmikistanez dhe tė atyre qė
    qėndrojnė nė hije!
    Pėrkundrazi, do tė forcojnė mbėshtetjen e popullit ndaj djemve dha vashave
    tė tij, qė i lindi, i rriti dhe qė i edukoi se si duhet dhe si mbrohet
    Atėmemėdheu!
    Edhe Protesta e 23 gushtit 2006, pėr ata qė kanė sy e vesh, ridėshmoi njė tė
    vėrtet tė pakontestueshme, se populli shqiptar ka bijė dhe bija besnike tė
    tij, tė cilėt po pėrbashkohen pėrreth Flamurit kombėtar, tė vendosur qė tė
    japin hisen e tyre tė plotė tė kontributit, deri nė pėrmbushjen e plotė tė
    aspiratave tė tij shekullore, pėr tė jetuar i lirė dhe me dinjitet nė
    Atėmėmdheun e tij!
    Edhe Protesta e 23 gushtit 2006 ėshtė njė porosi e qartė, se tė gjithė ata
    tė cilėt pėrpiqen (sė koti) pėr ta penguar popullin shqiptar nė rrugėn e tij
    tė natyrshme, pėr funksionalizimin e tė drejtės sė tij legjitime pėr tė
    vetėvendosur pėr tė ardhmen e tij, do tė ballafaqohen ma pasoja tė
    paparashikueshme!
    Edhe kjo protestė ėshtė edhe njė paralajmėrim shumė serioz, se po afron dita
    kur shqiptarėt do ta dėnojnė pamėshirshėm pabesinė, e cila nuk ishte, nuk
    ėshtė dhe nuk do tė jetė kurrė pjesė e karakterit tė tyre!
    Situata nėpėr tė cilėn po kalojmėm plotė rreziqe pėr tė sotmen dhe tė
    ardhmen tonė, nga tė gjithė ata qė e duanė Atėmemėmdheun pa hile, duhet tė
    kuptohet si kushtrim pėr t’i ngjeshur radhėt me besa-besė, nė kuadėr tė
    Lėvizjes Vetėvendosje! e cila ėshtė pėrcaktuar e deklaruar publikisht dhe qė
    po dėshmohet me vepra konkrete, se ėshtė e vendosur pėr ta quar deri nė fund
    Amanetin e Dėshmorėve tė Kombit!
    Tjetėr rrugė nuk kemi!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anëtarësuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43
    Nese ka ndarje te Kosoves nuk besoi se do te ket trazire por do te jet drejt e nj destabilizim ku nga aty mun te fillon lufta ballkanike keshtu qe Amerika a ka analizu ket ceshtje dhe i paralajmron te tjert qe mos te mendoin per nje ndarje te mundshme ne Kosove.
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

  4. #4
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Do të ndahet Kosova?!

    Shkruan:

    Barnaby Phillips

    Te ndahet Kosova?



    A do mund qe Kosova te ndahej gjoegrafikisht, dhe nje pjese t'i jepej Serbise? Kuptohet, kjo pyetje ka qene aktuale per ca kohe.

    Duket si njera nga zgjidhjet e mundshme te ketij problemi te pazgjidhshem per momentin. Shumica etnike shqiptare e Kosoves nuk deshiron te jete pjese e Serbise, prandaj njeanshem shpallen pavaresi ne vitin 2008.

    Por pakica serbe ne Kosove nuk duket qe do pranoje qeverine e udhehequr nga shqiptaret ne Prishtine.

    Shumica e serbeve ne Kosove jetojne ne pjeset veriore, ne nje rajon qe gjeografikisht eshte i ngjitur me Serbine.

    Nje zgjidhje e mundur do ishte qe Serbia te njihte pavaresine e Kosoves, por me kusht qe Prishtina do pajtohej qe te hiqte dore nga nje cope territori ne pjesen veriore, (teritor ky qe praktikisht asnjehere Kosova s'e ka patur nen kontroll).

    Nje marreveshje tjeter mund te perfshinte zgjerimin e kufirit te Kosoves ne lindje, per te perfshire Luginen e Presheves, e cila banohet nga nje shumice shqiptare.

    Kam qene ne Beograd, dhe kam intervistuar presidentin Serb Boris Tadiq, per emisionin TALK ne Al Jazeera; (mund ta shihni ne keto kohe, E premte 23 Prill 2130g, E shtune 24 April 0830g dhe 1730g, E dielen me 25 Prill 1030g and 2330g).

    E pyeta per ndarjen e mundshme te Kosoves. Per shume vite, zyrtaret qeveritare ne Beograd dhe Prishtine i jane kundervene kesaj ideje.

    Fuqite kryesore perendimore (SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania) poashtu kundershtojne ndarjen, se paku publikisht.

    Por, per befasine time, Presidenti Tadiq nuk do e perjashtonte si mundesi. Kur e "ngushtova" pak, pergjigja e tij enigmatike, e dhene me nje buzeqeshje ishte e thjeshte, "kokefortesia ne politike nuk sjell kurre fruta, por fleksibiliteti sjell zgjidhje".

    Serbia, sic duket, eshte gati per nje kompromis. Prandaj beni c'te doni me te.

    Prishtina e ka fjalen.


    Burimi:
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Boris Tadic, presidenti Serb, thote qe deshiron ta anetaresoje Serbine ne Bashkimin Evropian.

    Ai poashtu thote qe deshiron te largohet nga periudha e erret dhe e pergjakshme e shkaterrimit te ish Jugosllavise.

    Se fundmi, parlamenti ne Serbi denoi masakren ndaj muslimaneve te Bosnjes nga serbet etnike ne Srebrenice ne vitin 1995.

    INTERVISTA NE AL JAZEERA
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Referendumi lokal i jep dum kesaj pune. Po te duan serbet te ikin, te ikin. Nuk kemi pese te biem ne niveline tyre dhe ti mbajme me zor.

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •