Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do behet Kampion???

Votues
12. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Spanja

    9 75.00%
  • Greqia

    3 25.00%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #-9
    Ingj. T.R Maska e Ilove_INTER
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Under the Bridge!
    Postime
    282

    Spanja kampione e Botës në basketboll

    Kampionatit boteror te basketbollit qe po mbahet ne Japoni i erdhi gati edhe fundi.
    Te dielen me 3 shtator Zhvillohet Finalja ndermjet Spanjes dhe Greqise.


    Asnjera deri me tani ska pesuar Humbje . Greqia ne gjysmefinale e Mposhti Favoritin USA -n . Kurse Spanja po ashtu nje tjeter favorit Argjentinen.


    Kush mendoni se do ta fitoj kete duel.



    Une me shpirte , zemer dhe me tifo jam per SPANJOLLET . Greqine e urrej si shtet si komb dhe sdua ta shoh kurre lart.
    NeRoAzZuRiPeRSeMpRe

    ...----> O SA MIRË ME QENË INTERIST <------...

  2. #-8
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Spanja-101
    Greqia-93

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    pse nuk i shenove dhe kush do t'i shenoje koshat?
    sa bukur qe USA nuk doli monopol ne basketboll!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    MtrX ubicumque felix

  4. #-6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga MtrX
    sa bukur qe USA nuk doli monopol ne basketboll!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    USA, qe shume here nuk eshte duke dalur 'monopol' ne basketboll, nuk na vjen cudi humbja e tyre! Mandej e meritonin humbjen!
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #-5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    uroj te fitoje spanja

  6. #-4
    Ingj. T.R Maska e Ilove_INTER
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Vendndodhja
    Under the Bridge!
    Postime
    282
    Si duket Greket mbesin Grek dmth = Me serbet per punen e fatit:@:@...


    Pas lendimit qe pesoj sot lojtari kyc i SPanjes Pau Gasol sipas te gjitha gjasave smund te paraqitet ne Finale , thojne qe e ka thyer kemben . SHpresoj qe nuk eshte e vertet se me te vertet Kjo eshte KEQ.


    Para SPanja
    NeRoAzZuRiPeRSeMpRe

    ...----> O SA MIRË ME QENË INTERIST <------...

  7. #-3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    I pashe te dyja ndeshjet.

    Te paren, po prisja te fitonte US, pas cerekut te pare thashe me vete iu vu kapaku kesaj pune. Por surprize ... mgjth jo dhe aq surprize. Me vjen mire qe basketbolli evropian (i perfaqesuar ne skuadren greke) i tregoi vendin basketballit NBA te tipit hidhu/kapu mbi kosh per show-off. Mund te jystifikohet skuadra amerikane me teori te tilla qe nuk kane kohe gjoja te pergatiten etj etj etj. (Ne cerekun e pare kur po fitonte US nuk i permenden keta "faktore.") Ne fakt loja ishte nje krahasim midis dy stileve: individualistike vs. skuader.

    Ndeshja e dyte, u kapen dhemb per dhemb, lol. Por jane dy skuadra qe e njohin veten mire, 4 lojtare te Argjentines lozin ne skuadrat spanjolle, dhe gjashte lojtare nga te dy skuadrat lozin ne NBA. Ndeshje e forte, bile me interesante do te thosha se e para (por me me shume pasaktesi.)

    Per finalen, veshtire eshte te zgjedhesh fituesin. Kur krahason dy ndeshjet e sotme, ndoshta Greqia do fitoje, por ata mund te dehen nga fitorja kunder US, dhe t'u ulet perqendrimi. Sa per Gasol qe mund te mos luaje per Spanjen ne finale, dhe qe u ul shanset per fitore do te thosha qe edhe Zizos (lojtari me i mire i Greqise) nuk ka luajtur ne ndeshjet e fundit se u demtua me duket kunder Brazilit. Mgjth ky fakt s'e pengoi Greqine te dale ne finale. Nqs nje skuader var shpresat tek nje lojtar (sado i talentuar) atehere ajo skuader s'e meriton te fitoje.

    Shpresoj te jete nje ndeshje e bukur. Dhe gjithashtu shpresoj qe kombetarja e US te mbaje shenim per te ardhmen. Ndoshta kontratat e NBA kane shifra me shume zero, por eshte turp qe talente te tilla i kushtojne me shume rendesi atyre "zerove" sesa perfaqesimit te kombit.

    PS: Meqe ra fjala, sado te mire qe ishin argjentinasit, e meritonin te humbasin, sepse ne fanelle nuk kishin emrin e shtetit te tyre, por te sponsorit "Visa."

  8. #-2
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Me keqardhje medoj se do fitojnë greko-malakat.

  9. #-1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Jo vetem do fitojne greket,por e meritojne.
    Kane nje lloj pasioni te papare per basketbollin,dhe e njoha nga afer ne vitet qe jetova aty.
    Pas fitores se madhe kunder rusise ne 1987,me gjigandin e vogel Nikos Galis,greket vazhdimisht kishin ngritje ne basketboll,dhe ne ato vite mundeshin vec nga super jugosllavet e Drazhen Petrovic,Tony Kukoc,Zarko Paspalj,Vlade Divac,Dino Radja,Arian Komazets,Stojan Vrankovic,Alexander Djordjevic.............

    Ekip i tanishem ka talent.Shquhet me teper per nje mbrotje solide,por ne ndeshjen me USA,treguan se munt te shenojne mbi 80 pike.
    Papaloukas ishte fenomen sot,edhe Spanuli vitin tjeter luan me Huston super ne pjesen e dyte.
    USA me teper shembellente me ekip kolegji,vec veprime individuale,mungesa e yjeve te vertete si Bryand,Duncan,Iverson,Mc Grady,Garnet,Carter,ishte mese e ndjeshme.

    Spanja po nuk lozi Pau Gasol nuk ka asnje shans ndaj grekeve qe pas fitimit te kampionatit europian,jane gati per te fituar kesaj here boterorin.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #0
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ndeshja US - Argjentine qe ndenja zgjuar deri ne 8 e ca te mengjesit nuk me zhgenjeu. US fitoi medaljen e 10 ne FIBA (bronz kesaj rradhe.) Ne fillim u duk sikur Argjentina do ta kishte fushe me lule fitoren, amerikanet vazhdonin avazin e tyre individualist dhe pa u futur thelle ne zone. Lojtaret e Argjentines, nga ana tjeter, kishe kenaqesi t'i shikoje se si komunikonin me njeri-tjetrin. Por, nga pjesa e dyte, US e mori veten, me shume qarkullim te topit, me shume organizim etj, dhe u shperblyen me nje medalje.

    Sot (faktikisht neser ne mengjes me oren ketu, lol) eshte finalja. Zyrtarisht Gasol nuk luan. Mgjth Spanja nuk duhet nenvleresuar edhe pa lojtarin me te mire. Te shohim. Mendohet se do jete nje ndeshje e forte. Por kam deshire ta fitojne fqinjet, dhe kupa te vije ne Ballkan.
    Per me teper, the greeks throw a better party, apo thene shqip, e ndezin ylyver kur fitojne .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Serenata dhe Këngë Korçare
    Nga Fiori në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 19-01-2021, 11:31
  2. Flamurtari #1
    Nga KoTeLja_VL në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 20-04-2014, 10:12
  3. Votoni qe Spanja ta njoh pavarsine e Kosoves
    Nga jetmirmorina në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-04-2009, 12:30
  4. Tirana dhe Shishtaveci, kampione ne ski
    Nga diku_aty në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 22:55
  5. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •