1. Artistėt
2. Beate Schroedl Baurmaister
3. Erwin C. Klinzer
1. Artistėt
2. Beate Schroedl Baurmaister
3. Erwin C. Klinzer
Realizimi artistik Michael Jeschofnig
Te dashur miq te forumit.
Ju njofoj qe ne kete bienale nderkombetare mora cmimin e pare per pikturen.
Urime Shpend.
Me behet qefi pamase qe nje artist i joni edhe pse vetem pa perkrahje arrin te konkuroje ne konkurse te tilla dhe te shpallet Vendi i Pare.
Suksese te me tejshme.
Klodi
Wow!
Urime! Urime! Urime!
Pėrshėndetje Shpend : )
Patrioti dhe atdheu folklorist
Nė 10 shtator, nė Klagenfurt tė Austrisė, Shpend Bengu mori tė parin ēmim qė njė artist shqiptar i arteve tona vizive ka marrė ndonjėherė. Shumė nuk e njohin Bengun, as si kanė ecur kėto vite artet. Nė artet ku gėlojnė mediume shumė dhe talent pak, ku shiten pėr art sendet e konsumit dhe pėr ide ėndrrat e mėngjesit; ku nacionaliteti pėr vende tė vegjėl si Shqipėria ose damkos pėrfare veprėn e artit ose hiqet prej andej me lehtėsinė e njeriut qė stis pėr tė qenė pjesė e botės, asaj globale, asaj tė modės; ku tė ekspozosh jashtė ėshtė edhe ēėshtje tarafesh, nepotėsh, si dje kur shteti prodhonte artistė brenda vijės politike e ua trodhi frymėzimin pėr frikė, vlerėn pėr mediokritet, cilėsinė pėr sasi; kur si dje kemi po aq zejtarė tė fjalės nė mos mė shumė, po aq piktorė nė mos mė shumė, po aq duartrokitės nė mos mė shumė; kur pėr drejtor galerie vihet njė poet, pėr ministėr kulture njė zjarrfryrės i tribalizmit nė art geg e art tosk, po aq sa dekretues gradash folklorike i madhi, mė i madhi, i pari, mė i pari i ēetės sė profetėve qė nga Bogdani, dhe pėr kryeministėr njeriun qė pėr kujtesė tė krimeve tė komunizmit dhe ish- tė pėrndjekurve politikė (cilėt dhe sa janė vallė kėta qė u dergjėn burgjeve pėr ide politike dhe art modern!) do tė ngrejė njė vepėr arti tek 15-katėshi, pra pėrballė monumentit tė Heroit Kombėtar. Kjo ka ndodhur dhe ndodh nė Shqipėri: arti si fletėrrufe politike dhe artisti si debatikas qė rend nė mes tė ditės tė ngjisė letra me zamkė sa mė lart shtyllės.
Arti ėshtė politikė pėr njė vend atėherė kur nuk ka nevojė pėr politikėn nė kėto kuptime fletėrrufesh dhe tė propagandės pėr imazh. Atėherė ėshtė art i mirė, kur ėshtė i vetmuar. Atėherė njė artist ėshtė patriot sepse e demonstron dashurinė dhe respetin pėr atdheun nė faktet dhe jo nė fjalėt. Nė Shqipėri ku ka turmė ka artistė, ku ka kafene me tym e raki shumė ka artistė, artistė me fjalė dhe asnjė gramė vepėr. Hapėsira dhe koha, dy mė tė ēmuarėt gurė tė artit, janė rrudhur e ashpėrsuar sa do ndizen njė ditė si ashkla pėr ta ndjegur kashtėn e kėtij pėrfytyrimi folklorik pėr popullin shkrimtar, popullin artist, i mbushur me dekorata pėr Mjeshtėr tė Mėdhenj tė Punės qė dhanė e japin ditė ditė mė ditė presidentėt e kėsaj Republike. Ky do tė mbetet atdheu folklorik pėr aq sa njerėzit qė sua ka marrė akoma ferra uratėn do tė jenė minorancė, njė etni brenda dheut tė lashtė ku energjitė shpenzohen pėr demagogji dhe pak pėr punė tė pastėr mendjeje.
Shpend Bengu, njė maniak i prerė i linjės mbi fletė dhe bojės mbi kanavacė, i pėrket kėtij sekti. Bengu ka tė drejtė tė jetė vetėm, tė ishte vetėm edhe kur mori trofeun e piktorit mė tė mirė ndėr ata artistė nga bota nė Bienalen e Austrisė. U ndjeva i emocionuar kur pashė flamurin shqiptar bashkė me gjithė flamujt e shteteve tė tjerė tė botės. I falenderova pėr kėtė. Ata qė nuk e njohin kėtė artist dhe lexojnė vetėm kėto fjalė tė tijat, mund ta marrin pėr ndonjė nga ata shumė patriotėt qė su ka dalė akoma inati nga shkrimet e udhėtarėve tė huaj pėr Shqipėrinė moderne. Ndėrsa ata qė merakosen pėr imazhin e atdheut nė botė do kishin prishur buzėt po ta dinin se Shpend Bengu iku si njė xhepshpuar, me tablo nė krahė, pėr tė pėrfaqėsuar me emrin e tij, artin kontemporan shqiptar. Nė tė vėrtetė e dinin dhe thanė: e ēart ėshtė ky, kėrkon dhe para!
Nėse zyrtarėt shqiptarė tė ftuar nga njė organizėm si Bienalja e Austrisė do ishin dukur gjėkundi ditėn kur Bengu ngriti njė trofe nė duar pėr artin kėtu tė pėrēmuar e tė nėnvleftėsuar, fjalėt e patriotit do ti kishin hije burokratit dhe jo kėtij artisti qė pėrballoi njė pėrfaqėsim i vetėm, si aventurier, me derė mbyllur nga ēdo strukturė jona qė bėn politikė dhe politikė kulturore.
Nuk ėshtė e vėshtirė pėr ta gjetur ku rri zgjuar patrioti.
Marrė nga Shekulli
Te dashur miq te forumit.
Urimet tuaja jane perkrahja me e madhe per mua.
Ju faleminderit Juve, Austrise, presidences se Bienales dhe zoterinjve Harry e Michael Jeschofnig si dhe ambasades austriake ne Tirane.
Or po paske qene i tmerrshem ti, cmime per pikture, cmime per filma - c'do na besh vitin tjeter? - Se shaka bej, urime dhe me shume urime, me behet vertet qejfi!
H,
(m'i bej dhe ca te fala atij "mikut te perbashket", nese te bie rruga andej kuptohet)
Perėndia nuk ėshtė mace...
Ēmimi u dha per te dyja punimet
Krijoni Kontakt