Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar mė parė nga AAAA
    Kreu i LSI-se, Meta: Ideja e Rames per 'Federaten e majte' - jo realiste MireC'kaKeq Vleresimi: 3 / 3 (1 Vota)




    Derguar me: 23/06/2007 - 18:32
    • Rama shprehu sot nevojen e krimit te nje pėr formimin e njė federate forcash tė majta, pra per nje koalicion, qė pavarėsisht se ėshtė nė opozitė apo pushtet duhet tė jetė njė bashkim vlerash dhe parimesh

    Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta e ka konsideruar si jo realiste idene e hedhur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama per per krijimin e Federates se Majte. Rama, sot gjate takimit me kreret e partive te majta, ka theksuar nevojėn e njė opozite edhe mė gjerė. "Dėshiroj tė hedhim njė hap tė ri pėr tė filluar njė pune tė vėshtirė por nė kohė pėr formimin e njė federate forcash tė majta, ku sigurisht jemi tė hapur edhe pėr tė tjerėt. Mendoj eshte eshte i nevojshem njė koalicion, qė pavarėsisht se ėshtė nė opozitė apo pushtet, duhet tė jetė njė bashkim vlerash, parimesh, njė bashkim qė duhet tė shkojė gjithnjė e mė shumė drejt njė programi tė pėrbashkėt, ku nuancat e gjithėsecilit shtojnė dhe pasurojnė kėtė program tė pėrbashkėt". Lidhur me ate cka sot u konsiderua si nje krize mes LSI-se dhe PS-se, pas debateve qe dy kreret Meta e Rama paten sot, per ceshtjen e presidentit, Meta tha se problemet brenda se majtes kane ardhur per shkak te konflikteve brenda PS-se te cilet me pas ndikojne dhe brenda koalicionit. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, kreu i LSI-se tha se Rama duhet te kishte lejuar legazimin e fraksioneve ne PS pasi kjo do te sillte stabilitet brenda kesaj Partie


    Kthehu mbrapa

    --------------------------------------------------------------------------------




    Shikojeni me kujdes kete paragraf!!!

    • Rama shprehu sot nevojen e krimit te nje pėr formimin e njė federate forcash tė majta, pra per nje koalicion, qė pavarėsisht se ėshtė nė opozitė apo pushtet duhet tė jetė njė bashkim vlerash dhe parimesh

  2. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar mė parė nga AAAA
    Carlo Bollino kėrkon t’i dėmshpėrblehet nga gjykata dinjiteti fashist i cėnuar nga

    Gazeta “SOT”


    Friday, 11 May 2007


    Nga Kastriot Myftaraj - A e gjeni dot se cili ėshtė njė njeri qė e ka shtėpinė nė bllokun e udhėheqjes komuniste dhe qė e ka zyrėn nė kombinatin e autotraktorėve?Tė gjithė shqiptarėt do t’i pėrgjigjen kėsaj pyetjeje: Pilo Peristeri! Pėrgjigja ėshtė e saktė, por kėtyre tė dhėnave u pėrgjigjet dhe njė emėr tjetėr: Carlo Bollino. Nė padinė qė Bollino ka bėrė nė gjykatė kundėr gazetės «SOT», ai e paraqet adresėn e vet nė Tiranė kėshtu: Rruga Ismail Qemali, Pallati 2K/3/3. Kjo do tė ishte e mjaftueshme, por Bollino shton edhe «ish Blloku». Dhe pastaj Bollino i fajėson tė tjerėt se bėjnė ato qė ai i quan «komente fyese» pėr tė. Nė padi Bollino paraqitet dhe si pėrfaqėsues i Shoqėrisė «Edisud» sh.a., pronare e «Gazeta Shqiptare», me adresė, sipas Bollinos «Kombinati i Autotraktorėve-Shkozė». Nė rast se njeriu pyet se si njė gazetė private ka pėrfunduar me seli nė njė pronė publike, Bollino e quan «koment fyes» dhe bėn padi nė gjykatė. Nė padinė nė fjalė, Bollino kėrkon qė gazeta “Sot” ta dėmshpėrblejė pėr dėmin moral qė i ka shkaktuar atij dhe kompanisė «Edisud» sh.a. nė dy editoriale tė datave 8 dhe 9 qershor 2006, pasi nė to, sipas Bollinos, «janė bėrė komente me qėllim denigrues». Kėto janė:
    1)«Carlo terronen e kemi konsideruar gjithmonė si njė ēiban tė huaj qė qelb politikėn shqiptare dhe ambientin mediatik qė na rrethon...»
    2)«maska si Bollinua...»
    3).. fenomeni Carlo, ėshtė fenomen tranzitiv qė ka ardhur nė Shqipėri tė marrė llokma tė vogla, tė qetėsojė shpirtin dhe tė rregullojė ekonominė...»
    4)Hidh pak tym pėr Florian Vilėn, hidh pak vrer pėr ēėshtjen kombėtare tė shqiptarėve, fut pak pėrēarje fetare dhe fshihu pas gazetės sė parė fashiste nė Shqipėri qė quhet Gazeta Shqiptare» 5).. Carlo s’kupton akoma qė fitili italian nuk mund tė mbahet ndezur me dhjamė gjobash...»
    Kėto janė gjėrat pėr tė cilat Bollino pretendon se i kanė shkaktuar njė dėm moral atij dhe «Gazeta Shqiptare», ndėrsa Tv News 24 e ka futur kot nė padi se ai nuk pėrmendet nė citimet nga gazeta «Sot qė Bollino ka sjellė si prova. Dhe pėr kėto Bollino kėrkon njė dėmshpėrblim prej 2 milionė lekė tė reja. Pra, derisa frazat e pretenduara fyese janė pesė, del se Bollino dhe «Edisud sh.a.» kėrkojnė 400 mijė lekė tė reja pėr ēdo frazė. Bollino, Gjykata, opinioni i gjerė shqiptar dhe cilido tjetėr qė ėshtė i interesuar duhet ta dijė se qėndrimi i gazetės «SOT» ndaj Bollinos dhe ndaj «Gazeta Shqiptare» ėshtė pėrcaktuar nga antifashizmi. Derisa Bollino ėshtė vetėparaqitur si inkarnacion i fashistit Lo Ruso Atoma qė hapi dikur gazetėn fashiste «Gazeta Shqiptare», inkarnacion i sė cilės ėshtė kjo e sotmja, atėhere gazeta «Sot» e gjen jo vetėm tė drejtė, por edhe detyrė qė t’i trajtojė Bollinon dhe «Gazeta Shqiptare» nė sensin e tė famshmeve vargje-paralajmėrim tė Bertold Brecht pėr fashizmin:
    «Kjo bishė u zhduk,
    por kurrsesi nuk duhet harruar,
    se barku qė atė e polli,
    ende nuk ėshtė shterpėzuar».
    Prandaj gazeta «SOT» nuk e gjen tė nevojshme tė tregohet diskrete nė terma me trashėgimtarėt e propagandės fashiste. Nuk ėshtė e vėshtirė qė tė provosh se Bollino dhe “Gazeta Shqiptare” e sotme janė trashėgimtarė tė drejtpėrdrejtė tė paraardhėsve tė tyre fashistė. Bollino e pranon vetė kėtė. Nė 1998, nė revistėn “Klan” Henri Ēili ka botuar njė artikull qė ėshtė njė profil-intervistė i Carlo Bollinos, me titull «Dorėzohet Gazeta Shqiptare: Tani me njė fytyrė tė re dhe pėrmbajtje tė re» (Revista «Klan», nr. 80, 25 tetor 1998, f. 22-25) Nga ky profil i Bollinos i shkruar sipas fjalėve tė tij mėsojmė pėr Bollinon: «Por nė kokėn e tij lind njė ide. Kishte dėgjuar qė para luftės sė dytė botėrore La Gazzeta del Mezzogiorno kishte pasur nė Shqipėri njė botim tė saj. Ia propozon idenė e rihapjes sė saj pas 60 vjetėsh, pronarit tė gazetės Giuseppe Gorjoux, qė ishte fatmirėsisht djali i Raffaele Gorjoux, pronarit tė atėhershėm tė Mezzogiornos, qė nė vitin 1927 kishte realizuar botimin nė Shqipėri. Drejtori u tregua entuziast. Bollino pasi kthehet nga njė mision nė Somali, nė shkurt 1993, ndėrron ēantėn e rrobave dhe vjen nė Shqipėri me mision: Hapjen e njė gazete». (Henri Ēili: «Dorėzohet Gazeta Shqiptare: Tani me njė fytyrė tė re dhe pėrmbajtje tė re», Revista «Klan», nr. 80, 25 tetor 1998, f. 25) Por cila ishte kjo «Gazeta Shqiptare» e dikurshme? Prof.dr. Kristo Frashėri, nė librin e vet tė fundit «Historia e Lėvizjes sė majtė nė Shqipėri dhe e themelimit tė PKSH-sė» shkruan pėr «Gazeta Shqiptare»: duke pėrmendur njė shqiptar, njeri tė «fashistit italian N. Lo Ruso Atoma, i cili botonte nė Bari fletoren italiane Gazeta Del Mezzogiorno, si redaktor tė faqes qė ajo botonte nė gjuhėn shqipe me titull Gazeta Shqiptare, ku bėhej haptaz propagandė pėr fashizmin nė Shqipėri». (Kristo Frashėri: «Historia e Lėvizjes sė majtė nė Shqipėri dhe e themelimit tė PKSH-sė», Botim i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Tiranė 2006, f. 116) Kėtu nuk ka nevojė pėr komente tė mėtejshme. Koincidenca janė si tepėr. I biri i botuesit fashist tė paraluftės ėshtė pėrsėri botues dhe e merr me entuziazėm idenė e rihapjes sė gazetės fashiste, me tė njėjtin titull. Por koincidenca tjetėr ėshtė edhe mė domethėnėse. Data kur del numri i parė nė Shqipėri, 22 prill 1993. Kjo i shton pak si tepėr koincidencat. Nė 22 prill 1939 Mbreti imperator Victor Emanule III nėnshkroi dekretin pėr emėrimin e Francesco Jacomoni si luogotenente, mėkėmbės nė Shqipėri, duke efektuar kėshtu administrativisht okupimin fashist tė 7 prillit 1939. Bollino mund tė kishte zgjedhur datėn 21 prill, ose 23 prill pėr tė nxjerrė numrin e parė tė gazetės, por ai zgjodhi pikėrisht 22 prillin. Kjo koincidencė besoj se e meriton sė paku njė «koment denigrues». Bollino, njeri qė e njihte aq mirė historinė e marrėdhėnieve italo-shqiptare sa ta dinte se kishte ekzistuar para mė tepėr se 60 vitesh njė gazetė italiane nė Shqipėri, nuk mund tė thotė se nuk e dinte simbolikėn e datės 22 prill nė marrėdhėniet mes dy vendeve. Bollino qė ringjalli gazetėn e parė fashiste nė Shqipėri ėshtė prova se paralajmėrimi i Brecht ėshtė i drejtė. Pėrcaktimi i gazetės «Sot» si «ēiban qė qelb» ėshtė i frymėzuar nga vargjet e famshme tė Brecht. Bollinon qė rihapi gazetėn e parė fashiste nė Shqipėri e konsiderojmė njė maskė tė sė kaluarės. Atėherė ē’dinjitet kėrkon Bollino t’i dėmshpėrblehet, dinjiteti fashist?! Por ē’donte Bollino nė Shqipėri? Italianėt atėherė kishin pėr Shqipėrinė imazhin sikur nė Shqipėri kishte vetėm baltė, por nė njė zhargon qė Bollino e njihte mirė fjala «baltė» (grashu) shenjon floririn. Bollino gjeti shpejt “Amici de l’amici”. Henri Ēili nė artikullin e pėrmendur mė lart, shkruan: «Nė shtypin shqiptar janė publikuar tė dhėna sipas tė cilave mė 1996, PD i dha “Shqiptares” 100 mijė dollarė duke e futur nėn kontroll».(Henri Ēili: «Dorėzohet Gazeta Shqiptare: Tani me njė fytyrė tė re dhe pėrmbajtje tė re», Revista «Klan», nr. 80, 25 tetor 1998, f. 25) Pėr kėto akuza nuk dimė qė Bollino tė ketė hapur ndonjė gjyq dhe tė ketė marrė dėmshpėrblim, as nga ata qė i bėnė, as nga Apollon Baēe qė nė shtator 2004 ka botuar tek “Tema” artikullin “La Gazeta Shqiptare”, as nga Henri Ēili qė u referohet atyre! 100 mijė dollarė! Sa pėr «u pizzu»! Bacciamo le mano don Sali! Artan Fuga, nė librin e vet “Ikja nga kompleksi i Rozafės” shkruan: -«E vetmja gazetė e huaj, Gazeta Shqiptare me botues italianė u detyrua tė mbyllet pėr njė kohė, nė vitin 1995 nėn akuzat publike nga mė tė ndryshmet qė nga mė tė lehtat ato pėr denatyrim tė gjuhės shqipe, deri ėn ato mė tė rėndat si bartėse tendencash fashistoide e prokomuniste» (Artan Fuga: “Ikja nga kompleksi i Rozafės”, “Dukagjini”, Pejė 2001, f. 422) Bollino mė pas, sipas atyre qė janė botuar nė shtyp, u rregullua dhe me qeverinė e majtė, duke marrė selinė nė ish-kombinatin e autotraktorėve, “pėr njė copė bukė”, gjė pėr tė cilėn gjithashtu shtypi ka shkruar shumė dhe nuk di qė Bollino tė ketė bėrė ndonjė padi, apo tė ketė fituar ndonjė gjyq dhe tė ketė marrė ndonjė dėmshpėrblim. Baciamo le mano don Edi! Por «Gazeta duhet tė gabojė, ashtu siē gabon dhe shoqėria, thotė Bollino». (Henri Ēili: «Dorėzohet Gazeta Shqiptare: Tani me njė fytyrė tė re dhe pėrmbajtje tė re», Revista «Klan», nr. 80, 25 tetor 1998, f. 23) Sa pėr gjėrat e tjera pėr tė cilat Bollino pretendon se gazeta “SOT” e ka fyer, le t’i marrim me radhė: Pėr gjobat atė ia ka pėrmendur edhe Henri Ēili, pra se nė shtyp ėshtė pėrfolur se Bollino praktikisht i ka vėnė njė gjobė 100 mijė dollarėshe qeverisė sė parė tė PD. Pėr kėto e ka fjalėn gazeta “Sot” kur pėrmend “llokma”. Kur gazeta “SOT” ka thėnė se Bollino kėrkon “tė qetėsojė shpirtin” e ka pasur fjalėn pėr shpirtin fashist, nė kontekstin e konsiderimit tė Bollinos dhe gazetės sė tij si trashėgimtare e fashizmit. Sa pėr atė qė gazeta “SOT” i ka thėnė Bollinos dhe gazetės sė tij se bėn tymnajė pėr krimet, e vėrteta ėshtė se “Gazeta Shqiptare” ia ka krijuar vetes kėtė reputacion. E tillė ėshtė tymnaja pėr rastin e vrasjes sė Azem Hajdarit kur “Gazeta Shqiptare” shkroi nė vitin 1998 se sipas njė tė dhėne qė kishte marrė kjo gazetė nė oborrin e PD, nga nėna e truprojės sė Azem Hajdarit, i vrarė bashkė me tė, Besim Ēerės, vrasėsit e Azem Hajdarit janė nė Milano. Ky ishte njė mashtrim qė shkaktoi reagim tė madh dhe “Gazeta Shqiptare” u detyrua qė ta pėrgėnjeshtronte kėtė gjė. Ky nuk ėshtė rasti i vetėm. Sa pėr atė qė gazeta “SOT” i thotė Bollinos dhe gazetės sė tij se ka hedhur vrer pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare, kjo ėshtė lehtėsisht e provueshme. Pėr bėmat e Bollino nė kėtė fushė ka njė dosje tė plotė, por po i jap njė shembull. Nė prill 1999 nė “Gazeta Shqiptare” ėshtė botuar artikulli i Panajot Barka, “Me logjikėn jashtė emocioneve”. Se kush ėshtė minoritari grek Panajot Barka kėtė e ka tė qartė gjithkush. Nė kėtė artikull Barka shkruan pėr luftėn e Kosovės: “Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė se me kėmbėnguljen Anglo-Amerikane Millosheviēi bombardohet pėr njė kohė aq tė gjatė sa i dha mundėsinė Millosheviēit qė ta spastroje etnikisht Kosovėn. Madje ndonjėherė bombat e NATO-s ndihmojnė shkatėrrimin ekonomik tė Kosovės”.(“Gazeta Shqiptare”, 9 prill 1999) Mė tutje Barka shkruan: “Qėndrimi i OMONIA-s dhe i autoriteteve tė minoritetit grek pėr tė mos marrė refugjatė kosovarė nė krahinat ku banon ky minoritet duhet sqaruar se, sė pari ėshtė ne tė njėjtė linjė me qėndrimet e qeverisė tonė dhe asaj greke. Po ashtu ky qėndrim nuk lidhet aq me prishjen e mundshme tė ekuilibrave demografike e fetare nė Jug, gjė qė pėr tė cili s’ka pse tė mbajė pėrgjegjėsi minoriteti, aq sa me mundėsinė e provokimeve tė ndryshme dhe pėrpjekjeve pėr t’i prishur ekuilibrat tradicionale nė popullsinė e Jugut, duke pėrdorur pėr kėtė, pse jo refugjatė kosovarė si faktor me sensibilitet mė tė madh”. (“Gazeta Shqiptare”, 9 prill 1999) Kėto fjalė nuk kanė nevojė pėr shumė koment. “Gazeta Shqiptare” nuk ka botuar reagime ndaj kėtij shkrimi, autorėt e tė cilave kanė bėrė ankesa nė faqet nė internet, ēka tregon se qėllimi i kėsaj gazete ishte pikėrisht “hedhja e vrerit”. Ky Panajot Barka ka shkruar pėr Italinė: “rrugės pėr Itali janė vrarė me dashje apo janė zhdukur mbi njėmijė shqiptarė. Asnjė reagim nuk ka. Pėrkundrazi, Tirana zyrtare falėnderonte mė mars tė 1997 palėn italiane se vendosi tė nxjerrė nga fundi i detit 88 tė mbytur me qėllim nga anija patrullė e tyre. Ndėrsa po tė ndodhė incidenti mė i vogėl me ndonjė emigrant shqiptar nė Greqi, nė Shqipėri bėhet nami !!)”. (“Shqip”, 12 dhjetor 2006, f. 10) E tepėrt ta thuash, kėtė e kam bėrė nė polemikė me Barkėn, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kėta shqiptarė nuk janė vrarė nga italianėt, por duke kaluar detin dhe sot Italia ėshtė vendi qė ka legalizuar mė shumė shqiptarė (450.000) pa u kėrkuar qė tė ndryshojnė nacionalitetin si Greqia dhe sot Italia ėshtė vendi qė ka mė shumė emigrantė shqiptarė. Sa pėr nxitjen e pėrēarjes fetare nga ana e “Gazeta Shqiptare” pėr kėtė jam vetė dėshmitar dhe kam njė dosje tė plotė. Nė vitin 2003, kur filloi ēėshtja penale kundėr meje si autor i njė libri, “Gazeta Shqiptare”, u bė pjesė e njė skenari tė kundraligjshėm me zėvendėsprokurorin e rrethit gjyqėsor Tiranė, Kostaq Beluri, duke botuar ekskluzivisht tė dhėnat e Prokurorisė pėr penalizimin tim, tė nxjerra nė abuzim tė detyrės nga prokuroria, si dhe duke mė atribuuar mua gjėra qė nuk i kam thėnė, pėr tė cilat unė jepja referenca nė libėr se kujt i pėrkisnin. Nėse hapet kjo ēėshtje “Gazeta Shqiptare” do tė duhet tė pėrgjigjet nė gjyq pėr atė se si ishte e mundur se kjo gazetė botonte nė tė njėjtėn faqe prononcimin e prokurorisė se po kėrkonte librin pėr tė parė nėse paragrafi i penalizuar ekzistonte, si dhe kopertinėn e librit, ku mund ta verifikonte fare lehtė faktin, por qė nuk e bėri dhe pas kėrkesės sime. Nėse prokurori-bashkėpunėtor i “Gazeta Shqiptare” ka dhunuar me kėtė rast nja dhjetė nene tė Kodit Penal, gazeta ka dhe ajo pjesėn e vet tė fajit. Bollino po mė nxit ta rihapė kėtė ēėshtje dhe po e rihapa nuk do tė mbyllet aq lehtė sa mendojnė disa qoftė edhe nė prokurori. Pasi paraqet tė ashtuquajturat prova, Bollino thotė nė padi: “Atribuime tė tilla qė i bėhen palės paditėse pėrbėjnė cėnim tė personalitetit dhe nderit nė kuptim tė nenit 625/a tė KC”. Ēudi e madhe me kėtė njeri! Nė njė anė shpallesh trashėgimtar i fashizmit, nė anėn tjetėr flet pėr moral, pėr ē’moral, moralin fashist. Gazeta “SOT” ėshtė krenare qė i ka bėrė dėm moral fashizmit. Mė tutje, nė padi Bollino thotė: “Citimet e bėra mė sipėr janė shprehje qė jo vetėm bien ndesh me moralin e shoqėrisė por pėrbėjnė nė kuptimin e tyre juridik edhe vepra penale me sanksione tė rėnda ndėshkuese (burg)” Tamam mentalitet fashist! Edhe kur bėn padi civile kujton burgun! Nė pėrfundim tė padisė thuhet: «Nė kėto rrethana, nė bazė tė nenit 625 tė KC kėrkohet rivendosja e tė drejtės jopasurore. Pala e paditur duhet tė pėrgėnjeshtrojė lajmin e dhėnė dhe tė detyrohet tė dėmshpėrblejė pėr efekte ndėshkuese nė shumėn prej 2.000.000 (dy milionė lekė)» Por qė tė ndodhė kjo duhet qė mė parė tė ndodhė njė gjė tjetėr, tė ngjallet ai padroni i parė i «Gazeta Shqiptare», Musolini, qė e varėn kokėposhtė nė Milano me mantenutėn e vet. Askujt mos t’i shkojė ndėrmend qė ta pėrdorė detyrėn shtetėrore pėr tė rivendosur dinjitetin e fashizmit. Qė nga 28 korriku i vitit 2006, kur burri mė trim i Shqipėrisė Ilir Meta, kapėrceu tryezėn e qeverisė nė Kuvend, dhe ndaj tij nuk u veprua ligjėrisht, ēdo shqiptar qė i bėhet padrejtėsi ka tė drejtė tė kapėrcejė tavolinėn e ēdo zyrtari tė shtetit, pa pėrjashtuar as gjykatėsit dhe prokurorėt. Shpresoj qė Bollino, i cili gjen nė ēdo fjalė insinuata denigruese, mos tė mendojė se fjalėt italisht nė dialektin jugor i kam pėrdorur me qėllim insinues, pasi kėtė e kam bėrė vetėm pėr kėnaqėsinė qė tė jep kjo gjuhė e pasur. Gjithsesi, ka njė mėnyrė qė Bollino tė marrė nga gazeta «SOT» shumėn prej 2 milionė lekė tė reja ose rreth 35 milion lira-lireta, qė na kėrkon. Gazeta «Sot ėshtė gati t’ia paguajė menjėherė, nė kartėmonedha tė shtypura njė nga printerėt e redaksisė, sipas koleksioneve tė kartėmonedhave italiane qė gjenden nė Internet.

    Q'fare do te thote te jeshe mik i ylberisti socjalis edushka rama.The ky Carlo Bollino eshte ylberiste i komunizmit Italjan,bashkohen ylberistat si pulat ne hale!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TOKE GEGA : 26-08-2007 mė 09:16

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    Ndėrtimi i opinioneve nga propaganda mediatike

    Ne pesimet e qytetareve te ish Jugosllavise ne periudhen e shpartallimit te shtetit, mallkohej pa nderprere media per te cilen te gjithe besonin se bente propagande. Ne opinion dy blloqe ishin krijuar mbi median, mjetin ekskluziv te pushtetit te atehershem jugosllav. Gjersa jo serbet e shihin si mjet te regjimit aktual per arritjen e qellimeve te veta, serbet i besonin propagandes se serbet jane populli ndaj te cilin beheshin padrejtesi qysh nga koha e Titos dhe rreshtohej pas kesaj doktrine. Pikepamja rreth politikes mediale te medias qeveritare serbe ka mbetur e njejte ne bllokun kunder saj, se ajo ishte mjet i regjimit dhe atij i sherbente. Ne pjesen tjeter pak gje ka ndryshuar. Jane te shumte ata te cilet edhe sot besojne se serbet vertete ishin te shtypur, ngase media ne menyre profesionale kishte proklamuar politiken e regjimit i cili pervec popujve tjere e demtoi edhe popullin e tij. Ererat e luftes fryenin dhe pohimi i senatorit amerikan Hiram Gjonson se "pasoja e pare e luftes eshte e verteta" u deshmua ne praktike. Ndjenja se po afrohet lufta shkakton tronditjen e pare shpirterore. Prandaj propaganda paraqet perhapjen e qellimte te informatave cofshin edhe te pasakta, permes se ciles nje organizem shteteror a shoqeror deshiron t’i arrije objektivat e veta ne nje rast te caktuar.
    Propaganda instrument i totalitarizimit apo demokracive fiktive

    Pikepamja se propaganda eshte mjet qe aplikohet nga regjimet totalitare do te kontestohej nga realiteti ne dy vendet fqinje te Kosoves, Serbia dhe Shqiperia. Qysh prej fillimit te viteve '90 Serbia aplikoi sistemin shumepartiak apo parlamentarizimin ne vend. Propaganda e filluar ne fund te viteve '80 vazhdoi deri ne vitin 2000 kur perfundimisht bie nga pushteti njeriu i cili akuzohet te jete ideator i shkaterrimeve ne ish Jugosllavi ne emer te krijimit te Serbise se Madhe. U desht te rrenohet dhe te mirret me force nga opozita televizioni shteteror serb per te pushuar propaganda pro regjimit qe shkaktoi aq shume viktima.

    Vleresimi se njerezit ne pergjithesi nuk e duan luften deshmohet edhe me thenjen e gjeneralit gjerman te kohes se Hitlerit, Herman Goering. Ne kujtimet e tij kuptohet lehte se si mund te manipulohet nje popull i tere ne mbeshtetje te nje ideologjie te pushtetit. "Ajo eshte e lehte. E tera qe duhet bere eshte t'u thuash atyre se jane te sulmuar dhe t'i denoncosh njerezit e paqes per mungese te patriotizimit dhe orientim te vendit ne rrezik", kujton Goering duke sqaruar se kjo forme u aplikua edhe nga regjimi i Hitlerit gjate Luftes se Dyte Boterore. Cdo gje filloi mire ne Shqiperine e periudhes pasdiktatoriale te Enver Hoxhes. Ne menyre absolute qytetaret i mbeshteten forcat opozitare me shpresen se jeta e tyre do te ndryshoj per te mire ne nje afat te shkurter. Gjendja e rende dhe ekonomia e shkaterruar nuk e mundesoi nje gje te tille edhe pse ne mediat e kontrolluara nga pushteti, gjerat paraqiteshin ne menyre te perkryer. Si pasoje, mbeshtetja e njerezve per pushtetin filloi te zbehet por jo edhe politika mediale ne median e drejtuar nga njerezit e qeverise. Ajo mbeti e njejte, pro pushtetit, derisa trazirat kunder pushtetit rrezuan qeverine dhe i dhane fund qeverisjes se nje partie duke sjelle ne pushtet nje parti tjeter. Ajo sot eshte ende ne pushtet dhe per televizionin shteteror cdo aktivitet i saj eshte meritor per t'i dhene hapesire ne ekran. Sistemi shumepartiak funksionon e bashke me te edhe propaganda e partise ne pushtet permes medias shteterore. Kjo paraqet deshmi te nje demokracie fiktive.

    Fuqia e medias si pushtet i caktuar

    Silvio Ueisbord thote se roli i medias mund te kuptohet ne perputhje me modelin e shtypit si "Pushtet i Katert". Ne vendet demokratike liria e shtypit garantohet me ligj. Per te demonstruar kete arritje te demokracise edhe vendet ballkanike ne tranzicion e kane aplikuar ne teori kete ligj por ne praktike mbetet larg. Fjala e kryetarit a kryeministrit malazias, duhet te publikohet ne teresi ne edicionin qendror informativ te Podgorices pa marre parasysh rendesine qe ka fjalimi i tij. Arsytimi i gazetarit dhe redaktorit per kete veprim eshte shume i shkurter. "Ai eshte kryetar prandaj duhet!" Si ne Serbi, Shqiperi apo Mal te Zi, pushteti deshiron qe median ta kete te aferte per t'i ndihmuar ne organizimin dhe orientimin e njerezve ne favor te politikes se tij. Edhe ne demokracite me te avansuara eshte e pamundur te jete gjithcka e perkryer nga pushteti. Per te dhene nje pasqyre qe ai deshiron atehere duhet te tejkalohet limiti i gazetarise objektive. Me nje fjale duhet te shtremberohen faktet, te ekzagjerohen, te keqperdoren dhe te sajohen genjeshtra. E tere kjo eshte nje propagande qe ne literature konsiderohet si negative. Ketu gjerat ekzagjerohen ne njeren ane dhe fshihen ne anen tjeter. Zbulimi i nje te fshehure apo kryerja me sukses e ndonje tregimi te panjohur per lexuesin, e bene ate me te pershtatshem per ndryshime ne shoqeri. "Derisa keto sekrete te mos jene te zbuluara, lexuesit apo shiquesit, do ta kene me te veshtire per te ndryshuar", - pohon Rajan Xhorxh, gazetar amerikan shumevjecar i gazetarise hulumtuese.

    Nese gazetari paraqet syrin dhe veshin e popullsise atehere ai duhet te jete i lire ne qasje ndaj cdo rasti qe mund te jete ne dem te qytetarit. Por, duke mos neglizhuar kerkesen per nje pergatitje profesionale te gazetarit. Gazetari i mirenjohur amerikan Karl Bernstain i cili se bashku me kolegun e tij Bob Vooduard, zbuluan aferen "Uotergejt" dhe shkaktuan doreheqjen e kryetarit amerikan Richard Nikson, ka konstatuar se gazetaret duhet te analizojne cdo kend te cdo tregimi me nje nivel te barabarte te entuziazmit. Ne kete menyre cdo mundesi e propagandes negative do te eliminohej.

    Propaganda permes pikave me te ndjeshme

    Ne kohen e fillimit te hasmerive ne ish shtetin jugosllav, edicionet qendrore fillonin me ngjarje te paparashikueshme edhe pse pa deshmi te verifikuara. Varrezat e shkaterruara te serbeve, ne vendbanimet ku serbet ishin pakice, ishin ne qender te edicioneve informative. Grate serbe duke kryer punet e shtepise ne oborret e tyre me arme ne krah ishin pamje te televizionit shteteror ne ate kohe. Ato arsyetoheshin se jane te rrezikuara. Keto pamje ishte e pamundur te vereheshin nga mjete tjera pervec objektivit te kameres se televizionit shteteror dhe agjencise shteterore te lajmeve. Keta njerez kerkojne mbrojtje klithej ne edicionet informative te televizionit. Njerezit me te ashper te politikes perzgjidheshin per te bere komentet mbi keto ngjarje. Propaganda ishte ne drejtim te fillimit te qerimit te hesapeve me njerezit qe sipas tyre po e cenojne lirine e njerezve te tyre. Ne fakt ndodhte e kunderta. Ne kohen e monizimit ne Jugosllavi, televizioni shteteror i Prishtines publikonte vetem ato informata te cilat servoheshin nga agjencia jugosllave e lajmeve Tanjug. Ajo ka publikuar nje lajm per thyerjen e nje dyqani qe gjendej para nderteses se televizionit, ndersa eshte thirrur ne Tanjug qe seline e kishte ne Beograd. Informata se pari eshte pergatitur atje per tu derguar per emetim ne televizionin e Prishtines. Lajmi nuk ka guxuar te konfirmohet nga gazetari i televizionit edhe pse pse ngjarja kishte ndodhur te hyrja e televizionit. Perzgjedhja e ceshtjeve me te ndieshme, si varrezat, gruaja me pushke ne krah etj, asocojne ne rastin e vrasjes se foshnjeve ne Kuvajt ne prag te fillimit te luftes se Gjirit ne viti 1991.

    Mbrojtja me ligj e medias

    Edhe ne vendet fqinje, kryesisht ne tranzicion, shtypi i lire dhe lejimi i ekzistimit te burimeve alternative te informimit eshte karakteristike. Ne disa raste vetem formalisht, sepse ne fakt mediat ekskluzivisht i sherbejne autoriteteve shteterore. Ne Shtetet e Bashkuara, sanksionimi i lirise se shtypit, si pjese e amandamentit te pare ne kushtetuten amerikane ka hyre ne fuqi para me shume se 200 vitesh. Duke tentuar te arrijne kete stad te zhvillimit te mediave edhe vendet ballkanike kane treguar shenja te rregullimit te kesaj te drejte me kushtetute. Bosnja dhe Hercegovina e garanton lirine e shtypit me ane te kushtetutes, qofte ne nivelin shteteror, ashtu edhe ne ate te Federates se ketij vendi. Te njejten e ka aplikuar edhe Shqiperia duke garantuar lirine e shtypit, te radios e televizionit. Ajo shkon pak me perpara duke e ndaluar cdo censurim te politikes redaktuese ne media. Nje rregullim te ngjashem e ka bere edhe Republika e Kroacise e cila pervec miratimit me ligj, ka parashtruar ne menyre konkrete kerkesat dhe obligimet me te cilat e ngarkon mediumin publik. Ne kete rast kemi te bejme me nje kontroll te heshtuar mbi median publike, por jo si ne nivel te Serbise dhe ne Malit te Zi, ku mediat publike ende trashegojne formen e ndertuar ne sistemin e kaluar.

    Domosdoshmeria e ndertimit te principeve

    Mundesia e ndertimit te principeve mbrenda medias eshte garante e percaktimit dhe kahjes se medias. Shoqeria ka nevoje per media e cila veprimtarine e bazon ne pergjegjesi. Per pergjegjesi, nuk duhet rregulla shoqerore e as ligj. "Principet duhet te vijne ne shprehje para rregullave dhe ligjit", mendon Carls Poncet, gazetar profesionist nga Gjeneva. Por, "principet mund te jene edhe te orientuara gabimisht", shton ai. Ne mungese te nje qeverie e nje rregulli medial dhe si pasoje e situates aktuale, nuk vepron as gjykata e cila do te merrte ne shqyrtim ankesat nga publikimet e ndryshme. Kjo e arsyeton formimin e nje organi me pjesemarrjen e perfaqesuesve te shumices se mediumeve dhe aty te promovohet nevoja e ndertimit te medias objektive dhe te mos lejohet publikimi i spekulimeve dhe informatave te pabazuara. Ky do te ishte nje hap i pare, per te vazhduar me tutje me miratimin e rregullave apo ligjeve te cilat do te sanksiononin informimin joobjektiv ose nxites. Tani eshte pergjegjesi e medias per t'i matur pasojat e mbeshtetjes qe do t'i jep nje lideri politik. "Me qellim qe te bejne zhurme, lideret kane nevoje per fjalen e zeshme te mediave", thekson Carls Poncet. Leonard Susman mendon se bazimi i gazetarise ne kod etik do te ndihmoje opinionin sa edhe vet qeveria. "Aplikimi serioz dhe i ndershem, bene qe kodi i lirise gazetareske te krijoje sigurine qe mediat informative te shtypura dhe elektronike t'i sherbejne me se miri te njejtit opinion, njejte sikurse qeveria, vetem se i paraqitur ne forme sherbimi", - pohon Susman. Edhe ne Britani ekziston kodi per media edhe pse ai disa here eshte ndryshuar ne disa pika. Se fundi aty eshte parapare qe: "ne rast se nuk arsyetohet interesi publik, gazetaret nuk duhet te perdorin ose publikojne materialet qe sigurohen nga perdorimi i aparateve te degjimit ose nga pergjimi i bisedave private telefonike". Rishikimi i ketij kodi eshte kerkuar ne veqanti pas vdekjes se princeshes Daiana ne vitin 1997, perkatesisht pjesa qe ka te beje me intimitetin. Profesoresha per etiken mediale ne Universitetin e Dejtonit, Fran Trampits, mendon se menyra me e mire e rregullimit te mediave eshte shpesh vet-qeverisja. Kjo gjithmone bazohet ne idene e vet pergjegjesise ne media. "Vetrregullimi, megjithate presupozon nje stabilitet te mirefillte dhe pjekuri te shoqerise mbrenda te ciles funksionon nje medium", mendon ajo. Xhorxh Gerbner, thote se televizioni sjell imazhe dhe tregime te panumerta ne shtepite tona cdo dite. Andaj, media do ta ndertoj opinion tone permes propagandes. Si produkt i tille ajo do te ndertoje opinionin tone. E tera varet se cili kurs eshte zgjedhur nga media, ai pozitiv apo negativ.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga YaSmiN : 30-09-2007 mė 21:32

  4. #34
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Meqenese u qenkeni mbledhur gjithe keta djathiste ketu kush me tregon pse nuk me hapet Kuvendi i EDSH?

    ka nje arkive te pasur me artikuj aty mbi shume tema qe me interesojne dhe nuk mundem te hyj me si vizitor

    kush di dicka eshte i lutur te me ndricoj disi

    faleminderit

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •