Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Dy sqarime

    E para, kujdes kur "i bini ne top" kategorive te ndryshme. Une mendoj se eshte shume me korrekte te thuash se ne Shqiperi, NJE PJESE e gazetareve jane profesioniste medioker ( per te gjitha arsyet e permendura ne shkrimet e bashkebiseduesve ) , por kurresesi qe TE GJITHE GAZETARET!!! jane te ketille. Une e njoh mire realitetin e gazetarise ne Shqiperi dhe di t'ju them se mekati me i madh qe i rri mbi koke sektorit si shpate Damokleu nuk eshte as partizanlleku, as mediokriteti apo te tjera si keto, por PASIGURIA dhe pamundesia reale per t'u shprehur lirisht.

    A e dini ju sesa fitohet duke punuar si gazetar ne Shqiperi? Shume me pak ndoshta se qoftexhinjte! Athere si mund te presesh qe nje gazetar te merret me gazetari investigative apo me realizime dossier-esh precize qe cenojne ( thuajse perhere ) interesat e njerezve apo lobeve te fuqishme? Une mendoj se keto jane shkrimet qe mungojne, sepse persa i perket politikes, nuk besoj se mund te ankohet kerkush sepse deri me sot eshte thene gjithcka dhe e kunderta e gjithckaje!!!

    Kaq per piken e pare. Kalojme tek e dyta. Ceshtja e drejtshkrimit. Robert Shvarci ka shkruajtur nje goxha shkrim para pak kohesh (qe eshte percjelle edhe ketu ne forum me duket) kushtuar pikerisht problemit te drejteshkrimit te sotem. Shkrimi i tij ishte thellesisht profesional, i ndezur i pasur me shembuj dhe i qarte deri ne detaj.

    Ama aty nuk me zune syte asnje referim ndaj Enver Hoxhes apo ku di une se kujt qe ne emer te tij paska "dhunuar" drejteshkrimin e gjuhes Shqipe!! Dhe kjo me nje arsye. Sepse perkthyesi yne i madh, i cili per vite e vite ka ditur te shfrytezoje me se miri virtytet e gjuhes se drejteshkruar Shqipe, nuk mund kurresesi te anatemonte instrumentin kryesor te punes se tij madhore.

    Sot eshte shume e vertete qe nje klase individesh po e bastardon gjuhen tone te mrekullueshme. Kjo vjen nga injoranca e thelle e tyre e asaj shkence madhore qe eshte Gjuha dhe nga shperfillja e insitucioneve Shqiptare te te gjitha niveleve (Shvarci therret ne loje madje edhe mesuesit e gjuhes ne nivele shkollore !!) qe nuk "rrebelohen" e nuk e kundershtojne kete TURP!

    BA

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    BenAlbanit, Rezit tė Mynichut e tė tjerėve qė janė tė interesuar pėr temėn

    Mė duket njė "garė e pashpallur" gjithshka qė shkruhet pėr kėtė temė. Ti miku im BenAlbani je tepėr i pėrgatitur dhe kjo mė gėzon. Por tė lutem mos dil nga tema!
    Kjo sepse unė ngre njė problem tepėr shqetsues. Pėrse ekziston mafia mediatike nė "botėn shqyptare"!???. Kjo nėse mė kuptoni ngjet jo sepse atje kanė frikė nga Fjala e Lirė, por sepse atje:
    1. Fjala e lirė ka pėsuar inflacion!
    2."gazetarucėt" janė PENG i fėrkimit midis klaneve!

    Mos u futni nė regullat e "drejtshkrimit" dhe gjetkė! Gjuha jonė ėshtė TREDHUR nė Kongresin e Drejtshkrimit qė u mbajt nė qershor tė vitit 1971 dhe vijoi nė 1972 - ME PĖLQIMIN E TĖ GJITHĖ "GJUHĖTARĖVE" tanė!!!! Po a e kuptoni Øse ēfarė do tė thotė t'i heqėsh PASKAJOREN (infinitivin) njė gjuhe?????. Popuj europianė dhe akademitė respektive tė tyre qė u ka munguar infinitivi LUFTOJNĖ t'a fusim, NE E KISHIM DHE E HOQĖM!
    hajde tani mos luani shkop e cingėl!
    Miku im mė i madh ėshtė Robert Schwartz - i lindur buzė Milaēkės njė lum i Sarajevės nė Bosnje dhe biri i tij Edvin Schwartz ka qenė NDĖR TĖ PARĖT STUDENTĖ TĖ DHJETORIT 1990 QĖ U FUTĖN NĖ GREVĖ URIJE, por kjo nuk do tė thotė, qė EDVINI mban pėrgjegjėsi pėr shkėrdhato -median shqiptare tė Tiranės apo tė Prishtinės! Hajde tani futini nė temė!!!!
    Mos na prrallisni me Enver hoxhėra! Ai ka ngordhur njė herė e pėrgjithmonė, por pikėrisht RREGJIMI KRIMINAL DIKTATORIAL qė ai instaloi nė Shqypni - pėrveē tė tjerave solli edhe kėtė gjėmė - Mafian Mediatike!
    Pikėrisht servilizmi dhe mercenarizmi i implementuar nė "njeriun e ri" solli kėtė qenef - gazetari, qė sundon nė Shqypni! Ju duhet tė kuptoni qė unė e shoh tė njetin lajm nė 9 variante(!!!!)
    Ju lutem lexojeni edhe njė herė se ēfarė shkruaj nė krye tė ēeljes sė kėsaj teme! Po pse mė emocionon injoranti Ylli Rakipi - njė kooperativist i dalluar i Barmashit dhe botues i "Albania-s", qė e dredh lajmin dhe prapanicėn sipas parimit "nga tė fryj era"!? Mos kujtoni se ėshtė gazetar Dulejman Karaj apo stafi i Astrit Patozit?? Pa lexoni sa saktė e bukur shkruan Fahri Balliu apo Mustafa Nano - qė as nuk i pėrkasin tė njejtės "ideologji"!!!!!
    Ju lutem teorira dhe marrje pozash nuk ka pėrse tė bėjė askush!
    Nė "botėn shqiptare" ėshtė instaluar gjithkund MAFIA!!! Nė shtyp ėshtė mė e theksuar, sepse ai milet atje po ha buk' tė thatė e gazeta tė njomura me spermėn klanore tė cilėn lirisht e kanė krijuar e themeluar TOMY and GERRY - pra Nano e Berisha!
    Tani na dalin disa "gazetarė" qė masturbojnė me ēka shkruajnė vetė dhe e pėrsėris:
    Nė Shqipėri -apo -H'ALLVANI, gazetarėt gjysmėn e kohės shkruajnė pėr GJĖRA QĖ NUK I DIJNĖ, dhe gjysmėn tjetėr tė kohės NUK SHKRUAJNĖ pėr gjėra qė i dijnė!
    U muarrėm vesht!!? Futuni tani nė temė!
    aGIMI

  3. #13
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anėtarėsuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Shume emocione ne teme i dashur Agim!

    Shum patetik toni juaj. Diku e njoh ket ton, ndoshta nga vegjelia dhe rinia ime ne ate vend.
    Eshte nje problem jo vetem i Shqiperise ky.
    E drejta e fjales dhe e shtypit eshte vetem nje koncept qe u jepet mesim vetem bebeve te kopshtit, po e hengren dhe ata.
    Asnje gazetar nuk mundet te shkruaj mendimin e tij te lire.
    Nuk ka shanse ti botohet artikulli ne rast se Redaksise nuk i pelqen ky artikull.
    Shefi i gazetes me te drejte thote:"Nuk me intereson mendimi yt i lire, por a ke shkrujt ate cka do me lexu populli?"
    Kjo eshte kryesorja, te shitet gazeta dhe jo liria e shtypit te nje gazetari qe ka lexuar diku ne kushtetut te drejten e tij te shtypit.
    Ky eshte mendimi im i natyrshem ne nje ekonomi te tregut te lire, sidomos kapitalizmit kanibalesk pa rregulla qe sundon ne Shqiperi.

    Rezi

  4. #14
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    O Rezo.Po me "veprat"e Enverit Kadareja kalonte dite te tera dimri a derbardhe.

    Si ta ha mendja ty,nje xhahil si Enveri qe nuk dinte te fliste shqipen do te mund te dinte drejtshkrimin?Enveri qe thoshte"kllasa"pllani"dollarot""kompllot"???
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  5. #15
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Post Per Mafian Mediatike

    Jashte devijimeve nga tema qendrore jam plotesisht dakord me Agimin. Mediat jane sektor nevralgjik dhe 100% te kontrolluara nga ata qe e "mjelin" Shqiperine. Gazetaret e shitur ama ( Balliu e Coo. psh. ) nuk jane me te keqij se politikanet e shitur, gjykatesit e shitur, policet e shitur etj. etj. Kujt i ka patur b*** pese leke vlere e ka shitur me kohe. Kjo eshte Shqiperia jone e dashur dhe kjo qe po them nuk eshte zbulim, por e vertete qe dihet ( dhe jetohet!! ) prej nesh, prej kohesh. Une per vete, bashke me nja shtate-teteqindmije rob te tjere ( ndoshta, do thoni ju sepse brimen nuk jua vleresoi kush - edhe mundet ) prandaj kemi marre udhet qe hajde gjeje se ku do na cojne!!

    Po me llogje nuk zgjidhet gje. Shfryhet mllefi nga pak dhe aq. Por puna do zgjidhje se vallaj bij kurvash nuk jemi po njerez me atdhe! Ne forum ama idete revolucionare nuk jane te shprehshme se dekonspirohen kot.

    Po nejse...

    BA

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    BenAlbanit mikut tim!

    BenAlbani,
    Mė kėnaqe totalisht. Skota e servilave dhe tė zellshmėve ėshtė banda mė e rrezikshme e ēdo kombi. Sa dhėmbje ndjej nga mesazhi yt fisnik, veē ti mė kupton. Unė pėr vehte vuaj shumė, shumė, se ti e ke thėnė kaq bukur sa t'a kam zili : JEMI NJERĖZ ME ATDHE!
    Unė tė konsideroj njė nga miqt e mij mė luksozė, edhe nėse "diēka" nuk "funksionon" nė mendimet e pėrbashkėta. Por kjo nuk ka fare rėndėsi. Mė esenciale ėshtė qė brenda mesazheve qė ti shkruan, midis rreshtave qė ti i lėshon krejt sinqerisht ndjej dhėmbje, dhėmbje tė pafund! Po pėsojmė fatin e atyre "lopėve intelektuale" qė i kanė gjinjtė plot me qumėsht, gati gati po na plasin sisėt dhe "shteti shqiptar" AS NUK KA NDĖR MEND tė mjelė gjinjtė tanė, por po mjel Shqipėrinė pa mėshirė!
    BenAlbani!
    Besomė se kam shumė, shumė mallė tė tė kem pranė. Tė bisedoj me ty dhe tė qaj pikėrisht hallet e pėrbashkėta. Unė tė dua fort. Ti bėj ē'tė duash me mua!
    Me sinqeritet Agim Doēi

  7. #17
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    MBAJE VETEN AGIM SBEN KESHTU BURRI!
    nejse une per vete jam ne nje mendje me agimin dhe ben albanin per punen e gazetarise.
    rezi po ne gjermani si shkruhet? na e meso njecike te lutem! se mbase andej nga gjermania ka me shume liri nje gazetar te shkruaj ca te doje dhe qe kryeredaktori te fusi artikuj qe skane per tu shit?!. He pra rezi dhe berto a keni me thoni qe e kam gabim!
    PAUCA SED MATURA

  8. #18
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    duhet te dini qe une vete e kritikoj shtypin ne shqiperi dhe per kete kam hap edhe nje teme por jo ama te themi disa gjera qe i ka tere bota pluraliste tja ngjitim vetem shqiperise.
    PAUCA SED MATURA

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    mariglenora!

    ēest prazy!
    A more burrė i fortė? Po ti e din qė rakia kur plaket forcohet, ndėrsa burri zbutet!....
    Po kush tė ka thėnė qė unė jam burrė???..... Burrat vdiqėn nė Shqipėri me 12 shtator 1998 - kur e vranė Azemin!
    Ne jemi meshkuj, bile tė "tredhur" nga tifozllėqet politike! Kot! Fare kot! Se nė Shqipėri LESH - POLITIKA ekziston!
    Na shkruaj pak mė gjatė, se mė katėr rreshtat e tua as nuk u ēmalla dhe as u gėzova!
    Agim Doēi

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Ne lidhje me temen besoj se ndihmon ky shkrim nga Rd.



    Liria e shprehjes, nga vrasjet tek rekrutimi

    Mujė Buēpapaj

    «Shėrbimi Informativ Shtetėror e ka pėrdorur median pėr interesa tė ngushta dhe jashtė ēdo lloj disipline tė korrektesės shtetėrore, qė i takon natyrės sė tij inteligjente. Nė lidhje me kėtė konstatohen elementė tė rekrutimit tė gazetarėve». Publikimi i kėtyre tė dhėnave nga raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar i paraqitur publikisht nga kryetari i kėtij komisioni, juristi i njohur Spartak Ngjela, ka prekur rėndė autoritetin e shtypit, si dhe vetė besueshmėrinė e tij nė rolin e informuesit tė pavarur tė opinionit, siē thuhet rėndom rreth ēėshtjeve me interes publik.

    Debati qė ka pėrfshirė si njerėzit e shtypit, ashtu edhe politikėn e Tiranės rreth kėtij fenomeni diktatorial tė denoncuar ashpėr nga zoti Ngjela, do tė ishte i padrejtė nėse do tė mbetej vetėm nė kuadrin e replikave dhe denoncimeve politike, pa i dhėnė fenomenit njė zgjidhje pėr tė ardhmen.

    Unė mendoj, se prej kėtij debati dhe investigimi parlamentar duhet tė dalė diēka thelbėsore, qė t’i sigurojė shtypit dhe medias njė pavarėsi sa mė tė plotė nė tė ardhmen, dhe sidomos nga shėrbimet sekrete dhe rrethet mafioze kriminale qė kontrollojnė njė pjesė tė mediave nė vend.

    Propozimi qė patėn bėrė njė pjesė e anėtarėve tė Komisionit parlamentar Hetimor «qė gazetarėt, bashkėpunėtorė tė SHIK-ut tė largohen vullnetarisht nga roli i informuesit publik, pasi kanė shkelur etikėn profesionale tė informimit tė pavarur», pati marrė reagime tė ndryshme si dhe shumė debate. Unė, personalisht, si njė gazetar qė kam provuar edhe plumbat e kallashnikovit pėr mbrojtjen e fjalės sė lirė, e mbėshtes kėtė propozim, nė tė kundėrt duhet tė pushojė kjo fushatė denigrimi ndaj gazetarėve.

    Duke folur pėr kėtė ēėshtje mjaft delikate, kryetari i PD-sė, Sali Berisha, deklaroi nė dėshminė e tij dhėnė Komisionit parlamentar se kėtė dukuri nuk duhet ta ekzagjerojmė, pasi, siē u shpreh ai, «nuk ka Shėrbim Informativ nė botė qė nuk punon me gazetarėt dhe gazetarėt me shėrbimin, duke qenė se tė dyja palėt janė investigues».

    Kryetari i PD-sė tha me kėtė rast njė tė vėrtetė tė njohur, se nė shtypin shqiptar «nuk ka gazetar qė pėrcakton politikėn botuese» dhe se «janė botuesit dhe kryeredaktorėt qė e bėjnė njė gjė tė tillė. Pikėrisht pėr kėtė shkak, sipas ish-presidentit Berisha, «katastrofale dhe e dėnueshme ėshtė pėrcaktimi i politikave tė botimit nga Shėrbimi Informativ».

    Shqipėria ka njė traditė tė pakėt tė institucioneve demokratike dhe kombėtare, pra edhe tė institucionit tė Shėrbimit Sekret, prandaj del e nevojshme qė parimisht shtypit dhe medias nė tėrėsi t’i krijojmė njė mbrojtje ligjore nga presionet dhe rekrutimi individual apo edhe si media, nga Shėrbimi Sekret Shtetėror, nga klanet mafioze apo shėrbimet e huaja.

    Deklarimi i bėrė nga zoti Ngjela se «Komisioni ka mbėrritur nė konkluzionin se me ligj duhet tė ndalohet rekrutimi i gazetarėve nga Shėrbimi Informativ, sepse demokracia jonė dhe shtypi i lirė janė nė etapėn e parė tė konsolidimit, kurse Shėrbimi Informativ ende nuk dihet se do t’i takojė plotėsisht shtetit apo do tė vazhdojė tė shfrytėzohet prej pushteteve politike, qė do tė vijnė herė pas here nė drejtimin legjislativ apo ekzekutiv nė Shqipėri», ėshtė njė propozim i drejtė, i cili do tė mund tė sigurojė njė informim tė pavarur dhe korrekt, pavarėsisht nga partia apo koalicioni partiak qė mund tė jetė nė fuqi.



    Sa ka kushtuar fjala e lirė nė Shqipėri. . .?



    Anėtarėt socialistė tė Komisionit Hetimor parlamentar tė SHISH-it refuzuan dje raportin e paraqitur nga kryetari i kėtij Komisioni, Spartak Ngjela, duke mos paraqitur asnjė provė pėr tė hedhur poshtė atė, pėrveē bindjeve tė tyre politike ekstremisht tė majta. Pėrfaqėsuesit socialistė tė kėtij komisioni patėn bėrė tė ditur prej kohėsh, se ata nuk do tė pranonin asnjė fakt qė do tė provonte implikimin e SHISH-it nė vrasjet politike, shtypjen e opozitės dhe persekutimin apo rekrutimin e shtypit tė lirė nė vitet 1997-1998.

    Pėrpjekjet e kėtij shteti pėr tė nxjerrė veten tė larė me shtypin e lirė nė Shqipėri janė pėrpjekje, tė cilat vetėm sa zbulojnė akoma dhe mė shumė krimet qė ka bėrė ai, duke vrarė gazetarėt, duke i burgosur dhe persekutuar ata. Kjo ėshtė e dokumentuar qartė edhe nė raportet vjetore tė Departamentit Amerikan tė Shtetit si dhe organizatave prestigjioze tė mbrojtjes tė tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut, pėrfshirė «Amnesty International» dhe «Human right Wach» nė Nju York.

    Se sa ka kushtuar fjala e lirė nė Shqipėri, kėtė mund ta di unė mė mirė se kushdo nė kėtė vend, pasi mė 20 Gusht 1997, policia e kėtij shteti barbar mė bėri atentat me kallashnikov nė qendėr tė Tiranės, vetėm pėr t’ia mbyllur gojėn shtypit tė opozitės, pėr tė shtypur fjalėn e lirė, frikėsuar dhe kapitulluar mendimin kundėr. Vetėm pak ditė mė parė ishte vrarė gazetari i «Gazeta Shqiptare», Ali Uka. Disa muaj mė vonė u ndaluan pėr motive politike gazetarėt Alfons Zeneli, Antoneta Malja, Ilir Zhilla, etj. U rrahėn barbarisht nga policia sekrete dhe forcat e tjera speciale tė policisė gazetarėt, Ismet Margjeka, Ramiz Lushaj, Bedri Myftari, Rexhep Polisi, Ylli Dosti, Enver Bytyēi, publiēisti Agim Shehu, etj.

    Me dhjetra gazetarė tė opozitės, gjatė pesė vjetėve tė fundit, janė burgosur, rrahur, persekutuar e pėrndjekur, veēanėrisht anėtarėt e redaksive tė gazetave «RD», «TEMA» dhe «55» si dhe kryeredaktorėt dhe botuesit e tyre, Astrit Patozi, Mero Baze dhe Fahri Balliu. Ndaj kėtyre gazetave ka patur njė numėr rekord proēesesh gjyqėsore dhe kėrcėnimesh nė mėnyrė qė t’i gjunjėzojnė dhe thyejnė ato. Gazetarėt Redin Hafizi, Artur Kopani, Ramiz Gjini dhe Ndrekė Gjini, u detyruan tė ikin jashtė shtetit pėr shkaqe sigurie.

    Ndaj kėtyre rasteve, pėrfshirė edhe atentatin ndaj meje, asnjėherė nuk ka patur hetime, ēfarė do tė thotė qartė se nė pėrgatitjen dhe ekzekutimin e tyre ka qenė i implikuar direkt shteti dhe shėrbimi i tij sekret.

    Kjo gjueti shtrigash ndaj njerėzve tė shtypit tė opozitės u ndalua vetėm pas paralajmėrimeve tė forta tė SHBA-ve dhe tė Perėndimit, tė cilat bėnė qė Shėrbimi Sekret dhe vetė qeveria tė ndryshonin taktikė, duke vendosur qė tė pėrdorte nė vend tė pistoletave dhe kallashnikovėve, metodėn e blerjes sė mediave dhe gazetarėve, kuptohet aty ku munden.

    Megjithatė kur flasim pėr raportet e SHISH-it me gazetarinė, pėr kėdo qė ka njė kulturė mesatare rreth shtypit dhe mediave, e kupton se nuk duhet tė ndyjmė tė gjithė shtypin dhe gjithė gazetarėt qė i shėrbejnė me kurajo, biles edhe duke rrezikuar edhe veten, familjet e tyre, pėr njė informim sa mė tė pavarur. Unė nuk besoj qė kėtė qėllim ta pretendojė dikush. Puna e gazetarit ėshtė vetėm tė informojė dhe se vjelja e informacionit dhe investigimi ėshtė pjesė pėrbėrėse e punės sė tij.

    «... ēdo njeri ka tė drejtėn pėr tė kėrkuar, pėr tė marrė dhe pėr tė pėrhapur informacione dhe ide me ēfarėdo lloj mjeti tė mundshėm, pavarėsisht nga kufijtė», thuhet nė deklaratėn universale tė tė Drejtave tė Njeriut. Pėr kėtė dhe nė raste tė rralla tė gjendjes tė jashtėzakonshme apo tė gjendjeve tė luftės, ēdo kufizim nė media duhet tė jetė i pėrshkruar nė ligj, (tė pėrputhet me standartet ligjore ndėrkombėtare), tė ketė qėllim legjitim dhe tė jetė i nevojshėm pėr shoqėrinė. Kjo i detyron qeveritė, segmentet e saj si SHIK, qė tė ndalin ndėrhyrjet nė median e lirė.

    Rekrutimi i shtypit nga kėto klane mafioze, tė korruptuara, mendoj unė se ėshtė njė nga rreziqet mė tė mėdha tė shprehjes sė lirė nė Shqipėri.

    Kaq i madh ėshtė ky rrezik, aq sa edhe nė deklaratėn universale tė tė Drejtave tė Njeriut (neni XIX), shprehet se, «kontrolli i medias nga grupe private mund tė ērregullojė lirinė e shtypit, po aq sa ndėrhyrja e shtetit ». Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Europės ka deklaruar se ėshtė e interesuar qė tė nxisė shtetet qė tė marrin masa pėr tė avancuar pluralizmin e medias, duke siguruar mosndikimin nė pėrmbajtjen e tematikės sė shtypit ose lidhjen qeveritare me politikėn botuese. Shqipėria, megjithėse anėtare e KE, gjatė kėtyre 5 vjetėve tė fundit nuk i ka patur parasysh kėto obligime.

    Nga tė dhėnat qė jep komisioni «Ngjela» del sė ėshtė cėnuar rėndė liria e shprehjes, e cila pėrbėn njė nga themelet thelbėsore tė njė shoqėrie demokratike dhe njė nga kushtet bazė pėr progresin e saj, pėr zhvillimin e demokracisė, por edhe tė ēdo njeriu (Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut). Pėr kėtė shkak mendoj se ėshtė i drejtė propozimi i deputetit Ngjela, ish-i persekutuar politik i regjimit komunist, se duhet ngritur njė mekanizėm pėr sigurimin dhe mbrojtjen e pavarėsisė sė shtypit si nga shėrbimet sekrete, ashtu edhe nga klanet mafioze, kriminale, duke mbrojtur komunikimin me publikun, pavarėsinė dhe profesionalizmin e medias.



    Raporti i komisionit «Ngjela» konstaton «elementė tė rekrutimit tė gazetarėve»



    Pėrfshirja apo «rekrutimi i gazetarėve» nė shėrbim tė policisė sekrete, siē pretendon raporti i Komisionit parlamentar i paraqitur nga deputeti demokrat Spartak Ngjela, ėshtė njė moment qė ka tronditur me tė drejtė opinionin.

    Ėshtė shumė e rėndė pėr opinionin shqiptar, qė pas 5 vjetėsh tė mėsojė se ka lexuar pėr muaj me radhė nė faqet e disa gazetave tė majta lajme tė rreme pėr kryengritje tė armatosura, pėr puēe e grushte shteti, etj., tė cilat nė tė gjitha rastet kishin si pėrfundim vrasjet, arrestimet dhe dėbimet e qindra demokratėve anembanė vendit. Nė tė gjitha rastet pėrfundonin me akuza tė egra kundėr eksponentėve tė opozitės. Ėshtė e pakonceptueshme qė kėto media tė jenė bėrė bashkėpjesėmarrėse nė vrasjen dhe shtypjen e opozitės. Unė, si njėri prej gazetarėve themelues tė shtypit tė lirė nė Shqipėri, si njė gazetar qė pėr fat nuk kam bashkėpunuar ndonjėherė as me ish-Sigurimin e Shtetit, as me shėrbimin e Gazidedes, as me shėrbimin e Klosit apo ndonjė lloj shėrbimi tjetėr, e quaj njė veprim tė ulėt tė atyre gazetarėve, tė cilėt mbledhjen e mėngjesit mund ta kenė bėrė nė redaksi, ndėrsa atė tė darkės mund ta kenė bėrė nė SHISH, duke spiunuar kolegėt apo marrė kasetat.

    Nė qoftė se ėshtė kėshtu, kėta persona vėrtet duhet tė heqin dorė nga gazetaria, pasi me sa duket kanė mė talent nė punėt konspirative tė mirėfillta se sa nė atė tė informimit publik. Nga ana tjetėr, opinioni dhe shoqėria civile, por edhe vetė redaksitė, gjithnjė inkurajojnė tipin e gazetarisė investiguese, e cila mbetet njė punė nė thelb konspirative. Vetė shteti ushqehet nga dy lloj shėrbimesh. I pari, ėshtė shėrbimi i fshehtė, SHIK apo SHISH, si dhe nga shėrbimi publik qė pėrfshin shtypin dhe mediat nė tėrėsi. Pra, nė demokraci edhe gazetarėt bėjnė pjesė nė njė lloj shėrbimi informativ, por ky shėrbim ėshtė i hapur, publik ose pėr gjėra me interes publik.

    Nga ana profesionale, njė gazetar e ka pėr detyrė tė mbledhė dhe tė shpėrndajė informacione nė mėnyrė tė pavarur, brenda dhe jashtė kufijve, e drejtė kjo e parashikuar edhe nga artikulli XIX i deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut. Kjo klauzolė i krijon gazetarit njė mbrojtje universale, i krijon njė paprekshmėri.

    Megjithatė, jo vetėm nga pėrvoja shqiptare, por edhe e disa vendeve nė Europėn Lindore ish-komuniste, del se ēėshtja ėshtė shumė mė e thellė nga sa duket, dhe se nuk do tė mund tė mbyllet kaq lehtė dhe kaq shpejt.

    Siē del nga njė vėshtrim i thjeshtė i historisė sė shtetit, spiunimi ka qenė praktikuar nė qytetėrime dhe nė kohė nga mė tė ndryshmet. Por pėrvoja e shoqėrisė sė kazermės dhe komisarėve tė kuq qė po lėmė me shumė vėshtirėsi pas, u ka krijuar shqiptarėve njė shije tė keqe nga «hafijet» edhe pse nė socializėm spiunimi u konsiderua si «virtyti themelor i qytetarit tė ri, tė mirė» apo «si etikė e besimit tė ri».

    Ėshtė e tepėrt tė kujtojmė se si njerėzit lodheshin nga vėmendja qė duhet tė kishe ndaj veshėve tė vigjilencės sė spiunėve, se si ata shtireshin nė mėnyrė qė tė bėnin qė tė flisje me tė njėjtin ton dhe tė tė nxirrnin fjalė mirėbesimi, qė mė vonė do t’u jepte atyre mundėsi qė tė shkruanin njė relacion pėr ty. Por nuk ke si tė mos tronditesh qė nė faqet e njė gazete apo nė edicionet e lajmeve tė njė televizioni, tė dėgjosh njė gėnjeshtėr apo njė insinuatė tė njė gazetari nė shėrbim tė policisė sekrete. Nė kėtė rast dėmi ėshtė shumė mė i madh edhe pse ky gazetar mund tė kėtė fituar pikė nė sytė e eprorėve tė tij, duke pranuar qė tė shėrbejnė si vegėl.

    Siē thotė njė shkrimtar, «spiuni vrojton me kujdes gjithēka pėrreth vetes dhe u raporton autoriteteve pėr ēdo veprim dhe mendim tė atyre me tė cilėt jeton».
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •