E verber pothuaj plotesisht, ajo çdo levizje e ben ne shoqerine e bashkeshortit, i cili nuk i ndahet ne detyren humanitare qe Diella ka marre persiper prej kohesh. Eshte teper aktive dhe fale iniciatives se saj, te verberit e Malesise se Madhe kane mundur qe te fitojne ato pak te drejta qe u takojne.
Megjithese ajo vete eshte invalide e grupit te pare, pasi ka probleme me shikimin, eshte teper aktive dhe kerkon me çdo kusht te ndihmoje te verberit e tjere. Diella Smakaj, gruaja 41 vjeçare nga fshatrat e Malesise se Madhe eshte nje nder 32 grate (nga vende te ndryshme te botes) e lauruara per vitin 2002 nga Samiti Boteror i Gruas. Kjo pikerisht per perkushtimin e saj per tu ardhur ne ndihme invalideve fatkeqe.
E verber pothuaj plotesisht, ajo çdo levizje e ben ne shoqerine e bashkeshortit, i cili nuk i ndahet ne detyren humanitare qe Diella ka marre persiper prej kohesh. Eshte teper aktive dhe fale iniciatives se saj, te verberit e Malesise se Madhe kane mundur qe te fitojne ato pak te drejta qe u takojne. Megjithese e gjendur perballe shume pengesash, Diella ka mundur te krijoje shoqaten e te verberve ne vitin 1991. Shoqata e ngritur prej saj numeron 100 te verber.
Pas 12 vitesh aktivitet, gruaja me shpirt human tregon per peripecite qe ka kaluar per te siguruar nje zyre, ku te mund te organizonte punen ne ndihme te invalideve te zones se saj. Impulsiviteti, shpirti praktik dhe deshira per te bere diçka te vlefshme bene qe 41 vjeçarja te besohej nga CAFOD (shoqate humanitare) per te marre persiper krijimin e kurseve per mesimin e shkrimit Braille (lloj shkrimi per te verberit).
Per here te pare te verberit e Malesise se madhe mund te mesonin alfabetin e tyre per tu aktivizuar ne shoqeri. Keta te fundit tregojne ecejaket e Dielles per te futur ne keto kurse jo vetem burrat, por edhe gra e vajza te verbra te zonave te thella malore, duke luftuar keshtu fanatizmin e madh te zones. Nderkohe personaliteti i saj ka bere qe shume te verber te perfitojne pensionet e paaftesise te mohuara padrejtesisht nga burokratet e zyrave.
Diella nuk ngurron te tregoje per jeten e saj. Ajo ka lindur ne fshatin Bratosh te Malesise se Madhe. Ka mbaruar shkollen e te verberve ne Tirane ne vitin 1979. Gruaja e verber ka punuar per 10 vjet si centraliste. Ne vitin 1990 ajo ka mbetur e papune, nderkohe qe provon ta gjeje veten ne nje pozicion tjeter, duke krijuar shoqaten e invalideve nje vit me pas.
E kudogjendur, malesorja ka ngritur shkollen per te verberit ne Malesine e Madhe. Ndersa ka ne plan ngritjen e nje qendre rehabilituese per te verberit e zones, e pajisur me salla studimi dhe salla lojerash. Pikerisht ky aktivitet ka bere qe ajo te perfshihet nga Samiti Boteror i Grave per vitin 2002, ne listen e 32 grave nga e gjithe bota duke u nderuar me çmimin "Per krijimtarine e grave".
Koha Jone
Krijoni Kontakt