Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792

    Muslimanė!Ruhuni nga sekti Ahmedij!

    Muslimane shqipetare ne disa zona te Shqiperise,kohet e fundit jane ndeshur me disa predikues qe hiqen si muslimane dhe i perkasin nje sekti te quajtur Ahmedij.Ata kane ngritur edhe nje xhami me dy minare prane autostrades Tirane-Durres!Ne te vertete,cilet jane ahmedite,apo sic njihen ndryshe kadjanite,dhe a jae me te vertete muslimane?

    Kjo rryme u themelua nga Mirza Ghulam Ahmed El-kadjani ne shekullin e XIX-te ne kohen kur India sapo kishte filluar te shkeputej nga kolonizmi anglez.Eshte e vertetuar historikisht se Kadjanizmi u themelua vetem per ti sherbyer interesave kolonialiste angleze ne Indi.Nje gje te tille e ka pranuar edhe vete Kadjani ne disa nga shkrimet e tij,ku pohon se ai qe e mbolli kete fare,ishte kolonializmi anglez.Po ashtu ai pranon se eshte ndjekes i devotshem i ketij kolonializmi,ndaj dhe nje nga shtyllat e "fese" se sjelle prej tij eshte detyrimi i bindjes nga anglezeve.Madje ky i veteshpallur profet,e ka pranuar hapur se ishte kolonializmi anglez qe e beri profet.Ky njeri lindi ne vitin 1835 ne fshatin Kadjan nje nga fshatrat e krahines se Penxhabit ne Indi.Familja e tij ishte e njohur si sherbetore e kolonializmit anglez dhe si bashkepunetore e ngushte e sektit Sikh,nje nga sektet hinduse me armike te muslimaneve ne Indi.Po ne kete qytet ai mori mesimet e para ne filozofi logjike dhe mjekesi.Beri per disa kohe pune te ndryshme e me pas mori pjese ne nje provim per studime juridike ne te cilin nuk pati sukses.Ndaj filloi te merej me administrimin e puneve bujqesore te tokes qe kishte nen zoterim.Vuante nga semundje mendore dhe kriza te forta nervore dhe per tu mjekuar perdorte medikamente te forta droguese.Pas vdekjes se te atit me 1876 filloi te pretendonte se i vinin frymezime nga Allahu.Kadjani ndoqi nje rruge te pershkalluar ne thirrjen e tij,gje qe te kujton metodat qe perdoren grupet e humbura per perhapkjen e parimeve te tyre.

    1-Ne fillim pretendoi se i zbriste shpallja ne forme frymezimi.
    2-Me pas pretendoi se ishte riperteritesi i kohes dhe se i ngjante Mesihut(Isait a.s)birit te Merjemes,ne thjeshtesine dhe mjerimin e tij.
    3-Ne etapen e trete pretendoi se ai vete ishte Mesihu i premtuar,i ciki do te zbrese afer Dites se Kiametit ,vetem se nuk ishte nje profet i plote por i pjesshem.
    4-Ne vitin 1901 pretendoi se ishte nje profet i plote.Nje nga theniet e tij ishte edhe kjo: Thirrja ime eshte se une jam resul(i Derguar) dhe nebij (Lajmetar)
    5 - Dhe se fundi ne vitin 1904 shoi nje pretendim te ri se ai ishte "Krishna" kur dihet se Krishna per hinduset eshte si Allahu per muslimanet.


    Perfundimi i tij


    Ne vitin 1907,ky i veteshpallur profet kercenoi nje nga dijetaret e Indise,i njohur me emrin Meulana Thenaullah El-Amr Tusrij,i ciki vashdimisht vinte ne dukje herezite e Ghulamit.Me 5 prill te vitit 1907,Kadjani shkruante duke lutur Allahun qe tia merrte shpirtin atij qe genjente prej atyre te dyve,me nje semundje te rende si murtaja apo kolera.Nuk vonoi shume dhe e verteta doli ne shesh.Allahu i Madheruar e demaskoi genjeshtarin.Pas 13 muajsh e 10 ditesh,Mirza Gulamit i ra ne koke ajo qe kerkoi vete.Ai vdiq ne banje nga semundja e koleres,duke kryer nevojat personale,me 26 maj te vitit 1908.Ndersa dijetari indian Thenaullah jetoi pas tij edhe 40 vite te tjera,deri me 15 mars 1948.


    Shenjat dalluese te tyre


    Ata nuk kane shenja te jashtme tipike pasi perdorin emra muslimane dhe shfaqen si te tille.Pikerisht ketu qendron dhe reziku i tyre i madh.Ne po permendim ketu dy gjera te rendesishme qe duhet te khen parasysh:

    Thirresit kadjaniste,kur fillojne te perhapin thirjen e tyre ndermjet muslimaneve shfaqen vetem me paraqitjen e rreme duke quajtur ceshtjen e tyre thjesht si ringjallje dhe riperteritje.Me kete metode ata perpiqen te mashtrojne muslimanet.Nuk kalon shume edhe personi qe i ndjek mesimet e tyre fillon te ndieje se ata i kane futur ne mendje qe Kadjanizmi eshte Islami i vertete.
    Sic e permendem edhe me lart,Kadjanizmi e perhapi ideologjine e tij ne menyre graduale e per kete arsye qellon qe kadjanizmi ti mashtroje muslimanet duke u paraqitur disa shprehje te vjetra te kadjanit para se ai te pretendonte se ishte profet.Ne keto shprehje ai konsideron si jobesimtar cdo njeri qe pretendon se eshte profet.Po ashtu ata tregojne se Kadjani e donte shume Profetin Muhamed(a.s) duke dashur te zbusin nje musliman qe degjon se Kadjani ishte profet!
    Ne vijim te misionit te tyre devijues e percares ,kadjanistet rreken te bejne interpretime te gabuara te Kuranit dhe te haditheve per te vertetuar profesine te rreme te Kadjanit.Eshte per te ardhur keq qe ka pasue e ka njerez qe jane mashtruar nga keto makinacione.
    Kadjanet besojne se Isai(a.s) eshte kryqezuar por nuk ka vdekur ne kryq .Sipas tyre ai paska zbritur nga kryqi i gjalle dhe pasi este mjekuar eshte nisur ne kerkim te dhjete fiseve te humbura te Izraelit.Se fundmi qenka vendosur ne Kashmir ku dhe paska vdekur ne moshen 120 vjecare.Kadjani rreth kesaj teme ka shkruar edhe nje liber te tere tashme i botuar edhe ne gjuhen shqipe me titull "Mesihu ne Indi". Te gjithe propagantat e tyre ata e mbeshtesin mbi kete fakt.Sipas tyre nese Isai ka vdekur atehere te gjitha hadithet per ardhjen e tij jane alegorike dhe do te vije dikush tjeter qe do te kryeje misionin e tij.Dhe se fundmi ky na qenka Ahmed Kadjani i cili pervec kesaj pretendoi se ishte edhe Imam Mehdiu qe do te sundoje mes myslimaneve me drejtesi dhe do tu jape atyre fitoren.

    (vashdon)

  2. #2

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Te gjitha pretendimet e ketij njeriu dhe te pasuesve te tij nuk perputhen fare as me Kuranin dhe as me theniet e Muhamedit(a.s) por jane vetem interpretime false dhe lojera fjalesh.Jeta e Kadjanir tregon me se qarti se nuk ishte vetem se nje mashtures ordiner dhe se nuk kishte asnje shenje te Mehdiut e jo me te ishte Isa(a.s).

    Me poshte po sjellim disa hadithe te te Derguarit Muhamed a.s per te treguar se nuk ka pasur asnje profet tjeter te vertete pas tij,qofshin keta te barabarte me te apo nen rangun e tij.

    Ai(a.s) ka thene: "Bijte e Izraelit udhehiqeshin nga profetet,sa here qe vdiste njeri prej tyre,nje profet tjeter e pasonte ndersa pas meje nuk ka me profet,por do te kete halife."
    Pra udheheqes politike dhe jo profete. Transmeton Buahriu nr 3455,Muslimi 1842 etj

    Gjithashtu:
    "Shembulli i im dhe i profeteve qe qene para meje eshte si shembulli e nje nejriu qe ndertoi nje shtepi te cilen pasi e persosi dhe e zbukuroi la zbrazet ne nje kend vendin e nje tulle.Njerezit qe e vizitonin habiteshin me kete ndertese dhe thoshin: ah sikur te vihej edhe kjo tulle!
    Une jam ajo tulle dhe une jam vula (i fundmi)i profeteve"
    Transmeton Buhariu nr 3534,Muslimi 2287 etj

    "Dalloj nga profetet e tjere ne gjashte gjera : me eshte dhuruar permbledhja e fjaleve,jam fuqizuar me friken qe me kane armiqte,me eshte lejuar placka e luftes,toka kudo per mua eshte xhami dhe pastrim,jam derguar te te gjitha krijesat (xhindet dhe njerezit) dhe me mua u eshte dhene fund profeteve (jane vulosur).
    Transmeton Muslimi nr 523,Ahmedi 27496

    "Mesazhi hyjnor (risaleh) dhe profetesia (nubuetu)jane nderprere dhe mbas meje nuk ka as te derguar(resul) dhe as Lajmetar(nebij) .. Transmeton Tirmidhi 2272, hadith i vertete (sahih Tirmidhi)

    "Nuk ka per tu bere bere kiameti derisa te dalin dexhale,mashtrues,afersisht tridhjete dhe cdokush do te pretendoje se eshte i derguari i Allahut" Transmeton Buhariu 3609 ,Tirmidhiu 2218 etj


    Bazuar ne keto hadithe dhe plot te tjere muslimanet qe nga koha e Muhamedit (a.s) e deri me sot i kane konsideruar si jomuslimane te gjitheata qe besojne se mbas Muhamedit(a.s) ka profete te tjere,edhe nese keta njerez falen agjerojne dhe mbajne veten per muslimane!Ja se cthone disa dijetare te shquar rreth Islamit:

    Imam Ebu Hanefi (150h):Nje njeri u vetshpall profet ne kohen e Ebu hanifes dhe tha: Me jepni kohe deri sa tiu jap argumente.Ebu Hanifja tha: Kush kerkon prej tij ndonje argument ka dale nga feja dhe kjo ne baze te fjales se Profetit(a.s) qe thote: "nuk ka profet pas meje."


    Ebu Hamid El-Gazali(Gazaliu i famshem)(505h):"I tere ummeti unanimisht (me ixhma)ka kuptuar prej fjaleve"ska profet mbas meje"si dhe nga historia e jetes se Muhamedit,se pas tij nuk ka per te pasur kurre as Lajmetar(nebij) e as te DErguar(resul).Nuk pranohet asnje interpretim dhe asnje perjashtim,kushdo qe del kunder,ka dale kunder ixhmase(unanimitetit)"

    Zemahsheri(538h):"Nese pyetemi se si mund te thuhet qe Muhamedi qenka profet i fundit,nderkohe qe Isai do te zbrese pas tij serish ne toke,ne kohen e fundit,ne pergjigjemi se kuptimi i shprehjes"profet i fundit" per Muhamedin,do te thote se ai eshte i fundit qe eshte bere profet nderkohe qe Isai ka qene profet para tij dhe kur te zbrese serish ne Toke do t epraktikoje legjislacionin qe zbatoi Muhamedi,duke u falur ne drejtim te kibles se tij sikur ishte nje prej pasuesve te tij."

    Ibn Kethiri(774h),komentuesi i njohur i Kur'anit:"Ajeti 40 ne suren El-Ahzab"...dhe une jam i fundmi(vula)i lajmetareve" tregon se pas tij nuk ka me Lajmetar(nebij) dhe eqe nuk ka Lajmetare pas tij,eshte krejtesisht e pamundur te kete te derguar (resul)sepse pozita e te Derguarit (resulit) eshte me e vecante dhe e kufizuar sesa ajo e Lajmetarit(nebij).Kjo sepse cdo I DErguar eshte Lajmetar dhe jo e keunderta.." dhe kushdo qe pretendon kete pozite pas tij(Muahmedit) ska dyshim qe ai eshte nje genjeshtar,shpifes,dexhal,i humbur dhe i lajthitur "


    Se fundmi duhet te sqarojme se sekti ahmedij ne te gjithe boten islame konsiderohet si jomusliman dhe per kete kane folur qindra dijetare anekend botes ndaj edhe njerez te tille nuk duhet te bejne vend ne rradhet tona ne asnje lloj menyre pavaresisht mbeshtetjes qe mund te kene dhe formave me te cilat mund te paraqiten.Ahmedijve nuk u duhet hapur asnje porte por u duhet kthyer shpina pa medyshje sepse ata nuk kane muslimane e si te tille mbjellin devijim e percarjen e muslimaneve dhe luftojne per shkaterrimin e islamit kudo dhe kurdo qe tu jepet mundesia.


    Lusim Allahun qe ti ruaje muslimanet nga mashtimet e tyre.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213
    esselamu alejkum
    "xhamine" ne rrugen Tirane-Durres e kam pare.
    Duke u nise nga forma e jashte ajo xhami duket. Sidoqofte ajo ndertese e kadianive duhet te na terheqe vemendjen ne disa pika:
    1. kur ndodh qe nje individ a nje grup njerezish muslimane te behet Grup i Humbur apo te jete jasht islamit
    2. Sa kemi ne informacion mbi islamin burimor dhe historine e grupeve (sekteve) qe kane pretenduar te jene muslimane pa asnje gabim.
    3. Prej ku i marrim ne informacionet per gjendjen aktuale te umetit islam.
    4. Nese vjen ne Shqiperi nje shoqate a nje individ qe nuk eshte ai qe deklarohet , a kemi ne(individet dhe shteti) sy per tiu larguar te keqe se mundshme te tyre.

    Per te njohur besimin islam tek profetet ju nxis qe te lexoni librin "Pejgamberet dhe Shpalljet", me autor Sulejman Omer ElEshkar, botuar nga furkan.
    Ne ditet e fundi eshte botuar libri "Perballjet me Islamofobine", me autor Abdi Baleta. Ne te shtjellohet me hollesi se si ndikohet tek muslimanet qe ata te largohen nga sistemi i tyre islam. Nje nga keto menyra eshte perkrahja e grupeve qe jane te larguar shume nga islami.
    Une shpresoj qe muslimane ne shqiperi te jene zbatues te islamin, te jene te afte qe te mos ndikohen keto shqetesime.
    A mund te jepni linke te kadianive ose te sqarimeve mbi kadianite

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •