Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Nenshkruhet marrveshja , merr fund kriza politike ..

    Me nderhyrjen intensive te faktorit nderkombetar , mbremjen e sotme ka marr fund kriza politike , qe kishte perfshire vendin per rreth nje muaj , pasi perfaqesuesit PS dhe PD kane firmosur nje marrveshje kopromisi e cila siguron pjesmarrjen e opozites ne zgjedhje .

    Marrveshja parashikon nderhyjen ne kushtetute dhe kodin zgjedhor , pasi do te eliminohet regjisteri i perkoheshem , do te shtohet numeri i antareve te KQZ-se dhe KKRT-se.

    Pas nenshkrimit te marrveshjes , te gjashte firmetaret nuk pranuan te benin koment se kush kishte fituar nga keto negociata , mazhoranca apo opozita .

    Panvarsisht kesaj e rendesishme eshte rikthimi i jetes .

    Lajmi u morr ne top -chanel .tv
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Shyqyr!
    Halelujah!

    1. Nuk do te shkohet ne zgjedhje me rregjistrin e perkohshem, do te ribehen listat dhe mandati i pushtetareve vendore aktual do te zgjatet nga 3 ne 4 vjet.
    2. Numri i antareve te KQZ nga 7 behet 9, do te kete vend dhe per LSI e PDK.
    3. Ne KKRT do te kete ndryshime, PS do te propozoje 2 antare nga shoqeria civile, keshtu numri i antareve do te rritet na 9 ne 11.

    Negociator ishte ambasadori gjerman.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PRI-LTN : 31-08-2006 mė 04:31

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Mbrėmė nė “Rogner” u firmos marrėveshja prej 12 pikash mes Partisė Demokratike dhe asaj Socialiste.

    Kriza, plotėsohen kushtet e opozitės

    Opozita realizon tre kėrkesat, heqjen e regjistrit tė pėrkohshėm, balancimin e KKRT dhe KD-sė sė RTSH-sė dhe kthimin e njė anėtari tė KQZ-sė

    Denion Ndrenika

    TIRANĖ- Gjashtė zyrtarė tė lartė, tri nga Partia Socialiste dhe tri nga Partia Demokratike firmosėn nė hotelin “Rogner” mbrėmė rreth orės 21, marrėveshjen me 12 pika qė synon barazpeshimin e kuadrit ligjor pėrpara zgjedhjeve. Marrėveshja, qė nė tė gjitha pikat e saj duket si njė plotėsimin i kushteve tė opozitės, parashikon shtimin nga 7 nė 9 tė anėtarėve tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, nga 5 nė 7 tė anėtarėve tė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit dhe nga 7 nė 11 tė Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit. Marrėveshja parashikon zgjedhjen e anėtarėve tė rinj tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, njė nga Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe njė nga Partia Demokristiane. Palėt u angazhuan qė tė pėrmbushin tė 12 pikat e marrėveshjes sė arritur pas 1 jave bisedimesh me ndėrmjetėsimin e KE-sė dhe tė OSBE-sė. Negociatat kaluan nė disa formula tė propozuara nga palėt nė bisedime duke arritur pėrfundimin pėr ēėshtjet kryesore qė lidheshin sidomos me tri standardet e opozitės, pėrkatėsisht heqjen e regjistrit tė pėrkohshėm tė zgjedhėsve, KKRT dhe KDRTV dhe anėtarin e KQZ-sė pėr partitė e vogla tė opozitės. Nuk do tė ketė listė tė re zgjedhėsish mbi regjistrin e pėrkohshėm sepse sipas kėsaj marrėveshje, ai nuk do tė ekzistojė mė. Pika 9 thotė se regjistri i pėrkohshėm duhet tė pastrohet pėrpara 20 tetorit 2006 dhe tė pushojė sė pėrdoruri si burim pėr listėn e votuesve pėr zgjedhjet. Ky objektiv, gjithnjė sipas pajtimit tė palėve, PD e PS, do tė arrihet nė bashkėpunim tė plotė nė tė gjitha nivelet e mazhorancės dhe opozitės. “Tė dyja palėt bien dakord tė fshijnė tė gjitha referencat mbi regjistrin e pėrkohshėm nga Kodi Zgjedhor”-thuhet mė tej nė marrėveshje. Tė gjitha kėto janė parashikuar, ndėrkohė qė KQZ do ta ketė vendimmarjen nė raportet 6-3, pra shumicėn e cilėsuar, nga 5-2 qė e ka ende deri nė fillimin e zbatimit tė marrėveshjes (pika 7: Nė KQZ, shumica e thjeshtė tė jetė pesė me katėr dhe shumica e cilėsuar tė jetė gjashtė me tre). Por, KQZ duket se ka marrė njė “ngjyrim” tė ri tė rolit tė kryetarit ngase nė marrėveshje thuhet shprehimisht se “nėnkryetari i KQZ-se t'i pėrkasė opozitės, tė bashkėkryesojė KQZ-nė dhe tė zėvendėsojė kryetarin nėse ėshtė e nevojshme, tė bashkėpėrfaqėsojė institucionin jashtė tij dhe tė bashkėfirmosė pėr tė gjitha ēėshtjet qė janė kompetence e kryetarit”. Ndėrkohė, tė gjitha pikat e arritura duhet tė kalojnė komisionin e Kuvendit pėr reformėn zgjedhore, i cili duhet tė nisė menjėherė punėn. Sipas marrėveshjeje, nė pikėn e fundit, tė 12-ėn, thuhet se gjithēka duhet tė pėrfundojė nė amendimin e kuadrit ligjor me qėllim qė ai tė jetė i gatshėm pėr zgjedhjet e ardhshme vendore dhe ato tė pėrgjithėshme. Pėrcaktimi nė kėto amendime ėshtė edhe pėr kohėn e mbajtjes sė kėtyre zgjedhjeve, e saktėsuar nė muajit prill dhe maj tė pranverės dhe tetor e nėntor nė vjeshtė.
    Media
    Firmėtarėt Bamir Topi, Ilir Rusmali dhe Ylli Pango nga PD dhe Ben Blushi, Ylli Bufi dhe Valentina Leskaj nga PS pėrmblodhėn qėndrimet e forcave pėrkatėse pėr marrėveshjen. Sipas saj do tė kemi njė ndryshim thelbėsor tė ligjit pėr median publike, pėrkatėsisht KKRT dhe KDRTV. Burime nė PS thanė mė parė pėr “Shelkullin” se ishin plotėsuar tė tri kushtet e opozitės, njeri prej tė cilėve barazpeshimi i institucioneve tė medias publike.. Kėshtu KKRT-sė do tė shtohet nė numėr me dy anėtarė tė rinj, qė do tė propozohen nga opozita, por tė zgjedhur nga shoqėria civile. Po kėshtu ėshtė formula e propozimeve pėr anėtarėt e shtuar tė KDRTV-sė. Pika e dytė e marrėveshjes thotė se katėr tė propozuar duhet tė jenė tė opozitės, gjithashtu nga shoqėria civile, pėr ta ēuar nė 11 numrin e pėrgjithshėm. Por, kėtu theksohet se pėr njerin nga tė propozuarit, do tė duhet mirėkuptimi i palėve e pėr ta kaluar nė Kuvend gjithashtu ėshtė i nevojshėm dakordimi i tyre i mėparshėm. Saktėsimi tjetėr pėr barazpeshimin e institucioneve tė medias publike ėshtė qė pėrsa i pėrket ēėshtjeve tė quajtura “madhore” nė marrėveshjes, duhet qė votimi me shumicėn e cilėsuar tė propozohet nė Kuvend. Kėto ēėshtje do tė cilėsohen “madhore” nga komisioni medias sė Kuvendit pėr rastet e vendimmarjeve nė KKRT. Po kėshtu, nė pėrmirėsimin e kuadrit ligjor, pėrfshihet (nėse ka hapėsirė kushtetuese), qė Kuvendi tė zgjedhė anėtarėt e rinj tė KKRT e KDRTV kur tė rishikohet i gjithė legjislacioni pėr median.

    Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nėnshkruan sot mė datė 29 gusht 2006 njė marrėveshje pėr kapėrcimin e situatės politike tė krijuar sė fundmi nė vend. Grupet negociatore tė pėrbėra nga zotėrinjtė Bamir Topi, Ilir Rusmali dhe Ylli pango pėr partinė Demokratike dhe Ben Blushi, Ylli Bufi dhe Valentina Leskaj pėr Partinė Socialiste, diskutuan dhe ranė dakord pėr ēėshtjet e trajtuara nė tekstin e marrėveshjes sė mėposhtme.
    Palėt ranė dakord qė tė fillojnė sa mė parė nga puna pėr implementimin e marrėveshjes dhe pėrgatitjen e amendamenteve respektive tė kuadrit ligjor.

    MARREVESHJE
    12 pikash

    Nė frymėn e dialogut konstruktiv, ėshtė rėnė dakord nga tė dyja palėt:

    Mazhoranca e pėrfaqėsuar nga Z. Bamir Topi, Z.llir Rusmali, Z. Ylli Pango dhe opozita e pėrfaqėsuar nga Z. Ben Blushi, Z. Ylli Bufi, Znj. Valentina Leskaj,
    1. Qė Kėshilli Kombėtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) tė zgjerohet nga pesė nė shtatė anėtarė, dy anėtarėt e rinj tė jenė pjesė e shoqėrisė civile, tė pėrzgjidhen dhe propozohen nga opozita.

    2. Qė Kėshilli Drejtues i Radios dhe Televizionit Shqiptar (KDRTSH) tė zgjerohet nga shtatė nė njėmbėdhjetė anėtarė, tė katėr kandidatėt e rinj tė vijnė nga shoqėria civile, tė pėrzgjidhen dhe tė propozohen nga opozita, nga tė cilėt njėri tė pėrzgjidhet dhe tė propozohet pas njė marrėveshjeje paraprake me mazhorancėn; vetėm atėherė tė katėr kandidaturat do tė mund t'I nėnshtrohen votimit nė Kuvend.

    3. Qė votimi me shumicėn e cilėsuar, tė propozohet nga Kuvendi pėr vendimmarrjen e tė dy institucioneve pėr sa i pėrket ēėshtjeve madhore qė do tė pėrcaktohen nga Komisioni Parlamentar i Medias.

    4. Si edhe pėrcaktohet mėsipėr, projektligji pėr amendimin e ligjit 8410 tė propozohet nga njė grup i pėrbashkėt deputetesh tė pėrbėrė si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.
    5. Qė votimi me mazhorancėn e cilėsuar, nėse e lejon Kushtetuta, tė propozohet nga Kuvendi pėr tė zgjedhur anėtarėt e KKRT -sė dhe KDRTSH-sė, kur tė rishikohet legjislacioni pėr median.

    6. Qė kushtetuta tė amendohet nė mėnyrė qė numri i anėtarėve tė KQZ-sė tė rritet nga 7 nė 9 anėtarė dhe tė dy:anėtarėt tė zgjidhen nga Kuvendi. Tė dy Partitė bien dakord se secili nga kandidatėt duhet tė plotėsojė kriteret e parashikuara nga neni 20 i Kodit Zgjedhor dhe se Lėvizja Socialiste pėr Integrim (LSI) dhe Partia Demokristiane (PDK) duhet tė ftohen qė me propozim tė pėrbashkėt tė propozojnė kandidatėt pėr dy vendet bosh. Tė dy anėtarėt duhet tė votohen njėkohėsisht nga Kuvendi.

    7. Qė nė KQZ, shumica e thjeshtė tė jetė pesė me katėr dhe shumica e cilėsuar tė jetė gjashtė me tre.

    8. Qė nėnkryetari i KQZ-sė t'i pėrkasė opozitės, tė bashkėkryesojė KQZ-nė dhe tė zėvendėsojė kryetarin nėse ėshtė e nevojshme, tė bashkė-pėrfaqėsojė institucionin jashtė tij dhe tė bashkė-firmosė pėr tė gjitha ēėshtjet qė janė kompetencė e kryetarit.

    9. Qė regjistri i pėrkohshėm tė pastrohet para 20 tetorit 2006 dhe tė pushojė sė pėrdoruri si burim per listėn e votuesve pėr zgjedhjet. Ky objektiv tė arrihet nė bashkėpunim tė plotė nė tė gjitha nivelet e mazhorancės dhe opozitės. Tė dyja palėt bien dakord tė fshijnė tė gjitha referencat mbi regjistrin e pėrkohshėm nga Kodi Zgjedhor.

    10. Qė puna e komisionit parlamentar ad hoc pėr reformėn zgjedhore tė rifillojė pa vonesė nė mėnyrė qė tė rishikojė legjislacionin zgjedhor dhe tė arrijė njė konsensus.

    11. Qė Kushtetuta tė amendohet nė mėnyrė qė mandati i tė zgjedhurve tė qeverisjes vendore nė tė ardhmen tė bėhet katėr vjet.

    12. Qė kuadri ligjor tė amendohet nė mėnyrė qė tė bėjė tė mundur qė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare dhe ato vendore nė tė ardhmen tė mbahen ose nė pranverė (prill-maj) ose nė vjeshtė (tetor -nentor) ēdo katėr vite.

    Bamir Topi Ben Blushi .
    Ilir Rusmali Ylli Bufi
    Ylli pango Valentina Leskaj.



    31/08/2006

    shekulli
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Hmm akoma ne lejojem...te korruptuarit te zihen me njeri tjeterin..se kush do na qeveris...dhe jo vetem kjo..por vem..dhe te huajt...ne "loje" sikur jan ..arbitera...
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga ALBA
    Me nderhyrjen intensive te faktorit nderkombetar , mbremjen e sotme ka marr fund kriza politike , qe kishte perfshire vendin per rreth nje muaj , pasi perfaqesuesit PS dhe PD kane firmosur nje marrveshje kopromisi e cila siguron pjesmarrjen e opozites ne zgjedhje .

    Marrveshja parashikon nderhyjen ne kushtetute dhe kodin zgjedhor , pasi do te eliminohet regjisteri i perkoheshem , do te shtohet numeri i antareve te KQZ-se dhe KKRT-se.

    Pas nenshkrimit te marrveshjes , te gjashte firmetaret nuk pranuan te benin koment se kush kishte fituar nga keto negociata , mazhoranca apo opozita .

    Panvarsisht kesaj e rendesishme eshte rikthimi i jetes .

    Lajmi u morr ne top -chanel .tv
    Ne djall le te shkojne politikanet shqiptare. Gjithmone duhet qe te nderhyjne te huajt qe "te bien ne ujdi" shqiptaret. Duke u nisur pikerisht nga ky fakt eshte e qarte se Shqiperia do vonoje te zhvillohet si shtet. Te rrojne sa malet politikanet shqiptare dhe le ti gezojne votuesit shqiptare qe i votuan!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 01/09/2006, ora

    E majta i bėn gjyqin marrėveshjes sė zgjedhjeve



    Komunistėt nė oborrin e koalicionit socialist kėrkojnė llogari pėr marrėveshjen qė i detyron tė majtėt tė heqin dorė nga bojkoti dhe tė pranojnė njė dėshtim qė del nga kutitė e votimit. Gjinushi, Ceka e Milo klithin pėr tradhti ndaj Edi Ramės, i cili vendosi interesat e veta mbi interesat e sė majtės, ndėrkohė qė vetė kėshilltari juridik i Ramės, Ylli Manjani e denoncoi marrėveshjen pjesėn e parė tė ditės, pėr ta mbyllur gojėn nė pjesėn e dytė tė saj. Rama tani ka punė me komunistėt e partisė, e duket se do tė digjet nė lidhjen e shkurtėr mes zgjedhjeve tė lira, nanoistėve dhe bojkotuesve nė koalicionin e opozitės.



    Marrėveshja e dy ditėve mė parė ėshtė pritur me kėmbėt e parė nga pothuajse tė gjithė aleatėt e Partisė Socialiste. Me pėrjashtim tė kreut tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim Ilir Meta qė dje gjatė njė takimi mė pėrkrahės e simpatizantė nė zonėn e Saukut, e vlerėsoi kompromisin si njė moment reflektimi nga mazhoranca qė sipas tij ka patur nė dorė qė ta zgjidhte me kohė po qė rrezikoi qė tė provokojė njė bojkot tė zgjedhjeve nga opozita, krerėt e tjerė, Skėnder Gjinushi i Partisė Socialdemokrate, Neritan Ceka i Aleancės Demokratike dhe Paskal Milo i Demokracisė Sociale, shprehėn rezervat e tyre mbi kėtė marėveshjeje. Mė i ashpėr nė komentet e tij ka qenė pikėrisht bashkėpunėtori mė i ngushtė i Edi Ramės dhe nė tė njėjtėn koihė aleati tradicional i selisė rozė, Gjinushi. Sipas tij marrėveshja e nėnshkruar i ka kapėrcyer tė gjithė caqet e synimet qė ka patur koalicioni, duke pranuar nė mėnyrė indirekte se mė kėtė dokument opozita nuk ka mė asnjė arsye pėr tė pėrligjur ēfarėdolloj skeme destruktive. Madje ai shkoi mė tej nė komentet e tij duke e etiketuar atė si njė marrėveshje tė ngjashme mes 2 partive tė mėdha nė tė kaluarėn e qė sipas Gjinushit prodhuan Megadushkun. Gjinushi e ka vlerėsuar si preēedent tė rrezikshėm amendimin e Kushtetutės. Nga ana tjetėr edhe Ceka kundėrshton ndryshimet nė Kushtetutė pėrsa i pėrket ndryshimit tė numrit tė anėtarėve nė Komisionin Qėndror tė Zgjedhjeve pasi sipas tij ndryshimet nuk mund tė bėhėn pėr njė shkak specifik dhe pėr njė aksion qė “synon ta shndėrrojė KQZ-nė nė njė institucion thellėsisht politik”. Nė njė komunikim telefonik pėr mediat, duke ndjekur nga disi larg zhvillimet aleancisti Neritan Ceka ishte i pezmatuar nga pėrfitimet qė LSI-ja e PDK kishin marė falė vetėm njė negocimi me tė mėdhenjtė. Rezerva ka shfaqur dje edhe kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo. Edhe pse ka vlerėsuar nėnshkrimin e marrėveshjes mes Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike e cila mendohet tė konsistojė nė uljen e tensioneve politike nė vend, Milo, shfaqi vėrejtjet pėr ndryshimet njė Kushtetutė. Sipas tij, amendimet parimisht bėhėn pėr gjėra tė mėdha qė i kapėrcejnė kufijtė e dy partive tė mėdha politike. Ajo qė u regjistrua dje ishte kundėrshtimi qė kishte mbėrritur deri nė paradhomėn e kryetarit tė Partisė Socialiste. Vetė kėshilltari juridik i Ramės, Ylli Manjani thirri njė seri mediesh pėr t’u komunikuar atyre mendimin e vet personal, “si jurist”, se marrėveshja ishte nul dhe antikushtetuese nga ana juridike, e qė s’i sillte asnjė tė mirė Partisė Socialiste, por pastaj njė kundėroperacion i kryetarit tė PS-*sė mbi trustin e medieve qė ende kontrollon, solli anullimin e prononcimit dhe shmangien, tė paktėn pėr njė ditė tė krizės qė pritet tė shpėrthejė nė tė majtė. Tashmė janė tė njohura patologjitė bolshevike tė sė majtės ndaj marrėveshjeve dhe mėnyrės se si pranohen humbjet qė vijnė nga kutitė e votimit, por sot pritet tė shohim njė shfaqje tė re tė rezistencės sė socialkomunistėve ndaj njė marrėveshjeje qė mbron votėn e lirė, por varros njėherė e mirė shpresat e disa politikanėve tė majtė pėr tė mbijetuar pėrmes tregtisė qė do tė kryenin me verdiktin e shqiptarėve.

    Re.po.

    55

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Sistemi politik i Shqiperise dhe sistemi politik i Kosoves
    Nga Ibrahimfeimi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 15:13
  3. Historia politike e Shqipėrisė nė tre vjet
    Nga no name nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2007, 19:49
  4. Operacionet luftarake tė UCK-sė (1998-1999)
    Nga SHKOZA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 19:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •