Regjisori gjerman Christoph Schlingensief do të fillojë xhirimin e një filmi bazuar në vdekjen e princeshës Diana.
Schlingensief vuri në dukje se filmi do të bazohet në orët e fundit të jetës së Lady Di, e cila vdiq në një aksident automobilistik më 31 gusht të 1997.
Për të mishëruar princeshën, Schlingensief ka përzgjedhur aktoren gjermane Jenny Elvers-Elbertzhagen, me të cilën tashmë ka filluar të realizojë disa skena në hotelin mitik Ritz të Parisit.
Deri tani nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të jetë premiera e këtij filmi, por megjithatë regjisori ka pohuar se "ndihej shumë i emocionuar me këtë projekt" që do të xhirohet fshehurazi në Londër.
30/08/06
Marre tek: http://www.a1tv.com.al
Krijoni Kontakt