Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Vdiq shkrimtari nobelist Naguib Mahfouz

    Shkrimtari Naguib Mahfouz, fitues i ēmimit Nobėl nė letėrsi, vdiq sot pasi pėsoi njė hemorragji nė stomak, njoftoi agjencia shtetėrore e lajmeve MENA.

    Mahfouz, 94 vjeē, ka qenė nė terapi intensive qė kur pėsoi njė rėnie tė presionit tė gjakut dhe njė mosfunksionim tė veshkės.

    Ai u shtrua nė spital mė 19 korrik pasi u rrėzua nė rrugė dhe mori njė plagė tė thellė nė kokė qė kėrkonte njė ndėrhyrje tė menjėhershme kirurgjikale.

    Autori egjiptian fitoi ēmimin Nobel nė vitin 1988, ai ishte autori i parė arab qė fitoi njė ēmim tė tillė dhe njihet mė shumė pėr trilogjinė e tij nė Kajro nė tė cilėn ai tregon zhvillimet nė Egjipt nėpėrmjet syve tė tre brezave tė njė familjeje tė klasės sė mesme.

    Mahfouz ėshtė shtruar shpesh nė spital vitet e fundit. Nė vitin 1994 u godit me thikė nė qafė nga njė militant mysliman pėr shkak tė pėrshkrimit tė Zotit nė njė nga romanet e tij.

    Ai qėndroi shtatė javė nė spital dhe thika i kishte dėmtuar njė nerv, qė i dėmtoi rėndė aftėsinė pėr tė shkruar.


    30/08/06

    Marre tek: Televizioni A1
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 30-08-2006 mė 16:03
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Vdes shkrimtari Naguib Mahfouz (BBC Shqip)

    Nobelisti egjiptian, Naguib Mahfouz, ka vdekur nė Kajro nė moshėn 94 vjeēare.

    Ai ėshtė autor i mbi 30 romaneve dhe nė vitin 1988 u bė arabi i parė qė fitoi ēmimin Nobel nė letėrsi.

    Shkrimtari ishte i shtruar nė spital qė nga muaji korrik, kur u lėndua pas njė rrėzimi.

    Naguib Mahfouz ishte njėri nga figurat mė tė rėndėsishme tė letėrsisė moderne arabe.

    Ka nga ta qė thonė se ai ishte novelisti mė i madh arab i shekullit tė XX.

    Nė Egjipt, ku emrat e personazheve tė tij u bėnė shumė tė njohur, ai kishte statusin e njė thesari kombėtar.

    Nobelist

    Por ai ishte i njohur nė mbarė botėn arabe, pjesėrisht ngaqė shumė nga veprat e tij janė bėrė drama e filma.

    Nė skenėn ndėrkombėtare, Naguib Mahfouz njihet mė shumė si fitues i ēmimit Nobel. Pas kėtij ēmimi, shumė nga veprate tij u pėrkthyen nė gjuhėn angleze e nė shumė gjuhė tė tjera.

    Ai mbetet i vetmi arab qė e ka fituar kėtė ēmim dhe edhe pse ai i solli famė, mamfouz asnjėherė nuk u largua nga apartamenti i tij modest buzė Nilit nė kajro, ku ai jetoi me tė shoqen.

    Shumica e romaneve tė tij bazohen nė jetėn e egjiptianėve tė thjeshtė tė Kajros.

    Kritika

    Stili i tij realist arriti kulmin me botimin nė fund tė viteve '50 tė njė sage familjare.

    Pas kėsaj, shkrimtari eksperimentoi me njė stil mė mistik, qė herė pas herė ngjalli kritika nga konservatorėt fetarė.

    Romani i tij Fėmijėt e Gebelawi-it, u ndalua nė Egjipt dhe shkrimtari u akuzua pėr blasfemi.


    Nė vitin 1994, Mahfouz u sulmua jahstė shtėpisė nga dy ekstremistė myslimanė, qė thuhet se ishin indinjuar nga mėnyra se si i trajtonte ai nė libra temat fetare.

    Shkrimtari u qėllua me thikė nė zverk, por mbijetoi.

    Fondacioni Nobel e pėrshkroi Mahfouz-in si tė palodhur dhe po tė lėsh mėnjanė arritjet e tij nė fushėn e letėrsisė, si tė tillė kanė pėr ta kujtuar shumė egjiptianė.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56
    Pėr mė tepėr material letrar, vizitoni po nė kėtė forum, nė temėn Shkrimtar tė huaj , tregime tė pėrkthyera, si dhe fjalimin e nobelit, nga Naguib Mahfouz.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 02-09-2006 mė 14:28
    lundertar pa atdhe

  4. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Faleminderit per materialin Flurans. (me lart vendosa dhe lidhjen tek emri i shkrimtarit qe te mund te kaloni menjehere tek tema e tij).


    Pershendetje

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Kadare
    Nga King_Arthur nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 406
    Postimi i Fundit: 28-01-2023, 21:03
  2. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturės
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  3. Naguib Mahfouz
    Nga flurans ilia nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-09-2006, 07:17
  4. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46
  5. Ne dritehijen dhe kundershtite e nje shkrimtari
    Nga Fenomeni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2006, 17:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •