Close
Faqja 19 prej 39 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 384
  1. #181
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    po gjerat duken ska qka me pru fakte qy , qfare fakte te duhen, sikur te isha ne admin te forumit atehere do te sillja fakte

    une nuk i kundershtoj mendimet e te tjerve sepse sikush e ka mendimin e vet, kundershtoj vetem ato gjera qe thuhen te paverteta ..
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #182
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    Sot ka hecur teknollogjia Melaqe20 dhe c'do kenge e ka te rregjistruar dhe asnjeher nuk kendon live, te thash dhe me siper e kam degjuar disa here po ashtu e kam degjuar dhe ne Hannover kur ka qene e ftuar me Adelinen dhe me dy kengetar qe kendojne ne zvicer Xhuli dhe Arjani. Dhe stonon shum dhe gjithmon kerkon foni te fuqishme dhe nje DJ para se te dali ne skene, pse ndodhin keto pasi ka probleme me Zerin kur kendon live dhe nuk jep ate qe jep ne regjistrime dhe ne video. Kordat e zerit te saj jan te njejta po ashtu dhe vokali ne c'do kenge jan njesoj. Ku e shikon si kengetare te mire?! Apo sepse e adhuron se ka nje fizik dhe nje aparance te shkelqyer, duhet te flasim realitetin dhe jo kot me kot.

    Kalofshi mire

    Trendafili
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #183
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kėngėtarja tregon edhe pėr raportet e shumėpėrfolura me motrėn e saj, Adelina Ismaili

    Zanfina Ismajli - E vėrteta e marrėdhėnies sime me Lorik Canėn

    Ka ardhur nė Tiranė pas shumė vitesh. Duke e ndjerė shkėputjen e gjatė me publikun shqiptar, qė nga koha kur ishte fėmijė, pikėrisht atėherė kur merrte pjesė nė festivalet muzikore, Zanfina Ismajli mendoi se ky ishte momenti mė i mirė, pėr tė qenė nė njė event nė Shqipėri. E shoqėruar nga nėna dhe e motra Ema, ajo ka kėnduar dy ditė mė parė nė festivalin e muzikės moderne “Top-fest”, ndėrsa motra mė e madhe Adelina i shkruante herė pas here nė celular pėr t’i dhėnė kurajo, apo ndonjė kėshillė tė vogėl pėrpara daljes nė skenė. Por pavarėsisht mungesės sė gjatė tė Zanfinės nė skenat shqiptare, lajmet pėr tė e sidomos tė rejat nė lidhje me jetėn private kanė ngjallur gjithmonė interes. I tillė ka qenė edhe lajmi i publikuar nga gazetat shqiptare, se kėngėtarja kosovare ka pasur njė marrėdhėnie sentimentale me futbollistin Lorik Cana. Por pėr Zanfinėn, nė tė vėrtetė bėhet fjalė vetėm pėr njė thashethem, mes shumė thashethemeve tė tjera, qė kanė dalė rreth marrėdhėnieve tė saj me motrėn e madhe Adelina. Tė gjitha
    kėto, e kanė bėrė bukuroshen nga Kosova ta humbasė disi besimin tek gazetat dhe gazetarėt, ndaj ka vendosur tė mos flasė asnjė fjalė nė lidhje me jetėn e saj private. Sa pėr marrėdhėniet me Adelinėn kanė qenė dhe do tė mbeten tė shkėlqyera edhe pse kohėt e fundit, duket se motra e vogėl Zanfina, po fiton mė shumė terren nė fushėn e muzikės. Studente nė vitin e tretė pėr drejtėsi, Zanfina Ismajli shprehet se pas karrierės muzikore synon njė karrierė tė suksesshme edhe si juriste.

    Cila ėshtė arsyeja qė vendose tė jesh nė njė festival muzikor nė Tiranė?

    Sė pari, zgjodha “Top-fest”-in, sepse qė nga fillimet mė ka pėlqyer shumė si festival. Nė Kosovė quhet edhe versioni shqiptar i MTV-sė. Kam parė, se fryma e kėtij festivali ėshtė ndryshe nga tė tjerėt. Eshtė shumė rinor, ka shumėllojshmėri zhanresh dhe mė ka pėlqyer mėnyra se si organizohet finalja, ndaj edhe kėtė vit meqenėse kisha kėngė tė reja vendosa tė marr pjesė dhe ta promovoj kėngėn time nė njė mėnyrė shumė tė mirė dhe tė jem pėr herė tė parė nė njė festival nė Shqipėri, qė nga fėmijėria.

    Vjen nė Tiranė pėr tė marrė njė ēmim, apo pėr tė qenė pranė publikut?

    Kisha menduar se i kisha munguar publikut nė Shqipėri dhe duhej tė isha e pranishme nė njė festival, nė mėnyrė, qė adhuruesit e mi kėtu tė mė shihnin nga afėr. Pėrsa i pėrket ēmimeve asnjėherė nuk i kam parė si qėllim nė vetvete, sepse nuk mendoj qė gjithmonė duhet tė fitohet diēka.

    Ke pasur emocione, duke qenė se prej vitesh nuk e njihje pritjen e publikut nė Tiranė?

    Them qė publiku ka njė sy tė mprehtė dhe emocionet janė tė pranishme, por besoj qė pritja ishte e mirė.

    Me ēfarė je duke u marrė momentalisht nė Kosovė?

    Aktualisht kohėn time kryesore e merr shkolla, por edhe koncertet nė Kosovė e diasporė, tė cilat kohėt e fundit kanė qenė tė shumta.

    Shpesh kemi dėgjuar qė marrėdhėniet e tua me Adelinėn, nuk janė tė mira...

    E vėrteta ėshtė qė ne kemi marrėdhėnie shumė tė mira, ashtu siē mund tė kenė dy motra me njėra-tjetrėn. Thashethemet nėpėr gazeta kanė bėrė qė njerėzit tė mendojnė, se ne kemi marrėdhėnie tė kėqija, por si mund tė kemi ne tė tilla marrėdhėnie kur jetojmė nėn njė kulm, kemi tė njėjtin profesion dhe kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta! Ē’ėshtė mė e mira, kėshillohemi, rrimė bashkė dhe jemi shoqe, pėrpara se tė jemi motra.

    Tė ka ndihmuar Adelina dhe emri i saj qė tė ecėsh nė fushėn e muzikės?

    Nė disa raste ka pasur ndihmė emri i saj, nė disa raste jo. Mendoj, qė mė shumė mė kanė ndihmuar kėshillat dhe sugjerimet e saj profesionale, sesa emri.

    Nė raport me Adelinėn, e gjen veten mė tė suksesshme, apo mė pak tė suksesshme?

    Them, qė Adelina ėshtė mė e suksesshme, sepse ajo ka njė karrierė tė gjatė, tė cilėn askush nuk mund t’ia shkelė e as t’ia marrė, ndėrsa mua mė duhet ende shumė punė, qė tė arrij aty ku ėshtė ajo... Dhe shpresoj qė t’ia arrij.

    Ka gjėra nė tė cilat do doje t’i ngjaje Adelinės apo ta imitoje atė?

    Inovacionet qė Adelina ka bėrė kanė qenė aq tė mėdha saqė askush nuk mund t’i pėrsėrisė dhe do tė doja qė karriera ime tė jetė po aq inovative sa edhe e saj.

    Ē’mund tė na thuash pėr jetėn tėnde jashtė skenės? Ndonjė djalė...?

    Para disa kohėsh kam folur edhe pėr jetėn time private, por ka filluar tė mė keqpėrdoret, ndaj edhe jam ndalur. Nuk flas mė pėr jetėn private, vetėm pėr atė profesionale.

    Po pėr marrėdhėnien tėnde me futbollistin Lorik Cana?

    Ky ėshtė njė thashethem qė ka filluar nga Tirana dhe mė pas nė Kosovė e diasporė, ka marrė pėrmasa shumė tė mėdha. Por ja qė nė tė vėrtetė atė futboller unė nuk e njoh, e madje as nuk e kam parė ndonjėherė nė jetė dhe nuk ka asgjė tė vėrtetė nė fjalėt qė janė shkruar.

    Si mendon ti, cila ėshtė arsyeja apo baza e kėtij thashethemi?

    Tė gjitha kėto fjalė unė i kam parė si mėnyrė pėr tė shitur gazetėn, sepse kur dikush dėshiron tė ketė njė lajm tė ri sensaci-onal, pėrdor emrin e njė kėngėtareje, e cila ėshtė mė atraktive nė kėtė moment. Mendoj se mė ėshtė keqpėr-dorur pak emri, por ja qė keqkuptimet u pastruan, pasi unė pata treguar e para, qė nuk e njoh, nuk e kam parė dhe nuk kam pasur asgjė me tė.

    Je e kujdesshme, ndaj asaj qė mediat shkruajnė pėr ty?

    Mundohem tė jem, por mediat nuk mund t’i kontrolloj.

    Cila ka qenė gjėja qė tė ka dėmtuar mė shumė?

    Thashethemi pėr Lorik Canėn, sepse unė po thosha qė nuk e njoh, ndėrsa ai nuk po fliste dhe kjo mė bėri pakėz nė dyshim. Edhe fjalėt qė kam marrėdhėnie shumė tė kėqija me motrėn, tė cilėn e dua shumė, mė kanė lėnduar. Mendoj qė njerėzit, pėr tė arritur diēka nė profesion pėrdorin mėnyra nga mė tė ndryshmet dhe kjo nuk ėshtė e drejtė.

    Je shpallur kėtė vit kėngėtarja mė seksi mes disa kėngėtareve shqiptare. Je e kėnaqur?

    Jam ndjerė shumė mirė, sepse ka qenė konkurrenca e madhe. E falėnderoj shumė publikun, qė mė ka votuar. Nė tė vėrtetė nuk e kam pritur dhe kisha besuar se mund tė fitonte tjetėrkush.

    Kė shihnit si fituese tė mundshme?

    Ndoshta Bleona Qerretin, ose ndonjė tjetėr.

    Sa e rėndėsishme ėshtė pėr njė kėngėtare tė jetė seksi?

    Mendoj se kjo e ndihmon karrierėn, sepse syri kėrkon bukuri. Gjithmonė kur shohim diēka nė ekran, kėrkojmė tė jetė e bukur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #184
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Zanfina Ismajli transparente ndaj fansave te saj

    Zanfina Ismajli transparente ndaj fansave te saj

    Motrat Ismajli, pėrveē nė Kosovė edhe nė Shqipėri kanė shumė fansa. Nuk mund tė thuhet me siguri nėse fansat e motrės sė vogėl tė Adelinės e adhurojnė Zanfinėn pėr kėngėt apo kėmbėt. Nė fakt, nė tė gjitha videoklipet e publikuara
    kohėt e fundit, Zanfina si njė motėr e vogėl dhe e bindur, ka vazhduar rrugėn e sė motrės, ku lakuriqėsia ėshtė njė pikė goxha e fortė nė interpretim te cilen gje e perdorin gjitha kengetaret tona. E nė fund tė fundit, ē'tė keqe ka, tė paktėn Zanfina ėshtė vėrtet njė vajzė bukuroshe. E nė mos nuk di tė kėndojė mirė, di tė vishet mrekullisht bukur. Madje, me kėtė tė fundit ajo i ka lėnė tė gjithė meshkujt me gojė hapur, tė cilėt kanė duartrokitur fuqishėm pėr kėtė "transparencė" tė bukuroshes kosovare me trup te hatashem tejet sexy.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    Nuk di si ka arritur kjo kete sukses. Nuk di si vlersojne shqiptaret muziken?!
    Me te vertete nuk ka fare talent muzike kjo. Kjo qe nuk di te kendoj, por kjo as nuk di te vallezoj. Vetem dridh aty ato kembet e gjata. Dhe nuk ka aspak imazh! Nuk ka aspak bukuri te veēante dhe duket shume e tharte! pff Adelina me pelqen!

  6. #186
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    ok eshte Zanfina!
    Njehere e urreja tani me pelqen!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  7. #187
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Fiksim e kam kte gocen!

  8. #188
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Thumbs up

    ZANFINA

    Janė thėnė shumė fjalė rreth biondinės me paraqitje tė trentė skenike, e cila nxit fantazira tė vogla e tė lezetshmet me vallėzimin e saj tropikal, qoftė nga klipet apo koncertet. Zanfina Ismaili ėshtė njėra ndėr kėngėtaret mė tė suksesshme dhe mė tė bukura tė estradės.

    Edhe pse nuk shihet shpesh nėpėr lokalet e natės, hiti i saj mė i ri dėgjohet kudo nėpėr lokalet argėtuese tė kryeqytetit. Ka arritur tė mbledh rreth vetes adhurues tė shumtė, sidomos meshkuj, qė i fishkėllejnė nga audienca sa herė qė vajza shndėrrohet nė njė valltare amazone. Tani pėr dėgjuesit e muzikės ka pėrgatitur albumin e saj tė dytė, i cili pritet tė dal nė treg pas dy ose tri jave. "Kam edhe dy kėngė, tė cilat ende nuk i kam pėrfunduar krejtėsisht, kėto dy kėngė mendoj se do tė kompletohen sė shpejti, sepse muzika ėshtė pėrfunduar, dhe ka mbetur vetėm zėri im", shpjegoi Zanfina.

    "Ēelėsi muzikor" Kishte menduar qė albumin ta titulloj "As i fundit e as i pari", por kjo ide kishte rėnė pėr shkak se kėnga tashmė ėshtė publikuar, nė njė CD tjetėr me kolazhe. Kėnga e saj e fundit "As i fundit e as i pari" ėshtė punuar nga kompozitori nga Shqipėria Florjan Mumajesi (Flori). Kėnga ėshtė punuar pėr festivalin "Ēelėsi muzikor", me tė cilėn edhe mori vendin e parė nga juria profesionale e kėtij festivali, njėkohėsit mori vizėn pėr ta pėrfaqėsuar Kosovėn nė festivalin ballkanik i cili do tė mbahet, mė 24 nėntor nė Prishtinė. Njė guacė e madhe nga e cila lulėzon Zanfina, nė njė sfond insistues i dens-muzikės, njė fustan i shkurtėr, njė veturė duke u djegur dhe vallėzimi i saj ekzotik krijojnė atė kombinim vizual qė e bėnė spotin e saj tė pėlqyer nga publiku. Kėngėt e tradhtisė Spoti i kėngės "As i pari e as i fundit", nė top listat e radiove dhe televizioneve tona lokale vazhdon t'i zė vendet e para duke lėnė prapa shumė kėngėtar tė njohur. "Albumi im i parė ka pas shumė tekste prej motrės time Adelinės.



    Nė fillim njerėzit mė kanė identifikuar si motra e Adelinės, e nuk kam dashur qė njerėzit tė thonė qė ja edhe tekstet po ja bėnė motra", tregoi Zanfina duke qeshur. Pėr tekstet dhe kompozimet e kėngėve tė saj janė pėrkujdesur shumė njerėz si Flori, Ilir Berani, Virusi, Arsim Bunjaku, Florent Boshnjaku, Beka e disa tė tjerė. "Nė projektim tim tė dytė ka tema tė ndryshme kryesisht pėr tradhti dhe dashuri, por nė asnjė mėnyrė me jetėn time private", shprehet ajo. Zanfina Ismaili ėshtė njė nga kėngėtaret e pakta, qė ritmet e kėngėve tė saja gjithmonė i ka pasuruar me elemente folklorike - popullore. "Po nė kėngėt e mia gjithmonė kanė zėnė vend elementet folklorike, tė cilat janė pėlqyer shumė nga publiku, pėr kėtė edhe do tė vazhdoj tė fusė elemente popullore", tha Zanfina duke shpresuar se albumi do ketė sukses dhe publiku do ta vlerėsoj. Sipas saj njė kėngėtar nė Kosovė mundet tė fitoj para prej muzikės, edhe pse nganjėherė kėngėtari mė shumė harxhon sesa fiton. Zanfina nuk vjedh kėngė Lidhur me hallakamėn e fundit rreth vjedhje tė kėngėve, ajo thotė se asnjėherė kėto kėngė nuk do tė kenė vend nė albumet e saj. "Shpesh kur e kam marr kėngėn nga ndonjė kompozitor e kam mbajtur gjatė, ua kam lėnė njerėzve ta dėgjojnė nėse rastėsisht mund tė jetė muzikė e vjedhur. Unė, definitivisht nuk dua qė kjo tė mė ndodh", tha ajo.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  9. #189
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Administrator nese ka mundesi le te mbyllet kjo teme,sepse sikur shoh kesaj temes i kaloj lezeti sepse ka kengetare me te mire dhe me te sukseshem per ti lakmuar.

    Administrator te lutem mbylle kete teme sepse eshte teme koti duke u marre me thash e themet te askujt, flm Administrator.

  10. #190
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Besoj qe neper forume nuk plotesohet qejfi i gjithkujt..

    Sa per info nese ka kengetare me te mira atehere shko diskuto aty ku ta don qejfi dhe mos fut hundet aty ku nuk don OK.

    Nese do mbyllet ndonje teme atehere duhet te mbyllen gjitha e jo e Zanfina Ismajlit.

    Mund te mbyllesh tema nese ke forumin tend privat.. kurse ky quhet ForumiShqiptar dhe ka vend per te gjithe.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

Faqja 19 prej 39 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Genta Ismajli
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 25-05-2011, 14:32
  2. Genta apo Zanfina
    Nga LOVE_ANGEL nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 14:02
  3. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  4. Kenga magjike 2005
    Nga Moltisanti nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 13-02-2006, 23:34
  5. Nena e Adelina Ismajlit nė burg
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •