Close
Faqja 4 prej 39 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 384
  1. #31
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Moj e majr e holl e gjate
    Moj e majr e holl e gjate





    synooo
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #32
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Festivali Kombetar i Femijeve” ne Shkoder, ka qene nje prej aktiviteteve me te rendesishme e me te ndjekura gjate femijerise sime. Pikerisht ne skenen e ketij festivali nga viti ne vit u prezantuan disa prej emrave me te njohur te muzikes shqiptare.Nuk ishte nje prej festivaleve qe per nje arsye apo tjeter i sheh kudo sot, ishte nje festival i cili, per ata femije qe te ardhmen e tyre do ta investonin ne muzike, pjesmarrja ne te ishte nje domosdoshmeri. Pikerisht ne kete festival kam pare per here te pare Zanfinen (e cila u vlersua edhe me cmim). Nje vajze me floke te gjata e cila kercente fort, gje qe bente te binte shume ne sy e te veĮohej nga te tjeret me prezantimin e saj. Mbaj mend ne ato caste dikush tha “Kjo eshte motra e Adelines!”. Qe prej atij momenti si me magji, cdo hap qe Zanfina ka hedhur ne karrieren e saj muzikore eshte shoqeruar pikerisht me kete fjali “Kjo eshte motra e Adelines!”. Kete vit veĮ, gjerat duket se po ndryshojne.Hit pas hiti videokip pas videoklipi, ajo nuk eshte me “motra e Adelines” por veĮ “motra e vetvetes” e per kete arritje te sajen jane krenare te dyja. Ne javet qe pasojne, afrohet nje tjeter moment kyĮ ne karrieren e Zanfines; Balkanvision-Festivali i Kenges Ballkanike. Ndersa per nje pjese te madhe te publikut, Balkanvision mund te jete nje tjeter Eurovision apo Eurovideo, per Zanfinen eshte nje rast ku perpara miliona spektatoreve mbarekombetare, do te kendoj ne menyre te drejtperdrejte hitin e saj me te fundit, duke i vene kapakun njehere e mire edhe nje tjeter thashethemi rreth vokalit te saj, i cili po ashtu si shume thashethemeve te tjera rreth kengetares nuk i dihet origjina. Gjithsesi mos u shqetesoni per Zanfinen, sepse ajo eshte “Made in Ismaili” nje familje qe prej dy dekadash ka sjell vetem sukses ne skenen e “Estrades shqiptare” e qe do vazhdoje me po te njejtin sukses edhe ne te ardhmen.Nuk po predikojme, ne e dime kete!


    Elbino: Zanfina, keto dy vitet e fundit kane qene te jashtezakonshme per ju.Jeni kthyer ne nje emer shume familjar ne te gjithe trevat shqiptare dhe se bashku me Adelinen jo vetem qe po dominoni ne tregun muzikor shqiptar, por jeni shnderruar dhe ne motrat me te suksesshme qe Estrada shqiptare ka pare ndonjehere. Cilat kane qene momentet me te rendesishme per ju gjate ketij dy vjeĮari qe shkoi, kur karriera juaj mori hov?

    Zanfina: Faleminderit,jeni gjithmone perplot pozitivitet i cili rrezaton edhe ne faqen tuaj.Eshte e vertete qe jo vetem une,te katertat po punonim tmerresisht shume keto dy vitet e fundit pa marrur parasysh pengesat.Me befasoi,por edhe me beri te ndjehem mire komenti ne nje gazete te huaj ku shkruhej:"The Ismajli family are, in many ways, Kosovo's version of the Kennedys."
    Me beso,cdo minut kushtuar karrieres per mua ishte me shume se i rendesishem.Absolutisht cdo gje,qe nga foto-sesionet e deri tek pjesemarrjet ne festivale.Nuk jam tip qe bej shume zhurme,por kur synoj dicka,patjeter se e realizoj.Dhe ja,kam bindjen qe sakrifica po shpaguhet.Gezohem qe une dhe Adelina jemi motrat me te suksseshme,siq thua ti.Ndoshta keshtu na ben fakti qe jemi shume te ndryshme qe nga pamja,karakteri,e besa dhe shija muzikore.Por te ngjashme ne synimin e suksesit,gje qe e konsideroj qeshtje edukate.Megjithate na ka lindur e njejta nene hahaha...Ndoshta momenti kyc i karrieres sime ishte kur arrita te mos indentifikohem si motra e Adelines.Ky njekohesisht per mua ishte dhe momenti me i rendesishem edhe me i veshtire,por edhe ndodhi papritur.

    Keni publikuar disa kenge te sukseshme si "Mirmengjesi", "Partizani i vogel" , "As i fundit as i pari" e te gjithe jemi ne pritje te albumit tuaj te dyte.Kur do dale ky album e c'te reja mund te na tregoni rreth kengeve qe do te perfshihen ne te?

    Per albumin e dyte jam duke punuar qe nga dhjetori i vitit te kaluar por ja qe tani eshte shtator dhe nuk eshte kryer sepse jo e tera varet nga une.Ndodhte qe kompozitoret nganjehere te vononin kenget dhe gjera te tilla,por tani me kane mbetur edhe 2 kenge dhe albumi do perfundohet.Kam premtuar se do te punoj ngadale e mire,dhe kete po e bej.Shpresoj te dale ne shitje per me pak se nje muaj.Kam bashkepunuar me kompozitor te ndryshem nga Maqedonia,Shqiperia dhe Kosova.Arsyeja pse nuk kam bere album (deri me tani jane bere 3 vite),ishte se doja qe kur ta bej albumin e ardhshem te verehen perparimet† e mija,si ne vokal,ashtu edhe ne interpretim,'look' etj.

    Jeni perzgjedhur si perfaqsuesja e Shqiperise, ne “Festivalin Ballkanik te Kenges”. Me cilen kenge do te prezantoheni atje dhe a mund te na tregoni diĮka me teper rreth ketij eventi?

    Atje do jem me kengen ''As i fundit as i pari'' me te cilen edhe fitova te drejten me marr pjese ne kete festival.Ky eveniment do te mbahet per here te pare† ne Kosove dhe jam shume e gezuar qe do ta perfaqesoje vendin tim dhe normalisht do ta jap maksimumin.Ende nuk kam ndonje informate te rendesishme lidhur me festivalin,por une ndihem fituese me faktin qe do te jem aty per te perfaqesuar kulturen e kombit tim.

    Cfare do vishni ne Festivalin Ballkanik?

    Hahahahaha,natyrisht qe kjo do mbetet befasi.Garderobes i kushtoj shuuume rendesi,dhe kjo verehet,por kjo me ben te jem ne telashe pastaj hahaha.Edhe pse e vlen sepse jam e kenaqur me cdo paraqitje skenike qe kam pasur deri sot.Megjithate,le te mbetet nje befasi e cila shpresoj te jete me interesante sesa tek festivali,por dhe tek klipi.

    A i keni degjuar kenget e tjera konkuruese (te Festivalit Ballkanik)? Si mendon se jane ne krahasim me kengen tuaj?

    Jo.Mesa di une,nuk kam te drejte per momentin qe ti degjoj.Nuk e di kush, cka do kendoje,por e di se shume shtete ballkanike do te jene aty si: Maqedonia,Greqia,Turqia,Bosnja dhe Hercegovina,Kroacia,etj.Do te percillet nga shume shtete dhe nuk e imagjinoni sa e lumtur jam qe ne mesin e atyre kengeve,do jehoje dhe nje kenge e bukur shqipe.

    "As i fundit as i pari" eshte videoklipi juaj me seksi deri me sot. Ai hapet me nje sekuence filmike ku ju dilni nga nje guacke qe te kujton "Lindjen e Venusit" te Botticellit. Cili eshte mesazhi pas kesaj "lindjeje"?

    Oh,faleminderit,ti vertet ke aftesine te besh nje femer te ndihet si mbretereshe hahaha.Ishte ide e Adelines dhe pas ca medyshjeve e pranova.Ajo cmendet pas asaj sekuence te kenges.Une isha skeptike qe do te keqkuptohesha,por analizova me kujdes ato qe me sygjeronte i tere ekipi.Mund te them qe mesazhi ka te beje me rilindjen e se bukures.Qofte femer,kenge,menquri,etj.Por edhe primesa shume artistike qe ipet edhe ne melodi,me bindi qe sado pak te ik nga stereotipi dhe te prek artin e vertete (Botticellin,ne kete rast),dhe t'ia rikujtojme vetes qe ne vertete† dijme c'eshte bukuria ne art,mitologji dhe mund ta jetesojme pa nevojen e "komercit".Mesazhi mund te nderlidhet edhe me ate qe nuk eshte e thene qe cdo kengetare te jete "mjet perdridhes" me intelekt te limituar per te qene e pelqyer,por mund te jesh edhe shqiptare,edhe e ngritur intelektualisht.Pra,cdo gje ka te beje me rilindjen e se bukures,qofte ajo edhe artistikja† ne kenget e sotme.

    Po shikoja videoklipin dhe nuk e di perse, por nga fundi i videoklipit (10 sekondat e fundit) me jepet pershtypja sikur ju e dinit qe kenga do behej nje hit. Jepni nje buzeqeshje qe duket sikur te thote "Yep!Kjo kenge eshte HOT!"...

    Shikimet e mia nganjehere flasin shume,hahaha.Qe kenga ishte e suksesshme e kam ditur qe nga fillimi sepse kush e ndegjonte i pelqente dhe me thoshte: "Kukuuuu qfare kenge e mireee,sa bukur e ke vokaliiiin",dhe merrja vetem kritika te mira.Ndersa gjate xhirimit te klipit kam qene shume† e disponuar dhe asnjehere nuk e kam mbyllur gojen duke buzeqeshur hahaha.Falenderimet e mia me te medha shkojne ne adrese te Florit,atij qe krijoi kete kenge,i cili nuk di te beje kenge te dobet sikur kjo qe me vodhi zemren posa e degjova.E ndjeja se do ishte hit.E ndjenim te gjithe qe e degjuam.

    Ju jeni pothuajse ne perfundim te† "Fakultetit te Drejtesise" ne Kosove, Mbasi te merrni diplomen, premtoni se do te beni diĮka per tu vendosur ligji i "Te drejtave te autorit" edhe ne Kosove?

    Shpresoj qe deri atehere ky ligj te jete i aplikueshem dhe une ti kem duart plot pune.Gjithsesi qe premtoj dhe gjithashtu premtoj qe do te jem e pameshirshme ndaj padrejtesive te cilat u ushtruan mbi neve me dekada te tera.

    Do ju keshilloja te mos beheshit kurrsesi gjyqtare† (avokate po dmth,
    por jo gjyqtare), sepse djemte e Prishtines do benin namin, vetem per ta
    marre nje ndeshikim nga Zanfina ))))


    Dyshoj hahahhahahahaha.Nuk besoj qe egoja e ndonje djali kosovar do te duronte te kete nje gjyqtare Zanfine shume te pameshirshme para krimit,si dua te behem.Prandaj dhe dyshoj hahahahaha.

    Ka edhe nje lajm tjeter pervec "As i pari as i fundit", qe po i "terbon" fansat tuaj. Flitet se jeni lidhur me futbollistin Lorik Cana e si rralle here, fansat e aprovojne kete lidhje. A eshte e vertete apo kemi te bejme me nje thashethem te rradhes?

    Eshte thashethem, sepse une Lorik Canen nuk e njoh personalisht.

    Per ju egzistojne disa prej thashethemeve me te Cuditshme. Ne nje
    prej tyre tregohet se kane dashur te ju rrembejne por ju kane shpetuar
    bodigardet e kryeministrit???


    Hahaha,faleminderit prej Zotit deri me tani asnjehere nuk ka pasur tentim kidnapimi ndaj meje,por kjo ndoshta eshte perzier nje ngjarje para disa muajsh tek ndertesa ku po jetonte kryeministri i atehershem (Bajram Kosumi) mua nje djal me mori qanten nga dora dhe iku,por qe ate e zuren dhe mua mu kthyen gjerat e mia.

    Dhe ne mbyllje ju urojme sukses ne “Balkanvision”, shpresojme te merrni ndonje Cmim, sepse patjeter do jemi duke ju ndjekur nepermjet ekranit te tv.

    Me lejo te te falenderoj une ty per kete interviste e cila me beri te ndjehem kaq mire,gje qe nuk ndodh shpesh me tjera intervista.Albaniac eshte puro pozitivitet.Sa i perket Ballkanvisionit,te falenderoj nga zemra per uraten,por une mendoj qe cmimin me te madh tashme e kam fituar duke mu besuar e drejta qe te perfaqesoj kombin tim.Megjithate une shpresoj te mos zhgenjej askend sepse ne kengetaret punojme per te kenaqur publikun.Albaniac i uroj shume fat dhe sukses.!

    Elbino © Albaniac Shtator/2006
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #33
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Zanfinaaaaaa
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74

    Pa Koment!

    Wow!
    Fantastike!
    "adhuruesi",ku ta gjej kete artikull?

    Zanfina momentalisht kengetarja me e suksseshme shqipe.
    Brrr shhuuuummmee bukuri+menquri.Brrr

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2006
    Postime
    6
    Zanfina - Partizani vogel

    Je modern djali mamit
    E per mua bish e malit
    200 ftyra na i ka djali
    Ti shpirt je komunist

    Dukesh bukur kur mshikon
    Para tjerve mledhaton
    Cdo vajze tjeter te lakmon
    Veq une te njoh
    oo egoist

    Reff

    Partizani vogel tash demokrat
    per tjeret engjull per mu manjak
    sdu me duru sdu me blloku
    boll moturture boll mo me cenzure.

    - Videon mundeni ta shikoni ketu -

    http://www.youtube.com/watch?v=l0DDj...elated&search=

    P.S.

    Mua vertet me pelqen shume kenga , stili dhe vidoja ka dal perfekte si gjithmone Zanfina tash me ka dal nga hija e motres saj , tash me Zanfina nuk njifet si motra e Adelines , por si motra e vetvetes

  6. #36
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    ADELINA MOTRA E ZANFINES

    Adelina Rafuna
    adelina.rafuna@gazetaexpress.com


    Prishtinė, 4 tetor —Janė thėnėshumė fjalė rreth biondinės me paraqitje tė trentė skenike, e cila nxit fantazira tė vogla e tė lezetshmet me vallėzimin e saj tropikal, qoftė nga klipet apo koncertet.
    Zanfina Ismaili ėshtė njėra ndėr kėngėtaret mė tė suksesshme dhe mė tė bukura tė estradės. Edhe pse nuk shihet shpesh nėpėr lokalet e natės, hiti i saj mė i ri
    dėgjohet kudo nėpėr lokalet argėtuese tė kryeqytetit.
    Ka arritur tė mbledh rreth vetes adhurues tė shumtė, sidomos meshkuj, qė i fishkėllejnė nga audienca sa herė qė vajza shndėrrohet nė njė valltare amazone. Tani pėr dėgjuesit e muzikės ka pėrgatitur albumin e saj tė dytė, i cili pritet tė dal nė treg pas dy ose tri jave.
    "Kam edhe dy kėngė, tė cilat ende nuk i kam pėrfunduar krejtėsisht, kėto dy kėngė mendoj se do tė kompletohen sė shpejti, sepse muzika ėshtė pėrfunduar,
    dhe ka mbetur vetėm zėri im", shpjegoi Zanfina.

    "Ēelėsi muzikor"

    Kishte menduar qė albumin ta titulloj "As i fundit e as i pari", por kjo ide kishte rėnė pėr shkak se kėnga tashmė ėshtė publikuar, nė njė CD tjetėr me kolazhe.
    Kėnga e saj e fundit "As i fundit e as i pari" ėshtė punuar nga kompozitori nga Shqipėria Florjan Mumajesi(Flori).
    Kėnga ėshtė punuar pėr festivalin "Ēelėsi muzikor", me tė cilėn edhe mori vendin e parė nga juria profesionale e kėtij festivali, njėkohėsit mori vizėn pėr
    ta pėrfaqėsuar Kosovėn nė festivalin ballkanik i cili do tė mbahet, mė 24 nėntor nė Prishtinė.
    Njė guacė e madhe nga e cila lulėzon Zanfina, nė njė sfond insistues i dens-muzikės, njė fustan i shkurtėr, njė veturė duke u djegur dhe vallėzimi i saj ekzotik krijojnė atė kombinim vizual qė e bėnė spotin e saj tė pėlqyer nga publiku.
    Kėngėt e tradhtisė
    Spoti i kėngės "As i pari e as i fundit", nė top listat e radiove dhe televizioneve tona lokale vazhdon t'i zė vendet e para duke lėnė prapa shumė kėngėtar tė njohur.
    "Albumi im i parė ka pas shumė tekste prej motrės time Adelinės.
    Nė fillim njerėzit mė kanė identifikuar si motra e Adelinės, e nuk kam dashur qė njerėzit tė thonė qė ja edhe tekstet po ja bėnė motra", tregoi Zanfina duke qeshur.
    Pėr tekstet dhe kompozimet e kėngėve tė saj janė pėrkujdesur shumė njerėz si Flori, Ilir Berani, Virusi, Arsim Bunjaku, Florent Boshnjaku, Beka e disa tė tjerė.
    "Nė projektim tim tė dytė ka tema tė ndryshme kryesisht pėr tradhti dhe dashuri, por nė asnjė mėnyrė me jetėn time private", shprehet ajo.
    Zanfina Ismaili ėshtė njė nga kėngėtaret e pakta, qė ritmet e kėngėve tė saja gjithmonė i ka pasuruar me elemente folklorike - popullore.
    "Po nė kėngėt e mia gjithmonė kanė zėnė vend elementet folklorike, tė cilat janė pėlqyer shumė nga publiku, pėr kėtė edhe do tė vazhdoj tė fusė elemente popullore", tha Zanfina duke shpresuar se albumi do ketė sukses dhe publiku
    do ta vlerėsoj.
    Sipas saj njė kėngėtar nė Kosovė mundet tė fitoj para prej muzikės, edhe pse nganjėherė kėngėtari mė shumė harxhon sesa fiton.

    Zanfina nuk vjedh kėngė

    Lidhur me hallakamėn e fundit rreth vjedhje tė kėngėve, ajo thotė se asnjėherė kėto kėngė nuk do tė kenė vend nė albumet e saj.
    "Shpesh kur e kam marr kėngėn nga ndonjė kompozitor e kam mbajtur gjatė, ua kam lėnė njerėzve ta dėgjojnė nėse rastėsisht mund tė jetė muzikė e vjedhur. Unė, definitivisht nuk dua qė kjo tė mė ndodh", tha ajo pėr Express.
    Derisa ajo po punon pėr albumin e saj tė fundit, ajo nuk lė anash as fakultetin, ėshtė nė Kolegjin "Fama" drejtimin juridik, tė cilin planifikon ta vazhdoj pėr avokaturė, e pėr jetėn e saj private si gjithmonė Zanfina planifikon ta mbajė pėr
    vete.

    Gazetaexpress
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  7. #37
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Thumbs down

    Qenka "mish i mire" keshtu ne pamje...vetem cmimin t'ia dime...

    Zanfina mund te jete Yll i Ri i skenes shqiptare vetem per disa, sepse nuk e dime saktesisht per cilen skene shqiptare behet fjale, ka llojlloj skenash. Kemi muzika te ndryshme, kategori te ndryshme, cilesore, shundiste, te vjedhura, te kopjuara, te blera, te huazuara...

    Zanfina, per mendimin tim s'ka kurfare talenti muzikor. Eshte nje kengetare e vonuar e cila u rrit pak ne moshe, s'dinte c'te bente me vetveten dhe filloi te imitonte motren...

    Yje te skenes per mendimin tim mund te jene Eneida Tarifa, Elsa Lila, Mariza Ikonomi, Anjeza Shaini dhe kengetare tjera te kalibrit te tyre....

    Sa per kalibrin e Zanfines, Gentes, Nora Istrefit e ca kengetareve tjera te cilat shesin albume permes fotografive gjysem nudo... per mua ato jane vetem kandidate potenciale per te qene YJE TE SKENES PORNO ne nje te ardhme te afert, ose PLAYBOY lepurushe te behen...

    Respekte aty!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74

    Zanfina-tornado qe sjell folkloriken moderne ne zemrat tona

    Pershendes komentuesit dhe mund te them qe nje gazete ditore aq e respektuar ne Kosoven time,siq eshte "Express" nese lavderon ne ate mase nje vajze te ngritur intelektualisht dh te formuar atristikisht,sa ia vlen te komentohet me shume suksesi i saj?Eshte njesh,me mire te pajtohemi me heret me mendimin e shumices.Keshtu e do demokracia
    Komentuesit te fundit doia thoja vetem pak fjale: Pse nuk komenton tek kengetaret e tua te preferuara por zgjodhe Zanfinen & Co.,qe te intrigonin imagjinaten tende dhe ta vesh ne vendin e pare te komenteve tua aq "briliante" ?
    P.S: Vazhdo te lexosh "Playboy",edhepse me tere dashamiresine do te sygjroja ndonje liber si p.sh. te Paulo Coelho-s mbi moralin e rreme te njerezve qe diten flasin per normat inekzistente te moralit,kurse naten...Viva Lepuroshet
    Pa keqkuptime,eshte mendim imi.
    Vdekje fashizmit,liri te drejtes se te menduarit individual.

  9. #39
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar mė parė nga Alienated
    Qenka "mish i mire" keshtu ne pamje...vetem cmimin t'ia dime...

    Zanfina mund te jete Yll i Ri i skenes shqiptare vetem per disa, sepse nuk e dime saktesisht per cilen skene shqiptare behet fjale, ka llojlloj skenash. Kemi muzika te ndryshme, kategori te ndryshme, cilesore, shundiste, te vjedhura, te kopjuara, te blera, te huazuara...

    Zanfina, per mendimin tim s'ka kurfare talenti muzikor. Eshte nje kengetare e vonuar e cila u rrit pak ne moshe, s'dinte c'te bente me vetveten dhe filloi te imitonte motren...

    Yje te skenes per mendimin tim mund te jene Eneida Tarifa, Elsa Lila, Mariza Ikonomi, Anjeza Shaini dhe kengetare tjera te kalibrit te tyre....

    Sa per kalibrin e Zanfines, Gentes, Nora Istrefit e ca kengetareve tjera te cilat shesin albume permes fotografive gjysem nudo... per mua ato jane vetem kandidate potenciale per te qene YJE TE SKENES PORNO ne nje te ardhme te afert, ose PLAYBOY lepurushe te behen...

    Respekte aty!

    Zanfina mund te jete Yll i Ri i skenes shqiptare vetem per disa, sepse nuk e dime saktesisht per cilen skene shqiptare behet fjale, ka llojlloj skenash. Kemi muzika te ndryshme, kategori te ndryshme, cilesore, shundiste, te vjedhura, te kopjuara, te blera, te huazuara...

    Eshte e vertet ajo qe thua sepse ka lloje dhe kategori te ndryshme, por Zanfina i takon asaj kategorie qe pelqehet nga publiku , e cte bejm ne he me vjen keq sepse si ti qe nuk e pelqen dhe nuk e ndegjon eshte 1 numer shum i vogel e .
    Pastaj ti jo qe vetem e shiqon dhe ndegjon , por edhe syte i hap kur Zanfina del ne TV.


    Zanfina, per mendimin tim s'ka kurfare talenti muzikor. Eshte nje kengetare e vonuar e cila u rrit pak ne moshe, s'dinte c'te bente me vetveten dhe filloi te imitonte motren...

    Qfare talenti don ti te Zanfina ?
    Qfare talenti kerkon ?
    Je kritik i muzikes dhe mundesh te vleresojsh nje kengetare se ska vokal te mire ?
    Kete e veren te Zanfina apo vetem nga fjalet qe thojn te tjeret , kshtu fjale intereneti kam ndegjuar edhe une.
    Mos kishte Zanfina talent per muzike ajo motttii kishte rra nga lista si kengetare, dhe nuk do kishte fituar ndonje ēmim.
    Eshte e vertet qe ka qen nje kohe te gjate nen hijen e Adelines, por tash ajo shum kohe ka dal nga hija e motres se saj , tash ajo ma imazhin dhe stilin e saj, shume ndryshe nga Adelina.



    Yje te skenes per mendimin tim mund te jene Eneida Tarifa, Elsa Lila, Mariza Ikonomi, Anjeza Shaini dhe kengetare tjera te kalibrit te tyre....

    Secila ka stilin e vet dhe te kenduarit e vet, dhe sduhet mohuar , qe Zanfina dhe co e saj pelqehet dhe ndegjohet me shum se kto tjerat.
    Mariza Ikonomi ka ze te veēante por nuk dmth qe ka vokal perfekte ncuk.
    Anjeza ishte perfekte ne EuroVision por pastaj hupi krejt.


    Sa per kalibrin e Zanfines, Gentes, Nora Istrefit e ca kengetareve tjera te cilat shesin albume permes fotografive gjysem nudo... per mua ato jane vetem kandidate potenciale per te qene YJE TE SKENES PORNO ne nje te ardhme te afert, ose PLAYBOY lepurushe te behen...

    Te ta them edhe un nje gje ketu, qe je po ai qe i kenaq syte duke shikuar keto lepurushe .
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    74

    Kohe E Re Ne Artin Kosovar

    Deshtimet e njepasnjeshme te Genta Ismailit,siq eshte paralajmerimi i karrieres nderkombetare e cila nuk u realizua asnjehere,trumbetimi per tre recitalet madheshtore ne qytetet kyce shqipetare Prishtine,Shkup dhe Tirane te cilat nuk u realizuan,deshtimi i koncertit ne New York dhe bojkoti totali i fundit nga publiku shqiptar ne Chicago,tregon qe Genta Ismailit i jane lekundur themelet jo aq te forta qe ishin vene me perkthimin e kengeve sllave.
    Kjo ve ne pah nje dukuri tjeter qe kemi te bejme me nje kengetare tjeter,e po te njejtit mbiemer,Zanfina Ismaili e cila bazuar ne karrieren e ndertuar ne muziken burimore shqipe te nderthurur mjeshterisht me trendet boterore,po ben qe degjuesi i sotem ti kthehet rrenjeve dhe artit te mirefillte shqiptar.
    Ne muziken shqiptare po fillon nje kohe e re.
    F.L.
    Koha Ditore tetor 2006.

Faqja 4 prej 39 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Genta Ismajli
    Nga dodoni nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 150
    Postimi i Fundit: 25-05-2011, 14:32
  2. Genta apo Zanfina
    Nga LOVE_ANGEL nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 14:02
  3. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37
  4. Kenga magjike 2005
    Nga Moltisanti nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 13-02-2006, 23:34
  5. Nena e Adelina Ismajlit nė burg
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •