Totalitarizmi fetar dhe Evropa
Luan RAMA
Konstatimi i Joshka Fisher se "lufta e tmerrshme nė Liban nuk ėshtė ajo e botės arabe kundėr Izraelit, por ajo e forcave radikale tė fesė nė kėtė rajon", ėshtė mė se i vėrtetė, pasi shumė vende arabe, nga Egjipti e deri te Arabia Saudite apo Jordania, ishin skeptike ndaj kėsaj lufte dhe e panė si njė sfidė tė Iranit kundėr Perėndimit dhe si njė pėrpjekje tė saj pėr t'u vendosur nė rangun e njė fuqie tė madhe nė Lindjen e Mesme. Por shumėkush pa nė kėtė luftė se forcat terroriste dolėn tė fituara nė kurriz tė shkatėrrimit tė njė vendi tė paqtė si Libani qė s'kishte lidhje me kėtė luftė. Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja nė kėtė rajon dramatik ėshtė terrorizmi, i cili ėshtė problemi numėr njė i Perėndimit, "e keqja absolute" apo "le mal absolut" siē e cilėson Nobelisti i Paqes, Eli Wiesel, tė keqe qė e pėrjetojmė realisht nė Evropė apo nė Amerikė. Aktet e fundit terroriste nė Evropė tregojnė se tensionet janė shtuar dhe se Alkaeda vazhdon tė godasė. Pėr aksionin e fundit terrorist tė Londrės "Scotland Yard" e cilėsonte atė si njė aksion me "dimensione botėrore" dhe se ata arritėn tė "shmangin njė 11 shtator tė ri". Me tė drejtė ministri i Brendshėm i Anglisė, nė takimin e fundit tė ministrave evropianė nė Londėr, theksoi se tashmė "duhet njė strategji globale nė kuadrin e njė terrorizmi global". Padyshim, ėshtė fakt i pakundėrshtueshėm se sot kemi tė bėjmė me njė luftė qė integrizmi islamik i bėn Perėndimit dhe vlerave qė ajo pėrfaqėson, demokracisė, lirisė dhe pluralizmit, dhe se nė kėtė rrugė, integrizmi islamik ka zgjedhur terrorin si armė tė vetme pėr tė luftuar. Sot lufta e shpallur kundėr Perėndimit bėhet nė emėr tė "luftės pėr hir tė Zotit", nė emėr tė xhihadit dhe diskurseve plot urrejtje tė imamėve dhe ajatollahėve tė mbajtura nė vendet e kultit nė metropolet e Evropės, ku integristėt nuk kanė munguar tė bėjnė thirrje pėr xhihadin. Fryma anti-perėndimore dhe urrejtja ndaj Perėndimit qė shpreh sot Teherani, tregon qartė se nė Teheran sundon njė totalitarizėm fetar, ku ēdo gjė drejtohet nga ideologjia fetare, njė totalitarizėm i cili nė radhė tė parė ėshtė i rrezikshėm pėr popullin iranian si dhe pėr rajonin aq tė brishtė siē ėshtė ai i Lindjes sė Afėrt. Ambicia e Teheranit ėshtė e qartė: Tė krijojė aleancėn shiite Iran-Hezbollah-Siri duke inkuadruar dhe shiitėt e Irakut, Pakistanit apo Indisė, etj. Por kjo lidhje bėhet vendimtare po tė ketė bombėn atomike. Njė "Iran atomik" dhe totalitar do tė ishte padyshim njė nga rreziqet mė tė mėdha jo vetėm pėr rajonin, por edhe pėr Evropėn qė kufizohet me tė. Ja pse Evropa ėshtė kaq e angazhuar nė ēėshtjen e Sigurisė nė kufijtė e Libanit, duke u angazhuar nė dėrgimin e 7000 trupave paqeruajtėse, qė siē u shpreh me tė drejtė ministri i Jashtėm italian Massimo d'Alema, "pėr herė tė parė Evropa po angazhohet realisht nė Lindjen e Afėrt". Ja pse Evropa ėshtė e angazhuar pėr tė mos e lejuar Iranin tė prodhojė bombėn atomike, nė kundėrshtim me "Kartėn e mos-pėrhapjes sė armėve bėrthamore" tė nėnshkruar nga ai shumė vite mė parė. Dy ditė para pėrfundimit tė afatit tė ultimatumit tė Kėshillit tė Sigurimit mė 31 gusht, pėr ndėrprerjen e pasurimit tė uraniumit, presidenti iranian Ahmadnexhad do tė ripohonte "vendimin e mrekullueshėm tė kombit iranian pėr tė pėrparuar dhe arritur teknologjinė bėrthamore". "Irani, - u shpreh ai nė inaugurimin e uzinės sė re pėr prodhimin e "ujit tė rėndė" (njė tjetėr sfidė kjo ndaj komunitetit botėror), ą nuk do tė kthehet mbrapsht nė rrugėn e tij". Pra, kuptohet qė Irani do tė vazhdojė nė rrugėn e tij edhe pse Kėshilli i Sigurimit e ka kėrcėnuar se nė tė kundėrtėn do tė ndėrmarrė sanksione ekonom ike. Irani do tė vazhdojė gjithashtu tė mbajė njė klimė tensioni e tė furnizojė organizatat terroriste dhe nga ana tjetėr tė dhunojė liritė brenda territorit tė vet kundėr kujtdo qė guxon tė kritikojė regjimin. Ēdo kritikė ndaj regjimit shihet sot si kritikė ndaj ligjit kuranik qė ėshtė nė fuqi, kundėr "sharja-s" qė dikton drejtimin e shtetit, pra kundėr "Fjalės sė Zotit" qė ėshtė mbi gjithēka. Mbyllja e Qendrės sė Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Njeriut, tė drejtuar nga avokatja dhe Ēmimi Nobel pėr Paqen, Shirin Ebadi, tregon qartė pėr frymėn gjithnjė e mė tė dhunshme tė kėtij regjimi ndaj lirive demokratike, ēka u dėshmua sė fundi dhe me burgosjen e njė prej intelektualėve mė tė njohur tė Iranit, Jahanbegloo, apo tė gazetarit Akbar Gandji. Ajatollahėt dhe "ushtarėt e Revolucionit islamik" duket se janė mė tė fortė dhe mė indokrinues se kurrė, ēka pėr Evropėn dhe Perėndimin nė tėrėsi, si njė sistem i njėjtė vlerash, pėrbėn njė rrezik real. Ėshtė shqetėsues sė fundi pohimi i Washingtonit kundėr kompanive ruse Rosoboronextport pėr njė kontratė tė kėtyre kohėve me Iranin pėr modernizimin e bombardierėve iranianė SoukhoiSu-24, tė cilėt mund tė transportojnė dhe armė bėrthamore taktike. Po kėshtu, Washingtoni i ka akuzuar sė fundi rusėt dhe pėr furnizimin e Iranit me materiale qė ndihmojnė nė fabrikimin e armėve tė shkatėrrimit masiv. Tė deklarohesh kundėr njė "Irani atomik" dhe nga ana tjetėr ta furnizosh atė, nė skenėn internacionale kjo ėshtė njė "non-sens" dhe njė kundėrshti e principeve dhe e paktit tashmė tė vendosur midis Perėndimit dhe Rusisė nė luftėn kundėr terrorizmit dhe aq mė tepėr tė "mos-pėrhapjes sė armėve bėrthamore". Dhe ky pakt duhet respektuar pėr tė shmangur luftėra tė tjera, spektri i tė cilave shfaqet nė horizont.
Pėr njė Islam tolerant
Sot, nė Bashkimin Evropian ekzistojnė 20 milionė myslimanė, tė cilėt pėrbėjnė 4% tė popullsisė sė pėrgjithshme tė tij. Pra 20 milionė myslimanė, por jo homogjenė, me njė fjalė tė prirjeve tė ndryshme, siē i gjejmė ata dhe nė Angli, nė Gjermani, nė Francė e Itali, apo dhe nė Ballkan. Por nėse do tė integrohen nė tė ardhmen nė komunitetin evropian dhe Turqia, Bosnja apo tė tjerė, numri i myslimanėve nė kuadrin evropian padyshim do tė rritet. Pra nė sferėn e radikalizmit dhe tė parandalimit tė terrorizmit, e rėndėsishme ėshtė integrimi i kėtyre miliona myslimanėve nė principet e shtetit laik, e shtetit tė ndarė nga feja, nė principet e demokracisė, lirive themelore tė individit, tė tolerancės dhe tė jetės sė pėrbashkėt, pavarėsisht nga dallimet fetare. Brenda Ballkanit, Shqipėria ka ndėrmarrė iniciativa mjaft interesante e tė dobishme nė kuadrin e dialogut fetar, por po tė kalosh kufijtė ballkanikė, ky dialog ndėrfetar apo dialog midis besimeve dhe institucioneve shtetėrore e shoqėrore, ky dialog ka lėnė pėr tė dėshiruar. Pas Konferencės Evropiane tė Imamėve tė mbajtur nė Vjenė nė prillin e kėtij viti, njė konferencė tjetėr evropiane mblodhi para pak kohėsh krerėt myslimanė tė Evropės pėr "njė Islam progresist". Qėllimi i kėtyre konferencave ėshtė padyshim organizimi i kėsaj "galaksie" fondacionesh e institucionesh tė kultit mysliman nėpėr Evropė dhe sensibilizimi i tyre drejt tolerancės. Kur mendon se autorė tė akteve mė tė mėdha terroriste kanė qenė studentė tė dalė nga universitetet evropiane dhe qė janė indoktrinuar nė vendet e kultit po brenda Evropės si nė Londėr, Hamburg, e gjetkė, e kupton rėndėsinė qė kanė sot institucionet e kultit si dhe rolin e imamėve qė predikojnė para besimtarėve tė tyre; kupton rėndėsinė pėr tė kthyer besimtarėt nė origjinėn e vėrtetė tė Islamit dhe jo tė "Islamit tė predikatoreve", pra tė Islamit tė paqtė dhe tolerant, tė hapur ndaj besimeve tė tjera. Me tė drejtė intelektuali francez Jacques Attali, ish-kėshilltari i presidentit Miteran, duke iu kundėrvėnė integristėve dhe partizanėve tė ligjit kuranik mbi shtetin, pohon se "Islami nė origjinė ėshtė ēlirues, vėllazėror, kompatibėl me demokracinė, tolerancėn, modernitetin". Vallė a nuk mund tė bėjmė qė dhe islamistėt tė bėjnė ashtu si dhe kristianėt dhe hebrenjtė, tė cilėt nė historinė e tyre politike e ndanė fenė nga politika, pra fenė nga shteti? Por qė t'i rikthesh ajatollahėt nė origjinėn e Islamit, me sa duket, do tė duhet ende kohė, pėrpjekje dhe ndoshta luftėra tė tjera qė tashmė ata i kanė shpallur, do tė duhet t'i ndalėsh qė ata tė kenė mė sė fundi dhe njė bombė atomike…
Tirana Observer
Krijoni Kontakt