Durrësi i dha Nënë Terezës titullin “Fisnike të qytetit”



Me rastin e 96 vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, shoqata “Durrësi” i dha Nënë Terezës titullin “Fisnike e qytetit” në praninë e motrës Gertruda, njëra prej eproreve të Misionareve të Dashurisë, ardhur për këtë rast dhe për hapjen e një qendre për fëmijë e të moshuarë të varfër e të braktisur në periferinë e Durrësit te Porto Romano. Motrat e Nënë Terezës, Misionaret e Dashurisë prej vitësh veprojnë me misionin e tyre bamirës në këtë qytet në ndihmë të të sëmurëve e të varfërve.