Kur Rilindasit jepnin jetën për një shkronjë
dhe ABETAREN e shkruan me gjak
Në kuadratet e 36 shkronjave nisa të parakaloj
si ushtar i këngës...ndaj shpirti nuk m'u plak!
Kur Rilindasit jepnin jetën për një shkronjë
dhe ABETAREN e shkruan me gjak
Në kuadratet e 36 shkronjave nisa të parakaloj
si ushtar i këngës...ndaj shpirti nuk m'u plak!
Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Doçi : 30-08-2006 më 03:26
Mëngjeset janë shumë të vështirë
kur humb dëshira për t'u zgjuar...
nata e mbytur në errësirë
me dhëmbë vetmie na ka kafshuar
ditë e Mërrkur u fundos në pritje
në detin e mallit të shpirtit tim...
një psherëtimë makth mërzitje
e mbyt mesjavën në kët’ trishtim.
Vullnet i Zotit - i qofshim falë.
Paguajmë ndjenjën me çmim të lartë!
Përse kaq larg, kur jemi gjallë?
Përse kaq pranë ky mall i zjarrtë?
Na djeg çdo çast në prush të tij
Na përvëlon na bën të vuajmë
Bekuar qofsh ti dashuri
paçka se shtrenjtë po e paguajmë
mjeshter i vargut jeni, z.Agim
urime
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
Or hope 31! Te falem nderes per fjalet e ngrohta. Bah! sonte qenkam pus...
Në guzhinën e trishtimit
Gjella ishte shumë e ftohtë
Porosita dy psherëtima
Dhe një gotë dopio me lotë…
Kredi do të desha të merrja nga ti.
Po ti ke harxhuar prej kohësh gjithshka.
Me borxhet e tua kam blerë xhelozi
Me borxhet e mija dhe loti u tha...
jam shumë i lodhur me egërsinë
dhe me dyshimin që njerëzit kanë.
Më mirë i vetëm me poezinë
sesa me njerëzit që veten hanë!...
lool... definitivisht!Postuar më parë nga Agim Doçi
I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps
Nuk di te leh si qen
madje nuk kam as bisht
Te me thonw "kafshe besnike"
Te me tregojne me ...gisht!
A bëhemi ortakë?! - më foli mbrëmë një dhelpër...
Unë mbeta i habitur vërtetë nga propozimi
Mendova: - po kjo skile, pse s'gjeti dikend tjetër
dhe ika nga kontrata...u futa tek zhgënjimi!!!
Zhgënjimi qenka brenga, që të heq zvarrë gjith jetën
Pranverën e zhgënjyer e krahasaj me...vjeshtën.
Sa paradoks që qenka jeta!?...
se lumturinë s'e preka kurrë...
në shtrat të saj...gënjyer mbeta
si një pacient komplet sëmurë...
Krijoni Kontakt