Përfundon ekspertiza e trupit të 7-vjeçares nga Shtimja.



ELONA KRASNIQIN E PËRDHUNUAN!


Prishtinë 2 Tetor.

Përfundon obdusioni i trupit të vajzës shtatvjeçare. Elona Krasniqi nga fshati karaçicë e Shtimës, e cila është gjetur e vdekur pas disa ditësh që kur ishte shpallur e zhdukur.

Eksperti mjeko-ligjorm, Arsim Gërxhaliu, sot ka përfunduar ekspertizën e trupit të pajetë.

Gërlaxhiu thotë se lidhur me këtë rast nuk ka nevojë të krijohet panikë në opinion. Duke mos dashur ti pengojë hetimet të cilat janë duke u zhvilluar në një sërë pistash për gjetjen e autorëve të mundshëm, Z.Gërlaxhiu thotë ''Kam pasur vërtet shum telefonata ku është krijuar një panikë në opinionin.Është e vërtetë që sot kam përfunduar ekspertizën, me ç'rast kam arritur të kuptoj se nuk bëhet fjalë për nxjerrjen e asnjë organi nga trupi i Elonës, prandaj mos të krijohet panik në opinion në këtë drejtim'', duke mos dashur të jap detaje të tjera.

Nga ana tjetër sipas burimeve të gazetës bëhet e ditur se Elona shtatëvjeçare ka qenë një vajzë tejet e zhvilluar për moshën e saj.

Trupi i saj në vendin e ngjarjës është gjetur e zhveshur në pjesën e poshtme gjë që lë vend për të dyshuar se e mitura ka qenë e përdhunuar.

Sipas të njejtit burim informatash që kanë asistuar në vendin e ngjarjes, dyshohet se ajo ishte ngulfatur me trenerkën e saj të cilën e ksihte pasur të veshur në ditën e kobshme.

Policia edhe më tej është duke e hetuar rastin, por deri më tani nuk është raportuar për arrestimin e ndonjë personi të dyshuar.

Uniformat policore janë në vazhdimsi në bashkëpunim të ngushtë edhe prokurorin publik rajonal.

Shkruar nga Luljeta HUMOLLI
Mare nga e përditshmja ''Kosova SOT''