Veprime kunderproduktive ne keto caste!
Mitrovice, Tete te plagosur nga shpethimi I nje granate, mes tyre edhe nje hollandeze dhe nje polic britanik. Reagon ashper Koshtunica
Nga Ina Koxha
MITROVICE (26 Gusht)- Te pakten 8 persona kane mbetur te plagosur nga shperthimi i nje granate dore ne pjesen veriore te Mitrovices. Granata ka shperthyer ne nje lokal dhe eshte hedhur nga nje shqiptar, 16 vjecari Adem Dibrani i cili me pas u arrestua nga policia. Lajmi eshte bere i ditur nga agjensia serbe e lajmeve ANSA e cila I referohet agjencise Beta.
Sipas policise, asnje nga te plagosurit nuk eshte me rrezik per jeten. 6 prej te plagosurve jane serbe ndersa eshte plagosur edhe nje hollandeze, gruaja e nje serbi, e cila ishte shtatzene prej 8 muajsh. I plagosur ka mbetur edhe nje britanik, anetar i policise nderkombetare. Lokali ku u hodh bomba quhet “Dolce Vita” dhe ndodhet prane lumit Iber qe ndan pjesen serbe nga ajo shqiptare.
Sipas Zerit te Amerikes, qe I referohet mediave serbe, ne lokalin ku ka ndodhur shperthimi ndodhej edhe një politikan i lartë serb i Kosovës, drejtuesi i listës serbe, Oliver Ivanovic, Ivanovic ka sqaruar gjithashtu se personi që ka hedhur bombën është afruar shumë qetë drejt kafenesë dhe ka hedhur paisjen shpërthyese. Ai ka thënë gjithashtu se këtë mund ta ketë bërë kushdo dhe se koha kur është hedhur bomba është koha kur në kafene ka shumë të rinj.
Po sipas mediave serbe, disa qindra qytetarë janë mbledhur per te protestuar në afërsi të Urës së Lumit Ibër që ndan dy pjesët e qytetit serb, njëra me shumicë serbe në veri dhe tjera me shumicë shqiptare në jug.
Nderkaq, ka reaguar menjehere kryeministri serb Vojislav Kostunica I cili e ka denuar aktin e sotem te cilin e ka quajtur terrorist. Ai ka thene se per kete jane pergjegjes ose shqiptaret ose perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar.
(ANSA+Zeri Amerikes/Balkanweb)
Krijoni Kontakt